Gjithçka që duhet të dinë femrat për kancerin e gjirit

/ On : 12:30/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.


Aktorja e njohur Angelina Jolie ka kryer një mastektomi të dyfishtë, pasi mësoi se kishte 87 për qind rrezik për t’u prekur nga kanceri i gjirit. 37-vjeçarja mori vendimin për t’iu nënshtruar procedurave në muajin shkurt, pasi mësoi se ishte bartëse e genit kancerogjen BRCA1. Nëna e saj, Marcheline Bertrand vdiq në moshën 56-vjecare nga kanceri i vezoreve, dhe vetë Angelina ka 50 për qind rrezik të preket nga kjo sëmundje. Në një shkrim editorial të publikuar në gazetën ‘New York Times’, me titull “My Medical Choise”, Angelina shpjegon vendimin e saj duke bërë të ditur se procedurat nisën në muajin shkurt, ndërsa operacioni ristrukturues u krye në 20 prill. “Doktorët vlerësuan se unë kisha 87 për qind rrezik për t’u prekur nga kanceri i gjirit dhe 50 për qind nga kanceri ne vezore. Rreziku është i ndryshëm në gra të ndryshme. Pasi e kuptova që ky ishte realiteti im, vendosa të jem proaktive dhe të minimizoja rrezikun sa të mundja. Kështu bëra ndërhyrjen për heqjen e të dy gjinjve të mi, pasi rreziku aty ishte shumë më i lartë se sa në vezore dhe se ndërhyrja ishte shumë komplekse. Në 27 prill përfundova tre muaj procedura mjekësore. Gjatë kësaj kohe arrita ta mbaj të fshehtë gjithë këtë proces dhe të vazhdoja me punën time”, shkruan Angelina. Operacioni ishte i suksesshëm dhe mjekët thonë se shanset që Angelina ka për të patur kancer gjiri janë më pak se 5 për qind. “Desha të shkruaja këtë për t’i thënë grave kudo se i gjithë procesi ishte i vështirë, por unë jam e lumtur që ia dola mbanë. Shanset e mia për të patur kancer gjiri janë më pak se 5 për qind. Unë mund t’u them fëmijëve të mi se ata nuk kanë përse të kenë frikë se do më humbin për këtë shkak”, shkruan Angelina. Aktorja shpreh falenderimin për mbështetjen që i dha partneri i saj Brad Pitt dhe shton se gjatë trajtimit ka patur pranë fëmijët e saj. Angelina siguron të gjithë lexuesit se fakti që hoqi të dy gjinjtë dhe i ristrukturoi ata nuk ka sjellë asnjë problem në mënyrën e saj të të ndjerit grua. “Tani nuk ndihem më pak grua. Nuk ndjej në asnjë moment që feminiliteti im ka rënë”, shkruan Angelina.

Por çfarë është kanceri i gjirit?

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të shpeshta të kancereve tek gratë, sidomos tek ato mbi 35-40 vjeç. Çdo vit mjaft gra në botë preken nga kanceri i gjirit dhe mjaft prej tyre vdesin për shkak të kësaj sëmundjeje. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në çdo 9 gra, njëra do të sëmuret prej kancerit të gjirit. Në Shqipëri kanceri i gjirit është kanceri që haset më shpesh tek gratë me rreth 450-500 raste të reja çdo vit, dhe zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve nga kanceri tek femrat. Shumica e rasteve me kancer të gjirit tek ne, paraqiten me vonesë tek mjeku, në faza shumë të avancuara.


Cilat gra preken nga kanceri i gjirit?

Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër. Por një femër duhet të jetë edhe më e kujdesshme në kontrollin e gjirit nëse: • Nëna, motra apo gjyshja e saj kanë patur kancer të gjirit


• Janë mbi 40 vjeç, sepse rreziku rritet bashkë me moshën


• Periodat i ka në filluar para moshës 12 vjeç apo i kanë ndaluar pas moshës 50 vjeç


• Nuk kanë lindur kurrë fëmijë


• Kanë lindur fëmijën e parë mbi 30 vjeç


• Nuk kanë ushqyer fëmijën me gji


• Janë mbipeshë


• Pinë tepër duhan dhe alkool


• Hanë ushqime të pasura me yndyrna shtazore


• Nuk kryejnë aktivitet fizik


Por në ditët tona, kanceri i gjirit mund të trajtohet me sukses nëse zbulohet shpejt.



Si mund të zbulohet shpejt kanceri i gjirit?


Shumë gra janë në jetë sot, sepse ato kanë bërë kontrolle të rregullta për kancer gjiri. Disa nga mënyrat për të zbuluar herët kancerin e gjirit janë:


• Vetëkontroll i mujor i gjirit


• Kontrolli i gjirit tek mjeku


• Mamografia


• Eko e gjirit



Çfarë është vetëkontrolli i gjirit?


Vetëkontrolli i gjirit është një mënyrë për të njohur gjinjtë duke i kontrolluar ata nëpërmjet prekjes me duar. Duke i kontrolluar gjinjtë rregullisht çdo muaj, një femër mëson si është pamja normale e tyre, bëhet familjare me ta, dhe kështu do të kuptojë menjëherë ndonjë gjë të pazakontë në gji. Vetëkontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar nga mosha 20 vjeç pavarësisht se gjinjtë mund të jenë normal. Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, mbas kalimit të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Kjo sepse gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur, dhe mund të ngatërrojnë. Vetëkontrolli i gjirit ka rëndësinë e vet, gjithmonë në se realizohet në mënyrë korrekte. Prandaj është e këshillueshme që vetëkontrolli i gjirit në fillim të mësohet nga mjeku.


Vetëkontrolli i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim. Me dorë, lehtë me lëvizje rrotulluese, kontrollohen me rradhë gjinjtë. Me dorën e majtë kontrollohet gjiri i djathtë dhe pastaj me dorën e djathtë kontrollohet gjiri i majtë. Indet e gjirit përfshijnë një sipërfaqe më të madhe se gjinjtë, prandaj duhen kontrolluar , prekur dhe parë gjithë sipërfaqja e gjirit duke përfshirë edhe pjesën e sipërme të kraharorit deri tek sqetullat.



Çfarë ndryshimesh në gji duhet të tërheqin vëmendjen?


Një grua duhet të shkojë menjëherë tek mjeku nëse vë re shenja jo normale si:


• Zmadhim apo forcim të gjirit që nuk është normale. Zakonisht, shumë gra para periodave kanë gjoks të fortë dhe të dhimbshëm, por kjo është një gjë normale


• Gjëndra apo kokrra në gji ose nën sqetull


• Skuqje, mahisje, enjte në gjinjtë apo rreth tyre


• Rrudhosje apo gropëzim të lëkurës së gjirit.


• Njeri gji është më i ulët se tjetri në mënyrë të pazakontë


• Tërheqje nga brenda e thithave të gjirit ose rrjedhje lëngu apo gjaku prej tyre.


• Dhe çdo gjë tjetër që nuk i duket normale.


Por, jo të gjitha gjëndrat që mund të dalin në gji janë kancer. Megjithatë gruaja duhet drejtuar sa më shpejt të jetë e mundur tek mjeku nëse vë re ndonjë ndryshim jo normal tek gjinjtë. Vetëm mjeku mund të bëjë dallimin.



Çfarë është Mamografia?


Mamografia është një lloj radiografie e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëherë kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Ajo mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për tu trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë. Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat e moshë s riprodhuese ta kryejnë mamografinë në fund të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Kjo për arsye sepse para dhe gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm dhe disa gra mund ta ndjejnë shtypje dhe dhimbje të lehtë gjatë mamografisë, që për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.


Të gjitha gratë (në veçanti ato që kanë faktorë rrisku) nga mosha 50 vjeç e lart, duhet të bëjnë një mamografi çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarësisht nga mosha, nëse një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqit et menjëherë tek mjeku i cili sqaron se farë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë.


Është mirë që kur gratë të shkojnë për mamografi, të veshin rroba të veçuara, bluzë me fund ose pantallona, sepse duhet të zhvishen nga mesi e lart. Gjithashtu, nuk duhet të përdorin deodorant, pudër, ose të lyhen me ndonjë solucion tjetër trupor, ditën që do të shkojnë për të bërë mamografinë sepse kjo ndikon në rezultatin e saj.



Çfarë është ekzaminimi klinik i gjirit?


Ekzaminimi klinik i gjirit është një vizitë e gjirit e cila kryhet zakonisht nga mjeku, por edhe nga një personel i trajnuar për këtë teknikë. Ekzaminimi klinik i gjirit mund të kap disa kancere të gjirit në stade relativisht të hershme të zhvillimit si dh e disa kancere të cilët nuk janë evidentë në mamografi. Gjithsesi, efektiviteti i kësaj procedure varet mjaft nga mënyra se si kryhet. Ajo kërkon një ekzaminim të gjithë kuadrateve në të dy gjinjtë si dhe të gjithë gjendrave limfatike rajonale Ekzaminim klinik i gjinjve bëhet së paku çdo 2 vjet. Nëse një femër paraqitet për ekzaminim klinik të gjirit tek mjeku i familjes, duhet të bëjë pyetje dhe të flasë me mjekun rreth rrezikut për kancer gjiri, sa shpesh duhet të testohen dhe të diskutojë çdo lloj gjëje tjetër që e shqetëson lidhur me këtë



Çfarë është EKO e gjirit?


EKO e gjirit është një lloj tjetër kontrolli i gjirit që kryet nga mjeku radiolog apo onkolog. EKO e gjirit rekomandohet për femrat e moshës 20 deri 40 vjeç.


Femrat të cilave mund tu rekomandohet EKO e gjirit janë:


-ato që kanё gji tё dendur duke ndihmuar nё përcaktimin e njё anormaliteti tё gjirit qё nuk mund tё interpretohet qartё me anё tё mamografisё;


-kanё mbushje tё gjirit me silikon dhe vetёm pak ind mund tё pёrfshihet nё mamografi; nuk mund tё ekspozohen ndaj rrezeve X .


-Njё kontroll me ekografi mund tё jetё i dobishëm gjithashtu nёse mamografia e kryer mё parё shfaq njё masё jo tё dalluar qartё apo njё kokёrr e cila mund tё diagnostikohet mё qartё vetëm me EKO.


-Pёr femrat nёn 35 vjeç me rrisk të lartë vetёm njё EKO shpesh ёshtё mёse e mjaftueshme.

************

Lloji i dietës dhe ushqimeve që hamë ka shumë të bëjë me sëmundjet që na shfaqen në jetë





Nuk ke ç’të bësh kur ke një trashëgimi të caktuar gjenetike nga të parët e tu, pasi nuk mund të ndryshohet ajo që të është përcjellë. BRCRA1 është gjeni që tregon predispozitën e lartë të dikujt për kancer gjiri dhe ky gjen është lehtësisht i identifikueshëm. Ky gjen është shumë i rrallë tek ata njerëz që nuk e kanë gjenetikisht prirjen për kancerin e gjirit. E vetmja gjë që mund të bëjmë në një rast të tillë është identifikimi i hershëm i gjenit dhe marrja e masave për të shmangur çdo gjë që mund të ndihmonte në aktivizimin e tij Kanceri i gjirit është ndër më të përhapurit në botë dhe çka përbën me të vërtetë një fakt shqetësues është shtimi i numrit të grave të sëmura gjithnjë e më tepër. Përqindjen më të lartë e kanë gratë e veriut dhe të perëndimit të Evropës, si dhe të veriut të kontinentit amerikan, ndërsa më pak të prekura janë ato që banojnë në vendet afrikane dhe aziatike. Historikisht, metoda për luftimin e kancerit të gjirit, siç ndodh edhe në shumë lloje të tjera kanceresh, është diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi me medikamentet e duhura. Por, gjithnjë e më shumë, po vihet re mundësia e parashikueshmërisë së rrezikut individual dhe veprimet që duhet të ndërmerren për parandalimin e tij. Gjenetika


Një faktor shumë i rëndësishëm është edhe predispozita gjenetike e individëve ndaj një sëmundjeje të tillë, çka përbën një faktor të cilin nuk mund ta kontrollosh dot. Nuk ke ç’të bësh kur ke një trashëgimi të caktuar gjenetike nga të parët e tu, pasi nuk mund të ndryshohet ajo që të është përcjellë. BRCRA1 është gjeni që tregon predispozitën e lartë të dikujt për kancer gjiri dhe ky gjen është lehtësisht i identifikueshëm. Ky gjen është shumë i rrallë tek ata njerëz që nuk e kanë gjenetikisht prirjen për kancerin e gjirit. E vetmja gjë që mund të bëjmë në një rast të tillë është identifikimi i hershëm i gjenit dhe marrja e masave për të shmangur çdo gjë që mund të ndihmonte në aktivizimin e tij. Është plotësisht e mundur mbajtja e një mënyre jetese që shmang në maksimum lindjen dhe përhapjen e kancerit. Ndërsa për ato gra që nuk e kanë një gjen të tillë, do të ishte e mjaftueshme një mamografi e herëpashershme mbi moshën 40 vjeç. Nëse jeni të prirur gjenetikisht, atëherë kontrolli duhet të jetë më i shpeshtë dhe duhen marrë disa lloj mjekimesh të shoqëruara me mënyra jetese të përshtatshme.


Mjekimet parandaluese


Me të identifikuar gjenin kanceroz, mund të nisni marrjen e disa mjekimeve për ta parandaluar “zgjimin” e tij. Një nga karakteristikat e kancerit është se të krijon përshtypjen fillestare të një sëmundjeje inflamatore. Në këtë rast, një masë parandaluese do të ishte marrja e mjekimeve anti-inflamatore. Ndër to mund të përmendim një dozë të ulët të aspirinës. Ka disa mjekë që nuk e rekomandojnë një gjë të tillë, megjithatë kjo kurë parandaluese është shumë e përhapur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo kurë parandalon edhe sëmundjet e zemrës. Për momentin, mjekimi më i përdorur parandalues për kancerin e gjirit është Tamoxifeni, një anti-inflamator shumë i fuqishëm. Aktualisht shumë institute kërkimore mjekësore po merren me krijimin e ilaçeve parandaluese për kancerin e gjirit, të cilat ende nuk kanë dalë në treg, por pritet brenda një kohe të shkurtër. Kanceri i gjirit është një sëmundje që ka të bëjë shumë me gjendjen hormonale të gruas gjatë stadeve të jetës së saj, ndaj përdorimi i hormoneve të caktuara është një nga masat që mund të rekomandohen në të ardhmen për parandalimin e kancerit. Vështirësia e përdorimit të medikamenteve parandaluese nuk qëndron tek ato, por te vështirësia e identifikimit të gjenit kanceroz BRCRA1. Nuk ka ende një mënyrë efikase për identifikimin e këtij grupi njerëzish, ndaj edhe medikamentet parandaluese, sado efikase që mund të jenë, duhet të përdoren me shumë kujdes.


Lindja e fëmijëve


Një nga teoritë që shpjegon rritjen e numrit të të sëmurave me kancer gjiri në të gjithë botën, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe gjysmë të zhvilluara është sjellja në jetë e fëmijëve në një moshë të vonë. Duket se pasja e një fëmije në moshë të hershme është një “masë” parandaluese. Madje, sa më herët, aq më mirë. Megjithatë bëhet fjalë vetëm për statistika. Ndoshta shumë statistika që lidhen me kancerin e gjirit janë vetëm koincidenca dhe nuk kanë të bëjmë me kancerin, por gjithsesi nuk mund të përjashtohet fakti se ato janë një mundësi. Nëse një grua e ushqen me gji fëmijën e saj, mendohet se trupi prodhon hormone mbrojtëse për kancerin e gjirit. Zakonisht gratë i ushqejnë fëmijët gjatë moshës 29, apo 30 vjeç dhe kjo bën që ato të jenë shumë më të mbrojtura në pjesën tjetër të jetës. Ushqimi i fëmijës me qumësht gjiri është masë mbrojtëse për moshën kur kanceri i gjirit ka më shumë gjasa që të shfaqet, pra për moshën 50-60 vjeçare. Mendohet se ky veprim i mbron gratë në fazën fillestare të sëmundjes. Nëse të gjitha gratë do të ushqenin fëmijët e tyre për një kohë të gjatë me gji, atëherë, sipas statistikave, në 20 gra të diagnostikuara me kancer gjiri do të shpëtonte njëra, ose e thënë ndryshe do të kishte një përmirësim prej 5 përqindësh të shifrës. A është e mundur që dieta dhe ushtrimet të ndihmojnë në parandalimin e njërit prej kancereve më të përhapur në botë? A është e vërtetë që një rol të rëndësishëm në këtë sëmundje kanë toksinat, stresi dhe sjellja në jetë e fëmijëve në moshë të madhe? Ja disa nga zbulimet e fundit në këtë fushë:


Dieta dhe ushtrimet


Ekziston një lidhje edhe midis obezitetit dhe kancerit të gjirit, ndaj këshilla më e mirë në këtë rast është që të mos shtoni shumë mbi peshë dhe të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme pra me fruta, perime dhe pak ëmbëlsira. Nuk ka asgjë të keqe nëse gjatë ditës i kushton shumë rëndësi ngrënies së frutave në sasi të bollshme. Nuk e dimë se sa mund të na shpëtojnë frutat nga kanceri i gjirit, por është e sigurt se lloji i dietës dhe ushqimeve që hamë ka shumë të bëjë me sëmundjet që na shfaqen në jetë, pra në këtë rast edhe me kancerin e gjirit dhe kancere të llojeve të tjerë. Media e pëlqen shumë konceptin e ushqimeve që luftojnë kancerin, por në fakt bëhet fjalë për një mit. Në të vërtetë, nuk ka asnjë gjë konkrete në lidhje me ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë, pasi edhe po të hash pesë kile fruta në ditë, nuk je i shpëtuar nga kanceri. Ideja e reklamimit të madh të ushqimeve të ndryshme si antikanceroze ka të bëjë me përmbajtjen që fruta-perimet kanë, pra me antioksidantët që përmbajnë, të cilët janë shumë të mirë për shëndetin dhe na ndihmojnë në ruajtjen e tij. Duke u nisur nga kjo gjë, mund të themi se ka disa fruta dhe perime që kanë tipare më të theksuara antikanceroze. Kështu, për shembull lëkura e domates ka lycopin me shumicë që mund të lidhet fare mirë me kurat për parandalimin e kancerit. Por kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga marrja e antitoksikantëve kudo që do t’i gjeni. Nëse ju pëlqejnë qershitë, atëherë hajini, mjafton që të jenë fruta e perime të freskëta. Përfundimet e një studimi mbarevropian të quajtur “Perspektiva evropiane për kancerin dhe mënyrën e të ushqyerit”, që pritet të dalin së shpejti, do të jenë shumë udhërrëfyese për sa i përket lidhjes mes sëmundjes dhe dietave të ndryshme. Evropa është një laborator i vërtetë, me një tërësi shumë të madhe dietash për t’u studiuar. Për të kryer studimin janë marrë një gjysmë milioni teste nga vende të ndryshme, që nga veriu deri në jug e që nga perëndimi në lindje. Rezultatet do të verifikojnë disa hipoteza, sipas të cilave, në disa vende të caktuara ku preferohen dieta të caktuara ushqimore. Ekziston një lidhje edhe midis obezitetit dhe kancerit të gjirit, ndaj këshilla më e mirë në këtë rast është që të mos shtoni shumë mbi peshë dhe të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme pra me fruta, perime dhe pak ëmbëlsira. Nuk ka asgjë të keqe nëse gjatë ditës i kushton shumë rëndësi ngrënies së frutave në sasi të bollshme.


Toksinat


Efekti i toksinave të jashtme në zhvillimin e kancerit është jo i vogël. Para disa vitesh u shkrua në shtyp se deodorantet ishin shkaqe të mundshme të kancerit, edhe pse nuk pati për këtë prova të drejtpërdrejta. E vështirë është edhe të provosh një lidhje mes celularit dhe kancerit të trurit. I mbetet studimeve në të ardhmen që të nxjerrin prova për të mbështetur ato që deri tani mund të konsiderohen vetëm si dyshime.


Alkooli


Lidhja mes alkoolit dhe kancerit të gjirit duket si e parëndësishme, por është e pranishme. Alkooli ndryshon mekanizmin hormonal, por ende nuk dihet se cila është sasia e alkoolit që e shkakton një ndryshim të tillë. Nëse një sasi e caktuar alkooli do të prekte balancën hormonale të femrës për të sjellë zhvillimin e kancerit të gjirit, kjo sigurisht do të ishte shumë problematike, por deri tani nuk ka ndonjë studim në lidhje me këtë. Megjithatë, është e qartë se alkooli në vetvete nuk ka një ndikim të drejtpërdrejtë në kancerin e gjirit. Stresi Ekziston një lidhje e mundshme mes kancerit të gjirit dhe stresit. Ka disa fakte, edhe pse jo të forta, që mbështesin idenë e ndikimit të stresit te sëmundja. Kështu ngjarje shumë stresuese në jetë, të tilla si humbja e njerëzve të dashur, divorci apo ngjarje të tjera, janë shumë stresuese. Vështirësia në këto raste qëndron në faktin se diagnozat e stresit vijnë pas diagnostikimit të kancerit të gjirit. Njerëzit mendojnë se ata kanë pasur kancerin e më pas stresin, duke harruar që shpesh është e anasjella.


Plani i mirë për zbulimin e tumoreve të gjirit me kohë:


1. Mamogramet (rëntgeni sistematik i gjinjve)


2. Ekzaminimi klinik sistematik i gjinjve (te specialisti i kësaj fushe – onkologu, kirurgu, radiologu, së paku një herë në vit);


3. Vetëdijesimi personal (vet-ekzaminimi mujor i gjinjve: një javë para ose një javë pas fillimit të menstruacioneve, që fillon që nga mosha 20 vjeçare e femrës);


Cilët janë tipet e tumoreve të mirë dhe të këqij të gjirit?


Tumoret beninjë (të mirë) të gjirit janë:


• Papilloma (Ductal breast papilloma) nga epiteli i kanaleve të qumështit- duhet operuar dhe vërtetuar dg. histologjike dhe duhet të përcillen pacientet me vizita të herëpashershme.


• Lipoma – ind dhjamor


• Hamartoma;


• Cistet e thjeshta


• Cystoscarcoma -tumori fillod duhet operuar dhe përcjellë. Recidivon (përsëritet) shpesh


• Fibroadenoma- formohet nga indi gjëndëror. Paraqitet te femrat e reja kryesisht nuk kalon në kancer, por duhet te hiqen me operacion dhe të përcillen përsëritjet e mundshme;

**************

Ja si mund të mbrohesh nga kanceri i qafës së mitrës

Çfarë është kanceri i qafës së mitrës dhe cilat gra rrezikohen
Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?

Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së gruas. Ai renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në Europë, çdo vit rreth 60.000 gra preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gati gjysma e tyre vdesin prej tij. Një nga arsyet për këtë situatë është se shumë gra nuk kanë njohuritë e duhura për mënyrat e parandalimit.


Në Shqipëri kanceri i qafës së mitrës për bën gati gjysmën e rastiste me tumore malinje që prekin aparatin gjenital femëror dhe në pjesën më të madhe të rasteve kapet në faza mjaft të avancuara.


Cili është shkaktari kancerit të qafës së mitrës?


Kanceri i qafës së mitrës është pothuaj i vetmi për të cilin njihet shkaktari kryesor i tij. Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është uman Papilom a Virus ose HPV. Ka më shumë se 100 tipe të virusit HPV, por vetëm një pjesë prej tyre janë viruse me rrezik të lartë dhe shkaktarë të kancerit të qafës së mitrës. HPV është një virus i cili mbasi hyn në organizëm mbetet aty i fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje.


HPV përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale dhe është më i zakonshëm në grup moshat e reja të cilat janë seksualisht aktive.


Rreziku i infektimit rritet me shtimin e numrit të partnerëve seksualë. Femrat që bëhen seksualisht aktive në një moshë të re, që kanë shumë partnerë seksualë apo partnerët e të cilave kanë të tjerë partner seksual janë në rrezik më të madh.

Cilat femra rrezikohen prej kancerit të qafës së mitrës?

Çdo grua mund të preket nga kanceri i qafës së mitrës. Por një femër është më e rrezikuar për tu prekur nëse:


-Ka filluar herët aktivitetin seksual


- Ka partnerë seksual të shumtë


- Ka partnerë të cilët kanë apo kanë patur shumë partnere seksuale


- Ka një infeksion nga virusi i papilomës njerëzore – HPV


- Ka apo ka patur një infeksion seksualisht të transmetueshëm


- Nëna, motra apo gjyshja e tyre ka patur kancer të qafës së mitrës


-Ka patur shtatzëni të shumta


-Ka imunitet të ulët

Si mund të mbrohesh nga kanceri i qafës së mitrës?

Kanceri i Qafës së mitrës është i vetmi kancer për të cilin shkenca tashmë e di me saktësi se çfarë duhet bërë për të parandaluar pothuajse çdo rast:


• Vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV


• Bërja rregullisht e PapTestit.


Çdo femër duhet ta dijë këtë gjë! Vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV dhe bërja rregullisht e PapTestit parandalojnë gati 90% të rasteve me kancer të qafës së mitrës.

Çfarë është vaksina kundër HPV-së?

Falë arritjeve të shkencës, sot është prodhuar një vaksinë e cila të mbron nga infektimi me virusin HPV. Vaksina siguron një mbrojtje të lartë për dy tipet e virusit HPV, që janë shkaktarët më të shpeshtë të kancerit të qafës së mitrës. Për fat të mirë, vaksina sot gjendet edhe në rrjetin farmaceutik shqiptar. Vaksina rekomandohet të bëhet përpara fillimit të aktivitetit seksual, pra përpara infektimit me virusin HPV. Mosha e rekomanduar është ajo midis moshës 10-26 vjeç. Por edhe të gjitha femrat mbi këtë moshë mund të vaksinohen nëse janë akoma të painfektuara në momentin e bërjes së vaksinës. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rekomanduar futjen e kësaj vaksine në kalendarin bazë të vaksinimit për femrat. Vaksinimi e ul rrezikun e kancerit të mitrës por nuk e eliminon nevojën e bërjes së Pap Testit.

Çfarë është PAP Testi?

Pap Testi është një test i shpejtë, i thjeshtë, i padhimbshëm, që zgjat vetëm pak minuta, por që mund të shpëtojë jetën! Pap Testi bëhet për të treguar nëse një femër ka apo jo kancer të qafës së mitrës. Nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen shumë vjet, rreth 10 deri në 20 vjet. Fatmirësisht koha e gjatë e zhvillimit të këtij lloj kanceri i jep mundësinë një femre ta kapi në kohë atë, nëse kontrollohet rregullisht. Nëse një femër kontrollohet rregullisht, pra bën pap teste të rregullta, mund ta kapi në kohë kancerin e qafës së mitrës, atëherë kur trajtimi bëhet më i lehtë dhe shanset për kurimin e tij janë shumë më të mëdha. Është e rëndësishme që të gjitha gratë ta bëjnë rregullisht Pap Testin, si pjesë e kujdesit të zakonshëm për shëndetin e tyre. Rekomandimet për kryerjen e Pap Testit janë të ndryshme. Disa rekomandojnë kryerjen e Pap Testit çdo 1-3 vjet.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet:

Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç duhet të kryejnë PapTestin rregullisht!

Si kryhet Pap Testi?

Pap testi kryhet ambulatorisht në një klinikë apo spital. Rreth 2 ditë para kryerjes së Pap testit duhen shmangur dushet vaginale, përdorimi i suposteve vaginale, kremrave spermicid, sprajtit dedorant vaginal si dhe shmangia e marrëdhënieve seksuale, mbasi të gjitha këto ndikojnë në rezultatin e Pap Testit. Gjithashtu, kryerja e Pap testin bëhet jo në periudhën menstruale, por disa ditë larg menstruacioneve.

Ndërkohë që gruaja shtrihet tek shtrati i vizitës, mjeku merr një sasi qelizash prej qafës së mitrës me një furçë të vogël që është posaçërisht për këtë. Materiali më pas dërgohet në laborator për tu parë nga mjekë specialistë. Përgjigjja jepet mbas rreth 2 javësh. Është e rëndësishme për një grua të diskutojë rezultatet e PAP testit me mjekun.
Nëse rezultati i PAP Testit është normal, rreziku për kancer të qafës së mitrës është i ulët. Por edhe nëse rezultati i PAP Testit është normal, gruaja nuk duhet ta ndërpresë bërjen e Pap Testit por duhet të vazhdoj rregullisht bërjen e tij çdo 1 – 3 vjet. Nëse rezultati i PAP Testit del jo normal, do të thotë që disa qeliza jo normale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze.
Është e rëndësishme të mbajmë mend se qelizat jo normale jo gjithmonë bëhen kanceroze. Në disa raste pjesët jo normale duhen hequr që të mos kthehen në kancer. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë në spitalin gjinekologjik dhe nuk kërkon që ju të shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë.
Nëse Pap Testi tregon një dyshim apo gjendje jo normale mjeku kërkon të përsëritet testi mbas 6 muajsh a po të kërkojë të kryen ekzaminime të tjera shtesë si kolposkopi po biopsi. Biopsia është e vetmja mënyrë e sigurtë për të përcaktuar nëse qelizat jo normale kanë lidhje me kancerin.
******************
Të gjitha këshilla për të shmangur kancerin në gji


Faktorët më të rrezikshëm të kancerit të gjirit


Në formimin e kancerit në gji ndikojnë disa faktorë dhe më kryesori prej tyre është seksi. Femrat janë gjithmonë më të predispozuara për të pasur kancer gjiri. Por kjo nuk do të thotë se meshkujt përjashtohen. Rrallë, por ndodh që edhe një burrë të ketë tumor në gji. Megjithatë përqindja është shumë e vogël, rreth 1,4 për qind. Faktor tjetër risku është mosha. Me rritjen e moshës rritet edhe mundësia për t’u prekur. Kryesisht kufiri fillon nga 35 vjeç e lart. Pa lënë mënjanë edhe trashëgiminë. Në shumë raste kanceri i gjirit mund të jetë i trashëgueshëm nga nëna tek vajza apo nga njëra motër tek tjetra. Qëndron gjithmonë i pranishëm rreziku kur njëri prej gjinjve ka pasur tumor, mundësitë janë dhjetë herë më të larta që tumori të prekë edhe gjirin tjetër. Kështu që ato femra që janë kuruar më parë nga një tumor në gji, duhet që herë pas herë të bëjnë vizita dhe konsulta tek specialisti për të mbrojtur gjirin e shëndoshë. Edhe rrezet jonizuese janë të rrezikshme. Bëhet fjalë për rreze të shkaktuara p.sh. nga aparatet e radioskopisë, por pas moshës 40 vjeç ky rrezatim është i papërfillshëm. Ndër faktorët kryesorë bëjnë pjesë edhe ata endokrinë dhe riprodhues. Si për shembull mosha e ardhjes së menstruacioneve. Risku është më i madh kur menstruacionet kanë ardhur rreth moshës 12 vjeç dhe më i vogël pas moshës 16 vjeç. Gjithashtu edhe menopauza përbën një faktor rreziku që shtohet me lënien e hershme të menstruacioneve. Pa harruar këtu edhe lindshmërinë. Duket se lindja para moshës 20 vjeç dhe e sa më shumë fëmijëve, kthehet në mburojë mbrojtëse për kancerin në gji. Por edhe kontracepsioni duhet marrë parasysh si faktor, kur vazhdohet gjatë dhe fillohet në moshë shumë të re. Ndoshta nuk e dinit, por edhe dieta luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj tumorit të gjirit. Dieta hiperkalorike dhe e pasur me yndyra shtazore duhet të zëvendësohet me ushqime të lehta me bazë frutash dhe perimesh, për të qenë më të sigurta. Gjithashtu obeziteti përbën një nga shkaktarët e prekjes së tumorit në gji. Gratë mbi peshë duken më të rrezikuara nga tumori në gji.


Këto janë faktorët më të rrezikshëm të kancerit të gjirit


Kërkime të fundit deklarojnë se grupi i moshave mbi 50 vjeç ka një nivel të lartë rrezikshmërie, në anën tjetër, grupi i moshave nën një 20 vjeç kanë nivel më të ulët rreziku. Duhet thënë se kjo sëmundje është shumë agresive për grup moshat midis 25-50 vjeç.


• Një fakt tjetër që nuk duhet lënë pa u marrë në konsideratë është dhe cikli menstrual; veçanërisht për zonjat që kanë një jetë të gjatë menstruale, për shembull atyre që u vijnë menstruacionet shumë herët dhe u ikin shumë herët.


• Femrat të cilat pinë duhan dhe alkool rrisin prekshmërinë e zhvillimit të kancerit të gjirit.


• Kanceri i gjirit zhvillohet më shumë në gratë e martuara të cilat nuk kanë lindur ndonjëherë fëmijë, ose që kanë lindur fëmijë por nuk I kanë ushqyer me gji bebet e tyre.


• Femrat të cilat kanë pasur më parë kancer në njërin gji kanë rrezikshmëri më të lartë të zhvillimit të kancerit në gjirin tjetër, dhe nëse kanë pasur në brezat e mëparshëm të familjarëve të tyre me kancer( nëna, motra dhe fëmijë), atëherë ka gjithashtu rrezikshmëri të lartë.


• Kanceri I gjirit është I lidhur dhe me obezitetin dhe marrjen e lartë të yndyrnave.


• Femrat të cilat kanë përdorur kontraceptivë oralë për më shumë se 10 vjet janë më të predispozuara ndaj kësaj sëmundjeje.


• Në anën tjetër, femrat të cilat bëjnë ushtrime fizike 4-5 orë në javë zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.


• Faktet e sipërpërmendura rrjedhojnë nga analiza statistike.

Simptomat

Cilat janë disa nga simptomat e prekjes së mundshme nga tumori në gji? Ndër simptomat më kryesore bën pjesë ndryshimi i gjirit, i madhësisë ose i formës, tërheqja e lëkurës ose plagë të ndryshme, spostim apo sekrecione nga kokrra e gjirit si dhe gjëndra të dukshme në zonën e sqetullave.


Diagnostikimi


Ndër metodat e diagnostikimit të kancerit në gji e para është ekzaminimi klinik, që ka të bëjë me vetëdiagnostikimin me anë të shikimit dhe prekjes, që duhet të fillojë pas moshës 20 vjeç.


Kurse sa i përket diagnostikimit nga mjeku specialist, një metodë shumë e përdorshme është mamografia, që ka të bëjë me këqyrjen e gjirit në një aparaturë të specializuar. Shkalla e saktësisë së mamografisë është 85-90 për qind. Diagnostikimi me metodën e mamografisë nuk këshillohet para moshës 35 vjeç dhe në periudhën e shtatzënisë. Ekografia është një metodë shumë e përdorshme për të rënë në gjurmë të kancerit në gji dhe citologjia, që ka të bëjë me ekzaminimin e materialit të shkëputur nga zona dyshuese. Diagnostikimi me metodën dhe citologjisë jep 90-95 për qind siguri. Është e këshillueshme që vetëdiagnostikimi të bëhet një herë në muaj, vizita klinike tek specialisti një herë në gjashtë muaj, kurse mamografia çdo dy vjet.


Mjekimi


Pas rënies në gjurmët e tumorit në gji janë disa mënyra mjekimi. E para është kirurgjia që ka të bëjë me heqjen e tumorit dhe nyejve limfatike duke ruajtur gjirin. Kimioterapia e cila aplikohet pas operacionit, por edhe para tij, gjithashtu edhe hormonoterapia dhe terapia radioaktive. Megjithatë gjithmonë duhet të mbani parasysh se kanceri i gjirit në pjesën më të madhe të rasteve është i shërueshëm dhe mundësia e vazhdimit të një jete normale është më se e sigurt.

Femrat e prekura në Shqipëri dhe në botë

Numri i femrave të diagnostikuara me kancer në gji është rritur ndjeshëm vitet e fundit gati në çdo vend të botes. Progresi me hapa të shpejte i sëmundjes, jo vetëm që përbën një problem serioz për vendet e zhvilluara, por rrezik përbën përparimi i kësaj sëmundje në vendet në zhvillim në Evropën Lindore, Azi, Afrikë etj. Popullsia e këtyre vendeve është pak e informuar mbi rrezikun e kësaj sëmundjeje, faktorët ndikues, simptomat e para dhe mënyrat e kurimit e diagnostikimit. Kjo për faktin se edhe aparaturat moderne dhe teknikat e ndjekura për diagnostikimin e sëmundjes janë shumë pak të njohura nga këto vende dhe shumë prej tyre nuk i disponojnë. Të qenit femër përfshin rrezikun e të qenit të ekspozuara ndaj rrezikut të përhapjes së kancerit të gjirit. Ky rrezik sa vjen e rritet me kalimin e moshës. Është kjo arsyeja pse femrat, sidomos ato që i kanë kaluar të 40-at, të bëjnë një kontroll të rregullt të paktën një herë në vit.Edhe popullsia shqiptare është shumë pak e informuar mbi sëmundjen më vdekjeprurëse të shekullit, diagnozat dhe teknikat për trajtimin e saj. Sipas statistikave te realizuara ne dy vitet e fundit vihet re një rritje e numrit të femrave shqiptare te diagnostikuara me kancer në gji. Faktorët ndikues mund të jenë të ndryshëm, duke filluar nga kjo faktorët gjenetike dhe trashëgimia e deri te dhënia e gjirit për fëmijën, mungesa e aktivitetit të rregullt seksual, abortet, stresi kronik, injektimet ne gji, qëndrimi i tejzgjatur në diell, mënyra jo e shëndetshme e jetesës, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike.

Këshilla për të shmangur kancerin në gji

1- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.


2- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshe, nëse jeni mbipeshë.


3- Përpiquni të minimizoni stresin.


4- Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.


5- Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar. Hani ushqime që janë të pasura me vitamine A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume. Është mirë qe ato t‘i bëni pjesë të pandashme të dietës suaj ditore.


6- Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

Tumori i gjirit në varësi të moshës

Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të tumoreve epiteliale, përqindja e sëmundjes rritet me rritjen e moshës. Për tumorin në gji, grafiku është në rritje deri në menopauze, pastaj zvogëlohet në vitet e para të menopauzës, për të rinisur rritjen me kalimin e moshës. Kështu, në më shumë se 80 për qind të rasteve, tumori në gji prek gratë mbi 50 vjeçe. Prandaj ka rendësi këshillimi me mjekun specialist dhe diagnostikimi. Termografia përdoret gjerësisht në praktiken klinike bashkëkohore për matjen dhe regjistrimin e nxehtësisë, e cila shkaktohet nga pjesë të ndryshme të trupit ose gjëndrave të gjirit. Nxehtësia që lëshon trupi në pjesë të ndryshme matet në bazë të qarkullimit të gjakut në enë, kështu që qarkullimi i ngadaltë i gjakut prodhon më pak nxehtësi.


Kërkimet kundër progresit të kancerit


Shkencëtarët e kancerit janë të mendimit se ne jemi në fundin e epokës së re në kërkimet mbi kancerin. Diagnostikimet dhe trajtimet më të fundit janë në rrugë të mbarë dhe me një fjalë do të thotë rritje në përqindjen e të mbijetuarve. Janë duke u bërë hapa të mëdhenj në këtë drejtim falë ndihmës se kërkimeve themelore të kryera më parë. Ekipet kërkimore synojnë të realizojnë 10 qëllime deri në vitin 2020 përkundrejt progresit, i cili do të jetë i njëtrajtshëm. Mjekët synojnë të reduktojnë numrin e duhanpirësve nga 12 ne 8 milionë, duke reduktuar kështu edhe rastet e të sëmurëve me kancer, duke dyfishuar trajtimet përmirësuese me sa me pak efekte anësore dhe shtimin e realizimin e mundësive që pacientet të diagnostikohen që në stadet fillestare.


Rreziku


Faktorët rrezikues janë të shumtë dhe secili ka shkallën e vet të ndikimit. Në bazë të studimeve, kjo sëmundje është gjenetike dhe ka lidhje familjare. Një faktor tjetër është shmangia e dhënies gji, sepse kjo lejon rritjen e disa qelizave jo normale. Këshillohet ushqyerja e foshnjës për një periudhë të shkurtër, të paktën gjashtëmujore. Gjëja më e mirë do të ishte nëse do t’i jepnit gji fëmijës 9-10 muajt e parë. Po ashtu edhe mungesa e aktivitetit të rregullt seksual përbën rrezik për shfaqjen e kancerit të gjirit. Faktorë të tjerë janë abortet, stresi kronik, injektimet në gji, qëndrimi i tejzgjatur në diell, mënyra jo e shëndetshëm e jetesës, obeziteti, pirja e duhanit dhe abuzimi me pijet alkoolike.


Parandalimi


Edhe nëse zbuloni se jeni një kandidat me rrezik të madh për prekjen nga kanceri i gjirit, nuk duhet të shqetësoheni tepër. Ashtu si shumë sëmundje të tjera, ju mund të minimizoni rrezikun e kancerit në gji, duke marrë masa parandaluese në kohën e duhur. Duke u përpjekur t’i shmangeni faktorëve të mësipërm, të këshilloheni shpesh me mjekun dhe të ndiqni këshillat e duhura. Por duhet të jeni gjithmonë të kujdesshme sepse të qenit femër bën që të jeni gjithmonë të ekspozuara ndaj rrezikut të përhapjes së kancerit të gjirit.


**********************





Cilat ushqime rrezikojnë shfaqjen e kancerit

Ndër metodat më efikase për ta evituar sëmundjen e kancerit është të pangrënit, respektivisht mosushqimi i qelizave kancerore, duke mos i ushqyer ato me vitamina të domosdoshme, të cilat i shumojnë ato, e më pas deri te shpërndarja e tyre në pjesët e tjera të gjymtyrëve të trupit.
Ushqimi i qelizave kancerore

1) Fillimisht, qelizat sulmuese ushqehen drejtpërsëdrejti nga sheqernat e njëpasnjëshëm.


Me ndërprerjen e kësaj substance ushqyese, jemi në gjendje që kancerit t’i ndërpresim edhe furnizimin e parë, i cili konsiderohet si ushqimi themelor i sëmundjes së kancerit.


Substancat me përmbajtje sheqeri janë të dëmshme për acarimin e sëmundjes së sheqerit dhe për këtë motiv mjekët janë mbështetur në disa zëvendësime të rregullta, siç janë: melasë, molla e thatë, mirëpo gjithnjë duke pasur në konsideratë që nga këto ushqime të përdoret një sasi e vogël. Gjithashtu kripa e kuzhinës përmban substanca kimike, përdorimi i së cilës e shndërron qelizën në ngjyrë të bardhë, prandaj zëvendësimi i saj me kripën e detit është më se i preferuar.

2) Qumështi si dhe produktet e tjera që vijnë prej tij shkaktojnë krijimin e këlbazës si dhe substancat e tjera mukoze në trup, e në veçanti në kanalet tretëse, prandaj kanceri ushqehet me këtë lloj substance. Anulimi i qumështit të kafshëve dhe zëvendësimi i tij më qumësht soje apo me oriz të pasheqerosur realizon edhe mosushqimin e qelizave të kancerit.
3) Preferohet që 80% e ushqimeve që ne konsumojmë të jenë fruta të freskëta, kokrra të plota (pra, kokrra gruri), një sasi e vogël farash, gështenjash, lajthish, një sasi e vogël mollësh. Përdorimi dhe të ushqyerit me këto ushqime forcon trupin dhe shëndetin e njeriut. Ndërsa nga këto produkte vetëm 20% preferohet të përgatitet në formë gjelle duke përfshirë këtu edhe bimët bishtajore. Nuk duhet harruar se lëngu i frutave të freskëta të jep fermente jetësore, të cilat lehtësojnë thithjen dhe tretjen e tij. Ç’është e vërteta, ato arrijnë deri te qelizat brenda 15 minutash dhe ushqejnë e ndihmojnë rritjen dhe zhvillimin e qelizave të shëndosha. Prej burimeve të fermenteve të gjalla është përdorimi i lëngjeve të frutave freskuese, së bashku me disa bimë bishtajore, ndaj dhe marrja e këtyre lëngjeve mund të merret dy apo tri herë në ditë. Është vërtetuar shkencërisht se fermentet shkatërrohen atëherë kur temperatura e saj të ketë arritur në 40 gradë.
4) Largimi nga konsumimi i kafesë, çajit, çokollatave si dhe nga çdo produkt me përmbajtje kafeine është i mirëseardhur për të prekurit nga kanceri dhe si zëvendësues mund të përdorim gjëra të buta dhe të dobishme për shëndetin, siç janë: çajet e luleve apo çaji jeshil, i cili posedon karakteristika kundërvepruese ndaj kancerit. Gjithashtu, preferohet pirja e ujit të pastër apo atij të filtruar, njëkohësisht duhet të jetë i vendosur në kavanoza të cilët i përdorim në përditshmërinë tonë, në mënyrë që të parandalojë konsumimin e helmeve dhe mineraleve të rënda që vijnë nga ujërat e çezmave.
5) Proteinat e mishit vështirësojnë tretjen dhe kërkojnë sasi të mëdha fermentesh tretëse. Pjesët e mbetura të mishit, të cilat në lukth nuk janë tretur ashtu si duhet, shkaktojnë erëra të rënda dhe më pas çojnë në grumbullimin e shumë helmeve në trupin e njeriut.
6) Muret e qelizave të kancerit posedojnë një mbulesë të përbërë me proteina të forta dhe duke u parandaluar nga të ushqyerit me mish, do të japë sasi të madhe fermentesh që ta sulmojë murin e proteinave të qelizave kancerore dhe në këtë formë realizohet edhe shkatërrimi i qelizave kancerore pa hasur në asnjë pengesë.
7) Kanceri është sëmundje me përmasa të mëdha. Ai shtrihet në mendjen, trupin si dhe pjesët e tjera të trupit, me fjalë të tjera, arroganca, urrejtja, inatosja si dhe mostoleranca e vënë trupin e njeriut në një pozitë të vështirë dhe për këtë kërkohet nga njeriu që ta ndërtojë jetën e tij me kënaqësi, dashuri dhe tolerancë.
8) Duhet të theksojmë se qelizat kancerore assesi nuk munden të jetojnë në një rreth të pasur me oksigjen dhe për këtë shkak preferohet aktiviteti me sporte të ndryshme, frymëmarrja e thellë në mënyrë që oksigjeni të depërtojë në të gjitha pjesët e trupit si dhe të arrijë te të gjitha qelizat e tij.
9) Nuk lejohet përdorimi i shisheve të plastikës, veçmas gjatë përdorimit të furrës elektrike. Është mirë që përdorimin e pjatave të plastikës t’i mënjanojmë në të dy rastet, qofshin ato ushqime të ftohta apo të nxehta. Gjithashtu duhet të mënjanojmë të gjitha llojet e shisheve të plastikës në frigoriferë.

Dieta me pak yndyrna ul rrezikun e kancerit të gjirit.


Konsumimi i ushqimeve me pak yndryna është mirë për shëndetin. Një studim në shkallë të gjerë mes grave tregon se dieta me pak yndyrna pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë apo sëmundjet e zemrës. 50 për qind e këtyre grave të marra në studim përdornin dietë frutash, perimesh dhe nënprodukte drithërash, ushqime të njohura për nivel të ulët yndyrnash, ndërsa 25 mijë gra të tjera përdornin dietë të zakonshme. Disa gra që para studimit kishin përdorur dietë ushqimore me nivel të lartë yndyrnash dhe gjatë studimit përdorën dieta me pak yndyrna, vunë re një pakësim 20 për qind të rrezikut të kancerit të gjirit. Dieta me pak yndyrna është e mirë për shëndetin, prandaj ato gra që janë në këtë dietë duhet ta vazhdojnë atë.

Vitamina E mund të shtojë rrezikun e kancerit

Përherë ka mbizotëruar mendimi se vitamina E mund të ndihmojë për pakësimin e rrezikut nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por një studim i ri tregon se tek njerëzit me probleme nga këto sëmundje, vitamina E aktualisht e shton këtë rrezik. Autorët e studimit theksojnë se pjesëmarrësit në studim u trajtuan me doza të larta vitamine E, rreth 400 miligramë në ditë, dhe se njerëzit duhet të përpiqen të konsumojnë çdo ditë rreth 15 miligramë vitaminë E, e cila mund të gjendet lehtë në një dietë të balancuar ushqimore.


Një studim i ri, tregon se vitamina E mund t’u bëjë dëm personave me probleme të kaluara në zemër, apo me diabet. Tek personat me rrezik të lartë sëmundjesh, vitamina E nuk parandalon sëmundjet kardiovaksulare, dhe bllokimin e artereve të gjakut në tru, gjithashtu kjo vitaminë nuk parandalon kancerin.

Arrat parandalojnë kancerin e gjirit
Konsumi i arrave ul rrezikun e prekjes nga kanceri në gji. Sipas një studimi të fundit, përbërësit antioksidantë të këtij fruti të thatë parandalojnë zhvillimin e sëmundjes. Në një eksperiment të kryer tek minjtë, rezultoi se konsumi i 56,7 gramë arrave në ditë, shkakton më pak tumore dhe ata që rriten kanë përmasa më të vogla. Studimi amerikan u prezantua në takimin e Shoqatës Kërkimore për Kancerin. Megjithëse studimi është aplikuar tek minjtë, sipas mjekes Elaine Hardman, të Marshall University School of Medicine, efektet pozitive mund të shfaqen edhe tek njerëzit. “Ne dimë që një dietë e shëndetshme parandalon sëmundjet kronike. Arrat ndihmojnë në një dietë që redukton kancerin. Në studimet e mëparshëm është treguar se arrat pengojnë ushqimet e yndyrshme të dëmtojnë arteriet”, tha mjekja.

Çfarë duhet të hani

- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.

- Qepët, mërita është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.


- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.


- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.


- Arrat, sipas specialistëve janë të pasura me vitaminë D.


- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, pasi parandalojnë kancerin e prostatës.


- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen kanë funksion dezinfektues.


- Mishi, megjithëse edhe në të gjendet seleni, është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.


Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara