Si të dashurohesh dhe të mos dashurohesh

/ On : 17:35/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
A ekzistojnë mënyra për të mos u dashuruar gjatë një lidhjeje? A ka shenja, apo tregues që gjatë një marrëdhënieje të vërehen shkëndijat e rënies në dashuri dhe dashurisë së vërtetë? Përfundimet e disa studimeve që janë marrë me këtë çështje japin shumë udhëzime në këtë drejtim. Në qoftë se i besoni një shkencëtari që merret me “çështjet e zemrës” atëherë vazhdojeni leximin. Nëse jo, ju këshillojmë ta ndërprisni këtu.



I gjithë faji është i oksitocinës  

Kërkimet mbi psikologjinë dhe kiminë e trurit gjatë periudhës së rënies në dashuri tregojnë përdorimin e disa gjetjeve praktike. Ka momente në jetë kur rënia në dashuri mund të jetë një boshllëk ose fatkeqësi: të dashuruarit është një eksperiencë që merr shumë energji dhe mund t’ju largojë ose t’u japë fund çështjeve personale, gjë që për momentin mund t’ju duket më se normale dhe e parrezikshme për marrëdhënien në çift në vazhdim.

Ndërkohë që në periudha të tjera të jetës, rënia në dashuri dhe jeta në çift mund të jetë një kompletim i asaj që kemi dëshiruar ngaherë, e cila na bën të jetojmë më mirë. Por çfarë këshillojnë studimet shkencore për ata që duan të dashurohen dhe ata që nuk duan të dashurohen?

Këshillat e zemrës së shkencëtarëve

Si të mos dashurohesh

Nëse puthja e parë, ose më keq bashkëbisedimi, funksionojnë, atëherë ju duhet të merrni sa më shpejt masa dhe të shmangi ndërlikimet sentimentale.

Mos dilni kurrë dy herë me të njëjtin person dhe mos bëni më shumë se tri takime në një muaj. Reduktojini në maksimum përkëdheljet para dhe pas takimit për të ulur prodhimin e oksitocinës, hormoni që favorizon lidhjen. Lini kohë mes takimeve, duke i ndërthurur me ato të partnerëve të tjerë.

Shmangni shikimin në sy të personit tjetër. Hunda për shembull është një zëvendësues shumë i mirë. Mos ndani me të tjerët informacionet personale: lidhja fillon me ndjeshmërinë.

Frekuentojeni të shoqëruar personin që keni njohur dhe qëndroni me të vetëm gjatë kohës së nevojshme për të shkëmbyer ndonjë opinion. Mos krijoni miqësi në “Facebook”.

Nëse personi tjetër dëshiron ta thellojë miqësinë, atëherë përmendini fëmijët dhe martesën. Kjo mund ta trembë dhe ta nxisë të largohet prej jush.

Si të dashurohesh

Kërkoni një person të lirë, që nuk ka nevojë të jetë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe që t’i përgjigjet “hartës suaj të dashurisë” (pamjes fizike, mendimeve, botës ideale, interesave).

Shikojeni në sy personin që keni përballë, buzëqeshini (kjo mënyrë ndez zonat e trurit që janë të lidhura me mirëqenien dhe intimitetin): në qoftë se pupilat zgjerohen, atëherë edhe ai ndien të njëjtën gjë si ju.

Imitoni gjuhën trupore të bashkëbiseduesit: pozicionin e trupit, tonin e zërit, shpejtësinë e të folurës: pasqyrimi rrit ndjenjën e afërsisë.

Flisni për detajet personale dhe dëgjojeni bashkëbiseduesin për 30 minuta, pastaj heshtni dhe shikojeni në sy për 4 minuta të tjera. Sipas psikologut njujorkez, Arthur Aron, janë 34 minutat vendimtare.


Bëni dashuri me këtë person sa më parë të jetë e mundur, sepse oksitocina e prodhuar ndihmon që lidhja të forcohet më shumë.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara