Diabeti, gjashtë shprehi të rrezikshme

/ On : 04:00/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Se diabeti është një sëmundje e rrezikshme, të gjithë e dimë, megjithatë të gjithë jemi fajtor për shprehitë të cilat na shtojnë gjasat për ta zhvilluar atë.

Edhe më e keqe është se ne nuk jemi të vetëdijshëm se me veprimet tona shtojmë mundësinë për të zhvilluar diabetin.
Shpjegimi në vazhdim sqaron disa faktorë të cilët ne mund t’i bëjmë çdo ditë dhe për të cilët mund të mos e dimë se na “ndihmojmë” ta zhvillojmë sëmundjen e sheqerit.
1. Qëndroni gjatë para televizorit
Nëse i vetmi aktivitet trupor është ndërrimi i kanaleve televizive, atëherë e keni punën keq. Mënyra ulur e të jetuarit shton rrezikun për të zhvilluar diabetin. Disa hulumtime kanë treguar një lidhshmëri në mes të shikuarit televizor, obezitetit dhe zhvillimit të diabetit – pavarësisht prej nivelit të ushqyeshmërisë dhe stërvitjes.
2. Pini pije të ëmbëlsuara në vend të ujit
Tashmë një kohë është e ditur se konsumimi i shtuar i sheqerit është një prej rreziqeve më të mëdha për të zhvilluar diabetin (krahas prirjes gjenetike). Pijet e gazuara dhe të tjerat të ëmbëlsuara u ofrojnë doza shumë të larta të sheqerit. Edhe më e keqe është bindja se konsumim i kalorive dhe sheqerit përmes pijes nuk është aq i lartë sa përmes ushqimeve të ëmbla. Por, mënyra më e mirë për të penguar diabetin është të filloni të pini ujë ose pije tjera pa sheqer.
3. Nuk jeni matur një kohë të gjatë
Studimet kanë treguar se madje 90 për qind e rasteve të cilat janë diagnostikuar me diabet të llojit 2, vuajnë edhe nga obeziteti ose kilogramët e tepërta. Nuk duhet të jeni mjek për të kuptuar lidhjen në mes të trashësisë dhe diabetit. Nëse keni më shumë kilogramë, bëni kujdes në të ushqyer dhe stërvituni, para se të jetë shumë vonë.
4. Lëvizni me ashensor
Një prej rreziqeve më të mëdha të zhvillimit të diabetit është mënyra pasive e të jetuarit. Nëse jeni në mesin e atyre të cilët lëvizin gjithnjë e më pak, do të ndjeni pasoja afatgjata. Krahas ushqyerjes së shëndetshme, është e rëndësishme të lëvizni sa më shumë në baza ditore. Andaj, në vend të ashensorit, zgjidhni të ecni në këmbë deri në katin ku jetoni. Ose, parkojeni veturën më larg dhe ecni deri te vendi i juaj i punës – çdo ditë.
5. Keni bark të plotë
Kur futeni në dhomë, gjëja e parë që hyn është barku juaj? Nëse po, jeni telashe. Madhësia e barkut dhe e belit është një alarm për diabetin, edhe nëse pesha e përgjithshme trupore nuk është shumë e lartë. Bisedoni me mjekun tuaj se si mund ta zvogëloni atë dhe çfarë diete ushqimore duhet të mbani.
6. Keni harruar kur e keni vizituar mjekun
Nëse nuk arriti ta kujtoni datën kur për të fundit herë keni qenë në vizitë te mjeku, gjasat janë edhe më të mëdha që të zhvilloni diabet dhe gjendje të tjera të ngjashme. Me fjalë tjera, koha është të bëni testin e glukozës në gjak nëse keni 45 ose më shumë vjet, ose edhe nëse jeni më të ri por keni rreziqe të tjera si, qëndroni i ulur gjatë kohë, jeni obezë ose keni persona me diabet brenda familjes së ngushtë. Të vizioni mjekun është e thjeshtë, por të jetoni me diabet nuk është aspak e tillë./mjeku/

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara