10 arsye, pse muzika është e mirë për shëndetin

/ On : 08:40/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
  1. Stimulon valët e trurit – Hulumtimet shkencore kanë treguar se muzika me një ritëm të caktuar është në gjendje të stimulojë valët e trurit për të sinkronizuar me ritmin e zemrës.
  2. Ndihmon automatikisht sistemin nervor – Aftësia e muzikës për të stimuluar valët e trurit ndikon pozitivisht në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe funksionet e trurit , që drejtohen të gjitha nga sistemi nervor autonom.
  3. Ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular – Kërkimet mjekësore kanë treguar, se për një periudhë afatgjatë, stresi mund të shkaktojë dëme të rëndësishme në sistemin tuaj kardiovaskular, por duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar mund të përmirësojë funksionimin e sistemin tuaj kardiovaskular.
  4. Redukton stresin – Në lidhje me zbulimet mbi efektet pozitive të muzikës së sistemit kardiovaskular, kryesisht muzika njihet si e rëndësishme për të luftuar stresin.
  5. Zvogëlon depresionin - Studimet shkencore kanë treguar se duke dëgjuar muzikën tuaj të preferuar, ose duke luajtur muzikë mund të kompensohen efektet e depresionit.
  6. Përmirëson kujtesën – Muzika ka qenë përdorur që herët për të ndihmuar pacientët, të cilët vuajnë nga humbja e kujtesës, në mënyrë që të rifitojnë kujtimet e tyre personale, duke dëgjuar këngën që ata duan.
  7. Energjia e trupit - Besohet gjerësisht se dëgjimi i muzikës do të përmirësojë energjinë e trupit tuaj gjatë ushtrimeve të ndryshme fizike.
  8. Lehtëson dhimbjen kronike të shpinës – Muzika ndihmon sistemin limbik, pjesë e trurit që kontrollon ndjenjat dhe emocionet. Ekspertët besojnë, se muzika mund t’i lehtësojë të dyja: tensionin fizik në trupin tonë dhe tensionin psikologjik në trurin tonë.
  9. Ndihmon gjatë lindjes – Që muzika ka qenë përdorur për të reduktuar stresin, ulur dhimbjet dhe për t’u çlodhur dihej, por shumë nëna kanë vendosur të dëgjojnë muzikë, gjatë lindjes.
  10. Shtrirja e trupit – Sa më shpejt që ju të zgjoheni, shtrni krahët, këmbët dhe qafën për ta bërë gjakun që të qarkullojnë plotësisht nëpër trupin tuaj. Duket shumë e thjeshtë që të ketë efekt, por do të mbeteni të befasuar kur ta provoni se sa më aktiv do të ndjeheni kur dëgjoni muzikë, para se të ngriheni nga shtrati./100revista

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara