Gastriti, ja si ta kuroni me kurat natyrale dhe ushqime

/ On : 08:00/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Gastriti është një problem shëndetësor i cili lind si pasojë e një sërë faktorësh fizikë dhe kirurgjikalë, të cilët çojnë në ënjtjen e mukozës së stomakut. Kjo gjendje shpesh herë shndërrohet në kronike, gjë që sjell dhe përkeqësimin e mëtejshëm.




SHKAKTARËT E GASTRITIT


Ka disa arsye kryesore, të cilat specialistët i quajnë si faktorë që shkaktojnë gastritin.


Tejkalimi i pirjes së alkoolit


Tejkalimi i pirjes së alkoolit ose përdorimi i tij i shpeshtë mund të çojë në shfaqjen e gastritit. Ndërveprimi i shpeshtë i indeve të stomakut me alkoolin çon në dëmtimin e tyre, gjë që sjell dhe shfaqjen e gastritit për një kohë të gjatë.


Ilaçet


Disa ilaçe specifike gjithashtu mund të jenë shkaktarë të gastritit. Është e vërtetuar që njerëzit që marrin më shpesh ilaçe si aspirina për një kohë të gjatë, bëhen persona potencialë për t’u prekur nga gastriti.


Operacionet


Shfaqja e gastritit lidhet edhe me disa ndërhyrje kirurgjikale. Disa sëmundje si kanceri në stomak kërkojnë detyrimisht heqjen e qelizave dhe indeve të prekura, por gjatë këtij procesi ndryshon dhe funksionimi normal i stomakut.


Djegiet


Djegiet e rënda në zonën e stomakut, gjithashtu ndryshojnë funksionimin normal të tij. Në këto raste, trupi e konsideron stomakun si diçka të jashtme, duke e luftuar. Kjo ndikon në dëmtimin e indeve dhe mukozës së stomakut.


Infeksionet


Edhe infeksionet mund të prishin mënyrën e funksionimit të tij. Heqja e kilogramëve nëpërmjet kirurgjisë Edhe pse këto procedura ndikojnë në heqjen e dhjamit nga zona e barkut, një nga efektet anësore më të çuditshme të tyre është gastriti. Në disa raste, gjatë këtyre operacioneve kemi lidhje të pjesëve të stomakut me aparatin tretës. Në këtë mënyrë sekrecionet e panevojshme të acideve gjatë tretjes, duke u kombinuar me ndryshimet e funksionimit të stomakut, bëhen shkaktare të gastritit.


Faktorë psikologjikë


Faktorë të ndryshëm psikologjikë si: Stresi, tensioni, shqetësimet apo depresioni mund të çojnë në sekrecione jonormale të stomakut si dhe lëngje të ndryshme të tij. Kur nuk kanë se me çfarë të reagojnë, këto lëngje sulmojnë indet e stomakut dhe shkaktojnë gastritin.


Gastriti, si ta kuroni


Mukoza gastrite është e bardhë dhe nuk sekreton më acid klorhidrik. Në përgjithësi ka një mungesë të vitaminës B12. Por cilat janë shkaqet e shfaqjes së gastritit. Fillimisht ato kanë të bëjnë me infeksionet në gojë apo te dhëmbët. Po kështu, ka lidhje me mënyrën se si ushqehemi: ushqime shumë të ngrohta, shumë pikante, marrja me tepri e alkoolit. Po kështu të prekurit me gastrit sjell dhe alergji nga përdorimi i vezëve dhe qumështit. Edhe përdorimi i tepërt i duhanit dhe alkoolit është i dëmshëm. Shenjat e gastritit kronik mund të jenë dobësim, mungesë oreksi, dhimbje barku, të vjella. Por që të mos prekeni nga disa sëmundje është mirë që disa rregulla duhet të respektohen. Është shumë e rëndësishme ndalimi i duhanit, pasi tymi është i dëmshëm për mukozën gastrike. Duhet të evitoni marrjen e aspirinës si qetësues, pasi është shumë i dëmshëm, po kështu edhe alkoolin dhe përdorimin e pikanteve: si piper, mustardë, uthull etj. Në listën e produkteve që duhet të hani janë edhe ushqimet e ëmbla dhe shumë të ëmbla, si bonbonet me mjaltë apo reçelrat. Edhe të skuqurat dhe ushqimet me shumë yndyrë nuk duhet të jenë pjesë e menusë suaj. Duhet të evitoni dhe ushqimet që janë të vështira për t’u tretur, si lakrat, bizelet, thjerrëzat, kërpudhat, kastraveci etj. Duhet të merrni një shtesë të ushqimeve që kanë vitaminë B12 dhe vitaminë C. Ndërkohë, të shihet edhe ndonjë infeksion i mundshëm i dhëmbëve, gojës, faringut.


Gastriti: qetësoni stomakun


Të shkosh shpesh në tualet, të kesh të vjella, dridhje… të gjithë i njohin simptomat e pakëndshme të gastritit. Menjëherë kemi një tendencë të shkojmë te mjeku dhe të marrim ilaçe, por do të ishte më mirë që gjithçka të kalonte nga ushqimi. Duhet të keni parasysh se duhet të evitoni ëmbëlsirat e tepërta dhe pikantet, të cilat e irritojnë stomakun. Ndërsa përdorimi i qumështit mund të ishte një zgjidhje e përkohshme për gastritin. Prandaj do të ishte e mira që në menunë tuaj të shtohej orizi, pure me karotë, komposto molle, banane e shtypur. Këto janë disa lloj ushqimesh që e lënë pak të qetësohet stomaku. Po kështu është mirë që të hani pak dhe shpesh: duhet që të fragmentizoni masën e ushqimit, duke ngrënë 6 deri në 10 herë në ditë, por duke ngrënë me porcione të vogla. Po kështu, për të mos pasur probleme me dehidratimin, është mirë që të pihen lëngje shpesh e në sasi të vogla. Ajo që duhet të pini është uji që ka sodium, do të ishte mirë që të pini nga një gllënjkë në çdo 10 minuta.

Pijet që duhet të evitoni: Alkool, kafe, pije me gaz, si ujë, limonada, koka-kola.
Produktet e qumështit

Gjatë trajtimit të të sëmurëve me gastrit dhe me ulçer nuk duhet të hani qumësht të paskremuar apo edhe gjalpë dhe kos. Po kështu, nuk duhet të hani as djathë me shumë yndyrë.

Mishi dhe sallami

Gjatë periudhës së trajtimit nuk duhet të hani produkte krudo, por edhe produkte mishi dhe sallami të tymosura. Nuk duhet të konsumoni mish të pjekur fort. Po kështu nuk duhet të hani mish me dhjam, si mish pate apo rosaku, apo edhe lëkurën e pulave dhe sallam me dhjam dhe të tymosura.

Peshku

Nga ushqimet tuaja duhet të hiqni peshqit që kanë dhjam, si ngjala, salmoni. Këtu mund të shtohen dhe peshku i tymosur, i marinuar apo i ruajtur në konserva

Buka

Buka duhet të përdoret gjithnjë e freskët. Por duhet të evitoni ëmbëlsirat me krem, apo produkte të skuqura me gjalpë, po kështu dhe prodhime ëmbëlsirash që përmbajnë shumë yndyrna

Perimet dhe patatet

Duhet të evitoni pjatat që kanë shumë yndyrë dhe që janë me bazë patate, si patate të skuqura apo të konservuara. Nuk duhet t’i hani patatet të shoqëruara me majonezë. Të kini sa më pak vaj në ushqimet që përdorni. Evitoni preshin, hudhrën, kërpudhat, ullinjtë, kastravecin, perimet e thata, sallatat me perime të përgatitura me majonezë apo me salcë të yndyrshme.

Frutat dhe arrat

Duhet të mos përdorini fruta të papjekura. Arra, bajame, pistake gjatë kohës që merrni ilaçe për gastritin apo ulçerën. Po kështu, duhet të mos përdorni sheqer me tepri, qoftë edhe në formë pudre.

Gjellët

Siç u tha dhe më sipër, duhet të shmanget çdo gjë që është me yndyrna, duke përfshirë supat dhe salcat. Po kështu edhe vezët e skuqura, apo pikante me bazë majoneze; mos u përpiqni të përdorni ushqime të pjekura fort dhe mos përdorni shumë qepën.

Çfarë duhet të hamë

Në përgjithësi, duhet të përdorni ushqime që nuk ju sjellin diarre, as dhimbje apo të vjella, as ushqime që ju japin ndjesinë e fryrjes në stomak. Duhet të përdorni ushqim sa më të lehtë, çka do të thotë ushqim që përmban sa më pak yndyrna. Te produktet e qumështit nuk duhet të hani shumë kos. Ndërkohë që mund të përdorni drithëra. Kështu, në listën e ushqimeve që treten lehtë janë karotat, kopër, lule lakër, bizele dhe barbunja, domate, kungulli dhe sallatë jeshile. Mbi të gjitha, përdorni barëra të freskët dhe të thatë, lëng limoni dhe pak kripë. Ndërsa te të ëmblat është i rekomandueshëm përdorimi i mjaltit dhe reçelit. Mund të hani ëmbëlsira pa krem apo ëmbëlsira me fruta, ndoshta dhe vetëm biskota. Është e nevojshme që pjekja të jetë me avull apo në ndonjë enë me baltë dhe të mos përdoret yndyra. Ndërsa për të pirë mund të merrni çdo lloj çaji, kafe me bazë drithërash, ujë i pa gazuar, lëng frutash apo lëng perimesh. Duke përdorur këto ushqime, mund të sjellim një lehtësim edhe në organe të tjera të tretjes apo në metabolizëm. Ndërsa alergjitë ushqimore janë të ndryshme te njerëz të ndryshëm.

GASTRITI

Ashtu si edhe për shumë sëmundje të tjera, çelësi është në parandalimin e tyre. Nëse gastriti arrin të shfaqet njëherë, ai sjell me vete edhe shumë rregulla dhe kufizime në mënyrën e jetesës. Për këtë arsye është më mirë që të marrim masat e nevojshme për ta parandaluar.

KONSULTIMI ME MJEKUN

Shumë prej nesh kanë zakonin që të pinë ilaçe pa recetë për të hequr dhimbjet e stomakut. Nëse duam që të ruhemi nga gastriti, duhet të heqim dorë nga kjo procedurë. Dhimbjet e stomakut kanë natyrë të ndryshme. Ne nuk mund të dimë nëse ilaçi që kemi blerë pa recetë dhe që e pimë, jep rezultate të ndryshme nga ai që ne dëshirojmë. Për këtë arsye gjithmonë është e rekomandueshme që të konsultohemi me një mjek para se të pimë çfarëdolloj ilaçi.

USHQIMET E FRESKËTA

Nëse duam që të jemi të shëndetshëm dhe të mos kemi probleme me gastritin, është e rekomandueshme që të hamë ushqime të shëndetshme. Nëse është e mundur duhet të eliminojmë produktet dhe ushqimet e ngrira. Edhe më keq është nëse konsumojmë ushqime të cilat kanë qëndruar në frigorifer për një kohë të gjatë. Tek ushqimet që ruhen në të tilla kushte zhvillohen disa lloje bakteresh të cilat mund të shkaktojnë gastritin.

MËNJANONI USHQIMET E YNDYRSHME DHE TË DËMSHME

E rëndësishme është që të hamë ushqime të lehta dhe të shëndetshme. Njerëzit, të cilët hanë ushqime të shpejta, të skuqura dhe pikante janë më të predispozuar për t’u prekur nga gastriti. Kur ne hamë ushqim të yndyrshëm ose pikant, struktura e trupit tonë ndryshohet së bashku me sekretimin e lëngjeve që ndihmojnë në tretjen e ushqimit. Kjo gjë mund të dëmtojë sistemin e tretjes dhe të shkaktojë gastrit.

TË MËNJANOJMË USHQIMET E PAGATUARA MIRË

Ushqyerja me ushqime që janë të pagatuara mirë ose të gjalla nuk është e shëndetshme. Ndër këto ushqime kryeson mishi. Duhet të jemi të sigurt se ushqimi që konsumojmë është i zierë ose i pjekur sa duhet. Nëse është gjysmë i pjekur, me siguri përmban baktere, të cilët lehtësisht mund të hyjnë në trup nëpërmjet stomakut dhe me siguri fillimisht do të dëmtojnë indet e tij.

LANI SHPESH DUART TUAJA

Diçka që e mësojmë që kur jemi fëmijë dhe që duhet ruajtur në mënyrë strikte, nëse duam që të parandalojmë gastritin është ruajtja e higjienës ose “zakoni i shëndetshëm” për të larë duart me sapun para se të fillojmë të hamë. Me-qenëse duart prekin dhe mbajnë gjëra të ndryshme gjatë gjithë ditës, asnjëherë nuk mund të jemi të sigurt nëse nuk kemi pasur kontakt me ndonjë lloj bakteri që mund të dëmtojë organizmin tonë. Ushqimet që përmirësojnë sëmundjen e gastritit

MOS KONSUMONI FRUTA DHE PERIME TË PALARA

E këshillueshme është të mos hamë fruta dhe perime të pa lara, sidomos ato që shiten nëpër kuti ose në rrugë. Ato, jo vetëm që do të jenë të mbuluara me pluhur por janë të mbushura me shumë baktere, duke qenë se janë lënë për orë ose ditë të tëra në rrugë. Kur hamë këto fruta, bakteret hyjnë në organizmin tonë dhe e bëjnë më të ekspozuar për një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë këtu edhe gastritin.

Gastriti kronik

Është dy llojesh: fundal dhe antral (ose tipi A dhe tipi B). Tipi A (fundal) është autoimun dhe shoqërohet me procese të tjera autoimune si anemia pernicioze, tiroiditi, etj. Tipi B (antral) shkaktohet nga Helicobacter pylori, nga antiinflamatorët josteroidë (NSAIDs), nnga CMV, HSV, etj. Antiinflamatorët josteroidë (NSAIDs) janë shkaku numër një i gastritit kronik (antral).


Shenjat dhe simptomat janë: zakonisht s’ka simptoma, mund të ketë dhimbje, pështjellim e të vjella, anoreksi, hemorragji, hematemezë.

Ulcerat gastrike

Helicobacter pylori gjendet në 70 për qind të ulcerave gastrike. Afërsisht 10 për qind e ulcerave gastrike janë malinje (domethënë tumor që ka pësuar ulcerë). Ndryshe nga ulcerat duodenale, ulcerat gastrike shkaktohen jo nga sekretimi i tepërt i acidit, por nga pakësimi i mjeteve mbrojtëse të mukozës gastrike; sekretimi i acidit në ulcerat gastrike është normal ose i ulur.

Shenjat/simptomat: Dhimbje rënduese ose djegëse në epigastër; dhimbja keqësohet nga ushqimi; nëse ulcera arrin ndonjë arterie mund të shihet hemoragji/hematemezë dhe shenja të peritonitit.
Këshilla

* Mos përdorni ushqimet e ngrira dhe ato me yndyrë


* Nuk duhet të përdorni ushqime që përmbajnë shumë sheqer


* Pasdite dhe në darkë duhet të hani sa më pak


* Këshillohet që në mëngjes të konsumoni karbohidrate në mënyrë që ushqimi të tretet sa më ngadalë dhe ju të mos ndieni uri gjatë ditës


* Hurmat, këshillohen për pacientët me ulcerë, ato janë një burim i shkëlqyer i sheqerit, fibrave, karbohidrateve, kaliumit dhe magnezit


* Pacientët duhet të përdorin edhe bajame, të cilat nga ana e tyre janë të pasura në proteina dhe fibra si dhe përmbajnë shumë pak yndyra


* Bananet janë një fryt shumë qetësues për stomakun, pasi ato janë të pasura me kalium, magnez dhe karbohidrate

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara