Ushqimet e shëndetshme për zemrën

/ On : 13:51/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Fasulet, frutat e malit, brokoli, lakrat. Edhe buka është e pasur me to, përderisa zgjidhni atë të zezë


Ju mund të reduktoni rrezikun për të zhvilluar sëmundjen koronare duke ngrënë ushqime të caktuara. Keni nevojë për ushqime të pasura me fibra; për fruta arrore; pemë dhe perime; një mollë në ditë; një ose dy pije alkoolike; ushqime të pasuruara me sterole dhe stanore; vaj ulliri.
Hapi 1 – Hani shumë fibra – Zgjidhni ushqimet e pasura me fibra, duke filluar me një kupë të cerealeve për mëngjes të cilat përmbajnë së paku tre gramë fibra. Çdo 10 gramë të fibrave dietale të shtuara në dietën tuaj ditore mund të ulë rrezikun për të zhvilluar sëmundje të zemrës deri në 27 për qind.
Këshillë: Mbani mend këto ushqime: fasulet, frutat e malit, bronkolit, lakrat. Edhe buka është e pasur me to, përderisa zgjidhni atë të zezë (me drithëra të plota).
Hapi 2 – Zgjidhni arra – Hani nga një grusht të frutave arrore pa kripë deri në pesë herë në javë. Arrat, bajamet, lajthitë, kikirikët, arrat amerikane dhe fëstëkët të gjithë janë të pasura me acide yndyrore omega-3, që rrisin nivelin e kolesterolit të mirë dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq.
Këshillë: Sipas një studimi, zëvendësimi i një shërbimi të karbohidrateve me një shërbim me arra mund të reduktojë rrezikun për sëmundje të zemrës për 30 për qind. Zëvendësimi i një shërbimi të njëjtë të yndyrave të ngopura, si mishit ose djathit me yndyrë, me arra mund t’u ndihmojë ta ulni këtë rrezik për 45 për qind.
Hapi 3 – Hani fruta dhe perime – Hani së paku gjashtë shërbime fruta dhe perime në ditë. Duke zgjedhur më së paku tre deri në më shumë se pesë shërbime në ditë ju mund të ulni rrezikun për sëmundje të zemrës deri në 17 për qind.
Hapi 4 – Konsumoni molla – Përveç që është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, një mollë në ditë mund t’u ndihmojë të parandaloni sulmet në zemër, falë nivelit të lartë të antioksiduesit kuercetin. Pjesëmarrësit në studim të cilët kanë ngrënë tre molla në ditë për tre muaj kanë pasur një ulje të kolesterolit prej së paku 20 për qind.
Hapi 5 – Pini nga një gotë – Kënaquni duke çuar nga një gotë pije alkoolike një ditë – dy për meshkujt. Kjo mund të ulë rrezikun për sëmundje të zemrës dhe të ulë gjasat tuaja për të pasur goditje në tru. Vetëm mbani mend të pini me kujdes.
Këshillë: Një birë 350 mililitër, një verë 120 mililitër, 40 mililitër raki 40 për qindëshe, ose 30 mililitër raki 50 për qindëshe.
Hapi 6 – Zgjidhni ushqime të pasuruara – Hani ushqime të pasuruara me sterole ose stanore, substanca bimore të cilat luftojnë kolesterolin. Produktet më të shpeshta të cilat i përmbajnë këto janë lëngu i portokallit, jogurti, salcat për sallata dhe lyerjet zëvendësuese të gjalpit.
Hapi 7 – Përdorni vaj ulliri – Provoni të zëvendësoni gjalpin ose margarinën me dy lugë në ditë të vajit të ullirit me pak kolesterol. Fakt: Gjatë një studimi afat-gjatë, njerëzit optimistë ishin 23 për qind më pak të prirë të vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare se sa ata pesimistë, mjeku.net.

Patatet e skuqura, zgjidhje e gabuar ushqimore
Mbase mund të jenë ushqimi i preferuar për shumë njerëz, por patatet e skuqura janë një ushqim jo i shëndetshëm dhe pa vlera ushqyese. Patatet e skuqura janë të mbushura me kripë, kalori dhe yndyra. Ja tri arsye se pse nuk është mirë të zgjidhni patatet e skuqura si pjesë të ushqimit tuaj.
Të pasura me trans-yndyra
Vetë patatet nuk përmbajnë yndyra të këqija, por këto të fundit krijohen gjatë procesit të skuqjes. Në fakt, edhe pse ju mund t’i përgatisni ato në vaj me prejardhje bimore, procesi i fërgimit i shndërron yndyrat e shëndetshme në trans-yndyra të rrezikshme për shëndetin.
Pa vlera ushqyese
Patatet e bardha, të cilat përdoren për skuqje, përmbajnë më së pakti vlera ushqyese nga të gjitha llojet tjera të patateve. Ato përmbajnë shumë karbohidrate, të cilat janë një prej shkaktarëve të mbipeshës. Duhet të keni parasysh se patatja gatuhet në temperaturë të lartë, gjatë të cilës i humb edhe ato pak përbërës të ushqyeshëm që ka.
Helm i fshehtë
Në përgjithësi, ushqimi i fërguar përmban helmin e njohur si akrilamid. Me këtë lëndë helmuese veçanërisht janë të pasura patatet e skuqura.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara