Shenjat e përkeqësimit të shëndetit të veshkës

/ On : 09:50/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Sipas të dhënave statistikore, aktualisht sot në botë numri i pacientëve me sëmundje kronike të veshkave zë afro 1 të 10-n e popullsisë së përgjithshme të botës, e thënë në shifra kjo arrin mbi 500 milionë të prekur. Lufta ndaj kësaj sëmundjeje përballet me sfida serioze në të gjitha vendet. Zgjidhja e këtij problemi është një ndër projektet më të rëndësishme të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Sëmundja e veshkave mund të quhet e fshehur pasi në fillim shumë pacientë nuk kanë simptoma të hershme të dukshme dhe për këtë nuk marrin mjekimin në kohën e duhur. Prandaj, kontrolli rutinë i trupit është një nga mënyrat më të thjeshta dhe efektive për zbulimin e hershëm të këtij problemi. Gjatë një kontrolli rutinë duhet të kontrollohen tensioni i gjakut, funksionimi i veshkave, eko etj. Sipas specialistëve nëse zbulohet se ka shumë shkumë në urinë, kjo mund të jetë një tregues i proteinurisë. Proteinuria është rritja e sasisë së proteinave në urinë. Edhe pse në vetvete nuk është një sëmundje, është një shenjë që tregon se veshkat tuaja mund të mos funksionojnë siç duhet. Përveç këtyre, diabeti dhe hipertensioni janë disa nga shkaqet kryesore të sëmundjes kronike të veshkave. Prandaj, mjekët propozojnë se është shumë i domosdoshëm kontrolli i veshkave mes njerëzve të shëndetshëm dhe sidomos të moshuarit, ata që vuajnë nga obezitet, duhanpirësit etj.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara