Thinjat e para në flokë – çfarë të bëni?

/ On : 09:23/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Kur paraqiten thinjat e para në flokë shumë femra këtë e presin në mënyrë shumë drastike. Që është, normal, hap shumë i gabuar. Kuptoni se çfarë duhet të bëni kur shumë herët filloni të thinjeni.

Shumë femra sot thinjen më herët se sa dikur, si për shkak të stresit ashtu edhe për mënyrën jo të shëndetshme të jetesës. Shumë herët fillojnë t’i lyejnë flokët (normal këtu është segmenti i ndryshimit dhe bukurisë), por për këtë ndoshta ende nuk keni nevojë.
Relaks
Nëse në flokë ju paraqitet një apo dy fije, kjo nuk do të thotë që do të thinjeni në moment. Kjo para së gjithash mund të tregojë që jeni nën presion, nën stres. Nuk ka mënyrë që mund ta ndalë këtë proces, por mund ta ngadalësoni (dhe normal t’i mbuloni) me disa vendime të mençura, ndërsa e para është të relaksoheni. Nuk ka panik për thinja, por mendoni për masazh, apo për spa tretman, dhe në mënyra se si ta zvogëloni stresin.
Gabimet
Karshi nervozes për shkak të thinjave, gaboni edhe kur vendosni t’i këpusni ato. Edhe nëse keni vetëm një thinjë mos e hiq nga flokët duke e këputur. Normal që nuk do të paraqiten edhe shtatë të reja për këtë, por e vërtet është që vetëm rrit shanset që rreth atij vendi të rriten fije të holla që vështir se mund t’i ndalni. Me këtë, edhe dëmtoni folikulën dhe mund të ndaloni rritjen e qimes në atë vend dhe kështu me kohë t’i rralloni flokët. Gjithashtu, në paraqitje të thinjave ndikon edhe tretmani jo i shëndetshëm i flokëve- trajtimi me kimikale të ndryshme, tharja, hekurosja, fenirimi…
Ushqehuni shëndetshëm
Është e vërtetuar që femrat të cilat i kushtojnë rëndësi stilit të jetës, ato që ushqehen shëndetshëm dhe ushtrojnë rregullisht kanë më pak shanse që thinjat ti dalin herët.
Volumi
Thinjat fshihni me ndihëm e kaçurrelave, dhe në përgjithësi duke i dhënë volum flokut. Përdorni produkte për volum në rrënjë të flokëve, më pas thajini dhe feniratini duke e mbajtur kokën e ulur poshtë.
Rregullim i përkohshëm
Nëse vërtet ju nervozojnë shumë thinjat, atëherë mund t’i fshihni edhe me kolor shampon. Sot në treg ka shumë maska të shkëlqyeshme (jo të dëmshme) për nuanca, pa përdorur ngjyra të rënda. Konsultohuni me stilistin tuaj- ndoshta ai ka ndonjë ofertë të mirë për ju. Mund t’i kërkoni t’ju nxjerr disa fije aty ku ju kanë dalur thinjat, apo t’i trajtojë me ngjyrë të përzier, që i përshtaten ngjyrës suaj natyrale, që përkohësisht ti mbuloni.
Femina

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara