10 veprime që e ndihmojnë zemrën dhe 10 të tjera që e dëmtojnë atë

/ On : 04:05/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
10 këshilla për të pasur një zemër të shëndoshë




1. Lëre duhanin.

Të lësh duhanin është gjëja e vetme më e rëndësishme që njeriu mund të bëj për të jetuar më gjatë. Nëse jeni duhanpirës ju keni gjasa dy herë më shumë të keni sulm në zemër se sa jo duhanpirësit. Dhe në momentin që ndaloni të pini duhan rreziku i sulmit në zemër fillon të zvogëlohet. Pra, MOS PI DUHAN, HA BANANE!

2. Zvogëlo marrjen e kripës.

Kripa e tepërt shkakton rritjen e presionit të gjakut, gjë që rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve koronare të zemrës. Rri larg ushqimeve të kripura dhe shikoj gjërat para se t’i blesh nëse kanë përmbajtje të lart të kripës. E ndoshta edhe gjërat që na duken të shëndetshme kanë sasi të lart të kripës kështu që shiko përmbajtjen e tyre.

3. Kontrollo dietën.

Një dietë e shëndetshme ju ndihmon të zvogëloni rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së zemrës dhe gjithashtu mund të ju ndihmoj të rrisni mundësinë e mbijetimit të sulmit të zemrës. Duhet të provoni të keni dietë të balancuar që përmban sasi të mëdha frutash dhe perimesh, peshk, dhe ushqimet sikur buka e zezë apo e plotë, pasta dhe oriz. Rri larg ushqimeve sikur biskota, tortat, brumërave të ndryshme, produkteve të qumështit që janë me doze të lartë të yndyrës se ngopur (saturated) dhe sheqerit.

4.  Monitoro alkoolin.

Shumë alkool mund të dëmtojë muskujt e zemrës, rrit shtypjen e gjakut dhe shpien në shtim të peshës. Pirja nga qejfi rrit rrezikun e sulmit në zemër kështu që ju duhet të përqendroheni të kufizoni pirjen e alkoolit në një apo dy gote në dite.

5. Bëhu aktiv/e.

Zemra është muskul dhe i duhet stërvitja për të qenë në formë që me secilën rrahje të mund të pompoj gjak në mënyrë efikase në gjithë trupin tuaj. Ju duhet të synoni të stërviteni intensivisht së paku për 30 minuta në ditë. Nëse kjo ju duket shume, fillo ngadalë dhe gradualisht shko duke u ngritë. Të jesh në formë apo fit – siç thonë anglisht – jo vetëm që ndihmon shëndetin fizik tuaj, por, gjithashtu, përmirëson edhe shëndetin mental dhe mirëqenien tuaj.

6. Kontrollo peshën.

Numri i njerëzve që janë mbipeshe po ngrihet shpejt dhe gati gjysma e popullatës së rritur është me mbipeshë. Të bartësh me vete peshë ekstra në masë të madhe ndikon në shëndetin tuaj dhe rrit gjasat për gjendje jete kërcënuese sikur sëmundjet koronare të zemrës dhe diabeti. Nëse jeni mbipeshe apo i trashë fillo ngadalë me ndryshime në atë se çka hani dhe provoni të bëheni më aktive.

7.  Kontrollo shtypjen e gjakut dhe nivelet e kolesterolit.

Sa më e lartë shtypja e gjakut aq më e shkurtë është jeta juaj. Njerëzit me shtypje të lartë të gjakut kanë gjasa shumë më të mëdha të sulmit në zemër dhe goditjes (pikës ne tru). Nivelet e larta të kolesterolit në gjak – të prodhuara nga mëlçia nga yndyrat e ngopura – mund të shpien në depozitim të yndyrave në arterie dhe kështu rrisin rrezikun për sëmundje koronare të zemrës, goditjes dhe sëmundjeve të tjera që prekin qarkullimin e gjakut. Ju mund të ndihmoni veten duke e zvogëluar nivelin e kolesterolit me stërvitje dhe duke ngrenë ushqime me shumë fibër sikur fasulet, perime bishtajore, arrat, shumë fruta dhe perime.

8. Mësohu të menaxhosh nivelet e stresit.

Nëse e shihni se gjerat po ju bien mbi kokë, ju ndoshta dështoni të hani si duhet, pini shumë duhan dhe alkool dhe këto mund të rrisin rrezikun e sulmit në zemër. Mëso të menaxhosh stresin kur ju duket se gjithçka po shkon mbrapsht. Provo te meditosh. Meditimi njihet në tërë botën si qetësues dhe bari më i mirë ndaj stresit.

9.  Kontrollo historinë e familjes.

Nëse një i afërm i juaji është afër zhvillimit të sëmundjes koronare të zemrës nga pirja e duhanit, shtypja e lartë e gjakut, kolesterol të lartë, mungesës së aktivitetit fizik, mbipesha dhe diabeti, atëherë edhe ju mund të jeni në rrezik.

10. Sigurohu që i njihni sinjalet e sëmundjes koronare të zemrës.

Shtrëngim apo siklet në gjoks, qafë, krahë apo stomak të cilat vinë kur mundohesh nga ndonjë punë e rëndë dhe ikin kur je i pushuar mund të jenë shenjat e para të anginës, e cila mund të të shpie deri te sulmi në zemër nëse nuk trajtohet.

—-

10 zakone në jetë që e dëmtojnë zemrën

Sëmundjet kardiovaskulare, mbeten në botë, ndër shkaqet kryesore të vdekjeve. Dhe arma e vetme për ta zbutur këtë prirje negative, është parandalimi i tyre. Por si mund të realizohet ai? Do të mjaftonin në fakt, vetëm që të ndalonim 14 zakone të këqija gjatë jetës. Dhe kështu, zemrën nuk do ta bënim copë-copë…

1) Të acarohemi.

Të qenit agresiv dhe nervoz, paraqesin rrezik për fryrje të arterieve nëpër të cilat kalon gjaku, duke u kthyer kështu në rrezik ekspozimi ndaj problemeve më të rënda kardiovaskulare.

2) Të hash shumë salsiçe.

Të hash shumë salsiçe në jetë, rrit me nivelin prej 42% goditjet e zemrës dhe sëmundjet e qarkullimit të gjakut. Këtë e mbështet, një studim i kryer në Universitetin e Harvardit.

3) Të mërzitesh.

Sipas studiuesve britanikë në Universitetin “College” në Londër, njerëzit të cilët thonë se janë të mërzitur me jetën e tyre, e kanë dy herë më të lartë rrezikun për të vdekur nga një infarkt në zemër, sesa ata me kënaqësi të lartë nga jeta.

4) Të flesh më pak se 5 orë.

Studentët e Universitetit të Morgantounit, në Shtetet e Bashkuara, gjetën se duke fjetur shumë (9 orë apo më shumë), ose shumë pak (5 orë ose më pak ) shumëfishon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Në veçanti, ata që zakonisht nuk i kalojnë 5 orë gjumë, e dëmtojnë zemrën më shumë se dy herë nga të tjerët. Rreziku rritet sidomos në rastin e grave dhe të moshuarve.

5) Të shohësh shumë TV.

Të qëndrosh për disa orë ulur para ekranit të vogël, rrit rrezikun e të paturit e një goditje apo sulm në zemër, madje edhe në qoftë se ju bëni aktivitet të rregullt fizik. Kjo pasi, kur trupi është joaktiv, në fakt, ka tendencë për të grumbulluar kolesterolin dhe sheqerin në gjak.

6) Të jesh pesimist.

Njerëzit optimistë kanë më pak gjasa për t’i zhvilluar sëmundjet e zemrës, se sa ata që kanë tendencë të jenë të lumtur. Kjo sipas një studimi amerikan të fundit. “Kush nuk ka qëndrim pozitiv, – pohon Karina Davidson, e cila udhëhoqi studimin, – ka 22% më shumë gjasa të sëmuret, se ata me optimizëm të lartë”.

7) Të gërhasësh.

Të gërhasësh natën, shoqërohet me çrregullime të frymëmarrjes gjatë gjumit, duke rritur kështu me 3.8 herë presionin e lartë të gjakut, dhe 2 herë diabetin. Të tillë tregues, mund të pësojnë komplikacione kardiovaskulare, të tilla si infarkt miokardi apo goditje pectoris.

8) Mos përdorni pe’ për të pastruar dhëmbët.

Mos përdorni pe’ për të pastruar dhëmbët sepse kjo ndikon negativisht në shëndetin e enëve të gjakut.

9) Ta ekzagjerosh me sportin.

Gabimi më tipik është që të hidhesh me turr në sport, apo të bësh regjim rraskapitës në palestër. Sidomos, nëse e keni kaluar moshën 40-vjeçare.

10) Abuzimi me alkoolin.

Një gotë verë e kuqe është një gur themeli i dietës mesdhetare. Megjithatë, në qoftë se alkoolit bëhet një zakon dhe sasia e tij rritet, kjo shoqërohet me rrezikun e hipertensionit, kolesterolit të lartë dhe infarktit në zemër.


Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara