Lazer kundër malaries

/ On : 12:54/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Çdo vit vdesin qindra mijëra vetë nga malaria. Shkencëtarët kanë zhvilluar një aparaturë, që mund të revolucionarizonte luftën kundër malaries.
 
Malaria është një nga sëmundjet më të rrezikshme, me rreth 300 milionë infeksione dhe 600.000 raste vdekjesh në vit. Ajo transmetohet përmes pickimit të mushkonjës femër anopheles, parazitët plasmodium, hyjnë pastaj në gjakun e të infektuarit dhe shkaktojnë temperaturë të lartë, të dridhura, probleme të stomakut dhe të zorrëve dhe ngërçe, duke çuar ë rastet më të këqija në vdekje. Infeksioni, që shfaqet pothuajse kudo në botë, pëhapet në rradhë të parë se nuk diagnostikohet me kohë, në shumë rajone të botës mungojnë mjetet teknike dhe personeli. Studjuesit e universitetit Rice në Teksas duket se kanë bërë një hap të rëndësishëm, jo vetëm për të përcaktuar më shepjht malarian, por edhe në mënyrë më të saktë dhe me më pak shpenzime. Dhe kjo, sipas shkencëtarëve, pa teste laboratorike, dhe pa profesionistë të trajnuar posaçërisht.
Metoda e re quhet “Vapor nanobubble technology” dhe punon me një lazer, për të zbuluar qelizat e infektuara me malarie. Ky lazer “zbulon” hemozoinën, një produkt anësor kristalin të hemoglobinës, që krijohet vetëm atëherë, kur veprojnë parazitët plasmodium, shkaktarë të malaries. Me fjalë të tjera: Në rruazat e kuqe të shëndosha të gjakut nuk ka hemozoinë. Kjo e bën diagnozën, të pagabueshme, thotë studjuesi Dmitri Lapotko: “Ne kemi zhvilliuar metodën e parë, që mund ta gjejë malarjen brenda pak sekondave dhe pa analiza gjaku apo reagentë”, thotë ai.
Zbulimi sipas Lapotko është absolutisht i sigurtë dhe duhet ta diagonostikojë malarjen, edhe kur prej saj janë infektuar vetëm 0, 00034 përqind e qelizave të trupit, këtë së paku kanë dëshmuar provat me mijtë. Lazeri me frekuncë të ulët godet qelizat e infektuara me malarje për një pikosekondë, një e bilionta e sekondës. Energjia e lazerit merret nga kristalet hemozoinë dhe ata ngrohen aq sa, përreth kristaleve krijohen nano flluska avulli, të ashtuquajtura “vapor nanobubbles”. Kur këto flluska shpohen, në të dhjetë miliontën e sekondës krijohet një sinjal i veçantë akustik,i cili kapet nga një hidorlokator i lidhur me lazerin. “Nano flluskat e avullit krijohen vetëm falë këtij stimulimi dhe vetëm përreth hemozoinës”, shpjegon, pjesëmarrësja në studim Ekaterina Lukianova-Hleb. “Prandaj nuk ka patur eksperimente të dështura, në të cilat për shembull malaria të jetë diagnostikuar gabimisht një një qelizë të shëndoshë.”
Fllluska të vogla, efekt i madh
Shumë praktike: Teknika e përdorur në test duhet të përshatet një një aparat me bateri, i cili mbahet me vete, që si të thuash mund të përdoret kudo dhe në të ardhmen mund të diagnostikojë deri në 200.000 njerëz në vit. David Sullivan, studjues i malaries në universitetin John Hopkins në Baltimore dhe bashkëautor i një studimi për “Vapor nanobubble technology” thotë: “Kjo metodë diagnostikimi kontribuon, që malaria të identifikohet më shpejt dhe me shumë siguri, dhe përveç kësaj mund tëä kryher edhe nga personel, që nuk ka përgatitje mjekësore.” Përveç kësaj tesit me rreth 50 cent pro diagnozë do të ishte sa gjysma e çmimit të metodave tradicionale. Meqë falë teknologjisë së re malaria mund të diagnostikohet brenda pak sekondave në vendin e ngjarjes, bien shpenzimet për laboratorin dhe personelin.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara