Këshilla dimërore për shtatzëna

/ On : 08:33/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Kjo periudhë dimërore-festive për shumë shtatzëna paraqet gëzim të posaçëm karshi përgatitjeve për festa në pritje janë edhe momentet më të bukura të jetës së tyre. Pa marrë parasysh këtë gëzim, ja disa këshilla të cilave do të duhet t’u përmbahen të gjitha shtatzënat.

Festat para fitimit të bebes së parë do të jenë gjithsesi ato që më së shumti do t’i mbani mend duke llogaritur edhe  ato që do t’i festoni me vogëlushët tuaj. Për shkak të gëzimit të madh dhe përgatitjes për festa duhet të jeni në stres, por me këshillat tona këtë do ta kaloni lehtë.
Duke marrë parasysh që fundi i dhjetorit dhe fillimi i janarit kanë disa ditë pushimi, gjithsesi në fillim të euforisë së pushimeve caktoni një vizitë tek gjinekologu i cili do të ju vërtetojë që cdo gjë është në rregull dhe të ju jap këshilla cfarë ju pengon, dhe cafrë nuk do të duhet të bëni për festa.
Nëse festat i keni planifikuar ti kaloni diku larg nga shtëpia juaj merrni parasysh faktin që për shtatzëna udhëtimi nuk rekomandohet pas javës të 32. Nëse rrugën nuk mund ta shmangni asesi as në këtë periudhë atëherë shikoni që destinacioni të mos jetë shumë i largët dhe të mos rrini më shumë se dy orë në një vend.
Nëse jeni shtatzënë më pak se 32 javësh dhe po shkoni në rrugëtim në qytet tjetër, gjithsesi merrini me vete analizat e shtatzënisë që rast të ndonjë komplikimi. Paraprakisht, në internet kërkoni ku gjinden ambulantat në qytet apo në vendin që po vizitoni dhe çfarë orari kanë për festa.
Pasi që periudha e dimrit është e paparashikueshme kur janë në pyetje kohët jo të mira, sa më shumë kohë kaloni në vende të mbyllura dhe mos shëtisni në terrene të panjohura.
Punët e vështira dimërore që ndoshta me kënaqësi i keni bërë, si fshirja e borës, këtë vit lërjani dikujt tjetër dhe mos çoni asgjë më të rëndë se pesë kilogram.
Blerja në moment të fundit në vende me plot njerëz nuk rekomandohet për shtatzëna, edhe për shkak të kohës që do të kalojnë duke ecur, por edhe për shkak se nga shumë njerëz që janë aty mund të lëndosh barkun. Për fat blerja përmes internetit është shumë e popullarizuar edhe në regjionin tonë dhe kështu dhuratat për të dashurit tuaj mund ti blini në këtë mënyrë.
Nëse dëshironi të përgatisni darkë për familjen tuaj shikoni që disa ditë më herët të përgatisni ushqime të cilat mund të bëhen më herët. Kurrsesi mos e kaloni gjithë ditën në këmbë duke zier sepse kur qëndroni gjatë në këmbë mitra i jep tension venave dhe vështërson gjakun deri në zemër dhe kështu mund të rris rrezikun për mundime të kohë pas koheshe.
Gjatë festave shmanguni mbathjes së këpucëve që kanë taka më të larta se 5 cm, sepse në këtë mënyrë do të vështirosni më shumë mbajtjen e shpinës dhe vështirë do të mbani baraspeshën dhe kështu mund të shkaktoni rënie, e këtë kurrsesi nuk e dëshironi në shtatzëni.
Ruajuni cfarë hani në mbledhjet festive. Shmangni të hani ushqime që në vete përmbajnë vezë, mish apo peshk.
Dhe për fund ju këshillojmë që sa më shumë të fotografoheni sepse këto janë festat e fundit të cilat do ti festoni pa bebe dhe këto fotografi në të ardhmen do ju mbesin kujtim shumë i mirë.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara