Ja pesë llojet e produkteve ushqimore që heqin rrudhat

/ On : 09:30/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Çdokush nga ne dëshiron që të luftojë rrudhat që shfaqen me kalimin e viteve dhe të duket më i ri. Por si luftohen rrudhat? Pa kremra të shtrenjtë dhe pa operacione estetike… Ne po ju sugjerojmë disa metoda të efektshme natyrale
Fytyra

A mund të luftohen rrudhat në mënyrë natyrale? Sigurisht! 



Rrudhat janë një nga armiqtë e betuar të grave. Por rrudhat nuk përcaktojnë bukurinë e një gruaje, që e bëjnë të duket më e madhe në moshë. Sigurisht që është më mirë të tregohet kujdes për të shmangur shfaqjen e rrudhave të para. Kremrat dhe produktet antirrudhë janë zgjedhja e parë e shumë grave, për të shmangur rrudhat. Por këto produkte nuk janë të vetmit. Në vend që t’i luftoni rrudhat me kremra shpesh të kushtueshëm apo me operacione kirurgjikale, përse nuk provoni produktet natyrale? Është zbuluar që disa produkte ushqimore ndihmojnë për të luftuar rrudhat në mënyrë të natyrshme. Ja disa prej tyre…

Veza

Ndani të bardhën e vezës në një tas. Masazhojeni këtë përbërje mbi lëkurë dhe lëreni të thahet për të paktën 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. E bardha e vezës përmban vitamina E dhe B, efikase kundër përkeqësimit të membranave qelizore dhe për mbrojtjen nga rrezet ultraviolet.

Vaj ulliri 

Tashmë njihen karakteristikat e vajit të ullirit për të ndihmuar lëkurën të qëndrojë e butë dhe e mbrojtur. Provoni të masazhoni lehtësisht disa pika nga vaji në fytyrë përpara se të shkoni të flini dhe e mbuloni atë me një peshqir të butë.

Mesazhi antirrudhë 

Merrni pak pambuk, ngjyejeni me tonikun tuaj të fytyrës dhe përdoreni për të masazhuar disa minuta fytyrën tuaj. Përqendrojeni mesazhin në zonat kritike për rrudhat si për shembull rreth syve, ballit dhe qafës. Nëse ju dëshironi të shijoni një moment relaksimi, ju duhet të konsultoheni në një qendër shëndetësore ose estetike dhe të përfitoni një trajtim relaksues për fytyrën.

Fruta dhe perime 

Frutat e freskëta dhe perimet, në përgjithësi ato me vitaminë A dhe D, ju ndihmojnë për të mbajtur fytyrën të freskët dhe të tonifikuar. Mungesa e vitaminës A, në fakt, është një nga shkaqet tharjes së epidermës, pra të formimit të rrudhave. Vitamina A stimulon prodhimin e kolagjenit, favorizon rigjenerimin qelizor, ndriçon tonin e fytyrës dhe heq njollat e errëta të formuara nga dielli apo nga mosha.

Lëng limoni 

Prisni një kokërr limon në gjysmë dhe masazhojeni një pjesë mbi rrudhat e fytyrës. Aciditeti i lëngut të limonit e bën lëkurën më të lëmuar dhe zvogëlon shfaqjen e rrudhave. Nëse e aplikoni të freskët, limoni ndihmon edhe për zbardhjen e njollave të lëkurës falë përmbajtjes së acidit askorbik.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara