Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare!

/ On : 03:00/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.


Thuhet që jeta nis kur mbush 40 vjeç, por sipas një studimi të fundit, lumturia e vërtetë vjen në moshën 55-vjeçare. Kërkuesit britanikë kanë arritur në përfundimin se personat e kësaj grupmoshe qeshin më shumë se çdo grupmoshë tjetër. 

Kjo vjen pasi nuk kanë më stres në punë dhe nuk kanë as shqetësime për karrierën e tyre duke qenë se janë në etapën e fundit të punës.

Sondazhi i realizuar nga Fondacioni i Shëndetit Dentar Britanik tregon gjithashtu se grupmosha më pak e lumtur është 35-44 vjeç, me vetëm 35% të tyre që kanë pranuar se qeshin shumë gjatë ditës.
“Njerëzit kanë shumë stres që i vjen nga puna. Edhe ata që qeshin në punë, shtiren sepse duan t’i bëjnë qejfin shefit. Ka shumë presion në zyra”, thekson udhëheqësja e sondazhit,transmeton “TCh”.   P.K

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara