Duhanpirja është “sëmundje ngjitëse”

/ On : 10:07/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Duhanpirësit kryejne te njejtat levizje te duarve cdo dite, ndonjëherë dhjetra herë në ditë. Në këtë studim, hulumtuesit e udhëhequr nga hetuesi i lartë Todd Heatherton, PhD, dhe studentit pasuniversitar  Dylan Vagner te Dartmouth College u vendos te përcaktohej nëse aktivizimet te pjesët e trurit që kontrollojne ato  gjeste rutinë mund të jetë shkaktuar thjesht duke parë dikë tjetër te tymose.
Autorët gjeten se duke parë këtë veprim të njohur – madje edhe kur shfaqet  në një film të Hollivudit – shkaktohen përgjigje te njëjta te truri i njeriut me ato qe ndodhin kur duhanpiresi planifikon të bëjë në fakt atë lëvizje. Këto rezultate mund të ofrojnë informacion shtesë për njerëzit qe perpiqen te kapërcejne  varësinë ndaj nikotinës, arsyeja kryesore  e një në pesë vdekjeve ne SHBA çdo vit.
“Gjetjet tona perputhen me studimet e mëparshme që tregojnë se duhanpirësit që shikojne një film që ka imazhe të pirjes së duhanit kanë më shumë gjasa që të kerkojne te pijne nje cigare, në krahasim me ato që shikojne një film pa ato imazhe”, tha Wagner. “Më shumë punë është e nevojshme për tu kryer, per të treguar nëse aktiviteti i trurit në përgjigje të pirjes së duhanit qe tregohet ne film, parashikon rikthim te duhani për një duhanpirës qe eshte duke u përpjekur për ta lere”.
[pullquote_right]Wagner: Gjetjet tona perputhen me studimet e mëparshme që tregojnë se duhanpirësit që shikojne një film që ka imazhe të pirjes së duhanit kanë më shumë gjasa që të kerkojne te pijne nje cigare, në krahasim me ato që shikojne një film pa ato imazhe.[/pullquote_right]
Gjatë studimit, 17 duhanpirës dhe 17 jo-duhanpirës u vendosen te shikojne 30 minuta të filmit “Men Matchstick” ndërsa ishin nen proceduren e rezonances per matjen e imazheve funksionale magnetike ne tru. Hulumtuesit zgjodhen kete film, sepse ai përmban dukshëm skena te duhanpirjes dhe ne te njejten kohe nuk ka skena te përdorimit te alkolit, dhunës, apo përmbajtje seksuale.
Vullnetarët ishin në dijeni se studimi ishte rreth pirjes së duhanit. Kur u shfaqen skenat e pirjes se duhanit, duhanpirësit treguan aktivitet më të madh të trurit në një pjesë të lobit  parietal të quajtur sulkus intraparietal, si dhe zona të tjera të përfshira në perceptimin dhe koordinimin e veprimeve. Në trurin e duhanpirësit, në mënyrë specifike, aktiviteti korrespondonte me dorën qe  ata përdornin për të pirë duhan.
“Duhanpirësit qe përpiqen që ta lene duhanin janë këshilluar shpesh për të shmangur duhanpirësit e tjere dhe për të hequr veglat e duhanit nga shtëpitë e tyre, por ata nuk kane menduar për të shmangur një film me përmbajtje të duhanit”, ka thënë Wagner. Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka paralajmëruar se ekspozimi ndaj duhanit ne ekran(onscreen), në filma i bën adoleshentët më shumë te prirur për të pirë duhan. Sipas raportit të tyre të vitit 2010, përdorimi i duhanit në filma ka rënë në vitet e fundit, por rreth gjysma e filmave të njohur ne vitin 2009 kane pasur të përfshira ende imazhet e duhanit, dhe 54 për qind të tyre kane qene të vlerësuarat PG-13.
Scott Huettel, PhD, nga Universiteti Duke, një ekspert në Neuroshkencen e vendim-marrjes, tha se shkencëtarët kanë ditur faktin se stimujt vizuale shpesh shkaktojnë dëshirat per drogë. “Kjo gjetje ndihmon ne ndertimin e ideve se varësia mund të përforcohet  jo vetëm nga droga vetë, por dhe nga imazhet dhe përvojat e tjera që lidhen me këto droga,” tha Huettel.
Hulumtimi është mbështetur nga Institutet Kombëtare të drogës, Qendra e Kancerit Norris Cotton , dhe nga Institutet kanadeze të Kërkimeve Shëndetësore./100revistat

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara