Stomaku, ulçerat dhe gastriti, ushqimet dhe frutat që kurojnë sëmundjet

/ On : 03:30/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Gazeta “Tirana Observer” në suplementin e sotëm përmbledh këshillat nga mjekësia popullore për të kuruar sëmundjet e stomakut. Në suplement do të lexoni mbi ushqimet dhe frutat që kurojnë ulçerë, gastritin, etj. Ajo që është më e rëndësishme, mbi të cilën bien dakord, si Mjekësia Popullore, ashtu edhe ajo moderne e ditëve të sotme, lidhet me faktin se në tryezën tonë nuk duhet të mungojnë në asnjë vakt frutat dhe perimet. Larmia e tyre duhet të jetë e madhe, kjo edhe për faktin se organizmi i njeriut asimilon gjithçka, duke i shndërruar ato në vitaminat dhe karbohidratet bazë për mirëfunksionimin e të gjitha organeve. Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” përmbledh në numrin e sotëm, një suplement të veçantë për të gjitha frutat, që përdoren nga Mjekësia Popullore për kurimin e sëmundjeve të stomakut. Kush janë frutat dhe perimet bazë, cilat janë sëmundjet që ato shërojnë dhe kur duhet të ushqeheni. Rastet në të cilat duhet përsëritur kura me çajrat e frutave, si dhe ndarjet sipas kategorisë, në frutat të cilave iu zihen rrënjët dhe kërcelli, dhe ato të cilave iu zihen lëkurat, apo edhe vetë kokrrat. Por në suplement do të lexoni edhe se cilat janë vetitë kuruese të mjaltit, mollës dhe bimëve kurative. Si ndikon mënyra e të ushqyerit në shfaqjen e sëmundjeve të stomakut. Por veç këshillave të mjekësisë popullore do të lexoni edhe këshillat e mjekëve për këto sëmundje, se cilat janë simptomat që ta kuptoni që keni këto sëmundje, hapat që duhet të merrni më tej, çfarë duhet të bëni. Këto dhe shumë këshilla e rekomandime të tjera të mjekëve, në suplementin e “Tirana Observer”, për t’u mbrojtur nga sëmundjet e stomakut.



Çfarë është ulcera në stomak, si kurohet ajo


Një zgjerim ose varg zgjerimesh, në pjesën pararendëse të kanalit ushqyes, në të cilin bluhet ushqimi, sipas ekspertëve, kjo është pamja që ka stomaku gjatë keqfunksionimit të tij. Çdo 24 orë krijohen gjashtë deri shtatë litra lëngje në kanalin midis stomakut dhe zorrës nga gjëndrat e pështymës, stomaku, pankreasi, tëmthi dhe zorra e hollë. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies. Efektet stimulatore të nikotinës sjellin mbiprodhim të acidit të stomakut, duke kultivuar kështu një terren për ulcera peptike. Inflamacioni i stomakut – gastriti – dhe ulcerat peptike janë më të përhapura në alkoolikët. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezike të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku, veçanërisht tek njerëzit me ulçër të stomakut. Një shembull mbi gjendje që kanë të bëjnë me stresin janë çrregullimet hormonale, të cilat mund të çojnë në probleme me stomakun. Njeriu duhet të flasë me mjekun e tij përpara se të nisë kurimin me Diclofenac T ratiopharm, nëse njeriu ka pasur hemorragji nga stomaku apo nëse njeriu ka sëmundje të tjera të stomakut. Megjithëse njerëzit më të shëndoshë priren të kenë oreks më të madh, madhësia e stomakut (dhe jo madhësia e trupit) duket se ndikon ndjenjën e ngopjes gjatë dhe pas ngrënies.


Tetraciklina


Ilaçet e kësaj familjeje kanë gjetur përdorim në trajtimin e artritit reumatik. Këto ilaçe njihen prej kohësh për aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet. Tetraciklina nuk ka shumë efekte anësore dhe merret lehtë. Disa studime të ndërmarra në kafshë dhe në njerëz tregojnë se tetraciklina ka aftësinë që të zvogëlojë numrin e disa qelizave të caktuara të sistemit imunitar si dhe kimikatet që shkatërrojnë lëndën ndërtuese të kyçeve (kartilageve). Doksiciklinë (doxycycline) dhe minociklinë (minocycline) janë lloje ilaçesh të familjes së tetraciklinës që janë përdorur për të luftuar infeksionet e lëkurës së fytyrës (akne) këto ilaçe tani po studiohen në trajtimin e osteoarthritis dhe artritit reumatik.


Çfarë duhet përdorur

1-Tetraciklina


2-Doksiciklina


3-Miniciklinë


Çfarë s’duhet përdorur


1-Alkooli


2-Aspirinat


3-Ujë shumë i ftohur, (dëmton muret e stomakut)


4-Limona dhe lëngje të tjera acidikë


Stomaku te foshnjat, shenjat problematike

Disa fëmijë preken nga të vjella që vërshojnë nga goja. Këto lloj të vjellash dalin si predhë dhe mund të shkojnë deri në një metër largësi. Këto të vjella shkaktohen nga se muskujt në stomak nuk munden të fusin ushqimin në zorrë, pasi goja e stomakut është më e ngushtë nga sa duhet, kështu që në vend të kësaj fëmija e vjell jashtë ushqimin. Kjo gjendje njihet ndryshe edhe si pylorusstenos ose pylorusspasm dhe mund të zhduket vetë, ndërsa trupi zhvillohet. Sipas specialistëve, 4-muajshe është mosha në të cilën jo rrallëherë janë shfaqur tek foshnjat shenjat e para të sëmundjes kronike të stomakut. Në këtë rast sëmundja shoqërohet me të vjella të vazhdueshme. Ndërkohë që mosha 34-vjeçare është mosha mesatare e të prekurve nga sëmundja kronike e stomakut, sipas specialistëve, zakonisht ata e kanë të trashëguar këtë sëmundje dhe në pjesën më të madhe të rasteve u zgjat deri në fund të jetës.


Mbipesha vonon ndjenjën e ngopjes në stomak


Faktorët që kontrollojnë vëllimin e stomakut, pavarësisht nga madhësia e trupit, janë mjete të fuqishme për të luftuar mbipeshën. Shkencëtarët amerikanë zbuluan që mbipesha tek të rriturit e vonon ndjenjën e ngopjes gjatë vakteve të ngrënies tej kohës që vërehet tek ato me peshë normale. Sipas revistës shkencore “Gastroenterology”, ato me stomak bosh dhe me madhësi më të madhe kishin më shumë nevojë për kalori që të ndjeheshin të ngopur. Tre medikamente janë karakteristike për trajtimin e sëmundjeve në stomak. Të tria ato vinë nga familja e treteaciklinës, pra bëhet fjalë për variante të ndryshme të këtij antibiotiku. Ndërkohë që 70 për qind e pacientëve të cilët e kanë kapur sëmundjen që në fazat e para dhe kanë kërkuar ndihmën e specialistëve, kanë arritur që të “shpëtojnë” nga dhimbjet dhe shqetësimet e tjera të stomakut.


Modifikuesit biologjikë, metoda më e re e mjekimit

Modifikuesit biologjikë, metoda më e re e mjekimit. Modifikuesit kundrapërgjigjës biologjikë, njihen ndryshe si “agjentet biologjike”. Kjo kategori e re ilaçesh vepron në qeliza të caktuara të sistemit imunitar, të cilat janë përgjegjëse për shkatërrimin e kyçeve. Në këtë mënyrë këto ilaçe të reja nuk kanë efektet anësore që kanë ilaçet tradicionale të përdorura deri tani. Nga mënyra se si veprojnë mbi sistemin imunitar këto ilaçe i quajnë ndryshe edhe “bomba inteligjente”. Përdorimi i këtyre ilaçeve po shkakton eufori në fushën e trajtimit të artritit reumatik jo vetëm se po ka rezultate shumë të mira, por edhe sepse është një metodë krejtësisht e re mjekimi. Heliobakterete janë të afta të ngjiten në qelizat sipërfaqësore të membranës mukozore të stomakut të njeriut, në vend që të shpëlahen tutje nga rrjedha e ushqimit dhe lëngjeve.

* * *               * * *                     * * *                                   * * *               * * *                     * * *
Stomaku, ulçerat dhe gastriti, ushqimet dhe frutat që kurojnë sëmundjet

Stomaku luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e tretjes së ushqimeve. Pasi përtypet në gojë, ushqimi merret në formën e një brumi i cili pas gëlltitjes kalon në laring, depërton në ezofag dhe bie ne stomak. Në stomak ushqimet qëndrojnë nga 3-10 orë, ku i nënshtrohen një seri transformimesh të cilat kushtëzohen në radhë të parë nga veprimtaria sekretare e gjëndrave të mukozës së stomakut. Ndër sëmundjet kryesore të stomakut është ulceri stomakut e i duodenit. Në ecurinë e sëmundjes ulceroze një rol të rëndësishëm luan regjistrimi ushqimor i të sëmurit. Një regjim i përshtatshëm dhe i kujdesshëm mund të çojë deri në shërimin e sëmundjes pavarësisht nga lloji i ulcerës së stomakut e duodenit. Në ditët e para të mjekimit ushqimet duhet të jenë të pasura në qumësht (fillimisht merren 150 g qumësht, pastaj 200 g e më vonë 250 g c do ditë), komposto ose shurupe si dhe çaj të dobët. Duhet të dimë që tek të sëmurët ulcerozë qumështi është ilaçi kryesor dhe kjo për faktin, se ai përmban të gjitha principet ushqimore të domosdoshme. Të sëmurëve ulcerozë u rekomandohet gjithashtu marrja e vezëve të freskëta. për shkak se frenojnë sekrecionet e stomakut, ajkë qumështi e freskët, djathë nga qumështi i lopës dhe gjalpë i freskët. Pasi të jenë qetësuar dhembjet. i sëmuri rekomandohet të hajë pure patatesh, biskota, mish të zier viçi dhe peshk të dobët. Në varësi të ecurisë të shëndetit, të sëmurit mund t`i shtohet në racion ushqimor zarzavate të ziera mirë, fruta të pjekura mirë dhe gjalpë. Meqenëse gjatë periudhës së dhimbjes regjimi ushqimor është i varfër me vitamina, është e nevojshme që kjo mangësi të plotësohet me vitamina B, C dhe A, si dhe domate, patate dhe portokolle. Në periudhën e qetësisë (pa dhimbje), nuk duhet që të sëmurit t`i caktohet regjim strikt. Në këtë periudhë rekomandohet marrja e supave me perime, krem, ajkë qumështi, bukë e bardhë e ftohtë, mish, supë me qumësht, e miell, kafe me qumësht, kakao. Midis ushqimeve, që mund të rekomandohen në periudhën e qetësisë, janë yndyrnat e trasha (derrit, lopës, kaut), produkte të qumështit dhe pak gjalpë, supë me krem patatesh, supë me legure, mish të dobët, patate, karrota, qumësht, krem qumështi, djathë i freskët pa kripë, vezë surbull, omletë distike, gjapl i freskët pa kripë, bukë e bardhë, biskota, komposto, lëngje frutash. Në këtë periudhë ndalohet marrja e supave të ngrohta me mish, çorbat e yndyrshme, gjellë me qepë të skuqura, mishi i dhjamosur i derrit, dhjamë, konserva, mishi, meze pikante, mish peshku i skuqur e i dhjamosur, peshk i konservuar, sardele, vezë të ziera, majonezë, vezë të skuqura, kosi, qumështi i thartuar, djathë i fermentuar, kastravecë, fasule, legumet e thata, preshi, qepa, fruta te th\ata, buka e zezë, çokollatat, vera, ujërat minerale, piperi, mustarda.

Ushqime


E rëndësishme është që i sëmuri ulceroz të hajë shumë herë në ditë dhe pak (në sasi të pakët). Ne periudhën e fillimit të sëmundjes, ose në periudhën e dhembjes mund të hahet 6-8 herë, pastaj kur dhimbjet qetësohen merren 4-6 vakte. Për të parandaluar krizat ulceroza, që zakonisht shfaqen në pranverë dhe në vjeshtë, është mirë që i sëmuri të mbajë një regjim ushqimi si ajo që u përmend për periudhën e krizës. Ky regjim ushqimi mbahet për 15-20 ditë radhazi. regjimi ushqimor i shoqëruar me ilaçe, si dhe regjimi ditor parandalon shfaqjen e krizës dhe ndihmon në shërimin e ulcerës. Për periudhën e keqësimit, rekomandohet të merret qumësht, i cili merret në sasi të vogla gjatë ditës. Rreth orës 12 të drekës merret 200 ml supë me perime. Në orën 18 të pasdites merret 200 ml supë perimesh me qumësht dhe nj vezë.


Periudha e dytë


Në periudhën e dytë, kur dhembjet janë të lehta dhe kanë vjellje, rekomandohet të merren 2 l qumësht i ndarë me shumë racione. Në mëngjes merren 3-4 biskota me qumësht, në drekë 200 ml supë me perime dhe një vezë ose pak gjalpë, në orën 18 merret 200 ml supë perimesh me qumësht. Në periudhën e tretë pa dhembje merren 2 litra qumësht i ndarë në 6 racione, si dhe gjalpë, deri në 8 biskota të cilat hahen me qumësht. Në drekë 200 ml supë perimesh me 2 vezë dhe qumësht e 20 gr oriz, 100 g mish viçi, ndërsa në orën 16 biskota me gjalpë dhe qumësht, ora 20 supë me perime dhe gjalpë. Bukë e thekur. Në periudhën e katërt, kur i sëmuri ka filluar punën rekomandohet në mungesë të qumështit edhe biskota. Në orën 10 të mëngjesit një vezë të zier, bukë, gjalpë. Në drekë supë me legure, pak oriz dhe një vezë, 150 g mish, 150 g pure patatesh. Pas dreke një gotë me qumësht e sheqer dhe 2-3 biskota. Në mbrëmje 100 g mish, bukë dhe 10-20 g gjalpë.


Gastriti


Gastriti është mahisja e cipës së brendshme të stomakut. Kur procesi zhvillohet menjëherë brenda një kohe të shkurtër quhet gastrit akut, ndërsa kur procesi zhvillohet ngadalë, për një kohë të gjatë quhet gastrit kronik. Gastriti kronik mund të jetë hiperacid (kur karakterizohet me mbiprodhim të lëngut të stomakut e të acidit klorhidrik) dhe hipoacid (kur karakterizohet me ulje të aciditetit dhe lëngut të stomakut) ose me mungesën e tyre. Gastriti kronik me sekretim të rritur të lëngut të stomakut dhe acidit klorhidrik mund të zhvillohet ngadalë e për një kohë të gjatë dhe i sëmuri nuk vëren asnjë shqetësim. Pastaj me përparimin e procesit, të sëmurët ndjejnë një rëndim në stomak, djegie, pështjellime. Në këtë rast dhimbja shfaqet menjëherë pas bukës, e veçanërisht kur merren ushqime pikante, të skuqura dhe me salcë. Në shumicën e rasteve gastriti kronik vjen si rezultat i gastriteve akute të përsëritura për shkaqe të ndryshme, siç mund të jetë ngrënia e çrregullt , ngarkesa e tepërt e stomakut me ushqime, ngrënia në intervale shumë të gjata, prirja e tepërt duhanit dhe e alkoolit, ngrënia e ushqimeve shumë të nxehtë ose shumë të ftohta, ngarkesa e madhe e stomakut para gjumit. Rëndësi të madhe i duhet kushtuar edhe mjekimit të gastritit akut, sepse kështu parandalohet edhe shfaqja e gastrit kronik. Të sëmurët me gastrit akut duhet të mbajnë regjim shtrati. Në 24 orët e para të krizës të sëmurët nuk duhet të marrë asnjë ushqim deri në ndërprerjen e të vjellave. Kur të qetësohen të vjellat, i sëmuri duhet të marrë kryesisht lëngje. Pas 2-3 ditësh, kalohet në supa të lehta me mish, me perime, me vezë, pure patatesh, djathë, bukë e bardhë e thekur, biskota.


Mjekimi


Gjatë mjekimit të gastritit kronik një rol të rëndësishëm luan regjimi ushqimor, temperatura e ushqimeve e cila duhet të jetë, për supa dhe gjellët me lëng nga 33-45 gradë celsius, uji 12-14 gradë celsius, ndërsa uji me sifon 10-12 gradë celsius. Por pavarësisht nga kjo dhe në rastet kur nuk mund të matet temperatura e gjellëve , të sëmurët që vuajnë nga gastriti kronik duhet të kenë gjithnjë parasysh, që ushqimet të mos merren as shumë të ftohta e as shumë të ngrohta. Në rastet e gastriteve kronike, i sëmuri nuk duhet të hajë shumë shpesh, për shkak se nuk i lë kohë stomakut të marrë veten pas zbrazjes së ushqimeve. Rëndësi të madhe ka gjithashtu edhe sasia e ushqimit që merr i sëmuri. Si rregull, një njeri normal duhet të marrë deri në 1 kg ushqime në vakt, duke llogaritur këtu edhe ushqimet e lëngëta si supat, uji, kompostoja, uji mineral, kafeja, pijet alkoolike. Ndërsa i sëmuri që vuan nga gastriti kronik, nuk duhet të hajë më shumë se 500-600 g në vakt. I sëmuri mund të hajë 4-5 herë në ditë, ndërsa gjatë natës stomaku duhet të jetë bosh, për tu lënë i qetë që të rimarrë funksionin e tij fiziologjik. Që ushqimi të merret normalisht, duhet të qëndrojë për një farë kohe të caktuar në stomak. Mjekët thonë, se nuk është mirë që për shembull ushqimet të kalojnë shpejt nga stomaku për në zorrë, sepse kështu do të shfaqet diarre. Për këtë duhet pasur parasysh, që ushqimet e lëngshme e gjysmë të lëngshme të kalojnë shpjet nga stomaku për në zorrë, ndërsa yndyrat, mishi, frutat, ëmbëlsirat, dhe ushqimet e thata qëndrojnë për një kohë të gjatë. Ushqimet që merrem në temperaturën 36-38 gradë celsius treten më mirë, por qëndrojnë më pak në stomak. Pas ushqimit i sëmuri që vuan nga gastriti kronik duhet të pushojë, sepse pushimi përmirëson procesin e tretjes dhe kalimin e ushqimit nga stomaku në duoden.


Gastriti kronik


Të sëmurët që vuajnë nga gastriti kronik, duhet që në përgjithësi të përdorin ushqime, të cilat nuk ngacmojnë prodhimin e lëngut të stomakut, acidin klorhidrik e pepsinën siç janë uji i tepërt, çaji, qumështi, djathi i bardhë, e bardha e vezës së zier, fruta të ëmbla, yndyrnat, sheqeri, ëmbëlsira, dhe të evitojë ushqimet, që ngacmojnë veprimtarinë e stomakut, siç janë pijet alkoole, të skuqurat, të pjekurat, mishin e tepërt, supat me mish dhe bujonët e tjerë, gjellët me shumë kripë, bukën e zezë, turshitë, piperin, salcën, specin djegës, fasulet dhe kastravecët.


Këshilla

1- Mos përdorini ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrë


2- Nuk duhet të përdorni ushqime që përmbajnë shumë sheqer.


3- Pasdite dhe në darkë duhet të hani sa më pak


4- Këshillohet që në mëngjes të konsumoni karbohidrate në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë dhe ju të mos ndieni uri gjatë ditës.


5- Hurmat (arabe), këshillohen për pacientët me ulçer, ato janë një burim i shkëlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit.


6- Pacientët duhet të përdorin edhe bajame, të cilat nga ana e tyre janë të pasura në proteina dhe fibra si dhe përmbajnë shumë pak yndyrna.


7- Bananet janë një fryt shumë qetësues për stomakun, pasi ato janë të pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate.


Kafeja, s’duhet përdorur nga pacientët me ulçer

Kafeja këshillohet si një terapi e mirë për një sërë sëmundjesh, përfshi atë të zemrës, por edhe pse mund të duket e çuditshme, produktet me kafeinë janë tepër të këshillueshme. Por, përdorimi i kafesë nuk është e këshillueshme për gratë shtatzëna dhe për të gjithë njerëzit që kanë probleme me ulçerën në stomak.


Ushqimet me acide, përkeqësojnë ulçerën

Ushqimet që përmbajnë spec djegës, kafeja dhe pijet coca-cola përkeqësojnë jashtë mase sëmundjen e ulçerës, madje në shumë raste këto ushqime provokojnë edhe dhimbje stomaku (në rastin e njerëzve që s’kanë probleme me stomakun). Mjekët shprehen se në ditët e sotme vetëm 2 muaj përdorim i rregullt i antibiotikëve dhe ulçera shërohet.

* * *               * * *                     * * *                                   * * *               * * *                     * * *

Mjekët gastrohepatologe, shprehen se sëmundja e ulçerës është plotësisht e kontrollueshme


Trajtimi i ulçerës mund të parandalojë disa forma të kancerit..

Ulçera, e cila haset më shpesh në moshën e tretë, është një gërryerje (propeze) në mukozën e aparatit tretës. Pikërisht kjo gërryerje në mukozën e tubit tretës vjen si pasojë e prishjes së ekuilibrit midis lëngut acid dhe stomakut dhe faktorëve të mbrojtjes, së mukozës, kundrejt këtij acidi. Çrregullimi i këtij mekanizmi mbrojtës mund të jetë shkaku kryesor i shumicës prej ulçerave që formohen në stomak. Gjithsesi shkaku kryesor i sëmundjes ulçeroze mbetet akoma i panjohur në shumë raste. Kohë më parë, mendohej se sëmundja lidhej me mënyrën e ushqyerjes dhe llojin e ushqimeve, apo mënyrën e jetesës. Nga të gjithë faktorët lidhur me mënyrën e jetesës, vetem duhanpirja është provuar si faktor që ndikon në zhvillimin e sëmundjes ulçeroze. Faktorë të tjerë janë edhe stresi, alkooli, por nuk përjashtohet rasti i trashëgimisë së kësaj sëmundjeje në familje, shtojnë specialistët e mjekësisë. Mjekët thonë se sëmundja e ulçerës është plotësisht e kontrollueshme, në rast se tregohet kujdesi i duhur në trajtimin e saj.


- Çfarë është dhe si shkaktohet sëmundja e gastritit dhe ulçerës së stomakut?


Ndër çrregullimet më të shpeshta të stomakut mund të përmendim sëmundjen e ulçerës dhe atë të gastritit. Që të dyja këto sëmundje prekin në masë pacientë të shumtë dhe këtë e tregon numri i të sëmurëve që ka ardhur në rritje me kalimin e viteve. Këto sëmundje ndikojnë në prishjen e balancave të stomakut dhe në shfaqjen e problemeve fillimisht në muret e stomakut. Kështu, sëmundja e ulçerës është një ndër problemet më të shpeshta që shfaqen në stomak. Ekzistojnë dy lloje ulçerash, ajo gastrike që prek stomakun dhe duodenale, që prek fundin e stomakut dhe fillimin e zorrës. Shfaqja e kësaj sëmundje shoqërohet me dëmtimin e mureve të stomakut, në të cilën krijohet një shtresë e dëmshme mukoze me diametër rreth 5 milimetër. Kjo ndodh si pasojë e prishjes së balancës së faktorëve mbrojtës të stomakut dhe faktorëve agresivë dëmtues të mukozës së krijuar në stomak në formën e një gropëze, e cila vjen duke u thelluar gjithnjë e më shumë. Në këtë mënyrë në një pjesë të stomakut krijohen lëndë të shumta acidike, të cilat vështirësojnë procesin e tretjes së ushqimit në mënyrën e duhur. Shqetësuese mbetet fakti që pacientët vijnë me vonesë për t’u trajtuar çka e lejon sëmundjen që të avancojë më shumë. Ndërkohë që, më të shpeshta janë llojet e ulçerës së zorrës, me rreth pesë herë më shumë se sa ajo tjetra. Gjithashtu në vendin tonë si në shumë shtete të botës prevalenca e përhapjes së sëmundjes është e lartë, kjo pasi sëmundje kërkon kohë që të rregullohet dhe të eliminohet plotësisht, megjithatë mund të them se në shumë raste ajo mund të ripërsëritet çka e bën dhe më të vështirë trajtimin e saj që në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes. Ndërsa për gastritin e stomakut koha e dhimbjes është e ndryshme. Kjo pasi dhe intensiteti i dhimbjes është i ndryshëm dhe paraqitet në formën e djegies së stomakut, deri në ato që shkojnë me karakter shtrëngues.


- Cilat janë simptomat që e shoqërojnë këtë sëmundje dhe shfaqjen e tyre?


Karakteristikë e këtyre dy sëmundjeve është dhimbja që krijohet në stomak dhe përreth mureve. Pothuajse të gjithë pacientët që preken nga dhimbjet e stomakut e kanë të pranishme në formë të dukshme këtë simptomë që në fazat e para të sëmundjes. Ndërkohë që ka dhe raste kur sëmundja mund të mos shoqërohet fare me simptoma, çka e bën më të vështirë trajtimin e saj pasi ajo del në pah vetëm në rastet kur është e formës më të rëndë. Në pjesën më të madhe të rasteve ndodh që dhimbja të fillojë direkt, pasi ka përfunduar së ngrëni pacienti, si dhe në raste të tjera tre apo katër orë pas mbarimit të ushqimit. Ndërsa, ulçera e formuar në stomak e ka më të shkurtër kohën e shfaqjes së dhimbjes. Shqetësim tjetër që ndjejnë të sëmurët është dhe zgjimi i shpeshtë gjatë orëve të natës nga krizat e forta të dhimbjes që mund të kenë. Ndërkohë që një tjetër karakteristikë e shfaqjes së ulçerës apo të gastritit është dhe ajo e ndjesisë së të vjellurit, çka është më e pranishme sidomos tek femrat. Nga ana tjetër, pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje kanë probleme të shumta dhe me mënyrën e të ngrënit si dhe me ushqimet që përdorin. Të sëmurët mund të kenë djegie të mureve të stomakut, e cila shoqërohet me rikthim të lëngjeve acidike të krijuara nga tretja e ushqimit drejt gojës. Ndërkohë, që shpesh herë të sëmurët manifestojnë dhe një shenjë tjetër, siç është gjakrrjedhja në feçe, e cila mund të ndikojë në shfaqjen e formave anemike, që ndodhin si pasojë e mungesës së hekurit në të.


Faktorët që ndikojnë në shfaqjen e ulçerës dhe të gastritit


Ka shumë faktorë që çojnë në shfaqjen si të ulçerës ashtu edhe të gastritit. Ndërkohë që më karakteristikat janë ato të përdorimit të ilaçeve në sasi shumë të larta. Kështu mund të them, që të gjithë pacientët që përdorin në sasi të larta ilaçe pa kriter dhe pa rekomandim të mjekut janë më të predispozuar që të preken nga këto sëmundje. Tre janë cilësuar si më problematikët. E para, ka të bëjë me sasinë e lartë të medikamenteve që përdorin pacientët. Përdorimi i lartë i tyre kthehet në një faktor risku për shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Ndaj është e këshillueshme që pacientët të bëjnë shumë kujdes kur përdorin anti-inflamatorët apo medikamentet anti-remautizmalë. Këtu një rol tepër negativ luan dhe përdorimi i aspirinës. Ndërkohë që, dhe infeksionet e ndryshme bakteriale mund të bëhen shkak për shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Në bazë të të dhënave mjekësore të realizuara në vende të ndryshme të botës thuhet se një e gjashta e personave që vuajnë nga kjo sëmundje preket në masë dhe nga ulçera. Nga përdorimi i antibiotikëve për kurimin e këtij infeksioni vihet re që përsëritja e ulçerës pas kurimit është shumë e vogël, duke treguar një rënie nga 5 deri në 20 përqind të rasteve në vit. Në këto raste përsëritja e sëmundjes ka të bëjë me marrjen e anti-inflamatorëve ose mund të ndodhë sërish ri-infektimi i këtij bakteri. Ndërkohë që faktori i tretë është përdorimi i lartë i anti-inflamatorëve, i cili renditet si faktori riskues deri në 20 përqind të rasteve në gastrit dhe 5 përqind në ato duodenale. Marrja e këtyre ilaçeve në sasi të larta mund të çojë dhe në shfaqjen e problemeve të tjera serioze, që mund të arrijnë deri në dëmtime serioze siç janë ato të formave të rënda, hemoragjitë.


- Cilat janë kategoritë më të prekura nga këto sëmundje?


Kjo është një sëmundje që prek në masë të madhe meshkujt. Ndërsa gastriti është karakteristike për të gjitha moshat, prek dhe femrat, pra nuk ka diferencim. Kjo është vënë re dhe në numrin e lartë të vizitave që janë bërë pranë qendrave shëndetësore. Raporti në këtë rast është 1.3 me 1 në favor të meshkujve. Por, kjo nuk e përjashton dhe rastin e prekjes së femrave nga këto sëmundje, të cilat të lëna të pakuruara mund të përbëjnë një shqetësim serioz për shëndetin. Ndërkohë që zhvillimi i sëmundjes merr përmasa të ndryshme kur shfaqet në duoden ose në gastrit. Ulçera e duodenit prek më shumë pacientët e moshave 30 deri në 55 vjeç, ndërsa ulçera e gastritit prek në masë moshat nga 55 deri në 70 vjeç. Duhet theksuar se, kurimi i sëmundjes ndryshon sa nga njëra kategori në tjetrën. Problematike gjendja paraqitet tek moshat e treta, të cilat e kanë më të vështirë kurimin e kësaj sëmundjeje në kohën e duhur. Në këtë rast mund të them që edhe faktorët e tjerë si imuniteti i dobët trupor, që gëzon kjo kategori, e bën më të vështirë trajtimin e tyre, ndaj duhen marrë masa që në fazat e para të sëmundjes për të shmangur të gjitha simptomat negative.


- Çfarë trajtimesh duhet të ndjekë i sëmuri nga ulçera e duodenit dhe ulçera e gastritit?


Edhe mënyra për trajtimin e kësaj sëmundjeje mund të klasifikohen në tre kategori të ndryshme. E para, gjë që duhet të kenë kujdes pacientët është mënyra me të cilën ushqehen, duhet të bëjnë kujdes ndaj ushqimeve, të cilat krijojnë aciditete të larta apo që acarojnë stomakun, duke mos u tretur. Ndërkohë që, në rastet kur ka avancuar sëmundja përdoren edhe preparatet e ndryshme me medikamente. Në këtë rast recetat duhen përdorur sipas këshillës së mjekut. Pacientët nuk duhet të shkojnë në farmaci për të blerë qetësues kur kanë dhimbje, por duhet t’i drejtohen mjekut dhe të përcaktojnë shkallën e sëmundjes së tyre. E para, kategori medikamentesh që përdoret janë preparatet anti sekretare (acide). Në këtë grup futen ilaçet si amepsozoli me 20 miligram, lansoprazoli 30 mg, pantoprazoli 40 mg, i cili frenon deri në 90 për qind në 24 orë sekretimin e acidit që shkatërron muret e stomakut. Këto preparate përdoren tre herë në ditë gjithmonë para ushqimit. Ato rekomandohen nga mjeku në varësi të ecurisë së sëmundjes. Kohëzgjatja e përdorimit të këtyre medikamenteve është 4 deri në 8 javë. Preparatet të tilla duhen përdorur me kujdes dhe jo për një kohë të gjatë prapa dhimbjes, pasi mund të shoqërohen me efekte të tjera anësore. Çrregullime, të cilat shfaqen në mos thithjen e vitaminave të duhura nga organizmi apo hekurit B12 e tjera. Grupi i dytë i ilaçeve përbëhet nga anti receptorët, siç janë Ranitidina 150 mg, Mizatidini 300 mg, Frametidini 40 mg, Cimetidini 200 mg. Kjo e fundit përdoret më pak për shkak të efekteve anësore që lë në zhvillimin e metabolizmit. Preparatet mbrojtëse të mukozës. Ato kanë efekte direkte antibakterial, i cili ndihmon në zhdukjen e bakterit të krijuar dhe që sjell probleme në zhvillimin e organizmit. Ndërkohë që një tjetër terapi është ajo e zhdukjes së acidit H-pylar, sot për sot kjo ngelet si terapia më efikase në shërimin e kësaj sëmundjeje. Këtu këshillohen që të përdoren dy antibiotikët të shoqëruar me ujë dhe luajnë rol frenues të pompës sodike: antioksidikët si claritromicina, amoxicilina, ose metronidozoli. Mund të themi që me këto kura mund të arrihet të shërohet sëmundja.


- Nëse nuk kurohen në kohën e duhur këto sëmundje çfarë problemesh të tjera mund të sjellin?


Janë të shumta komplikacionet që shfaqen nga mostrajtimi në kohën e duhur të kësaj sëmundjeje. Kështu, do të këshilloja të gjitha moshat që të bëjnë shumë kujdes në kapjen e sëmundjes që në fazat e saj fillestare në mënyrë që të shmangen në kohën e duhur dhe pasojat negative që ajo mund të lërë në shëndet. Një ndër këto është dhe ajo që njihet ndryshe si hemoragjia ulçeroze, e cila shoqërohet dhe me gjakrrjedhje apo me daljen jashtë të pacientit në forma të çuditshme. Ndërkohë që humbja e gjakut në sasi të larta mund të bëhet shkak dhe për shfaqjen e një anemie, e cila vjen si pasojë e mungesës hekurit. Një tjetër komplikacion është dhe çarja e peritonit. Ajo karakterizohet me dhimbje të forta të barkut. Për të tilla raste kërkohet që të bëhet në mënyrë të menjëhershme ndërhyrja kirurgjikale, në mënyrë që të ndalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit. Gjithashtu një tjetër komplikacion është dhe shfaqja e një ulçere gastrike, e cila mund të kalojë deri në forma kanceroze.

- Po faktorët e jashtëm që ndikojnë në shfaqjen e kësaj sëmundje cilat janë?

Në këtë rast do të thoja se dhe ndodhja në një gjendje acaruese apo stresi mund të bëhet shkak për shfaqjen e kësaj sëmundjeje si të gastritit ashtu edhe të ulçerës. Ndërkohë që faktorë të tjerë që ndikojnë në shenjat negative janë dhe përdorimi në sasi të larta të duhanit apo të alkoolit. Një ndër këshillat kryesore që japin mjekët në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes së ulçerës, është ndalimi i konsumimit të duhanit apo i pijeve alkoolike. Në bazë të statistikave shëndetësore ka rezultuar se këta janë dhe dy faktorët më të rrezikshëm që çojnë në shfaqjen e llojeve të ndryshme të ulçerës. Madje ato bëhen dhe shkaku tjetër madhor që çojnë në shfaqjen e sëmundjes edhe pasi ajo është trajtuar një herë më parë. Gjithashtu do thoja se sëmundja mund të marrë përmasa të avancuara nëse nuk ndërpritet në kohën e duhur marrja e ilaçeve në sasi të larta, si dhe të bëhet ndërprerja e përdorimit të alkoolit apo duhanit edhe për këto në sasi të larta. Gjithashtu edhe stresi luan një rol të madh në shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Edhe stresi, siç dihet ndikon në shfaqjen e ulçerës sidomos ai që shkaktohet nga emocionet e forta. Kjo shkakton një skuqje të dukshme të mukozës gastrike, e cila mund të shkaktojë dëmtime të ndryshme dhe shpesh hemorragji. Në këtë rast mund të them se pacienti në të tilla raste shoqërohet nga lëkundje të forta të emocionit. Kjo mund të ndikojë dhe në shfaqjen e rrezikut në ndjekjen e trajtimeve mjekësore, të cilat bëhen dhe më të vështira.


- Në raport me ushqimin cili është kujdesi që duhet treguar?


Mënyra se si ushqehemi ndikon në pjesën më të madhe të rasteve në shfaqjen e kësaj sëmundje. Mbingarkimi i stomakut me ushqime të vështira për t’u tretur bëhet dhe shkak për lindjen e ulçerave. Kështu për të parandaluar ulçerën këshillohet që të ndiqet një dietë e ekuilibruar me fruta-perime dhe sa më pak proteina. Ajo çfarë duhet të kenë pacientët kujdes gjatë konsumimit të përditshëm është shmangia e ushqimeve, të cilat kanë përmbajte të lartë yndyrash, që e vështirësojnë punën e stomakut në tretjen e tyre.


Ndërkohë që, një element tjetër i rrezikshëm është dhe prania e lartë e kripës në ushqime. Kjo çon në shfaqjen e komplikacioneve të shumta. Po kështu mjekët këshillojnë që pacientët të eliminojnë ushqimet djegëse dhe shumë pikante. Ato ndikojnë në lodhjen e shpejtë të stomakut dhe në shfaqjen e bakterit, i cili mund të bëhet shkak për fillimin e dhimbjeve të para të sëmundjes. Edhe pijet me përmbajtje të lartë gazi nuk duhen përdorur. Shpesh herë pacientët e neglizhojnë mënyrën e të ushqyerit, duke konsumuar ushqime të vështira për tretje nga stomaku. Pikërisht këtu duhet filluar lufta për trajtimin e shmangien e kësaj sëmundjeje në kohë. Dietat përcaktohen nga vetë mjeku dhe këshillohen që të ndiqen në mënyrë të rreptë. Gjithashtu duhen eliminuar dhe frutat me fara. Kur këshillohet kirurgjia. Për të gjitha rastet kur përdorimi i ilaçeve nuk jep rezultatet e duhura, atëherë është e nevojshme që të ndërhyhet me zhvillimin e operacioneve. Kjo duhet bërë gjithmonë në ato raste kur gjendja e pacientit është shumë e rënduar ndodh, atëherë do jetë e vështirë për t’u kuruar plotësisht. Kujdes duhet treguar dhe ndaj ripërsëritjes së ulçerës.

* * *               * * *                     * * *                                   * * *               * * *                     * * *
Kurat popullore për të kuruar sëmundjet e stomakut
Si ndikon ushqyerja në gastritin akut?

Mënyra e të ushqyerit dhe ushqimi që konsumon çdo njëri është janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Ngrënia e tepruar, mospërtypja mirë e ushqimit nga goja, kur përdoren ushqime të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, shumë të ëmbla, mish, peshk, patate, perime të kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salcë, shkaktojnë gastrit akut. Gastriti akut ka këto shenja dobësim trupor, të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, ndjesi thartire dhe djegie në stomak. Gastriti kronik është pezmatimi i stomakut për një kohë të gjatë, si pasojë e proceseve akute, sidomos kur stomaku rëndohet me ushqime të tepërta, të nxehta dhe të forta. Sëmundja shkaktohet nga humbja e oreksit, të vjellat, rëndimi i ushqimit në bark, thartia në stomak, dhimbjet e kokës, etj. Ulcera e stomakut shkaktohet si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra në cipën e stomakut, ose në pjesën fillestare të zorrës së hollë (duoden). Kjo është një sëmundje nga e cila stomaku preket më shpesh.

Djathë dhe qumësht


Për ulcerën në mjekësinë popullore përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë, 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. I përzieni bashkë derisa të formohet një formë kremi. Përgatesën e mbani në një enë plastike në frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga një lugë gjelle para buke.


Nenexhik


Një lugë çaj nenexhik i copëtuar e vendosni në një copë leukoplasti, të cilin duhet ta ngjisni mbi kërthizë. Leukoplastin duhet ta mbani aty për disa orë derisa t’u pushojë dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut.


Lakra turshi


Lëngu i lakrave turshi ka dhënë rezultate të mira për sëmundjet e stomakut dhe për ulcerën. Ky lëng duhet të pihet çdo 2 orë nga 1 lugë gjelle për 1-2 muaj rresht. Gjatë këtij mjekimi nuk duhet të pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumësht dhe lëngje frutash mund të pini sipas dëshirës.


Panxhari i kuq


Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50 gr lëng boronicë. Këto përzihen në një enë dhe lihen aty për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe për shërimin e ulcerave në stomak e duoden.


Përzierje bimësh


Për mjekimin e gastriteve hiperacide përdoret kjo kurë. Merrni 10 gr rrënjë çikoreje, 10 gr fruta të dëllinjës së zezë, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 lugë çaj nga kjo përzierje dhe e valoni më 1 gotë ujë për 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gotë çaji në ditë.


Lule basani


Në 2 litra ujë hidhni 3-4 lule basani të thara e të grimcuara. Këto i zieni për 20-30 minuta. Pasi përgatesa të ftohët e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjatë ditës nga 1 ose 2 gotë ujë, pak i vakët dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës.


Majdanoz


Merrni 1 lugë gjelle majdanoz, po 1 lugë gjelle rrënjë grami dhe një dorë mustaqe misri. Përzierjen e zieni për me 3 gota uji për 15-20 minuta. Përgatesa pihet 2 herë në ditë nga 1 gotë e gjysmë uji para buke për 5-6 ditë rresht.


Raki


Për mjekimin e ulcerës, merrni çdo mëngjes esëll 30-40 gr raki rrushi të fortë 19 gradë. Kjo pihet me gllënjka. Gjysmë orë pas pirjes së rakisë hani 1 lugë gjelle me mjaltë, kurse në darkë para gjumit, merrni 1 lugë gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon për 30-40 ditë.


Hudhra


Njerëzit që konsumojnë shumë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.


Kura të dobishme për ulcerën e stomakut

Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja, pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.


Mjalti


Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elemente, të cilat kishin efekt rigjenerues, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.


Çfarë duhet të kenë kujdes personat që vuajnë nga stomaku

Alkooli


Personat që prekën më shpesh nga sëmundja e ulcerës në stomak janë meshkujt. Kjo vihet re sidomos të ata që konsumojnë në mënyrë të rregullt pijet alkoolike. Ende nuk është zbuluar së cilat janë shkaqet.


Aspirina


Njerëzit që vuajnë nga ulcera në stomak dhe që janë përdorues të pijeve alkoolike duhet të tregojnë kujdes. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezitë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.


Kafeja


Të sëmurëve, që vuajnë nga ulcera në stomak, u ndalohet rreptësisht pirja e kafesë. Madje, nuk u rekomandohet të konsumojnë as produkte që kanë në përbërje të tyre kafenë. Konsumimi i saj çon në keqësim të shëndetit.


Ulliri veti kuruese për stomakun


Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.


Kuron


1-Arteriosklerozën


2-Tensionin e lartë


3-Ul temperaturën e lartë


4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak


5-Rregullon metabolizmi


6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë


Bananet ulin aciditetin e stomakut

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është një frutë shumë e pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frutë e tillë ka 396 miligramë ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet kësaj frute ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.

Kuron

1-Ulin tensionin e lartë


2-Janë kundër diarresë


3-Ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale


4-Banania mbron stomakun

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara