Studimi: Mosha e babait ka lidhje me problemet psikike të fëmijës

/ On : 04:18/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Një studim i Indiana University në bashkëpunim me studiues mjekësore nga Instituti Karolinska në Stokholm ka gjetur se me avancimin e moshës së babait, gjatë shtatzanisë së nënës mund të çojë në norma më të larta të problemeve psikiatrike dhe akademike tek pasardhësit, sesa është vlerësuar më parë.

Pas shqyrtimit të një sasie të madhe të dhënash për fëmijë të lindur në Suedi nga viti 1973 deri në vitin 2001, studiuesit dokumentuan një lidhje bindëse midis rritjes së moshës së babait në shtatzantië e nënës dhe çrregullimeve psikiatrike të shumta e problemeve arsimore të fëmijëve të tyre, duke përfshirë autizmin, ADHD, çrregullim bipolar, skizofreni, tentativat e vetvrasjes dhe probleme abuzimi të substancave. Problemet akademike përfshinin gjithashtu nota të dobëta, arsim të ulët dhe rezultate të ulëta inteligjence (IQ).

Ndër zbulimet ishte se në krahasim me një fëmije të lindur prej të njëjtit baba 24 – vjeçar, një fëmijë i lindur prej babait 45 – vjeçar ka 3.5 herë më shumë gjasa që të ketë autizmin, 13 herë më shumë gjasa të ketë ADHD, dy herë më shumë të ngjarë të ketë një çrregullim psikik, 25 herë më shumë gjasa të ketë çrregullim bipolar dhe 2.5 herë më shumë gjasa të ketë sjellje vetëvrasëse ose probleme me abuzimin e ndonjë substance. Për shumicën e këtyre problemeve, mundësia e çrregullimit u rrit në mënyrë të qëndrueshme me avancimin e moshës nga babai, duke sugjeruar se nuk ka ndonjë moshë të veçantë nga babai, ku shtatzania e nënës papritmas bëhet problematike.

“Jemi të tronditur nga zbulimet, ” tha Brian D’ Onofrio, autor dhe profesor i asociuar në Departamentin e Shkencave Psikologjike në Kolegjin e Arteve dhe Shkencave në IU Bloomington. “Shoqërimet specifike me moshën atërore ishin shumë, shumë më tepër se në studimet e mëparshme. Në fakt, ne kemi gjetur se rritja e moshës së babait lidhet me rrezikun më të madh për disa probleme, të tilla si ADHD, tentimeve për vetëvrasje dhe problemet e përdorimit të substancave, ndërsa studimet tradicionale kanë sugjeruar se me rritjen e moshës nga babai mund të zvogëlohet shkalla në të cilën ndodhin këto probleme.”

Studimi, “Mosha prindërore në lindjen e fëmijëve”, u botua më 26 shkurt 2014 në JAMA Psychiatry.

Në mënyrë të dukshme, studiuesit gjetën prova konvergjente për lidhjen e rritjes së moshës të babait në lindjen e fëmijëve nga studime të shumta kërkimore për një gamë të gjerë të problemeve në pasardhësit. Duke krahasuar vëllezërit e motrat, studiuesit zbuluan se lidhja me rritjen e moshës nga babai ishte shumë më e madhe se vlerësimet në popullatën e përgjithshme. Duke krahasuar kushërinjtë, duke përfshirë edhe kushërinjtë e parë të lindur, studiuesit mundën të shqyrtojnë nëse mund të llogariten të dhënat nga ndikimet e një vëllai tek një tjetër.

Autorët gjithashtu kontrolluan statistikat për nivelin e arsimit dhe të ardhurave për prindërit, faktorë që shpesh mendohet se kanë efekt tek rritja e moshës së babait, sepse prindërit e moshuar kanë të ngjarë të jenë më të pjekur dhe më të qëndrueshëm financiarisht. Rezultatet ishin shumë konsistente, megjithatë, lidhjet e veçanta me rritjen e moshës së babait mbeten.

“Rezultatet në këtë studim dalin nga më tepër të dhëna, se shumë studime të mëparshme, ” tha D’ Onofrio. ” Së pari, ne kishim madhësinë më të madhe të mostrës për një studim në moshë atërore. Së dyti, kemi parashikuar probleme të shumta psikiatrike dhe akademike, që janë të lidhura me dëmtime të konsiderueshme. Së fundi, ne ishim në gjendje për të vlerësuar lidhjen midis moshës atërore në shtatzaninë e nënës dhe këto probleme, duke i krahasuar vëllezërit e motrat e ekspozuar, si dhe kushërinjtë. Këto qasje na lejojnë të kontrollojmë për shumë faktorë që studime të tjera nuk mund t’i kenë. “

Në 40 vitet e fundit, mosha mesatare e prindërve që lindin fëmijë është rritur vazhdimisht si për burrat dhe gratë. Që nga viti 1970 për shembull, mosha mesatare e nënave për herë të parë në SHBA është rritur me deri katër vjet 21,5-25,4. Për meshkujt mesatarja është tre vjet më e madhe. Në verilindje, moshat janë më të larta. Megjithatë, pasojat e këtij fakti, të dyja shoqërore, në aspektin e efekteve afatgjata në shëndetin dhe mirëqenien e popullatës në tërësi, ende nuk janë kuptuar plotësisht.

Hipoteza për D’ Onofrio dhe kolegët e tij që studiojnë këtë fenomen, është se ndryshe nga gratë, të cilat lindin me të gjitha vezët e tyre, burrat vazhdojnë të prodhojnë spermë të re gjatë gjithë jetës së tyre. Çdo herë që sperma përsëritet, nuk ka mundësi që të ndodhë ndonjë mutacion në ADN. Ndërsa meshkujt rriten, ata janë të ekspozuar edhe ndaj mbetjeve toksike të shumta mjedisore, të cilat kanë treguar se shkaktojnë mutacione në AND, të gjetura në spermë. Studimet gjenetike molekulare kanë treguar se sperma e njerëzve të moshuar ka mutacione gjenetike më tepër.

Ky studim dhe të tjerët si ai, ndoshta japin një sinjal të paparashikuar, pasojat negative të një prirje relativisht të re për historinë njerëzore. Si e tillë, D’ Onofrio thotë, se ajo mund të ketë implikime të rëndësishme të politikës shoqërore dhe publike. Duke pasur rritje të rrezikut, të lidhur me rritjen e moshës së babait në lindjet e fëmijëve, hartuesit e politikave mund të dëshirojnë të bëjnë të mundur për burrat dhe gratë që të lindin më herët fëmijët pa pasur nevojë për të lënë mënjanë qëllimet e tjera.

“Rezultatet nuk tregojnë se çdo fëmijë i lindur nga një babai i moshuar do të ketë këto probleme,” tha D’ Onofrio, “ata përforcojnë një konkluzion në rritje të kërkimit shkencor, që tregon se me rritjen e moshës së babait, rritet rreziku për probleme serioze. Si i tillë, ky kërkim mund të ndihmojë për të qartësuar individët në marrjen e vendimeve të tyre personale dhe mjekësore.”

Burimi: sciencedaily.com
100revista

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara