5 mite që duhen rrëzuar mbi reumantizmën, gjithçka që duhet të dini mbi sëmundjen

/ On : 13:30/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.


Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor për ata që punojnë. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Reumatizma apo Artriti, është një prej shkaktarëve kryesorë të paaftësisë në Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milionë amerikanë. Shumë vetë e mendojnë reumatizmin si kufizuese të veprimtarive për të moshuarit. Duke qenë se nga kjo sëmundje po preken shumë amerikanë revista prestigjioze “TIME” duke marrë këshillat e mjekëve më të njohur amerikanë ka sjellë 5 mitet që ekzistojnë mbi këtë sëmundje, që njerëzit të dinë ta kurojnë atë, por edhe ta parandalojnë. Në këtë këndvështrim gazeta “Tirana Observer” për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve shqiptarë janë të prekur nga sëmundje po sjell specialen e revistës amerikane të përkthyer në shqip. 

Miti Nr. 1:

Artriti Remautoid është një sëmundje që prek vetëm të moshuarit


Fakt: Artriti Reumatoid mund të zhvillohet në çdo moshë. Sëmundja e reumatizmit, që shkakton inflamacion në indet e organizmit, zakonisht fillon ndërmjet moshës 25 dhe 60 vjeç.


“Ky mit bën që artriti të përhapet tre herë më shumë”, shprehet Dr. Erik Mateson, drejtori i repartit reumatologjik në Klinikën Mayo në Roçester, SHBA. “Duke thënë është ‘thjesht mosha e rritur’, ka të njëjtin impakt si të thuash ‘ti bëhesh me rrudha dhe të bien flokët’”.


Sipas Dr. Patience White, z/president i Shëndetit Publik për Fondacionin e Artritit, pjesa më e madhe e personave që vuajnë nga kjo sëmundje janë nën moshën 65 vjeçare, përfshi dhe 300 mijë fëmijë që kanë artritin reumatoid. “Njerëzit mendojnë se kjo sëmundje “pritet” të shfaqet në moshë të rritur dhe kjo nuk është e vërtetë”, shprehet ajo. (Artriti Reumatoid nuk duhet ngatërruar me osteoartritin, që është çrregullimi më i zakonshëm dhe është në të vërtetë pasojë e plakjes.)


Artriti Reumatoid mund të shkaktojë probleme serioze për ata që vuajnë nga kjo sëmundje. Ajo mund të zvogëlojë aftësinë për të lëvizur dhe përfshirjen në aktivitetet e jetës së përditshme, që rezulton shpesh në nevojën për ndërhyrje kirurgjikale. Pritshmëritë mbi jetëgjatësinë e pacientëve me artrit reumatoid të lehtë ose të rëndë mund të jetë shtatë vjet më pak se jetëgjatësia e personave që nuk vuajnë nga kjo sëmundje, dhe janë dy herë më në rrezik për të patur sëmundje zemre. Kjo sepse artriti reumatoid mund të prekë pothuajse çdo pjesë të trupit, duke shkaktuar zmadhim të arterieve, dëmtuar indet e mushkërive, inflamacion të enëve të gjakut dhe inflamacion të zemrës.


“Duke thënë se ajo është një sëmundje e njerëzve të moshuar krijon përshtypjen e “ajo nuk përbën një problem të madh”, shprehet Mateson.




Miti Nr. 2:


Personat që vuajnë nga artriti nuk duhet të bëjnë ushtrime


Fakt: Njerëzit që vuajnë nga artriti, edhe ata që vuajnë nga osteoartriti i gjunjëve, duhet të kryejnë rregullisht ushtrime për të reduktuar dhimbjen dhe për të forcuar nyjet muskulore.


“Ushtrimet ndihmojnë në stabilizimin e nyjeve,” shprehet doktor Mateson. “Mbajtja e muskujve të fortë dhe elastik ndihmon në përmirësimin e tyre dhe në zvogëlimin e dhimbjes.” Ai rekomandon ushtrime të thjeshta si për shembull të ecurit me këmbë ose me biçikletë. Joga, gjithashtu mund të jetë një mënyrë e përshtatshme për forcimin dhe tërheqjen e nyjeve të muskujve.


Fondacioni i Artritit inkurajon pacientët me artrit të përfshihen në ushtrime që ngadalësojnë progresin e artritit dhe lindjen e osteoartritit kronik. “Ne nuk u themi njerëzve të bëhen pjesë e maratonave të vrapit; por ushtrimet ndihmojnë realisht, dhe humbja në peshë mund të ndihmojë gjithashtu në kontrollimin e dhimbjes së muskujve”, thotë Dr. Ëhite. “Nëse njerëzit mbajnë peshën në bazë të standardeve dhe janë fizikisht aktivë, ndihmon në uljen e simptomave.


Miti Nr. 3:

Dieta e duhur mund të kurojë artritin.


Fakt: Ngrënia e ushqimeve të caktuara nuk do të shërojë osteoartritin apo artritin rheumatoid, apo ta përmirësojë atë.


“Asnjë dietë nuk do ta kurojë artritin tuaj, por të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme ka gjithmonë anët e saj pozitive,” thotë Dr. Ëhite. “Të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme mund të çojë në humbje në peshë, që mund të ndihmojë në përmirësimin e simptomave të artritit.” Fondacioni i Artritit rekomandon një dietë që përfshin pak yndyrna dhe kalori dhe të pasur në fruta, perime dhe drithëra.


Edhe pse dieta juaj ushqimore nuk do të shërojë artritin tuaj, ato mund të ndikojnë simptomat e sëmundjes suaj, sipas Fondacionit të Artritit:


•    Ndjeshmëria ushqimore. Disa pacientë me artrit mund të jenë shumë të ndjeshëm ndaj ushqimeve specifike që mund të përkeqësojnë simptomat.


•    Yndyrat e ngopura. Konsumimi i tepërt i yndyrave dhe vajit vegjetal mund të nxisë reagime inflamatore dhe të ndikojë në inflamacionin e nyjeve muskulore dhe të indeve.


•    Shëndeti në përgjithësi. Dieta ushqimore ndikon në shëndetin në përgjithësi dhe në sëmundje të tjera si diabeti apo sëmundjet e zemrës. Kjo mund të ndikojë në mënyrën se si trupi i njeriut përballon dhe reagon ndaj simptomave të artritit.


•    Kequshqyerja. Të paturit artrit mund të ndikojë në dietën tuaj ushqimore; ta përkeqësojë atë. Dhimbja dhe lodhja mund të shkaktojnë humbje të oreksit ose ta bëjnë të vështirë të ngrënin dhe përtypjen.


Miti Nr. 4:

Podagra është kryesisht shkaktar i artritit


Fakt: Simptomat e podagrës, një formë e artritit inflamator (ekzistojnë më shumë se 100 lloje artriti), mund të jenë më të rënda se dhimbjet e nyejve muskulore. Krijimi i acidit urik në gjak, që shkakton inflamacionin e nyejve muskulore dhe të podagrasë, është gjithashtu i lidhur me një risk të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare.


Në periudha të caktuara podagra shkakton dhimbje të mëdha të papritura. Ajo zakonisht shfaqet në nyejt e mëdha të shputave, por gjithashtu mund të prekë nyje të tjera muskulore si këmbët, gjunjët, kyçet, duart dhe bërrylat. Nëse nuk trajtohet, podagra mund të bëhet kronike dhe mund të prekë nyje të ndryshme muskulore në të njëjtën kohë. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë krijimin e kristaleve të acidit urik nën lëkurë; dhe nëse prodhohen në sistemin urinar ato mund të prodhojnë gurë në veshka. Me kujdes mjekësor, gjithsesi, podagra zakonisht mund të trajtohet Brenda disa orëve.


Ndryshimet në stilin e jetës mund të ndihmojnë gjithashtu në shfaqjen e podagrës. “Duke kontrolluar nivelet e acidit urik, duke ruajtur një peshë normale për njerëzit që janë mbipeshë, dhe duke mos konsumuar birra, që njihet si ndikuese në rritjen e rrezikut të podagrës, janë të rëndësishme në reduktimin e rrezikut të podagrës dhe komplikimeve në nivelet e larta të acidit urik”, thotë Dr. Mateson.


Këshilla nga Kilnika Mayo:


•    Pini shumë lëngje, kryesisht ujë. Limitoni pijet e ëmbla.


•    Limitoni konsumimin e mishit, peshkut dhe shpendëve. Merrini proteinat nga ushqime më pak të yndyrshme.


•    Arrini një peshë të shëndetshme, por mos merrni/humbni peshë shumë shpejt. Kjo mund të rrisë nivelin e acidit urik.


Përafërsisht, rreth 6.1 milion amerikanë kanë patur të paktën një atak podagra, sipas Fondacionit të Artritit. Ajo zakonisht prek meshkujt mbi 30 vjeç. Gratë janë më pak të predispozuara të preken nga podagra, por ato të cilat preken zakonisht ndodh pas menopauzës.


Miti Nr. 5:

Artriti Reumatoid do të ju dënojë në karrige me rrota.


Fakt: Trajtimet për artritin reumatoid janë përmirësuar shumë gjatë 20 viteve të fundit, dhe trajtimi i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e progresit të artritit.


“Njerëzit mendojnë se do të bëhen të varur nga të tjerët për të kryer aktivitetet e jetës së përditshme sit ë veshurit apo të larit e dhëmbëve,” thotë Mateson. “Ky nuk është fati që ka ndjekur pjesën më të madhe të pacientëve që janë trajtuar në mënyrën e duhur, shumë shpejt pas shfaqjes së simptomave të tyre.”


Studimet kanë treguar se trajtimi i hershëm mund të reduktojë simptomat dhe dëmet e nyjeve muskulare, duke shmangur që pacientët t’i nënshtrohen operacioneve kirurgjikale. “Trajtime të hershme si përdorimi i drogave për modifikimin e sëmundjes, mund të jenë të përshtatshme,” thotë Mateson. “Ato reduktojnë nevojën për ndërhyrjet në nyjet muskulore dhe përmirësojnë cilësinë e jetës.”


Këto droga mund të kenë efekte të rënda anësore; megjithatë pacienti duhet monitoruar vahzdimisht dhe nga afër. Medikamente të tilla zakonisht jepen së bashku me drogat antiflamatore, dhe me ushtrimet fuqizuese dhe pushimin.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara