Fshati: Të mirat psikologjike të ajrit të pastër

/ On : 13:32/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Nëna natyrë ofron mundësi të pafundme zgjedhjesh dhe madje jo të kushtueshme për pak ditë pushimi apo edhe një fundjavë relaksi! Ndaj, nëse jeni stresuar dhe lodhur nga jeta në qytet, shkoni për pak kohë në fshat!

 Ata që jetojnë në metropol e njohin mirë ndjesinë e dëshirës për të braktisur gjithçka dhe të gjithë dhe “heqjen dorë” prej tyre, vetëm për pak dhe për të shkuar në një vend më të qetë, që të jetë larg nga kaosi, nga smogu dhe nga turma gjithnjë me nxitim. Në fund të fundit, kush nga ne nuk ka ëndërruar një shtëpi të bukur në fshat? Megjithatë, nëse jeni shumë të stresuar nuk do të thotë medoemos se shkaku mund të jetë ambienti përreth. Nëse e urreni jetën kaotike të qyteteve të mëdha dhe shpesh do të donit t’ia mbathnit, ka të ngjarë që sjelljen negative apo stresin mund ta merrnit me vete në çdo vend që do të transferoheshit dhe mënyra e jetës do të jetë e njëjta. Nga ana tjetër, një ndryshim radikal i “skenarit” mund t’ju bëjë mirë për shëndetin dhe në të njëjtën kohë mund të përmirësojë cilësinë e përgjithshme të jetës suaj. Kalimi i kohës në një vend të qetë do t’ju lejojë që të reflektoni mbi veten, të meditoni mbi çështjet më të rëndësishme dhe ndoshta që të zgjidhni probleme që më parë dukeshin të pakapërcyeshme. Ndaj merrni pak pushim, ose të paktën një fundjavë për të hequr “spinën”. Megjithatë, nëse ju mungojnë aventurat dhe dëshironi thjesht të “shkundeni” pak nga rutina juaj, një aktivitet tjetër ose i pazakontë mund t’ju ndihmojë që të jeni më mirë. Metropolet e mëdha ofrojnë një numër të pafund alternativash: “Zhytja” në një kulturë tjetër dhe të panjohur, një përfshirje artistike që ngjall interesin tuaj ose zgjedhja e një sfide të bukur. Natyra, nganjëherë, edhe pse di të falë qetësi dhe siguri, nuk mund të jetë pikërisht ajo që ju kërkoni. Në qytet është më e thjeshtë të bësh miqësi, të gjesh një pasion të ri apo të nisësh një aktivitet të ri. Ndërkaq, çfarëdo dëshironi, mos harroni se gjëja më e rëndësishme është që të gjeni paqe brenda vetes.

Jeta në fshat dhe në qytet
Jeta në një qytet të madh të lodh shpirtërisht. Njerëzit vuajnë shumë më tepër nga çrregullime psikike si ankthe, depresione dhe madje edhe skizofreni se sa në fshat. Zhurma e vazhdueshme, mungesa e hapësirave dhe stresi luajnë në këtë mes një rol të rëndësishëm. Këtyre u shtohen stresi social, pra ndjenja e të qenët i izoluar në mes të një turme njerëzish që nuk i njeh. Po cilat janë shkaqet që i bëjnë ata që banojnë në qytete të mëdha që të sëmuren mendërisht? Një grup shkencëtarësh pranë Institutit Qendror të Shëndetit Mendor në Mannheim, nën drejtimin e psikiatrit Andreas Meyer-Lindenberg, po merret me këtë çështje, e cila po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. “Sipas vlerësimeve deri në vitin 2050, dy të tretat e popullsisë së botës do të jetojë në qytete. Pra njerëzimi ka përpara një ndryshim shumë të madh social-mjedisor”, – thekson prof. Andreas Meyer-Lindenberg. Studiuesit mendojnë se njerëzit që jetojnë në qytet, reagojnë ndryshe ndaj stresit nga ata që jetojnë në fshat. Për të vërtetuar këtë tezë, ata kanë bërë ekzaminime me skaner koke dhe kanë parë reagimet e sektorëve të ndryshëm të trurit. Personat që morën pjesë në eksperiment ju nënshtruan situatave të qëllimshme stresi, për të parë se cilët sektorë të trurit të tyre reagonin.
Si mund të reduktohet stresi në qytetet e mëdha?
Studiuesit po merren tani me çështjen se si mund t’i organizojmë dhe t’i planifikojmë qytetet, në mënyrë të atillë që njerëzit të jetojnë më të qetë dhe të shëndetshëm. “Vërtet që ne mund të bëjmë diçka në këtë drejtim, për shembull, përmes shpërndarjes së hapësirave të gjelbra dhe aspekte të tjera, të cilat besojmë që janë të rëndësishme. Këto do të ishin në të vërtetë masa për parandalimin e sëmundjeve mendore. Planifikimi i mirë urban ndikon drejtpërdrejt te shëndeti mendor”, – sqaron psikiatri Andreas Meyer-Lindenberg. Por edhe vetë qytetarët e stresuar mund të bëjnë diçka për të mbrojtur veten. Për shembull, të meditojnë. Studimet kanë treguar se meditimi e largon stresin nga jeta e përditshme.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara