Shenjat kur martesa po merr fund

/ On : 10:39/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Në fillim ishit shumë të lumtur, entuziastë që dashurinë tuaj po e kurorëzonit me një martesë, po krijonit një familje, një çerdhe për ju dhe fëmijët e ardhshëm. Mirëpo rutina, herët a vonë i kap të gjithë dhe kjo është e pashmangshme. E rëndësishme është që kjo të jetë thjesht një fazë kalimtare dhe jo shkatërruese për martesë. Ndonëse të gjithë e dinë që një ditë kjo ndosh, jo të gjithë, veçërisht femrat, janë të ndërgjegjshme për elementët e vegjël, në dukje të parëndësishëm, por që shpien në ftohjen e një marrëdhënie. Shpesh herë të fshehur, por shpesh edhe të dukshme, sjelljet e meshkujve brenda një marrëdhënie martesore, janë pasqyra e vërtetë e gjendjes në të cilën ata ndodhen dhe mendimit të tyre mbi këtë marrëdhënie. Më poshtë janë listuar dhjetë shenja, të cilat sipas psiokologëve duhet të shqetësojnë realisht një grua, nëse i has tek bashkëshorti i saj.
Nuk kujdeset për shtëpinë. Ju jeni ajo që merr përsipër gjithçka, qofshi shtëpiake, apo edhe me një punë të caktuar. Bashkëshorti juaj është gati të rrojë mes pluhurave, mes rrëmujës, por nuk kontribuon aspak në mirëmbajtjen e shtëpisë. Është një shenjë e qartë që ai është i tërhequr nga jeta familjare, nuk i bën më përshtypje “foleza” juaj. Merreni në konsideratë këtë sjelle tijën, mos anashkaloni si moskokëçarje të momentit nga ana e tij.
Ju kërkon të mbani shënim paratë që shpenzoni për pazaqret mbi shtëpinë. Më përpara nuk e bënte diçka të tillë? Sipas psikologëve, kujdesi për paratë, në një kohë që jetesa juaj është e përbashkët, do të thotë që ai ka filluar të mendojë në këtë mënyrë “paratë e saj, paratë e mia dhe jo paratë tona”.
Më parë bashkëshorti juaj ishte një njeri i cili vdiste të qëndronte për orë të tëra ulur në kolltuk, të lexonte një gazetë, të shihte televizor, kurse tani dëshirat dhe aktivitetet e tij kanë ndryshuar. Shihet më shpesh në pasqyrë, model ii tij i flokëve ka ndryshuar, ndoshta edhe pak stili i veshjes, merret më shumë me sport dhe lëviz më tepër nga shtëpia. Mendoni se e bën për ju? Në fakt jo! Sipas psikologëve, kjo është sjellja tipike e një mashkulli që ka rigjetur besimin në vete dhe kërkon të “rihidhet në treg”.
Nëse më parë çdo fundjavë dilnit bashkë, ai ju shoqëronte të shihnit një film, një concert, të bënit shopping, çdo gjë bashkë, pasi ishte fundjavë, kurse tani nuk e bën, punët janë serioze! Sipas psikologëve, kompromisi është thelbi i një marrëdhënie në çift. Bashkëshorti juaj në këtë rast nuk ka ndryshuar, është po ai që ka qenë, thjesht ka vendosur të mos shtiret më, duke bërë gjërat që ai pëlqen të bëjë, jo që ju pëlqeni që ai të bëjë. Në këtë pikë, marrëdhënia juaj fillon të rrezikohet dhe kjo jo sepse ai nuk bën si doni ju, por sepse individualiteti dhe një lidhje dyshe nuk shkojnë kurrë mirë bashkë, nëse të dyja këto gjëra zbatohen me kokëforësinë më të madhe.
A është Facebook-u faqja e parë që del sa herë hapet laptopi i tij? Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ai ka një lidhje të fhshetë që po e konsumon në rrejtin social, por megjithatë, vetëm ideja që aty mund të ketë ish shoqe të tij të shkollës, të njohura, një jetë virtual, ndryshe nga ajo që ka në shtëpi, e për të cilën sillet indifferent, për të kuptuar që në fakt bashkëshorti juaj do të donte realisht të ishte diku tjetër.
Është shëndoshur në mënyrë drastike, vetëm kini parasysh se nuk bëhet fjalë për një kontraditë me pikën tre të këshillave, është thjesht një tjetër rrezik. Në ç’mënyrë? Ai ka kuptuar që sido që të jetë forma e tij fizike, mes jush do të jetë e njejta histori, e mërzitshme, pa passion, pa gjëra të reja dhe atëherë, përse t’ia mhojë vetes kënaqësinë që të jep ushqimi? Kështu, asgjë nuk i kursehet stomakut, për aq kohë sa raportin mes jush ai e sheh me mërzitje, të zakontë, pa nevojën për t’iu bërë përshtypje. Në këtë mënyrë demoralizohet dhe përfundimi janë kilet e teprta pa e vrarë mendjen fare.
Telefoni i tij është një tjetër shenjë të cilën duhet ta keni mirë parasysh. Zakonisht nuk ja kontrolloni as thirrjet dhe as mesazhet në celular. Nëse e shihni shpesh me cellular ndër duar, bëni kujdes dhe tregohuni pak “spiune”, tek e fundit për të mirën tuaj. Nëse celulari i tij është me kod, pra çdo gjë e mbrojtur nga siguria e një PIN-i, kjo është një shenjë për t’u marrë në konsideratë, kujtoni që celularët janë një armë me të cilën kryhet tradhëti në masë.
Marrëdhënia juaj seksuale është në krizë? Ai nuk ju kërkon më me pot ë njejtin passion, nuk e vret mendjen edhe sikur në shtratin bashkëshortor jut ë futeni me çorape leshi? Gjykoni me kujdes dhe përpiquni të kuptoni sjelljen e tij. Nëse më parë, dëshira e tij për raporte të tilla, ju besdiste, kurse tani ju mungesa ju shqetëson, atëherë duhet të zbuloni me patjetër shkakun. Mos e nënvlerësoni, pasi mund të mos bëhet fjalë thjesht për zëvendësim seksual, por edhe shpirtëror. Kujtoni që ka meshkuj të cilët marrëdhëniet seksuale, i kanë me të nejjtën konsideratë si marrëdhëniet e dashurisë si ndjenjë.
Kalon më shumë kohë jashtë, mbrëmjeve, se san ë shtëpi, pranë familjes suaj? Gjatë gjithë javës, nëse ai organizon më shumë se dy mbrëmje jashtë, me shokët e tij, me kolegët, për të luajtur, për të ngrënë darkë, apo gjetkë, kjo nuk është shenjë e mirë. Kërkon të rifitojë lirinë e tij, atë të cilën ndoshta ja ka mbytur jeta familjare. Me këtë rast kërkon të jetë i pavarur dhe është e qartë që po ju shmanget më çdo rast e me çdo kusht. Është një mënyrë për t’ju treguar se mbrëmjet e mërzitshme, duke qëndruar para televizorit, nuk shtyhen më.
Kulmi do të arrinte nëse ai do t’ju kërkonte që mbrëmjet tuaja në shoqërinë e komshinjve përballë, të ishin më të shpeshta. Përfundimisht kjo nuk është aspak shenjë e mirë.
Sipas psikologëve këshillues të raporteve në çift, këto janë disa nga shenjat që shfaqin burrat e martuar kur martesa e tyre “ju ka ardhur në majë të hundës” dhe dëshira për të ndryshuar mënyrë jetese është e madhe. Për aq kohë sa kjo dëshirë, do të thotë me fjalë të tjera lëkundje apo krisje, ose ndoshta më keq akoma, prishje të martesës dhe divorc, bëni mirë të tregoheni të vëmendshme. Sikur një nga këto pika të ishte e vërtetë, atëherë rrisni vigjilencën tuaj, dy pika të vërteta, do të thotë rrezik potencial i pranishëm, tre pika, thërrisni avokatin./100revista

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara