Në fytyrë ju shkruan se çfarë hani

/ On : 09:13/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Nutricionistja e njohur britaneze Tina Richards ka shpjeguar përse shprehitë tona të ushqyerit menjëherë dalin në lëkurën tonë.

E dijmë që ushqimi është ‘benzinë’ për organizëm, por rrallë jemi të vetëdijshëm se sa janë gjërat ushqimore dhe përbërësit e tyre të padobishëm për dukjen e lëkurës.
“Si shumica e organeve, edhe lëkura është e ndërtuar nga proteina, yndyra dhe uji. Për këtë është e rëndësishme që rregullisht të konsumojmë gjëra ushqimore të pasura me përbërës që të kompensohet mungesa e tyre në lëkurë”, ka thënë nuticionistja britaneze Tina Richards, eksperte e cila rri prapa shumë fytyrave të bukura hollivudiane.
Nëse organizmit nuk ia sigurojmë proteinat e kualitetit të lartë dhe yndyrat e pangopura acidike, e para që do të goditet është lëkura. Shpesh harrojmë që ajo është organi jonë më i madh dhe i fundit në të cilin arrijnë substancat ushqyese”, na e kujton Richards.
“I ushqyeri me përqindje ushqyese së pari do të godas në lëkurë të thatë, që është një lloj shenje e paraqitjes së plakjes së hershme dhe jo drejtësive tjera, si teni i ndezur dhe i zymtë. “
Karshi ushqimit jo të mirë, kanë rënë edhe shkaktarë tjerë të plakjes së lëkurës, na kujton Tina Richards. “Procesi i ndezjes më së shpeshti është përgjegjës për paraqitjen e rrudhave, akneve, skuqjes së lëkurës, si dhe ënjtjes apo edhe lëkurës së lëshuar”
A dëshironi me një goditje të zgjidhni dy probleme, ushqimin e mangët dhe procesin e ndezjes, Tina na këshillon që rregullisht të konsumojmë sende ushqimore të pasura me acide të yndyrës të pangopura , omega 3 dhe 6 (peshk), vitamina dhe sende tjera ushqyese (pemë dhe perime)
“Me teprimin e konsumimit të sheqerit dhe karbohidrateve të rafinuara, sic janë buka, orizi i bardhë, brumërat, ëmbëlsirat, bëhet procesi i ndezjes i cili shkakton lirimin e radikalëve të lirë, që janë arsye e bërjes së ndezjeve tjera”.ka shpjeguar Tina e cila ka thënë që kjo përshpejton plakjen.
Femina

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara