6 lëngje frutash që i bëjnë mirë trupit

/ On : 06:06/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Nëse dëshironi që të keni gjithnjë një organizëm të shëndetshëm, duhet të konsumoni lëngje frutash të freskëta. Në artikull do të njiheni edhe me disa kombinime interesante të këtyre të fundit
Shëndeti

Dihet që frutat janë të domosdoshme për trupin tonë. Por nuk duhet të harroni se lëngu i frutave të freskëta i bërë në shtëpi është më shumë i ushqyeshëm se sa ai i konservuari nëpër shishe. Përveç konservantëve, aroma e lëngut në shishe nuk është aspak e freskët si ai i frutave të saposhtrydhura. Më poshtë do t’ju paraqesim disa lloje lëngje frutash dhe përfitimet e tyre për trupin:
1. Lëngu i mollës
Lëngu i mollës është i pasur me vitamina B dhe C. Ai është i pasur edhe me minerale si kalciumi, fosfori, magnezi dhe kaliumi. Lëngu i mollës ndihmon për trajtimin e simptomave të artritit dhe qetëson dhe pastron sistemin e tretjes. Lëngu i mollës është i shëndetshëm edhe për trajtimin e konstipacionit dhe diarresë.
2. Lëngu i kajsisë
Lëngu i kajsisë përmban shumë vitamina si B, C dhe vitamina K, substanca që ngadalësojnë procesin e plakjes. Kjo pije është e mirë edhe për forcimin e kockave, ndërsa flokëve dhe lëkurës i jep vitalitet. Është i dobishëm për trajtimin e anemisë dhe të problemeve që vijnë nga menopauza.
3. Lëngu i manaferrës
Ky lëng përmban sasi të mëdha të vitaminës C dhe E, ​​dy antioksidantë që ndihmojnë në luftimin e radikaleve të lira. Ai përmban edhe molekulat që luftojnë qelizat dhe indet e trupit që janë të lidhur me sëmundje të tilla si kanceri dhe ato të zemrës. Kjo pije është efektive në kontrollin e diabetit, pastron gjakun dhe shpesh përdoret për trajtimin e dhembjeve të fytit dhe diarresë.
4. Lëngu i rrushit
Rrushi është i njohur për përmbajtje të vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë kalciumin, bakrin, jodin, fosforin, hekurin dhe kaliumin. Lëngu i rrushit ndihmon në rastet e kapsllëkut, për sëmundjet e zemrës, artritit, tuberkulozit, problemet e mëlçisë, hemorroideve dhe alergjive të ndryshme.
5. Lëngu i limonit
Lëngu i limonit përmban një sasi të madhe të vitaminave B dhe A. Ai pastron enët e gjakut dhe pjesë të tjera të brendshme të trupit. Limoni eliminon toksinat dhe ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ndër të tjera, parandalon ftohjen dhe kuron artritin.
6. Lëngu i portokallit
Lëngu i portokallit përmban vitamina B dhe C, po ashtu dhe një sasi të madhe mineralesh si magnez, fosfor, kalcium dhe kalium. Lëngu i portokallit ndihmon sistemin e brendshëm të trupit. Lëngu i portokallit ndihmon në qetësimin e sistemit nervor, duke luftuar ankthin dhe pagjumësinë.
Disa përzierje frutash, apo lëngjesh të tyre. Ja se çfarë funksioni kryejnë në organizëm
1. Përzierja e xhenxhefilit, karotave dhe mollëve është efikase për një organizëm të shëndetshëm.
2. Mollët, kastravecët dhe selinotë parandalojnë kancerin, ulin kolesterolin dhe heqin dhembjen e kokës, si dhe eliminojnë ndjesinë e përzierjes.
3. Domatet, karotat e mollët përmirësojnë lëkurën dhe rregullojnë frymëmarrjen.
4. Mollët dhe qumështi reduktojnë nxehtësinë e brendshme të trupit.
5. Portokajtë, xhenxhefili dhe kastraveci përmirësojnë lëkurën dhe reduktojnë nxehtësinë e trupit.
6. Mollët, kastraveci, kivit përmirësojnë lëkurën.
8. Lëngu që del nga përzierja e dardhës dhe bananes rregullon përmbajtjen e sheqerit.
9. Karotat, mollët, dardhat dhe mangot neutralizojnë toksicitetin, ulin presionin e gjakut dhe luftojnë oksidizimin.
10. Nektarinat, bostani dhe qumështi, të pasura me vitaminë C e B2, rrisin imunitetin e trupit.
11. Papaja, ananasi dhe qumështi, të pasura në vitaminë C, E, hekur, përmirësojnë lëkurën dhe metabolizmin.
12. Bananet, ananasi dhe qumështi parandalojnë kapsllëkun.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara