Zbulohet testi që parashikon vdekjen

/ On : 05:40/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Shkencëtarët kanë publikuar rezultatet e një hulumtimi morbid: Krijimi i “testit të vdekjes”, me të cilin mund të parashikohet besueshmëria që një person në dukje i shëndoshë të vdesë brenda pesë vjetësh.
Testi i gjakut përcjell nivelin e katër “biomarkerëve”, molekulave që tregojnë gjendjen shëndetësore të organizmit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se kur këta biomarkerë zmadhohen ose zvogëlohen në krahasim me vlerat normale, subjektet kanë pesëfish më shumë gjasë që të vdesin gjatë pesë vjetëve në vijim.
Rezultatet e studimit të publikuara në magazinën Plos Medicin janë rezultat i dy eksperimenteve. Në të parin hulumtuesit estonezë kanë analizuar 9.842 persona. Por, kanë dyshuar në rezultatet e veta, prandaj kishin lutur kolegët e tyre nga Finlanda që të përsërisin hulumtimet. Këta e bënë këtë në 7.503 eksponentë dhe pas kësaj s’kishte më nevojë për dyshime.
Secili eksperiment ka zgjatur nga pesë vjet dhe gjatë kësaj kohe 684 eksponentë kishin vdekur. Që të gjithë të vdekurit kishin pasur çrregullime në nivelin e atyre biomarkerëve.
Bëhet fjalë për nivel të rritur të orozomukoideve dhe të citrateve, përbërësve të gjakut të lidhur me metabolizmin, nivel të pakësuar proteinash albuminoze dhe zvogëlim të madhësive të qelizave të lipoproteineve me dendësi të vogël, përkatësisht “holesterolit shumë të keq”.
“Fakti më interesant këtu është se këta biomarkerë reflektojnë rrezikun nga vdekja si pasojë e spektrit të ndryshëm të sëmundjeve të ndryshme, siç janë sëmundjet e zemrës ose nga kanceri. Ato janë shenja të degradimit të trupit”, kanë thënë hulumtuesit.
Por, për shkak “të natyrës observative të hulumtimeve, kjo vetëm mund të tregojë ndërlidhjen, dhe jo shkakun e pasojat, prandaj ka efekte të kufizuar”, transmeton portali Koha.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara