Cilat janë ushqimet për një femër të shëndetshme?

/ On : 07:00/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
A kanë vërtetë nevojë femrat të konsumojnë të tjera ushqime, apo të ndjekin një diet ndryshe nga meshkujt, pasi në fund të fundit jemi të gjithë qenie njerëzore. Studiusit thonë se po, femrat duhet vërtetë të ndjekin një dietë ndryshe nga meshkujt. Pam Peeke, doktor dhe studiues në Universitetin e Merilendit, thotë se femrat janë të veçanta, pasi organizmi i tyre ka kërkesa specifike për të qenë energjik dhe i fokusuar, sidomos me kalimin e moshës, pas të 30-ave. më poshtë do të gjeni një listë me vlera ushqimore që duhet patjetër të përmbajë dieta e një femre, me qëllim që edhe pse vitet mund ikin, trupi i tyre dhe organizmi të mbeten njëlloj të shëndetshëm.

Proteinat e sojës
Proteinat e sojës gjenden në produkte si bylmetet me prejardhje të qumështit të sojës dhe drithërat. Proteinat e sojës janë shumë të mira për mbrojtjen e shëndetit të zemrës, pasi ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Nëse është e mundur, një femër duhet të marrë rreth 25 gramë proteina soje për çdo ditë.

Drithërat
Këtu hyjnë gjithçka e përbërë nga drithërat, veçanërisht gruri, pasi ka shumë fibra dhe ndihmojnë në rregullimin e sistemit të tretjes, të cilat janë shumë të shpeshta tek femrat. Mundohuni që dietën tuaj ta pasuroni edhe më shumë me oriz me ngjyrë, bukë të thekur, elb .
Ushqimet e pasura me vitamin B
Grupi i vitaminave B janë shumë të rëndësishme për një shëndet të mirë dhe mirëqenie të organizmit. Ato gjenden kryesisht tek portokallet, asparaget, drithërat dhe fasulet. Rëndësia e përdorimit të tyre është specifike sidomos në momentin e shtatëzanisë pasi ndihmojnë në zhvillimin e fetusit , por edhe në shëndetin e zemrës. E mira është që të merren rreth 400 mikrogramë në ditë.
Boronica dhe lëngu i saj
Substancat e cianidinës që gjenden tek ky frut, apo edhe tek lëngu i tij ndihmojnë të shkëpusin bakteret të cilat mund të jenë ngjitur në muret e enëve të gjakut, por edhe pakësojnë rrezikon e prekjes nga infeksionet urinare. Kërkime të reja kanë dalë në rezultatin se boronica gjithashtu është shumë e mirë edhe për shëndetin kardiovaskular.
Uji
Edhe pse nuk konsiderohet si ushqim i mirfilltë, uji është shumë i rëndësishëm në të gjitha proceset metabolike të trupit. Ai gjithashtu ndihmon procesin e tretjes, rregullimin e peshës dhe përmirëson shëndetin e lëkurës. Të pish 8 deri në 10 gota ujë në ditë është çelësi për një shëndet të mirë. Por edhe konsumi i ushqimeve që kanë përqindje të lartë të ujit në përbërjen e tyre është shumë me vlerë.
Arroret

Lajthitë, arrat, gështenjat, kikirikat etj janë të pasur me yndyrna “të mira” të ngopura, të cilat ndihmojnë të ulet kolesteroli në gjak, por edhe parandalojnë sëmundjet e zemrës. Përveç kësaj ato janë edhe shumë të mira si burim i proteinave, kalciumit, fosforit, zinkut, vitaminës A dhe E. megjithatë limitohuni në përdorimin e tyre pasi kanë edhe shumë kalori.
Perimet
Në këtë kategori përfshihen zarzavatet, sallatrat, lakrat, të cilat nisin që me sallatën jeshile e duke vazhduar më tej me thuajse të gjitha zarzavatet gjethe gjelbër. Ato sigurojnë një sasi të mirë fibrash dhe e mira do të ishte që të konsumoheshin  20 deri në 35 gramë në ditë. Tre racione perimesh në ditë do të ishte idealja.
Frutat e pasura me vitaminë C
Këtu përfshihen agrumet, luleshtrydhet, brokoli, spinaqi, domatet, patatet, kivi, etj. Duke qenë se kontributi i vitaminës C është i gjithanshëm, si një antioksidant shumë i mirë, kërkimet e shumta kohët e fundit e kanë renditur ndër kontribuesit  që pakëson rrezikon e sëmundjeve të shtyllës kurrizore.  Mundohuni të përfshini në dietën tuaj, dy apo edhe tre racione fruta në ditë, idealja do të ishte të merrnit sasinë prej 75 miligramë vitamine C n ditë.
Ushqimet e pasura me hekur
Kajsitë e thata janë një burim shumë i mirë i hekurit. Gjatë ciklit të tyre mujor, femrat ndiejnë nevojën për të pasur më shumë hekur në organizëm, kështu që ushqimet me hekur janë të domosdoshme. Mishi i viçit pa dhjamë, djathi i sojës janë disa prej ushqimeve që mund t’ia shtoni dietës suaj të përditshme. Femrat kanë nevojë për 12 deri në 15 miligramë hekur për çdo ditë, krahasuar me 10-12 miligramë që i duhen një mashkulli.
Ushqimet e pasura me kalcium
Kosi mund të jetë shumë i shëndetshëm dhe një burim shumë i mirë i kalciumit. Kalciumi ndihmon në forcimin e kockave i koordinuar edhe me ushtrime fizike, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe në parandalimin e osteoporozës. Një zgjedhje e mirë do të ishin produktet zarzavatet me gjethe jeshile të errët si përshembull brokoli, djathi i sojës , qumështi etj.
Miligramët  e kalciumit që duhen marrë në ditë sipas moshës
4-8 vjeç –800 mlg
9-13 vjeç—1300 mlg
14-18 vjeç—1300mlg
19-50 vjeç—1000 mlg
51-70+—-1200 mlg


100revista

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara