Bimët popullore që kurojnë gjëndrat tiroide

/ On : 02:00/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë fshehtas dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme. Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ç’rregullime të menstruacioneve, për shkak të prishjes se balancës hormonale, dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës, gulçimë zemre dhe rritje të pulsit rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë, drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor, bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës, nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve. Tek më të vjetrit mund të mbizotërojë njëra apo dy prej simptomave, për shembull, rënie në peshë apo gulçim. Koncepti strumë përshkruan kështu dukjen dhe nuk është ndonjë sëmundje e caktuar. Zmadhimi i gjëndrës tiroidale mund të ketë shkaqe të ndryshme dhe duhet hetuar nga mjeku.
Mbifunksionimi

Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale. Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, ç’ka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t’u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe. Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësi. Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t’u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin. Tiroidet, si kurohen në pyje dhe bregdet. Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa ç’rregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet.

Femrat

Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në 1/4-1/5 të rasteve, pacientët kanë njerëz të afërt që vuajnë nga kjo sëmundje. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh, ajo shpërthen papritur. Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve, që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, intolerancë ndaj të nxehtit, lodhje, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Në 1/4 e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve, shenjë kjo, e cila kur përparon merr një zhvillim të pavarur dhe me perspektivë jo shumë të favorshme. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë.

Shqetësimet që sjell keqfunksionimi i tiroides:
- Dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës.

- Gulçimë zemre dhe rritje të pulsit.

- Rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë

- Drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor.

- Diarre, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës.

- Nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim.

- Problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve.


Faktorët që i shkaktojnë, simptomat që shfaqen, dhe kurimi i tyre

Bimët popullore që kurojnë gjëndrat tiroide

Gjëndrat tiroide ndodhen në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit. Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë dhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta. Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes. Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga: ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Kjo është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjëndra prodhon shumë hormone, si pasojë e kësaj trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendën më sipër.
Kurimi i gjëndrave me mungesë jodi:

Në 1 litër raki të fortë rrushi 18° tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Për personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, specialistët e mjekësisë popullore këshillojnë që këta të sëmurë duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj me grykë hapur, që çliron jod, nga darka deri në mëngjes. I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Në vjeshtë, kur ka dhe me shumicë fruta të tilla, duhet të hahet 1 orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë. Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni, ose 50 gramë lëkurë limoni të zihen në 500 gramë ujë për 20 minuta dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje, esëll në mëngjes. Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut, që rritet në det, sepse ka shumë jod dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.

Frashëri i bardhë

Zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo masë pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës.

Gusha

Për kurimin e kësaj sëmundjeje në mjekësinë popullore përdoret bima e gjineshtrës. Pasi e thërrmoni merrni 1 lugë çaj dhe e hidhni në 1 gotë me ujë. Zihet 10 minuta, kullohet dhe pihen 3 gota në ditë e ëmbëlsuar me mjaltë. Kura vazhdon 3-4 javë. Kurse për fëmijët rekomandohet të pinë 3-4 lugë gjelle.

Kurimi i gjëndrave me tepricë jodi

Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për t’u kuruar, megjithatë ekzistojnë disa ilaçe popullore, që ndihmojnë për të lehtësuar shqetësimet që krijohen si dhe për të ulur sa më shumë shqetësimet nervore.

Gjemb gomari

Zieni 1 litër e gjysmë ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugë çaj me fruta të copëtuara. Më pas e lini në qetësi për 30 minuta. E kulloni dhe e pini në çdo vakt, e ëmbëlsuar ose jo, sipas dëshirës, nga 10 gramë ose 2 filxhanë kafe të ngrohtë.

Micla ose bari i bletës

Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 5 lugë gjelle me bimë të thara e të grimcuara. E lini në qetësi për 20-30 minuta, por duke e tundur herë pas here. Më pas e kulloni dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet në çdo vakt nga 1 gotë uji. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 30 lugë çaj me lule trumze. E lini gati 1 orë në qetësi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotë, 1 herë në 2 ditë, e ngrohtë dhe ëmbëlsuar sipas dëshirës.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara