Më shumë mirëqënie psiko-fizike, me dy lugë vaj ulliri

/ On : 15:56/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Pak vaj ulliri me shumë me sa duket nuk shton vetëm shijen në tryezë, por edhe bukurinë dhe mirëqënien psiko-fizike. Vecanërisht dy lugë në ditë fuqizojnë neurogjenezën e trurit dhe luftojnë plakjen.



Janë kërkuesit e Institutit të Biologjisë Qelizore dhe Neurobiologjisë në Romë ata që sugjerojnë sërisht këtë metodë të përdorur nga gjyshet, pas një studimi të zhvilluar për të kuptuar më mirë rolin mbrojtës  të polifenoleve që gjende  me shumicë tek vaji i ullirit, bën të ditur Agjencia Italiane Lajmeve, ANSAvaj ulliri

“Qëllimi i eksperimentit tonë  ishte të tregonim  se marrja e polifenoleve që gjenden tek vaji i ullirit stimulon lidhjet nervore mes neuroneve dhe diferencimin e trurit tek gjitarët ”, qartëson Marco Fiore, një prej autorëve të kërkimit, duke theksuar se sipas rezultateve u vu re  se polifenolet luajnë një rol të rëndësishëm tek procesi i të nxënit dhe proceset e kujtesës. Sipas Fiore, vaji i ullirit nxit neurogjenezën  e trurit , duke e mbrojtur ate nga proceset degjenerative që lidhen me moshën, duke ushtruar kështu një veprim anti-plakje.


Ne fakt, veprimi i dobishëm i vajit të ullirit dhe polifenoleve të gjendura në të është njohur prej kohësh nga Autoriteti Europian i Sigurisë së Ushqimit si dhe nga  FDA, Administrata e Ushqimit dhe Ilaceve në SHBA, që rekomandojnë një konsum të përditëshëm prej dy lugësh vaj ulliri të pagatuar në ditë./ATSH

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara