7 gënjeshtrat që njerëzit thonë më shumë në Facebook

/ On : 04:18/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Facebook së shpejti mund të quhet edhe si “Gënjeshtra”! Njerëzit të cilët gënjejnë në këtë rrjet social po bëhen gjithnjë e më të shumtë, ndërsa gënjeshtrat janë nga më të ndryshmet, por shtatë janë ato më të zakonshmet
Komunikim

7. Më duhet të largohem…
Pjesa më e madhe e herëve “më duhet ta mbyll sepse…eh…do të dal për darkë!”, do të thotë thjesht ndërrim statusi në “jashtë linje” dhe vazhdim i shikimit të fotove dhe i statuseve pa u shqetësuar nga askush.
6. Biografia personale
Në Facebook janë të shumtë ata të cilët shkruajnë biografi personale të trilluara, vende ku nuk jetojnë, kompani ku nuk punojnë, tituj e medalje që nuk i kanë marrë. Janë po ashtu të shumtë ata të cilët gënjejnë mbi aspektet e tyre të karakterit duke thënë se janë pozitivë, të mençur, të qetë në një kohë kur sa kanë dalë nga një qendër çmendine apo nga burgu, sepse kanë vrarë dhe kanë bërë krime të ndryshme.
5. Mosha
Në SHBA është kryer një studim i vërtetë statistikor mbi moshën e përdoruesve tëFacebook. 15-vjeçarët në përgjithësi i shtojnë dy vjet më shumë moshës së tyre ndërsa bisedojnë me të panjohurit. Ndërkohë 40-vjeçarët/et shtiren mesatarisht sikur janë 5 vjet më të rinj.
4. Fotoja e profilit
Po, fotoja e profilit nga shumica mendohet se është normalisht më unikja e fotove të bëra gjatë gjithë jetës. Madje, ajo është bërë edhe me fotoshop (shpresohet me stil).
3. Falënderimet dhe të shtirurit të surprizuar nga urimet e ditëlindjes.
Marrja e shumë urimeve nga persona që nuk i njeh është një shtirje e vërtetë nëFacebook, sepse ky i fundit është pikërisht ai që ia kujton shumicës së njerëzve ditëlindjet e gjithsecilit. Po ashtu shtirje janë edhe pëlqimet apo komentet që u bëhen këtyre urimeve, kur nuk bëhen me dëshirë të plotë.
2. “Ndoshta” do të marr pjesë në një ngjarje të madhe.
Ndoshta në gjuhën e eventeve do të thotë “jo, por nuk dua të të ofendoj”.
1. “Më pëlqen”
“Më pëlqen” klikojnë te filmat, qe nuk i kanë parë kurrë, te  shkrimtarët, filozofët për të cilët nuk kanë lexuar asnjëherë ose te ndonjë foto e shpifur vetëm e vetëm për të mbajtur miqësi dhe për të marrë mbrapsht më shumë “më pëlqen” të tjera, hipokrizi i bënë pa kufij.
Statuset në Facebook dhe pasojat
Mesazhet dhe komentet flirtuese që gjenden në faqet e Facebook-ut po shkaktojnë gjithnjë e më shumë probleme mes çifteve. Ndërkohë, firmat kompjuterike po fitojnë gjithnjë e më shumë para duke krijuar pajisje kompjuterike që lejojnë bashkëshortët dyshues që të spiunojnë në mënyrë elektronike aktivitetet e dikujt në internet. Një 35-vjeçare madje zbuloi se bashkëshorti i saj po divorcohej me të nëpërmjet Facebook-ut. Organizatorja e konferencave, Emma Brady u trondit, kur mori vesh se martesa e saj kishte marre fund, pasi lexoi statusin e bashkëshortit të saj që thoshte: “Neil Brady i ka dhënë fund martesës me Emma Brady”. Vitin e kaluar një 28-vjeçare i dha fund martesës së saj pasi zbuloi se i shoqi po kalonte një marrëdhënie virtuale me dikë që nuk e kishte takuar kurrë. Any Taylor, 28 vjeçe u nda nga David Pollard, pasi zbuloi se ai po flinte me një shoqëruese në lojën “Second Life”, një botë virtuale, ku njerëzit krijojnë një personalitet të ri. Rreth 14 milionë britanike besohet se përdorin rrjetet sociale për të komunikuar me miq të vjetër ose për të bërë miq të rinj. Popullariteti i rrjetit social “Friends Reunited” para disa vjetësh u fajësua për rritjen e divorceve, duke qenë se bashkëshortët e bezdisur e përdornin për të kontaktuar ish të dashurit e dikurshëm.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara