Çetnikët sërb arrijnë në Sevastopol, do mbështesim popullin rus (VIDEO)

/ On : 06:01/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Vullnetarët serbë që janë prezatnuar si pjesëtarë të “Lëvizjes Çetnike” kanë arritur në Sevastopol, ka njoftuar agjencia e lajmeve “Itartas”
Çetnikët serbë kanë thënë se janë ftuar nga kozakët dhe se kanë shkuar për t’ia kthyer ndihmën rusëve.
“Ne përfaqësojmë “Lëvizjen çetnike” dhe ne nuk mund të na krahasoni me kozakët e Rusisë. Qëllimi ynë është që në emër të popullit serb ta mbështesim popullin rus. Aktualisht këtu gjithçka është si dikur në Serbi. Perëndimi dhe Europa po e financojnë opozitën dhe ata po flasin se duan në Europë, e kjo është një gënjeshtër” ka thënë Milutin Malisic i cili është prezantuar si komandantin e gardës çetnike “Ujqit”.
“Neve na kanë thirur kozakët dhe ne jemi përgjigjur. Në kohën e luftarëva në Jugosllavinë e dikurshme, ka pasur një numër të madh të vullnetarëve rusë të cilët kanë luftuar në anën serbe dhe na kanë ndihmuar si vllezër. Është detyra e jona që të jemi këtu” ka thënë Malishiq.
Çetnikët serbë do të vendosen në një nga pikat e kontrollit në hyrje të qytetit.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara