10 armiqtë e marrëdhënies në çift

/ On : 14:46/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.


Fillimi i lidhjes është padyshim si një fushë me lule, mundësisht në pranverë, ku bari është jeshil, lulet kanë çelur dhe mbajnë aromë të mirë dhe dielli ndriçon. Tabllosë plot ngjyra të këtyre ditëve, duket papritur e pa kuptuar sikur i zbehen ngjyrat, me kalimin e kohës. E në fakt marrëdhënia juaj fillon të çalojë, diku një problem, diku një zënkë, një qejfmbetje, një mospërputhje mendimesh dhe sa hap e mbyll sytë e gjeni veten të mbërthyer, sit ë zënë në kurth, nga një krizë e pashpjegueshme, së cilës edhe i vini shumë emra, por edhe nuk dini t’i jepni një shpjegim. Psikologët e marrëdhënieve në çift kanë renditur një sërë faktorësh të cilët ndikojnë në marrëdhënien mes dy partnerëve. 

Televizioni

Nuk ka asnjë dyshim, televizioni vret pasionin. Psikologët këshillojnë se një çift do të duhet me deomos të shmangë një darkë me edicionin e lajmeve në sfond. Një darkë ë ngrënë në shoqërinë e folësit të lajmeve, ao kronikave, sigurisht nuk ndihmon në bashkimin tuaj. Por edhe nëse nukjanë lajmet, por thjesht një film, në përfundim të tij mund t’ju ndodhë që të lodhur si jeni, të flini direct e të mos keni më kohë as për t’u kujdesur për njëritjetrin, as të bisedoni me njëri-tjetrin. Sigurisht që jeta pa televizionin ëhtë e vështirë, gati gati e paimagjinueshm, megjithatë për të mos marrë masa aq drastike, sa ta zhdukni atë fare nga jeta juaj, psikologët këshillojnë që të paktën katër darka në javë, ju mund të rrini pa televizorin e ndezur. Në këtë mënyrë do të keni kohë për veten tuaj dhe partnerin, për të biseduar dhe për t’i kushtuar vëmendjen e duhur marrëdhënies suaj.

Monotonia

Ndoshta për pasojë të televizionit, apo për 1 mijë e një arsye, ju keni filluar të hiqni dorë nga shumica e argëtimeve tuaja sëbashku, përfshirë edhe mbrëmjet jashtë. Ju nuk hani më në restorant jashtë, nuk shkoni më në kinema dhe keni kohë pa kërcyer e dëfryer në një ambjent me muzikë. Tashmë dilni vetëm një herë në javë dhe kjo mundësisht kur ju duhet të takoni miqtë e vjetër, ose kur i ftoni ata në shtëpinë tuaj. Psikologët këshillojnë se kjo fazë është prej atyre që duhet të hiqet qafe shpejt, nëse doni që jeta në çift të vazhdojë. Pasi të keni eleminuar televizorin, mundohuni të bëheni kreativë e të ndizni pasionin mes jush.

Kushtojini kohë

Jepini fund punës deri në orët e vona të mbrëmjes. Jo vetëm që nuk do të keni kohë për veten, por kështu rrezikoni edhe marrëdhënien me partnerin, duke e vënë durimin e tij në provë. Do t’ju duhet të kuptoni shumë shpejt që puna ka mbërthyer jetën tuaj dhe t’i jepni fund kësaj situatë, para se ajo të fillojë të bëhet object debatimesh pafund mes jush. Vendosini vetes si qëllim të mos e kaloni kufirin e 37 orëve maksimumi në një javë në punë. Përpiquni të mbaroni punën herët për të pasur pak kohë para se të hani darkë dhe mundësisht evitoni që këtë kohë ta shpenzoni para televizorit.

Rregulli

Fakti që jeni në një çift dhe që mund të keni vite që njiheni nuk do të thotë që të tregoni parregullësi në disa aspekte të mënyrës së jetesës që bëni. Kështu, evitoni t’i lini gjërat tuaja sa andej këndej nëpër shtëpi, rregulloni shtratin tuaj, tregoni kujdes për pamjen tuaj të jashtme, edhe pse jeni në shtëpi. Sigurisht që partneri juaj ju do për atë që jeni, por kujdes, sepse pamja e jashtmë është gjithësesi e rëndësishme. Duke u kujdesur, i tregoni atij apo asaj që juve ju intereson mënyra se si ai ju sheh, edhe për së jashtmi.

Mungesa e vëmendjes

Një tjetër armik i madh i lidhjes suaj është edhe mungesa e vëmnedjes. Psikologët bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për thjesht një vëmendje të çastit të tipit dhurimi i një tufë me lule, apo tjetër dhuratë e vogël. Është diçka shumë herë më e thjeshtë se kaq, por shumë më e rëndësishme. Partneri juaj ka nevojë të ndjejë se ju e vëzhgoni, shihni çdo gjë tek ai apo ajo dhe i kushtoni vëmendjen e duhur. Bëni mirë të dini të bëni dallimin e herëve kur ajo shkon tek parukieri apo ai tek beriberi. Duhet t’ia vini në dukje thuajse çdo gjë që i rri mirë, që i shkon, që i duket bukur. Komplimentet janë gjithnjë të bukura dhe godasin, ama vetëm kur janëtë rënda.

 Mos e teproni me xhelozinë

Jepini fund vëzhgimeve alla detektivi 007, kotrolleve dhe stërvitjes së durimit të tij apo të saj nga fakti që jeni gjatë gjithë kohës në kërkim të të fshehtave të tij. Besimi reciprok, sipas shumë psikologëve, është themeli ku ngrihet jeta në çift. Ky është rregulli i artë! Mësojeni dhe kujtojani vetes gjatë lidhjes, pa harruar, sigurisht edhe të mbani një sy hapur, sido që të jetë, thjesht për siguri.

Jeta seksuale

Është pak a shumë si uji për jetën, i domosdoshëm, në raportet në çift. Sigurisht që me kalimin e kohës mund edhe të ndodhë që fantazitë tuaja të mos jenë më aq kulminante, port ë bini në një lloj rutine. Është më se e natyrshme, megjithatë kjo nuk duhet kurrësesi të zgjasë. Duhet të gjeni patjetër mënyrën e duhur për të rindezur pasionin dhe imagjinatën tuaj në krevat. Është një prej pilulave të rëndësishmë për të mbajtur të shëndetshme një lidhje

Kujdes me raportin me familjet reciproke

Janë të ditura marrëdhëniet në përgjithësi jot ë mira mes nuses dhe nënës së atij, vjehrrës, megjithatë, jo më pak, janë edhe marrëdhëniet e tij më nënën, apo babain e asaj. Mos e detyroni partnerin të vizitoni pafund prindërit reciprokë e mbi të gjitha tregohuni i vëmendshëm të kuptoni se kur e kaloni cakun. Nuk është ide e mirë që çdo fundjavë të shkoni të drekoni apo darkoni në një prej familjeve tuaja. Caktoni një masë, bini dakort dhe respektojeni atë. E njejta gjë vlen edhe për shoqërinë tuaj apo kolegët tuaj të punës. Mos e detyroni partnerin tuaj t’i pranojë ata pa dëshirën e tij.

 Mungesa e projekteve

Të krijoni një çift, nuk do të thotë vetëm të përballoni të sotmen pa menduar dhe projektuar të nesërmen. Sëbashku do t’ju duhet të jeni si një skuadër e cila lufton për të arritur qëllimet e saj. Filloni me projektet afatshkurtra të cilat mund të jenë të tipit të pushimeve, blerjes së një makine. Mungesa e planeve sëbashku, ju ndan. Në të kundërtën, nëse do të nisni të projektoni në çift, kjo do t’ju bëjë të ndiheni më të bashkuar dhe do jetë stimul për të ecur përpara, sëbashku.

Heshtja

Mungesa e dialogut paraqet fazen, ndoshta, me negative të një lidhje dhe është një shenjë e qartë që duhet bërë një kthesë e fuqishme, përndryshe lidhja mund edhe të përfundojë. Por mund të ndodhë edhe tjetra; dialogu ekziston, mirëpo asnjëri prej të dyve nuk dëgjon mendimin e tjetrit. Në këtë rast, është absolutisht detyra juaj që të tregohëni jo vetëm të vëmnedshëm, por edhe të kuptoni atë se çfarë kërkon të thotë partneri. Nëse e shihni që vetë nuk ja dilni dot mbanë, atëherë provoni dhe shkoni në ndonjë terapeut për çifte./100revista

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara