Sinqerisht dashurohesh…

/ On : 11:15/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Fluturat në bark me të vërtetë vijnë si vetëtimë nga qielli. Këtë e kanë vërtetuar edhe studimet.
Rreth 77% e njerëzve besojnë se nuk mund ta zgjedhin personin në të cilin do të dashurohen. Kur bëhet fjalë për t’u dashuruar, është e vështirë ta parashikojmë pse, kur dhe me kë do të dashurohemi, apo jo?
Nganjëherë dashurohemi kalimthi e nganjëherë shfaqen ndjenja të thella sa nëse nga ajo lidhje nuk ka dobi, do të mbetemi zemërthyer dhe të pikëlluar.
Më pas, në ndihmë vijnë shoqet, duke thënë se kjo nuk është gjë, se ai tipi ishte një majmun dhe se nuk është i vetmi djalosh në botë. Por, sipas studimeve më të reja, as ndjenja e të qenit të dashuruar nuk zgjat përjetësisht.
Në fakt, në një anketë (në të cilën kishin marrë pjesë 2.000 të anketuar) kanë zbuluar se njeriu mesatarisht dhe sinqerisht dashurohet vetëm katër herë gjatë jetës së tij. Në bazë të po të njëjtit studim, 33% e të anketuarve i kanë qëndruar besnik dashurisë së parë. Rreth 61% e të anketuarve vajtojnë pse kanë lënë t’u largohet dashuria nga dora.
Në anën tjetër, është zbuluar se 41% prej nesh dashurohen me personin që nuk guxon apo nuk do të duhej të dashurohej e këtë ka të tillë që e përsëritin edhe më shumë se një herë të vetme. Në listën e “dashurisë së ndaluar” ishin partneri apo partnerja e shokut më të mirë e në disa raste janë përmendur madje edhe prindërit e shokut apo shoqes më të ngushtë.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara