Mushkëritë, patologjitë më të përhapura në dimër

/ On : 09:21/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.
Mushkëritë, ja cilat janë patologjitë më të përhapura në dimër dhe si ti kurojmë ato

Janë sëmundjet që më së shumti sulmojnë në dimër. I ftohti konsiderohet një ndër shkaktarët kryesorë të patologjive të mushkërive. Me ardhjen e stinës së ftohtë shtohen shumë rastet me infeksione në rrugët e frymëmarrjes. Por, ato që ndeshen më shpesh janë ftohjet dhe infeksionet gripale. Infeksioni i mushkërive, në terma shkencorë, njihet si pneumonia dhe shkaktohet në pjesën më të madhe të rasteve nga infeksione bakteriale që në stinën e dimrit gjejnë më shumë terren për tu zhvilluar në organizëm. Shkak nuk bëhen vetëm temperaturat e ulta, por edhe mungesa e rrezeve të diellit. Këta dy faktorë ulin rezistencën dhe dobësojnë sistemin imunitar. Përveç shkaqeve natyrore që ndikojnë drejtpërsëdrejti në shfaqjen e sëmundjeve pneumonare, siç janë përdorimi i duhanit dhe niveli i lartë i ndotjes, mund të preken nga këto sëmundje kryesisht edhe ata pacientë, të cilët e kanë sëmundjen të trashëguar nga prindërit e tyre. Në këtë rast sëmundjet e mushkërive (të bronkiteve) quhen të hershme dhe është më e vështirë për t’i diagnostikuar. E njohur ndryshe në gjuhën popullore si ftohja, bronkopneumonia shoqërohet me kollë të fortë, bllokim të mushkërive deri në rrugët e frymëmarrjes dhe në ndonjë rast me bllokim të kordave zanore. Në disa raste, konsiderohet nga pacientët si një sëmundje jo fort e rrezikshme, por ajo çon deri në marrjen e jetës.
Pneumotoraksi
Dhimbje të mprehta të gjoksit dhe të shpatullës. Bllokim i frymëmarrjes dhe kollë e thatë. Këto janë disa nga shenjat e një nga sëmundjeve më të rënda të mushkërive, që në gjuhën mjekësore njihet si pneumotoraksi. Kjo sëmundje shkakton bllokim të mushkërive dhe pamundësi për tu furnizuar me oksigjen. Kjo si pasojë e çarjes së shtresës që mbështjell mushkëritë dhe brenda saj depërton ajri. Pneumotoraksi nuk është një sëmundje që prek vetëm organet e frymëmarrjes. Shenjat që shfaq janë krejt të befasishme dhe shoqërohen me bllokim të frymëmarrjes, por kjo nuk është më e keqja e mundshme. Ajri që futet në mushkëri rrezikon të shkaktojë spostim të zemrës, gjë që mund të sjellë dhe pasoja ekstreme si vdekja. Prandaj raste të tilla konsiderohen si emergjente, ndaj të prekurit nga kjo sëmundje duhet të drejtohen menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e specializuar të mjekëve. Ekzistojnë dy forma të kësaj sëmundjeje: pneumotoraksi spontan dhe traumatik. Pneumotoraksi spontan paraqitet më së shumti tek moshat e reja, tek personat nën 40 vjeç. Sipas studimeve, rreth 70% e rasteve të konstatuara me këtë sëmundje janë duhanpirës. Nga kjo sëmundje preken njësoj si meshkujt dhe femrat dhe shkaktarë të saj mund të jenë sëmundje si patologjitë vaskulare, astma, tuberkulozi apo fibroza cistike. Për këtë arsye gazeta “Tirana Observer” në suplementin e së shtunës boton këshillat se si të shmangni sëmundjet e mushkërive, cila është strategjia e duhur për një jetë të shëndetshme. Cilat janë recetat e rekomanduara nga mjekët për të pasur një trup të shëndetshëm. Gjithçka në numrin e sotëm në një suplement prej gjashtë faqesh, një strategji e vërtetë për një jetë të shëndetshme. Do të gjeni receta e kura popullore për të luftuar sëmundjet e mushkërive.
Si të kurojmë sëmundjet e mushkërive me receta popullore
Sëmundjet kronike të mushkërive dhe të rrugëve të frymëmarrjes hasen më tepër në stinën e dimrit, ku edhe temperaturat janë të ulëta. Për këtë arsye, gjendja shëndetësore e personave që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive në dimër mund të përkeqësohet. Sipas mjekëve, personat që vuajnë nga sëmundje kronike të mushkërive, nëse nuk tregohen të kujdesshëm, nuk mund të kalojnë një dimër pa probleme. Arsyet? Ndjeshmëria e lartë e organizmit të tyre ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe niveli i lartë i ndotjes së tij. Pakujdesi të vogla në dukje mund të çojnë në rëndim të gjendjes së pacientit. Sëmundjet e mushkërive (bronkitet, sëmundja e ngushtimit të bronkeve etj) janë karakteristikë për moshat e mëdha dhe për shkak të uljes së rezistencës së organizmit të tyre në përgjithësi, këto mosha janë të ndjeshme ndaj luhatjeve të temperaturave të mjedisit dhe nivelit të lartë të ndotjes së tij. Temperaturat e ulëta, ndryshimet atmosferike, ndotja e mjedisit janë faktorë risku për keqësimin e sëmundjes, duke përfshirë këtu dhe pirjen e duhanit, praninë e sëmundjeve të zemrës dhe hipertensionit, diabetit, etj. Simptomat-Me keqësimin e gjendjes kolla shpeshtohet, bëhet më e fortë dhe shoqërohet me shtim të sasisë së gëlbazës, e cila trashet dhe nxirret me vështirësi. Marrja e frymës rëndohet, frymëmarrja bëhet e sipërfaqshme dhe shpeshtohet, duke u shoqëruar me interesim të muskujve të kraharorit. Kjo është arsyeja që shpesh pacientët ankohen edhe për dhimbje gjoksi e shpatullash. Të sëmurët janë në ankth, kanë ndjenjën sikur po mbyten. Në fytyrë sidomos në buzë, shfaqet mavijosja që vjen si pasojë e anomalisë së shkëmbimit të gazrave, me pakësim të oksigjenit në gjak dhe shtim të gazit karbonik. Si pasojë e ajrimit të ulur, të sëmurët janë të lodhur, të përgjumur, ankohen për dhimbje koke, por herë-herë janë të shqetësuar dhe shfaqin turbullime të vetëdijes.
Sëmundjet e mushkërive dhe këshillat
Në moshën pediatrike dhe në moshën e avancuar, hasen më shumë sëmundjet pulmonare, kurse sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes dhe në veçanti, siç është alergjia, ndeshen më shumë në moshat e reja. Duhet të shpjegojmë këtu se sëmundjet polmunare ndeshen në moshat pediatrie, sepse nuk është krijuar akoma një sistem mbrojtës i mundshëm ndaj faktorëve të jashtëm që rrezikojnë për këto sëmundje, siç janë viruset, mikrobet dhe ajri i ftohtë, si edhe në mosha të avancuara, sepse bie edhe aftësia për t’u mbrojtur ndaj agjentëve dhe faktorëve që janë në ajër. Kemi parasysh këtu se mushkëria është e ekspozuar me ajrin shumë herë më shumë se sipërfaqja e lëkurës sonë në ekspozim me mjedisin e jashtëm, ndaj haset shumë si sëmundje. Pra, çdo gjë që është në ajër futet në mushkëri dhe direkt është e ekspozuar. Kështu, nëse në ajër ka mikrobe, viruse, agjentë vitalë, të gjitha futen në mushkëri.
Si bëhet mjekimi i sëmundjeve të mushkërive?
Mjekimi bëhet në varësi të sëmundjes, në varësi të diagnozës dhe simptomave. Mjekimet janë të veçanta për çdo lloj sëmundjeje, kështu që, për sëmundjet infektive janë kryesisht antibiotikët, për sëmundjet virale janë sintomatikët dhe gjithashtu edhe antialergjikët, kur kemi sëmundje alergjike. Për çdo sëmundje, mjekimi përshtatet sipas moshës, gjinisë dhe individëve.
Si mund të bëhet parandalimi i sëmundjeve të mushkërive?
Së pari, nuk duhet pirë duhan, ulja e nivelit të ndotjes në ambient, të ngrënët e shëndetshëm dhe aktivitetet fizike.
Dieta dhe roli i saj në sëmundjet e mushkërive
Roli që dieta luan në sëmundjet e mushkërive është mjaft i rëndësishëm dhe kur këto dieta janë drastike dhe jo të shëndetshme që në të marrim vitaminat e duhura atëherë ato kanë një rol negativ jo vetëm në tërësi të organizmit por veprojnë direkt dhe në funksionimin e mushkërive duke shkaktuar sëmundje të ndryshme. Disa vitamina dhe lloje ushqimesh duhet të përfshihen në dietën tonë patjetër për të ruajtur mushkëritë tona në një gjendje të shëndetshme. Shumë sëmundje të mushkërive janë të lidhura me një proces të quajtur stres oksidativ. Sëmundjet e mushkërive që janë të lidhura me stresin oksidues janë: astma, emfizema dhe sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, fibroza cistike, pneumonia, sëmundjet intersticiale të mushkërive, sindromi i distresit respirator akut tek i rrituri, tuberkulozi. Për të mbrojtur mushkëritë tona nga sëmundjet e stresit oksidativ. Është e domosdoshme ngrënia e ushqimeve dhe e vitaminave qoftë me dietë apo pa dietë pra janë të detyrueshme disa prej tyre për funksionimin e shëndetshëm të mushkërive tona në formë të shëndetshme. Këtu futen ndër më të rëndësishmet. Vitaminat antioksiduese. Agrumet dhe lëngjet e tyre, fruti i kivit, brokolo, piperi jeshil. 2-Beta-carotenë: kajsia, pjepri, mango, karota, piperi, spinaqi, patate e ëmbël.
Ushqimet e gjelbra ulin rrezikun e kancerit në mushkëri
Nëse vuani nga kanceri në mushkërinë e bardhë është mirë të hani shumë perime të gjelbra. Ka ardhur koha që ushqimi të mund të shërbejë jo vetëm për të parandaluar këtë sëmundje, por edhe të ndihmojë në mjekimin e saj. Mjekësia alternative ka disa kohë që rekomandon ushqime vegjetative dhe mirobiotike për pacientët me kancer, duke përfshirë këtu edhe kancerin në mushkërinë e bardhë. Efekti tani gjithnjë e më tepër mjekësia popullore ka zbuluar se pemët e gjelbra dhe perimet janë tepër të efektshme për këtë kancer. Studimet e fundit kanë treguar se përbërësit e ushqimit, siç është betakaroteni, mund të sulmojnë dhe të zhdukin qelizat tumorale, duke penguar kështu rritjen dhe zhvillimin e tij. Duke ngrënë karota të freskëta, së paku 2 herë në ditë, rreziku nga kanceri në mushkërinë e bardhë ulet në masën 60 për qind. Ndërsa një gotë me lëngun e lule lakrës së bardhë të freskët më shpesh se një herë në ditë e zvogëlon rrezikun në 70 për qind dhe spinaqi i freskët 40 për qind.
Lakra dhe lulelakra kurojnë mushkëritë
Lakra dhe lulelakra ndihmojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri në mushkëri. Një studim i publikuar në revistën “Lancet” ka treguar se ngrënia e shpeshtë e këtyre perimeve mund të ulë ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga ky tumor, sidomos tek ata që kanë riskun gjenetik. Studimi është kryer nga “International Agency for Cancer Research” (Iacr) në Lion të Francës dhe, sipas tij, mjafton që këto perime të konsumohen të paktën një herë në javë për të përfituar prej vetive mbrojtëse të tyre. Sipas ekspertëve, përfundimet e studimit gjejnë më tepër vend te personat që kanë versione të paaktivizuara të dy prej gjeneve të ADN-së. Dy gjenet e vena “në shënjestër” janë “Gstm1” e “Gstt1”, që kanë për funksion mbrojtjen e organizmit nga disa lëndë toksike. Lulelakra dhe lakra, apo dhe perime të ngjashme me to, janë të pasura me substanca kimike, të ashtuquajtura isotiocianate, që arrijnë të mbrojnë nga kanceri polmonar.
Kolla kronike, “sinjal” për kancerin në mushkëri
Ndër shkaqet kryesore të përhapjes së kësaj patologjie tumorale janë konsumimi i duhanit, trashëgimia dhe rritja e nivelit të ndotjes së ajrit. Tumori i mushkërive përfaqëson shkakun e parë të vdekjeve nga kanceri, në vendet e zhvilluara. Kjo sëmundje përfaqëson 25 për qind të gjithë tumoreve malinjë që mund të shfaqen te personat e seksit mashkull. Vitet e fundit, po vihet re dhe një rritje e numrit të rasteve dhe te gratë. Kjo lidhet me shtimin e numrit të grave që pinë duhan, që është shkaku kryesor i shfaqjes së kancerit në mushkëri.
Fibrat “aleate” dhe për mushkëritë
Nëse konsumoni sasi të mjaftueshme fibrash çdo ditë, do të arrini të përmirësoni funksionet e mushkërive, duke bërë të mundur të merrni frymë më mirë. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “American Journal of Epidemiology”. Studiuesit e “National Institute of Environmental Health Sciences”, të koordinuar nga Stephanie J. London kanë marrë në shqyrtim rastet e 11.897 personave të moshave nga 44 deri 66 vjeç, duke analizuar regjimin ushqimor dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Nga kjo ka rezultuar se personat, në dietën e të cilëve kishte shumë fibra, ishin shumë të shëndetshëm nga mushkëritë dhe kishin një risk më të pakët për t’u sëmurur nga bronkopneumonia kronike ostruktive (BPCO). Studime të mëparshme kanë treguar për një lidhje mes shëndetit të mushkërive dhe regjimit ushqimor, duke mëshuar më shumë në rolin e vitaminave: C, E dhe D, si dhe të acideve yndyrore Omega-3. “Të dhënat tona sugjerojnë se fibrat kanë një rol mjaft të rëndësishëm për performancën respiratore”, ka nënvizuar London. Por cila do të ishte sasia e nevojshme me fibra për të pasur një efekt mjaft të mirë në mushkri? Receta ideale është: 30-38 gramë në ditë për burrat dhe 21-25 gramë te gratë. Ku mund t’i gjeni: perimet me gjethe të gjelbra, perimet me zhardhok: patate, karota, rrepa,etj., janë mjaft të pasura me fibra. Po ashtu mund t’i gjeni te frutat e thata dhe drithërat.
Brokoli për të mbajtur të shëndetshëm aparatin e frymëmarrjes
Konsumimi i disa lloj perimesh, ndihmon frymëmarrjen. Të paktën ky është rezultati i një studimi të kryer nga ekipi i “R&S” i “Bios Line”, që ka identifikuar se disa përbërës natyral që ndodhen në familjen e kruçifereve (lakra, lulelakra, etj) kanë efekt mjaft të mirë, në sistemin e frymëmarrjes. Duhani dhe ndotja atmosferike sulmojnë çdo ditë rrugët e frymëmarrjes. Vështirësi në frymëmarrje, kollë në mëngjes, sekrecione dhe broshit janë ankesat më të shpeshta që shfaqen nga aparati i frymëmarrjes te duhanpirësit, por dimë se dëmet që shkakton smogu janë të ngjashme me ato që shkakton dhe duhani. Perime si lulelakra, sallata jeshile, brokoli, lakra e bardhë, rrepat, rukolat mbrojnë organizmin nga efekte e dëmshme të duhanit dhe ndotjes atmosferike. Sipas autorëve të studimit efekti mbrojtës i atribuohet disa substancave natyrore që mbrojnë aparatin e frymëmarrjes së duhanpirësve, duke aktivizuar sistemet enzimatike intoksikues, nëpërmjet një procesi që vepron në nivel molekulash. Veprimi i këtyre bimëve lidhet me një faktor të veçantë, faktori “Nrf2”, i aftë të rregullojë në mënyrë precize aktivitetin e geneve të pranishme në ADN e bërthamës. “Jemi duke punuar prej më shumë se një viti me këtë projekt. Fillimisht kemi parë funksionet kryesore të faktorit “Nrf2”, duke kaluar më pas në efektin e ekstrakteve bimore, që përdoren më tepër për krijimin e një përbërësi ushqimor specifik. Nëpërmjet këtyre analizave, kemi arritur të individualizojmë ekstrakte bimore duke standardizuar në to, principet aktive ku janë përqendruar më shumë. Nga kjo është parë se bimët si brokoli, lulelakra, rrepa, etj kishin nivele më të larta të faktorit “Nrf2”,- nënvizojnë autorët e studimit.
Portokalli parandalon ftohjen
Shumë e përdorin kur janë të ftohur, ndërkohë që rekomandohet konsumimi i portokalleve edhe përpara se të na zërë sëmundja. Sipas të dhënave rezulton se portokalli jo vetëm bën të mundur parandalimin e ftohjes apo të gripit por edhe është një “aleat” shumë i mirë për të gjitha sëmundjet e zemrës dhe ndihmon qarkullimin e gjakut tek të sëmuret e paralizuar.
Si të ndihmoni mushkëritë
-Përdorni sa më shumë produkte me mish. Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër. Mos përdorni duhan.
-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës. Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra. Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe. Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.
Astma, shkaqet e sëmundjes që na merr frymën
Astma është një sëmundje që ka marrë shtrirje të gjerë në dekadat e fundit, veçanërisht në vendet e zhvilluara dhe ekspertët ende nuk ia kanë dalë të përcaktojnë se cilat janë shkaqet e kësaj rritjeje. Mekanizmat që shkaktojnë sëmundjen janë komplekse dhe ndryshojnë nga një individ te tjetri. Një pjesë e madhe e të sëmurëve vuajnë nga alergjitë dhe disa studiues po përpiqen të identifikojnë faktorët e përbashkët të astmës dhe alergjisë. Në fakt, jo të gjithë njerëzit që vuajnë nga alergjitë kanë astmë dhe jo të gjitha rastet e kësaj sëmundjeje mund të shpjegohen nëpërmjet alergjisë. Ka shumë të ngjarë që astma të shkaktohet nga një sërë faktorësh që bëhen bashkë, në të cilët bëjnë pjesë gjenet dhe shkaqe të tjera ambientale, të tilla si infeksionet, ndryshimet hormonale te gratë dhe alergjitë.
Ndihma e ekspertëve kundër astmës
- Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës. Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit. Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.
- Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin. Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që shkaktojnë astmë.
-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa. Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës. Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
- Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë. Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin. Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.
Astma kurohet me sherbele
Çaji i sherbelës shërben jo vetëm si freskues gjatë ditëve të nxehta, por në mjekësinë popullore ndihmon edhe në lehtësimin dhe parandalimin e sëmundjeve të shumta. Në mjekësinë alternative ekstrakti i fituar nga gjethet e sherbelës u jep një ndihmesë të madhe të sëmurëve, që vuajnë nga turberkulozi. Në gjethet e bimës ndodhet një fitoncid aktiv, që lufton këtë sëmundje të rrezikshme. Mjekët rekomandojnë pirjen e tre gotave çaji të sherbelës çdo ditë të ëmbëlsuar me mjaltë, pasi ndihmon në lehtësimin e sëmundjes. Gjithashtu, bima sjell rezultate mjaft të mira edhe në sëmundjet, që mund të prekin mëlçinë e zezë dhe tëmthin. Mëlçia është organi qendror i gjithë metabolizmit dhe gjëndra më e madhe e trupit. Detyrat më të rëndësishme të saj janë prodhimi i proteinave të rëndësishme për jetën dhe përpunimin e pjesëve përbërëse të ushqimit. Në mëlçi bëhet prodhimi i lëngut të tëmthit, tretja dhe eliminimi i produkteve të metabolizmit të trupit, si dhe e helmeve. Kjo është dhe arsyeja përse funksionimi sa më mirë i saj është shumë i rëndësishëm. Për parandalimin dhe qetësimin e sëmundjeve të mëlçisë mjekët këshillojnë të pihet 3 herë gota në ditë çaj

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara