Këshilla për lëkurë të thatë

/ On : 12:32/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Lëkura është organi ynë më i madh, i cili është gjithmonë i ekspozuar ndaj ndryshimeve të motit dhe ndaj shikimeve. Për këtë arsye dermatologët me këmbëngulje angazhohen të vijnë deri në dije të reja se di ta bëjnë secilin lloj lëkure butë dhe të shëndetshme. Poashtu, dermatologët theksojnë se lëkura e shëndetshme do të thotë edhe jetë e shëndetshme.
Përdorimi i prodhimeve të njëjta për trajtimin elëkurës përgjatë gjithë vitit nuk sjell rezultate të mira. Kjo sidomos lidhet me ditët e dimrit kur lagështia e ajrit nuk është aq e lartë. Një përkujdesje jo e përshtatshme ndaj lëkurës mund të sjellë ndryshime me anë të irritimit, skuqjes, madje edhe gjakosjes. Në lëkurë të thatë janë më të dukshme rrudhat dhe shfaqjet e tjera të padëshirueshme.

Çfarë rekomandojnë dermatologët?

1. Larja me ujë shumë të nxehtë vetëm mund ta dëmtojë lëkurën e thatë. Si ta ndalojmë atë:
  • Mbylleni derën e banjos
  • Kufizojeni larjen në 5 deri më 10 minuta
  • Lajuni me ujë të ngrohtë, e jo me shumë të nxehtë.
  • Lajuni me delikatesë me shpuzë dhe sapun, por pa parfume.
  • Shpëlaujni dhe fshijuni butësisht me peshqir.
  • Menjëherë pas fshirjes, lyhuni me shumë krem.
2. Përdorni kreme të ndryshme për trup. Janë më të mirë se losionet, pasi e ruajnë lagështinë e lëkurës. Kërkoni prodhime që përmbajnë vaj ulliri. Vaszelini dhe vaji mineral janë poashtu një zgjedhje e mirë për këtë lloj lëkure.
Këshillë: Gjithmonë mbani në cantë një krem jo të yndyrshëm për duar, me të cilin do t’i lyeni pas cdo larjeje. Kjo do të jetë një lehtësim i madh për lëkurën tuaj.
3. Përdorni vetëm preparate delikate për trup pa aromë. Disa prodhime janë tepër të ashpra për lëkurë të ndjeshme dhe të thatë.
4.Në dimër mund ta pengoni tharjen e lëkurës duke vënë doreza. Mbajini gjithmonë ato kur të dilni.
5.Vishni rrobe nga materiale natyrale. Nëse ju pëlqejnë veshjet e leshta apo nga ndonjë material tjetër që e gërvishtin lëkurën, atëherë përfundi tyre vishni astar mëndafshi a pambuku.
6. Përdorni freskues ajri që ta rregulloni lagështinë e ajrit në shtëpinë tuaj, nëse tharja vjen nga kjo mungesë.
Nëse keni lëkurë të thatë, mos përdorni:
1. Sapunë aromatikë
2. Preparate që përmbajnë alkool, aromë, apo ndonjë acid
Duke iu shmangur këtyre, i mundësoni lëkurës të ruajë njomësinë dhe yndyrshmërinë
Me ndjekjen e këtyre këshillave, lëkura juaj duht të përmirësohet dukshëm. Por, nëse kjo nuk ndodh, ndoshta do të duhej të vizitoni një dermatolog, i cili do ta kontrollojë lëkurën tuaj dhe do t’ju rekomandojë trajtime të ndryshme shëruese./Femra

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara