Si të kurojmë sëmundjet e mushkërive në dimër me receta popullore

/ On : 01:00/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Mushkëritë, patologjitë më të përhapura në dimër

Janë sëmundjet që më së shumti sulmojnë në dimër. I ftohti konsiderohet një ndër shkaktarët kryesorë të patologjive të mushkërive. Me ardhjen e stinës së ftohtë shtohen shumë rastet me infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Por, ato që ndeshen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale. Infeksioni i mushkërive, në terma shkencorë, njihet si pneumonia dhe shkaktohet në pjesën më të madhe të rasteve nga infeksione bakteriale që në stinën e dimrit gjejnë më shumë terren për tu zhvilluar në organizëm. Shkak nuk bëhen vetëm temperaturat e ulta, por edhe mungesa e rrezeve të diellit. Këta dy faktorë ulin rezistencën dhe dobësojnë sistemin imunitar. Përveç shkaqeve natyrore që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e sëmundjeve pneumonare, siç janë përdorimi i duhanit dhe niveli i lartë i ndotjes, mund të preken nga këto sëmundje kryesisht edhe ata pacientë, të cilët e kanë sëmundjen të trashëguar nga prindërit e tyre. Në këtë rast sëmundjet e mushkërive (të bronkiteve) quhen të hershme dhe është më e vështirë për t’i diagnostikuar. E njohur ndryshe në gjuhën popullore si ftohja, bronkopneumonia shoqërohet me kollë të fortë, bllokim të mushkërive deri në rrugët e frymëmarrjes dhe në ndonjë rast me bllokim të kordave zanore. Në disa raste, konsiderohet nga pacientët si një sëmundje jo fort e rrezikshme, por ajo çon deri në marrjen e jetës.

Pneumotoraksi

Dhimbje të mprehta të gjoksit dhe të shpatullës. Bllokim i frymëmarrjes dhe kollë e thatë. Këto janë disa nga shenjat e një nga sëmundjeve më të rënda të mushkërive, që në gjuhën mjekësore njihet si pneumotoraksi. Kjo sëmundje shkakton bllokim të mushkërive dhe pamundësi për tu furnizuar me oksigjen. Kjo si pasojë e çarjes së shtresës që mbështjell mushkëritë dhe brenda saj depërton ajri. Pneumotoraksi nuk është një sëmundje që prek vetëm organet e frymëmarrjes. Shenjat që shfaq janë krejt të befasishme dhe shoqërohen me bllokim të frymëmarrjes, por kjo nuk është më e keqja e mundshme. Ajri që futet në mushkëri rrezikon të shkaktojë spostim të zemrës, gjë që mund të sjellë dhe pasoja ekstreme si vdekja. Prandaj raste të tilla konsiderohen si emergjente, ndaj të prekurit nga kjo sëmundje duhet të drejtohen menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e specializuar të mjekëve. Ekzistojnë dy forma të kësaj sëmundjeje: pneumotoraksi spontan dhe traumatik. Pneumotoraksi spontan paraqitet më së shumti tek moshat e reja, tek personat nën 40 vjeç. Sipas studimeve, rreth 70% e rasteve të konstatuara me këtë sëmundje janë duhanpirës. Nga kjo sëmundje preken njësoj si meshkujt dhe femrat dhe shkaktarë të saj mund të jenë sëmundje si patologjitë vaskulare, astma, tuberkulozi apo fibroza cistike. Për këtë arsye gazeta “Tirana Observer” në suplementin e së shtunës boton këshillat se si të shmangni sëmundjet e mushkërive, cila është strategjia e duhur për një jetë të shëndetshme. Cilat janë recetat e rekomanduara nga mjekët për të pasur një trup të shëndetshëm. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej gjashtë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme. Do të gjeni receta e kura popullore për të luftuar sëmundjet e mushkërive.


Si të kurojmë sëmundjet e mushkërive me receta popullore

Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme. Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj. Simptomat-Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik. Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes.


Sëmundjet e mushkërive dhe këshillat

Në moshën pediatrike dhe në moshën e avancuar, hasen më shumë sëmundjet pulmonare, kurse sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe në veçanti, siç është alergjia, ndeshen më shumë në moshat e reja. Duhet të shpjegojmë këtu se sëmundjet polmunare ndeshen në moshat pediatrie, sepse nuk është krijuar akoma një sistem mbrojtës i mundshëm ndaj faktorëve të jashtëm që rrezikojnë për këto sëmundje, siç janë viruset, mikrobet dhe ajri i ftohtë, si edhe në mosha të avancuara, sepse bie edhe aftësia për t’u mbrojtur ndaj agjentëve dhe faktorëve që janë në ajër. Kemi parasysh këtu se mushkëria është e ekspozuar me ajrin shumë herë më shumë se sipërfaqja e lëkurës sonë në ekspozim me mjedisin e jashtëm, ndaj haset shumë si sëmundje. Pra, çdo gjë që është në ajër futet në mushkëri dhe direkt është e ekspozuar. Kështu, nëse në ajër ka mikrobe, viruse, agjentë vitalë, të gjitha futen në mushkëri.

Si bëhet mjekimi i sëmundjeve të mushkërive?

Mjekimi bëhet në varësi të sëmundjes, në varësi të diagnozës dhe simptomave. Mjekimet janë të veçanta për çdo lloj sëmundjeje, kështu që, për sëmundjet infektive janë kryesisht antibiotikët, për sëmundjet virale janë sintomatikët dhe gjithashtu edhe antialergjikët, kur kemi sëmundje alergjike. Për çdo sëmundje, mjekimi përshtatet sipas moshës, gjinisë dhe individëve.

Si mund të bëhet parandalimi i sëmundjeve të mushkërive?

Së pari, nuk duhet pirë duhan, ulja e nivelit të ndotjes në ambient, të ngrënët e shëndetshëm dhe aktivitetet fizike.


Mushkëritë, gjashtë simptomat e sëmundjes

Sëmundjet e ndryshme në mushkëri, ashtu si të gjithë llojet e sëmundjeve, vinë si pasojë e një anomalie në elementët kryesorë të trupit të njeriut, në qeliza. Normalisht, trupi mban një sistem që kontrollon dhe balancon rritjen dhe zhvillimin e qelizave kështu që qelizat janë ndarë për të prodhuar qeliza të reja kur është e nevojshme. Shpërndarja e këtij sistemi më kontrollimin dhe balancimin e qelizave rezulton si një ndarje e pakontrolluar dhe riprodhimi i qelizave që formojnë një masë të quajtur tumor. Tumoret mund të jenë fillestarë ose malinjë.

Funksioni

Funksioni kryesor i mushkërive është shkëmbimi i gazeve mes ajrit që ne thithim dhe gjakut. Nëpërmjet mushkërive, dyoksidi i karbonit largohet nga trupi dhe oksigjeni nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut. Mushkëria e djathë ka tri lobe ndërsa mushkëria e majtë është e ndarë në dy lobe dhe një strukturë të vogël të quajtur lingula, që është ekuivalente me lobin e mesëm. Rrugët e ajrit më të mëdha që shkojnë deri në mushkëri janë bronkitet, të cilat dalin nga gabzherri. Bronket ndahen në rrugë ajrore më të voglat të quajtura bronkial dhe në “qeska” të vogla që njihen si alveola, ku ndodh edhe shkëmbimi i gazit. Mushkëritë dhe kraharori janë të mbuluara shumë mirë me një shtresë të trashë indesh të quajtur pleurë. Kur flasim për sëmundje të rënda e kemi fjalën për sëmundjet që fazën finale kanë vdekjen dhe sëmundja më e rëndë në mushkëri konsiderohet kanceri.


Tumoret

Kur themi kancer i referohemi një tumori që konsiderohet malinjë. Tumoret fillestare mund të hiqen dhe mos përhapen në pjesë të tjera të trupit. Tumoret malinjë, nga ana tjetër zhvillohen me shpejtësi dhe përhapen në inde të tjera të trupit, duke lejuar hyrjen e qelizave në sistemin e qarkullimit të gjakut ose sistemin limfatik që përhap tumorin në pjesë të tjera trupit. Ky proces i përhapjes është i njohur ndryshe si metastazë, zonat e zhvillimit të tumorit janë shtresa të ndryshme të quajtura metastaza. Që kurse kanceri i mushkërive ka tendencë të zhvillohet, të përhapet kthehet në një kancer shumë të vështirë për t’u kuruar. Ndërkohë që kanceri i mushkërive mund të përhapet në çdo organ të trupit, në mëlçi, tru dhe kocka që janë edhe pjesët më të zakonshme ku ndodh kanceri i mushkërive, metastaza. Tumoret e metastazës janë të përbërë njësoj si lloji i qelizave, origjinale, primare dhe tumor i rëndë. 90-95 % e kancereve në mushkëri mendohet se e kanë fillesën në epitelial ose ndryshe pjesa e brendshme e qelizave. Kanceri mund të prekë gjithashtu edhe pleurën, ndërsa më rrallë prek indet mbështjellëse të mushkërive, si për shembull enët e gjakut.

Simptomat

1- Kolla, e cila mund të jetë produktive dhe jo produktive varet se si bëhet. Një kollë produktive duhet të pastrojë mukozën apo sekrecionet nga rrugët e frymëmarrjes.

2- Mosmbushje me frymë dhe veçanërisht nëse është e shoqëruar edhe nga simptoma të tjera është një tregues i sëmundjes së mushkërive.

3- Marrja frymë me zor, ose gulçimi. Gulçimi vjen si rezultat i një çrregullimit në mushkëri. Ndodh kur rrugët e frymëmarrjes janë të ngushtuara apo të penguara nga një ind jonormal.

4- Dhimbje e kraharorit. Dhimbja e kraharorit tregon se keni një problem me mushkëritë, pleurën, muskujt ose muret e kraharorit. Nëse është i shoqëruar me kollë ose temperaturë tregon se keni një infeksion.

5- Gjakrrjedhje. Gjakrrjedhja mund të vijë si pasojë e një kollë te vazhdueshme dhe tregojë se keni një sëmundje shumë të rëndë të mushkërive, pra se infeksioni ka përparuar shumë.

6-Vraponi të paktën 10 minuta në mëngjes në ajër të pastër.

Emfizema pulmonare

Emfizema pulmonare është një gjendje jo normale, patologjike e mushkërive, gjatë së cilës mushkëria me strukturë të ndryshuar është insuficiente (e paaftë plotësisht) për të kryer funksionet e saj biologjike, pra, thithjen e oksigjenit në gjak dhe eliminimin e produkteve finale të metabolizmit, pra gazit karbonik dhe gazeve të tjerë. Dëmtimet e mushkërisë konsistojnë në çarjen, grisjen e fshikëzave alveolare dhe zgjerimin e tyre emfizematik, pra në vend të 100 alveolave për centimetër kub do të kemi 10 alveola më të mëdha. Duhet të kihet parasysh që shkëmbimi i lëndëve ndodh pikërisht në nivelin e ndarëseve, mureve të alveolave, të cilat janë mjaft të pasura me enë shumë të holla gjaku. Është pikërisht grisja e tyre dhe këputja e këtyre enëve të gjakut që zvogëlon kapacitetin filtrues të mushkërisë. Mjekësia sot ka mjaft medikamente që ndihmojnë dhe përmirësojnë këtë gjendje, në vartësi të llojit të emfizemës


Bronkiti kronik

Për shkak të lagështirës së përqendruar në ajër dhe temperaturave të ulëta mbartësit bronkitit kronik mund të shfaqin komplikacione. Kolla e shfaqur te një i sëmurë është jo vetëm shenjë e ftohjes apo një gjendje gripale, por edhe simptomë tipike e bronkitit kronik. Kjo sëmundje prek bronket dhe ka për shenja kryesore kollën dhe sekrecionet bronkiale, të njohura në gjuhën e përditshme si gëlbazë). Kjo patologji konsiderohet kronike kur për 2 vjet rresht, gjatë 3 muajve të vitit, kryesisht në dimër, shfaqen këto dy shenja. Disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e bronkitit kronik mund të përmendim duhanin, infeksionet mikrobike, viruset stinore dhe faktorët ambientalë. Faktorë rreziku përbëjnë faktorët ambientalë si: tymi i duhanit, ndotja e ajrit, infeksionet virale në moshë të vogël, faktorët individualë si: raca, seksi, mënyra se si reagojnë ndaj tymit të duhanit apo infeksioneve virale.

Pijet me soda shkak për kancerin në mushkëri

Sipas disa studimeve të bëra kohët e fundit është zbuluar se konsumimi i pijeve që përmbajnë sodë shkakton probleme të ndryshme për shëndetin. Prania e sodës në pijë sjell probleme më tensionin, probleme kardiovaskulare, si dhe sëmundje të ndryshme të mushkërive, ndër to mund të kthehet edhe në shkaktar të kancerit. Kanceri është një sëmundje shumë e përhapur jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend të botës. Kanceri vjen kur qelizat e trupit riprodhohen me shpejtësi. Çdo ditë trupi ynë riprodhon qeliza të reja që të zëvendësojë qelizat e vjetra që vdesin, por kur riprodhimi është më i shpejtë se vdekja atëherë formohet kanceri në trupin tonë. Në përgjithësi nuk mund t’i shmangesh kësaj sëmundje, veçanërisht kancerit të mushkërive që në shumicën e rasteve shkaktohet nga duhani.

Çfarë e shton rrezikun e kancerit

- Nëse në familje keni histori të kancerit

- Nëse jeni duke përdor apo keni përdor produkte të duhanit, siç

janë cigaret apo llullat e posaçme për të pirë duhan

- Konsumimi i rregullt i alkoolit

- Konsumimi i ushqimit që përmban yndyrë të lartë gjatë tërë

jetës tuaj.

- Ekspozimi i lartë ndaj rrezatimeve siç janë rëntgenogram dhe

rrezet ultraviolete.

- Përdorimi i llambave diellore dhe aparateve për nxirrje të

lëkurës.

- Rrezet ultravioletë e marra nga aparatet për nxirrje të lëkurës

- Ekspozimi ndaj kimikateve sidomos nëse punoni me to, siç janë

metalet apo pesticidet.

Duhani numër një në kancerin e mushkërive

Te femrat, kanceri i mushkërive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave. Është vërtetuar se për çdo 20 cigare, rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit është rreth 50-60-vjeçare dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por edhe i ashtuquajturi “bronshit azmatik”, shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Por dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut. Duhani mbetet përgjegjës për epideminë e këtij të fundit, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë nga kanceri te meshkujt.


Dieta dhe roli i saj në sëmundjet e mushkërive

Roli që dieta luan në sëmundjet e mushkërive është mjaft i rëndësishëm dhe kur këto dieta janë drastike dhe jo të shëndetshme që në të marrim vitaminat e duhura atëherë ato kanë një rol negativ jo vetëm në tërësi të organizmit por veprojnë direkt dhe në funksionimin e mushkërive duke shkaktuar sëmundje të ndryshme. Disa vitamina dhe lloje ushqimesh duhet të përfshihen në dietën tonë patjetër për të ruajtur mushkëritë tona në një gjendje të shëndetshme. Shumë sëmundje të mushkërive janë të lidhura me një proces të quajtur stres oksidativ. Sëmundjet e mushkërive që janë të lidhura me stresin oksidues janë: astma, emfizema dhe sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, fibroza cistike, pneumonia, sëmundjet intersticiale të mushkërive, sindromi i distresit respirator akut tek i rrituri, tuberkulozi. Për të mbrojtur mushkëritë tona nga sëmundjet e stresit oksidativ. Është e domosdoshme ngrënia e ushqimeve dhe e vitaminave qoftë me dietë apo pa dietë pra janë të detyrueshme disa prej tyre për funksionimin e shëndetshëm të mushkërive tona në formë të shëndetshme. Këtu futen ndër më të rëndësishmet. Vitaminat antioksiduese. Agrumet dhe lëngjet e tyre, fruti i kivit, brokolo, piperi jeshil. 2-Beta-carotenë: kajsia, pjepri, mango, karota, piperi, spinaqi, patate e ëmbël.


Sëmundje të mushkërive, të fytit, në ftohjet

Metrika i vogël është bimë shumëvjeçare. Gjethet kanë bisht të shkurtër, janë me majë dhe të vogla. Ka kërcell të shkurtër, kurse kërcejtë e lulëzuar janë të drejtë. Lulet janë të rralla, blu, lejla dhe çelin në maj deri në gusht, ndërsa disa lloje çelin në muajin shkurt. ”Bima arrin lartësinë 30 cm. Ajo kultivohet në kopshte për lulet e bukura erëmirë. Mbin edhe në vendet me hije. Në lashtësi e mbanin për simbol të virgjërisë. Në Francë për bar të magjistricave, ngaqë ato e përdorin në veprime të mistershme. Në Belgjike e mbajnë për bimë që të jep lumturi e jetëgjatësi, prandaj spërkatin me të rrugët nga kalojnë të fejuarit. Bedi i egër apo mertika nuk ka erë dhe ka shije të hidhur, por përdoret shumë në industrinë e lëkurës. Të vlefshme për përdorim janë gjethet me gjithë biskun, që mblidhen në muajin maj-qershor.

Përgatitja: Ziejmë 1-2 lugë kafeje gjethesh në një gotë ujë. Marrim nga një gotë në mëngjes e në darkë. Pluhuri nga gjethet, një lugë kafeje në një gotë me qumësht të ftohtë. Pimë 2-3 herë në ditë. Zierja e përgatitur dhe pluhuri këshillohet në sëmundje të mushkërive, të fytit, në ftohjet, në kollë, në acarimet e udhëve të frymëmarrjes dhe kur pështyjmë gjak që shoqërohet me temperaturë. Përdorimi i jashtëm është për terapinë e plagëve. Edhe Bedi i kultivuar mban të gjitha cilësitë e tij farmaceutike.

Ushqimet e gjelbra ulin rrezikun e kancerit në mushkëri

Nëse vuani nga kanceri në mushkërinë e bardhë është mirë të hani shumë perime të gjelbra. Ka ardhur koha që ushqimi të mund të shërbejë jo vetëm për të parandaluar këtë sëmundje, por edhe të ndihmojë në mjekimin e saj. Mjekësia alternative ka disa kohë që rekomandon ushqime vegjetative dhe mirobiotike për pacientët me kancer, duke përfshirë këtu edhe kancerin në mushkërinë e bardhë. Efekti tani gjithnjë e më tepër mjekësia popullore ka zbuluar se pemët e gjelbra dhe perimet janë tepër të efektshme për këtë kancer. Studimet e fundit kanë treguar se përbërësit e ushqimit, siç është betakaroteni, mund të sulmojnë dhe të zhdukin qelizat tumorale, duke penguar kështu rritjen dhe zhvillimin e tij. Duke ngrënë karota të freskëta, së paku 2 herë në ditë, rreziku nga kanceri në mushkërinë e bardhë ulet në masën 60 për qind. Ndërsa një gotë me lëngun e lule lakrës së bardhë të freskët më shpesh se një herë në ditë e zvogëlon rrezikun në 70 për qind dhe spinaqi i freskët 40 për qind.

Lakra dhe lulelakra kurojnë mushkëritë

Lakra dhe lulelakra ndihmojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri në mushkëri. Një studim i publikuar në revistën “Lancet” ka treguar se ngrënia e shpeshtë e këtyre perimeve mund të ulë ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga ky tumor, sidomos tek ata që kanë riskun gjenetik. Studimi është kryer nga “International Agency for Cancer Research” (Iacr) në Lion të Francës dhe, sipas tij, mjafton që këto perime të konsumohen të paktën një herë në javë për të përfituar prej vetive mbrojtëse të tyre. Sipas ekspertëve, përfundimet e studimit gjejnë më tepër vend te personat që kanë versione të paaktivizuara të dy prej gjeneve të ADN-së. Dy gjenet e vena “në shënjestër” janë “Gstm1” e “Gstt1”, që kanë për funksion mbrojtjen e organizmit nga disa lëndë toksike. Lulelakra dhe lakra, apo dhe perime të ngjashme me to, janë të pasura me substanca kimike, të ashtuquajtura isotiocianate, që arrijnë të mbrojnë nga kanceri polmonar.


Kolla kronike, “sinjal” për kancerin në mushkëri

Ndër shkaqet kryesore të përhapjes së kësaj patologjie tumorale janë konsumimi i duhanit, trashëgimia dhe rritja e nivelit të ndotjes së ajrit. Tumori i mushkërive përfaqëson shkakun e parë të vdekjeve nga kanceri, në vendet e zhvilluara. Kjo sëmundje përfaqëson 25 për qind të gjithë tumoreve malinjë që mund të shfaqen te personat e seksit mashkull. Vitet e fundit, po vihet re dhe një rritje e numrit të rasteve dhe te gratë. Kjo lidhet me shtimin e numrit të grave që pinë duhan, që është shkaku kryesor i shfaqjes së kancerit në mushkëri.

Fibrat “aleate” dhe për mushkëritë

Nëse konsumoni sasi të mjaftueshme fibrash çdo ditë, do të arrini të përmirësoni funksionet e mushkërive, duke bërë të mundur të merrni frymë më mirë. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “American Journal of Epidemiology”. Studiuesit e “National Institute of Environmental Health Sciences”, të koordinuar nga Stephanie J. London kanë marrë në shqyrtim rastet e 11.897 personave të moshave nga 44 deri 66 vjeç, duke analizuar regjimin ushqimor dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Nga kjo ka rezultuar se personat, në dietën e të cilëve kishte shumë fibra, ishin shumë të shëndetshëm nga mushkëritë dhe kishin një risk më të pakët për t’u sëmurur nga bronkopneumonia kronike ostruktive (BPCO). Studime të mëparshme kanë treguar për një lidhje mes shëndetit të mushkërive dhe regjimit ushqimor, duke mëshuar më shumë në rolin e vitaminave: C, E dhe D, si dhe të acideve yndyrore Omega-3. “Të dhënat tona sugjerojnë se fibrat kanë një rol mjaft të rëndësishëm për performancën respiratore”, ka nënvizuar London. Por cila do të ishte sasia e nevojshme me fibra për të pasur një efekt mjaft të mirë në mushkri? Receta ideale është: 30-38 gramë në ditë për burrat dhe 21-25 gramë te gratë. Ku mund t’i gjeni: perimet me gjethe të gjelbra, perimet me zhardhok: patate, karota, rrepa,etj., janë mjaft të pasura me fibra. Po ashtu mund t’i gjeni te frutat e thata dhe drithërat.

Lidhja e duhanit dhe kancerit në mushkri

Duhani konsiderohet si shkaku kryesor i shfaqjes së kancerit në mushkri. Është parë se një burrë me moshë 35 vjeç, që pi më tepër se 25 cigare në ditë, ka një risk 20 herë më të lartë, se një bashkëmoshatar i tij që nuk ka pirë kurrë duhan. Rreziku shtohet në lidhje me: Numrin e cigareve që pihen (sa më shumë, aq më i madh është rreziku); moshën e fillimit të duhanit (sa më i ri, aq më i lartë është rreziku); dhe trashëgiminë. Në personat që heqin dorë nga duhani rreziku ulet gjatë 10-15 viteve që pasojnë, duke u barazuar me atë të një personi që nuk ka pirë kurrë duhan. Por dhe pirja pasive e duhanit shton rrezikun për shfaqjen e karcinoma polmonare (shton me 19 për qind riskun në personat jo duhanpirës që të sëmuren me kancer të pulmonit). Faktori më i rëndësishëm përfaqësohet nga tymi i duhanit: Ekziston një raport i qartë dozë-efekt, dhe kjo vlen edhe për pirësit pasivë të duhanit. Kjo shpjegon se sa më shumë të pihet duhan (ose sa më shumë duhan të jetë thithur gjatë jetës), aq më e madhe është mundësia për t’u sëmurur.

Astma kurohet me sherbele

Çaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësinë popullore ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherbelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit. Në mëlçi bëhet prodhimi i lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit, si dhe e helmeve. Kjo është dhe arsyeja përse funksionimi sa më mirë i saj është shumë i rëndësishëm. Për parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të mëlçisë mjekët këshillojnë të pihet 3 herë gota në ditë çaj sherbele.

Brokoli për të mbajtur të shëndetshëm aparatin e frymëmarrjes

Konsumimi i disa lloj perimesh, ndihmon frymëmarrjen. Të paktën ky është rezultati i një studimi të kryer nga ekipi i “R&S” i “Bios Line”, që ka identifikuar se disa përbërës natyral që ndodhen në familjen e kruçifereve (lakra, lulelakra, etj) kanë efekt mjaft të mirë, në sistemin e frymëmarrjes. Duhani dhe ndotja atmosferike sulmojnë çdo ditë rrugët e frymëmarrjes. Vështirësi në frymëmarrje, kollë në mëngjes, sekrecione dhe broshit janë ankesat më të shpeshta që shfaqen nga aparati i frymëmarrjes te duhanpirësit, por dimë se dëmet që shkakton smogu janë të ngjashme me ato që shkakton dhe duhani. Perime si lulelakra, sallata jeshile, brokoli, lakra e bardhë, rrepat, rukolat mbrojnë organizmin nga efekte e dëmshme të duhanit dhe ndotjes atmosferike. Sipas autorëve të studimit efekti mbrojtës i atribuohet disa substancave natyrore që mbrojnë aparatin e frymëmarrjes së duhanpirësve, duke aktivizuar sistemet enzimatike intoksikues, nëpërmjet një procesi që vepron në nivel molekulash. Veprimi i këtyre bimëve lidhet me një faktor të veçantë, faktori “Nrf2”, i aftë të rregullojë në mënyrë precize aktivitetin e geneve të pranishme në ADN e bërthamës. “Jemi duke punuar prej më shumë se një viti me këtë projekt. Fillimisht kemi parë funksionet kryesore të faktorit “Nrf2”, duke kaluar më pas në efektin e ekstrakteve bimore, që përdoren më tepër për krijimin e një përbërësi ushqimor specifik. Nëpërmjet këtyre analizave, kemi arritur të individualizojmë ekstrakte bimore duke standardizuar në to, principet aktive ku janë përqendruar më shumë. Nga kjo është parë se bimët si brokoli, lulelakra, rrepa, etj kishin nivele më të larta të faktorit “Nrf2”,- nënvizojnë autorët e studimit.

Sherbela lufton tuberkulozin

Çaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësi ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga tuberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherbelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin.

Portokalli parandalon ftohjen

Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokallëve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë I mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.

Si të ndihmoni mushkëritë

-Përdorni sa më shumë produkte me mish. Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër. Mos përdorni duhan.

-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës. Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra. Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe. Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.


Sëmundjet e mushkërive, alarm edhe te femrat

Sëmundjet e mushkërive tani janë kthyer në makth edhe për moshat e reja dhe femrat, duke u shënuar 50 për qind raste më shumë se 10 vjet më parë. Një fakt i tillë është arritur pas studimit të kryer nga 5 mjekë në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive, të cilët kanë marrë si objekt studimi 1476 pacientë, të ndarë në 3 periudha kohore. Kjo u bë e ditur dje në Konferencën Medike Kirurgjikale, ku u pasqyrua panorama e sëmundshmërisë për shumë specialitete. Ndërsa po vihet re gjithnjë e më shumë rritja e numrit të pacientëve me sëmundje të mushkërive, mjekët theksojnë se një ndër shkaqet kryesore është konsumimi i duhanit. Fenomen në shtim së fundi te femrat. Rastet në rritje. Këmbanat e alarmit për sëmundjet e mushkërive tashmë kanë filluar të bien sidomos vitet e fundit. Megjithatë, jo vetëm duhani është armik i sëmundjeve të mushkërive, pasi mjekët theksuan se edhe ndotja e ambientit po vepron gjithnjë e më fuqishëm mbi mushkëritë e shqiptarëve, duke u bërë një problem serioz për popullatën.


Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

Tuberkulozi konsiderohet si një nga sëmundjet më të rrezikshme për shëndetin e atyre që preken. Tuberkulozi është në sëmundje shumë e zakonshme infektuese që shkaktohet nga mikrobaktere, më së shumti nga mikrobakteri i tuberkulozit. Tuberkulozi prek më shumë mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe sistemin nervor, sistemin limfatik, sistemin qarkullues, sistemin gjenital, kockat, kyçet, madje edhe lëkurën. Mikrobaktere të tjera si ai bovës, afrikan, dhe mikrobet mund të shkaktojnë tuberkulozin. Në tre rastet e fundit njerëzit e shëndetshëm janë më pak të prekshëm nga kjo sëmundje.

Si mund të parandalohet përhapja e sëmundjes

1- Ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit. Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.

2- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues.

3- Personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluar dhe të marrin kurë të menjëhershme

4- Mbrojtje personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz duhet të vishni një respirator personal.

5- Duhet të jeni sa më shumë higjienikë

6- Në rastet kur jeni në fazat e para të sëmundjes, të ushqeheni shumë dhe të dilni sa më pak. Kjo ndihmon në evitimin përhapjes së sëmundjes së tuberkulozit.

7- Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit. Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit.

8- Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë.

9- Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme.

10- Secili duhet t’i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.


Astma, shkaqet e sëmundjes që na merr frymën

Astma është një sëmundje që ka marrë shtrirje të gjerë në dekadat e fundit, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe ekspertët ende nuk ia kanë dalë të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje. Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri. Një pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë. Në fakt, jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen nëpërmjet alergjisë. Ka shumë të ngjarë që astma të shkaktohet nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera ambientale, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë.

Ndihma e ekspertëve kundër astmës

- Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës. Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit. Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.

- Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin. Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që

shkaktojnë astmë.

-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa. Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës. Evitoni jetesën në qytete të ndotura.

- Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë. Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin. Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.


Çajrat që duhet të pini për të mos patur kollë

Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në tetë javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike. Çaji me gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate të mira për të larguar kollën. Gështenja, një nga drurët më të njohur në Shqipëri, nuk mund të vlerësohet vetëm për frutin e mrekullueshëm e të pasur me vitamina, por pema shquhet edhe për ndihmesën, që ajo jep në mjekësinë popullore. Gjethet e gështenjës luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e shumë sëmundjeve. Gjethet e gështenjës janë të pasura me substanca vepruese saponinë, eskulinë, fraksinë, flavoneve, taninë, të cilat ndikojnë dukshëm në qarkullimin e shpejtë të gjakut.

Përdorimi çajit
Pirja e tre gotave të çajit, të përftuar nga farat ose lulet e gështenjës, ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të veshkave. Në këtë mënyrë shmangen dhe sëmundjet e tjera, që mund të shfaqen nga çrregullimet, që ndodhin në to. Në sajë të vetive të shumta, që kanë gjethet e thara e të grimcuara, përdoret si rrudhëse, shërbejnë në rritjen e lëngut në stomak, duke bërë të mundur dhe shtimin e oreksit. Rezultate pozitive çaji jep edhe në kurimin e sëmundjeve reumatizmale. Janë pikërisht sëmundjet, që zhvillohen në mënyrë të theksuar dhe që kalojnë në fazën kronike e të zgjatur. Përdoret në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe gjunjëve, kur vijnë si pasojë e këtyre sëmundjeve. Gjethet e gështenjës në përbërje të tyre kanë veti irrituese për indet dhe shkaktojnë skuqjen e tyre. Çaji rekomandohet edhe te të gjithë ata që vuajnë nga majasëlli. Kjo sëmundje në të shumtën e rasteve shfaqet te moshat e rritura, veçanërisht te të moshuarit, me zgjerim dhe pezmatim të pjesës së poshtme të zorrës së trashë. Menjëherë pas shfaqjes së kësaj sëmundjeje këshillohet pija e çajit, pasi majasëlli mund të shkaktojë ndërlikime të tjera. Çaji i përftuar nga gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate shumë të mira edhe në pezmatimet e rrugëve të frymëmarrjes. Sëmundjet e grykës janë të një natyre të menjëhershme e të zgjatura dhe karakterizohen nga acarimi i mbulesës së mukozës

Bronket

Sëmundja përhapet gradualisht dhe mund të kapë trakenë e bronkeve. Mund të shoqërohet me ngritje të temperaturës dhe me kollë. Shpesh kolla mund të shoqërohet dhe me gëlbazë. Çaji ka dhënë rezultate pozitive në lehtësimin e kollës. Për largimin e kollës këshillohet të pihet çdo ditë lëngu i gështenjës, i ëmbëlsuar me mjaltë. Kur kolla është e shoqëruar me sekrecione, gështenja është një bimë me veprim antiseptik që ndihmon në largimin e saj. Ajo bën të mundur lëngëzimin e saj dhe i sëmuri ndihet i lehtësuar. Kjo kurë shërben edhe për të gjithë ata që vuajnë nga astma. Në rastet e krizave dhe kur të sëmurit i merret fryma, këshillohet pirja e menjëhershme e çajit të gjetheve të gështenjës. Një rol të rëndësishëm japin gjethet edhe në disa prej sëmundjeve të zemrës, në veçanti të çrregullimit të ritmit dhe për pasojë edhe të pulsit. Çaji ndihmon edhe në rastet kur sëmundja shoqërohet me fryrje të këmbëve dhe barkut, për pasojë të dobësimit të muskulit të saj. Gjatë shfaqjes së këtyre shenjave këshillohet pirja e çajit deri në shërim të të sëmurit. Rezultate të mira janë arritur nga përdorimi i çajit edhe në çrregullime të enëve të gjakut, që furnizojnë trurin. Edhe në këtë rast nevojitet pirja e çajit të kësaj bime.

Përgatitja e çajit
Për përgatitjen e çajit nevojiten një deri tre lugë me bimën e grimcuar, të cilat hidhen në një enë ku shtohet një gotë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas çaji kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Ai këshillohet të pihet 1 deri 2 gota në ditë. Këshillohet të përdoret nga i sëmuri brenda 48 orëve nga çasti i përgatitjes, përndryshe, duke qenë mjedis i përshtatshëm për mikrobe, prishet. Duhet të ruhet në enë qelqi dhe jo metalike, sepse mund të bashkëveprojë me metalin, duke liruar lëndë të dëmshme dhe dëmton shëndetin. Çaji duhet të ruhet në vende të errëta dhe të freskëta. Pjesët që përdoren për kurimin e sëmundjeve janë gjethet e thara të gështenjës. Që të kenë rezultate pozitive gjatë përdorimit këshillohet që tharja të bëhet në ambiente me hije dhe të ngrohtë. Tharja mund të bëhet nën çatitë e banesave dhe në vende me hije për të pasur një veprim të ngadaltë. Koha në të cilën arrihet është tre deri në gjashtë ditë. Më pas gjethet e përftuara rekomandohet të ruhen në vende të ngrohta e pa lagështirë, të mbrojtura nga drita dhe pluhuri. Duhet pasur kujdes që gjethet të ruhen në një kuti. Nëse veprohet sipas këtyre rregullave, bima mund ta ruajë aftësinë e tyre kuruese deri në 18 muaj nga dita e mbledhjes së tyre.

Lëngjet e frutave për parandalimin e kollës

Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.

Çaji i lulëkuqes
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.
Lulja e Blirit
Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet tre deri në katër gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.

Fieri i Gurit

Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.


Studimi, çokollata shëron kollën

Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme. E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet

nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”, thonë studiuesit.


Frutat dhe perimet që luftojnë gripin dhe të ftohurin

Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga. Mjekësia dhe shkenca kanë bërë të mundur që në ditët e sotme të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të përhapura, të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një rol të rëndësishëm këtu luan ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Një dietë vegjetariane ndihmon shumë jo vetëm për të pasur një trup të shëndetshëm, por edhe për të pasur një mendje të qetë dhe të kthjellët. Ndërsa ushqimi i mirë është vital për shëndetin, edhe dieta është po aq e rëndësishme. Trupi ynë ka nevojë për pushime periodike dhe kjo përfshin edhe organet tona të tretjes. Dieta është mënyra e vetme për t’i lënë të pushojnë këto organe jetësore. Është e nevojshme të mësohet një teknikë sa më e përshtatshme për një dietë efikase dhe pa rreziqe, si edhe “sekrete” të tjera për një shëndet të mirë. Por studimet e bëra nga dietologët kanë treguar efektet pozitive të bimëve dhe ushqimeve në shëndetin tonë, si stimulues të sistemit imunitar, por edhe të efektshme kundër gripit dhe të ftohurit. Dietologu David Grotto, nga Çikago, në një libër ka përmbledhur 101 ushqime të dobishme për shëndetin. Ndërsa më poshtë, po nga ky libër, radhiten 10 bimë dhe ushqime që janë të njohura për efektet e tyre kundër gripit.


Hudhra

Megjithëse aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Ajo është e shëndetshme për vetë faktin së ajo përmban fitokimikate që vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë e kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të një shkencëtari David Grotto, nga Çikago, i cili, i bazuar në studimet dietologjike, ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj. Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga, të pritet në copa të vogla, të shtypet dhe pastaj të përdoret.


Kërpudhat

Kërpudhat, duke filluar nga bishti e deri të koka, apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e “çadrës”, përmbajnë betaglukane, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin. Sipas studimeve të bëra, ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundjeshkaktuese. Sipas dietologut David Grotto, kërpudhat janë vërtet të shijshme nëse gatuhen siç duhen. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.


Çaji

Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit. Ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat kanë antioksidantë mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si antiinflamatore, – thotë Uendi Bazilian, një mjek amerikan. Sipas tij, por edhe eksperiencave jetësore, janë tashmë të ditura efektet pozitive që jep çaji në shëndetin e njeriut. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.


Tërshëra

Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralësh dhe betaglukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës, ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit), janë relativisht më të pasura në lipide 5 për qind dhe përmbajnë proteina rreth 14 për qind, glucide të ndryshme rreth 60 për qind, ku kryesori është amidoni me 55 për qind. Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substancë fuqizuese e sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substancë estrogjene. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.


Manaferrat

Manaferra është një frutë i ëmbël në shijë, shpesh mund të ngatërrohet edhe me qershinë. Por për ekspertët e mjekësisë popullore ky frut është mëse i pasur me vitamina dhe mineralet bazë për organizmin e njeriut. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet që ky frut të konsumohet nga të gjitha grupmoshat, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit. Dukët e pabesueshme, por është e vërtetë. Manaferrat bëjnë të mundur uljen e kolesterolit në trup. Njeriu mund të hajë sasi të mëdha manaferrash dhe të mos shëndoshet, përkundrazi ky frut bën të mundur rënien nga pesha si dhe kontrollon nivelin e yndyrave në gjak. Ky frut lufton gripin dhe të ftohurit.


Lakra

Jo pak por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia popullore në Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se kjo është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshëm edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës që stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zier me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.


Mjalti

Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të dr. Molan, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm, mjalti ka edhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Do të ishin të rekomandueshme dy lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metodë mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast lufton bakteret dyfish më shpejt se sa një tretje sheqeri.


Proteina e hirrës

Ajo nuk është vetëm për trupin. Proteina e hirrës është një zinxhir aminoacidesh, e cila ndihmon në përtëritjen e muskujve dhe zhvillimin që quhet themelimi i Çikagos, bazuar në dietologun David Grotto. Studimet kanë treguar gjithashtu që ato mund të rrisin sistemin imunitar, të neutralizojnë efektet rrënjësore. Grotto rekomandon shtimin e proteinës së hirrës te frutat. Është e rekomandueshme që të konsumohet gjatë periudhave gripale, sepse fuqizon sistemin imunitar dhe ndihmon që të largohet gjendja gripale apo gjendjet e të ftohurit.


Elbi

Është një tjetër burim i fibrave dhe beta-glukozëve. Elbi ka treguar se përmirëson imunitetin aq mirë sa kolesteroli i ulët. Antioksiduesit që janë gjetur tek elbi, gjithashtu, mbrojnë qelizat nga dëmtimi, thotë David Grotto, autori i “101 ushqimeve që mund të shpëtojnë jetën tuaj”. Elbi mund të shtohet lehtësisht të supërat, mishi i zier dhe sallatat. Elbi përmban potasiumin, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave. Këshillohet përdorimi i 4-5 biskotave me elb çdo ditë. Sidomos nëse doni të luftoni gripin.


Patatja e ëmbël

“Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotenin”, thotë dietologu David Grotto. Mund ta fusësh të gjithën në furrën e sobës ose në thekëse dhe përgatit një tas të shëndetshëm me patate të pjekura. Shikoni për patate me lëkurë të errët, të cilat përmbajnë një sasi të madhe betakarotinë. Patatja është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha, zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim, etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara