Cila është mënyra më e mirë të ndërprisni lidhjen?

/ On : 13:52/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Mendoni se lidhja juaj nuk po shkon mirë për arsye të ndryshme dhe duhet ta ndërprisni atë?

E para që duhet të bëni është që të merrni guximin të gjeni temën e bisedës, mirëpo kini kujdes t’u shmangeni këtyre gjërave:
Kurrë mos ndërprisni lidhjen nëpërmjet porosive SMS
…apo nëpërmjet cilësdo mënyre qoftë, e cila nuk përfshin bisedën sy më sy, sepse do të ishte thjesht veprim i vrazhdë dhe assesi nuk bën pjesë në sqarime “të sinqerta”.
Pa gënjeshtra
Bëhuni të sinqertë sado që e vërteta të jetë e hidhur dhe e pakëndshme. Vetëm në këtë mënyrë do të bëheni të drejtë edhe ndaj vetes, por edhe ndaj partnerit apo partneres.
Fokusohuni në problemet kryesore
Zgjidhni tri shkaqe kryesore për shkak të të cilave më nuk mund të vazhdoni bashkë dhe mos lëshoni pe. P.sh., mungesa e komunikimit, mendimet e ndryshme, mungesa e kohës…
Bëhuni të sinqertë, të sjellshëm, por edhe të pakompromis
Sado që të ndiheni keq për shkak se jeni të detyruar të ndërprisni lidhjen dhe të lëndoni dikë, ju jeni personi i duhur që ndarjen duhet t’ia bëjë më të lehtë partnerit. Porositë dhe bisedat pas ndarjes e cila është definitive askujt nuk do t’i sjellin asgjë të mirë, ndërkaq ju jeni personi i cili duhet patjetër t’ia thoni vetes, por edhe ish-dashurisë suaj.
Femina

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara