10 rregulla për një gjumë të mirë

/ On : 15:52/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

“Gjumë çlodhës, frymëmarrje e mire, trup i shëndetshëm”: ky është slogani i Ditës Botërore të Gjumit që festohet më 14 mars. Shqetesimet qe lidhen me gjumin përbëjnë një problem global që vë në rrezik cilësinë  e jetës së 45 për qind të popullsisë botërore duke prekur gjithnjë  e më tepër edhe të moshuarit dhe fëmijët. Por duke ndjekur rregullat e duhura mund t’u jepet zgjidhje disa prej problemeve më shqetësuese që lidhen me cilësinë  e gjumit. Ja dhjetë rregulla që mund të ndiqni për të bërë një gjumë të shëndetshëm të propozuara nga ‘World Association of Sleep Medicine’:
1. Shkoni për të fjetur dhe zgjohuni gjithmonë në të njëjtën orë.
2. Nëse jeni mësuar të flini gjatë ditës, mos e bëni më shumë se 45 minuta.
3. Shmangni konsumimin e tepërt të alkoolit të paktën katër orë para gjumit dhe mos pini duhan.
4. Gjashtë orë para gjumit shmangni konsumimin e kafeinës, pra kafesë, çajit apo pijeve të shumta me gaz.
5. Shmangni ushqimet e rënda, sidomos ato pikante ose me sheqer të paktën 4 orë para gjumit. Një gjë e lehtë për t’u konsumuar para gjumit është e pranueshme.
6. Bëni aktivitet fizik në mënyrë të rregullt, por jo para se të shkoni në shtrat.
7. Përdorni një krevat të rehatshëm.
8. Mbani një temperaturë të përshtatshme në dhomën e  gjumit, duke mos harruar një ajrosje të mirë.
9. Shmangini të gjitha zhurmat dhe eliminoni dritën sa më shumë të jetë e mundur në ambientin ku do të flini.
10. Përdoreni shtratin për të fjetur dhe për të bërë seks, jo si një zyrë pune apo studimi.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara