Meshkujt dashurohen tri herë më shpejt se femrat

/ On : 00:27/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Studimi i ri nga Universiteti i Pensilvanisë konfirmon se meshkujt bien në dashuri tri herë më shpejt se femrat. Femrat janë më pragmatike kur bëhet fjalë për dashuri, ndërsa fjalën “të dua” ju duhet më shumë kohë për ta thënë sesa u duhet meshkujve.
Meshkujt shpesh pas takimit të parë e vendosin nëse ajo është e vërteta, ndërsa femrat bien në dashuri për një kohë më të gjatë, madje u nevojiten disa muaj. Një e katërta e meshkujve që morën pjesë në këtë studim, thotë se ata besojnë në dashuri në shikim të parë dhe se mund të dallojnë partnerin e jetës së tyre në një moment të vetëm.
Rezultatet e anketës treguan se femrat kanë tendencë të konsultohen me familjen dhe miqtë para se të bien në dashuri. Për të rënë në dashuri mund t’u marrë kohë më e gjatë, një muaj apo më shumë.
Në saktësisht, të njëjtat rezultate erdhën edhe nga studimi i kryer në Britaninë e Madhe, ku konstatohet se femrat bien në dashuri më rrallë sesa meshkujt. Në fakt, shumica e femrave që morën pjesë në studim u përgjigjen se ato mund të dashurohen vetëm një herë në jetën e tyre.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara