Të aplikosh për një vend punë në Gjermani

/ On : 15:17/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Si rregull, të gjithë të huajt duhet të pajisen me vizë për qëndrime më të gjata sesa tre muaj apo qëndrime që çojnë në punësim fitimprurës

Pavarësisht se gjithë kontinenti është goditur nga një krizë e rënë ekonomike, duket se Gjermania është vendi i vetëm që ka ditur se si ta përballojë një krizë. Rritja ekonomike, mirëqenia dhe mundësitë e punësimit janë disa nga tiparet kryesore të Gjermanisë. Për të punuar në Gjermani e kanë shansin të gjithë shtetasit e huaj, pavarsisht se ku ndodhet. Por, për të përfituar një vend punë, nuk është dhe aq e lehtë, si dhe duhet të plotësohen shumë kushte për t’u pranuar. Sipas Ministrisë së Punës, ka disa rregulla dhe mënyra aplikimi për shtetasit shqiptarë dhe mund të aplikohet pranë Ambasadës Gjermane.
“Si rregull, të gjithë të huajt duhet të pajisen me vizë për qëndrime më të gjata sesa tre muaj apo qëndrime që çojnë në punësim fitimprurës. Shtetasit e të gjitha vendeve të tjera, të cilët planifikojnë të qëndrojnë më gjatë në Gjermani, duhet të aplikojnë për vizë në një mision kompetent, përpara sesa të mbërrijnë në vend. Kërkesat për vizë duhet të miratohen nga autoritetet përkatëse për të huajt në Gjermani. Zakonisht, procedura e miratimit zgjat tre muaj dhe, në disa raste edhe më shumë, duke qenë se autoritetet për të huajt këshillohen shpesh me autoritete të tjera (p.sh., me Agjencinë Federale të Punësim)”, – përmendet në broshurën e publikuar nga Ministria e Punës.

Si të aplikosh

Faza 1: Aplikimi për lejen e qëndrimit (e cila ofron, gjithashtu, të drejtën për të hyrë në tregun e punës) për kandidatin merret nga ambasada gjermane në vendin ku kandidati jeton.
Faza 2: Ambasada ia kalon aplikimin zyrës së imigracionit (the Auslaenderbehoerde) në vendin ku duhet të kryhet puna për miratimin fillestar. Zyra e imigracionit, në bashkëpunim me zyrën lokale të punës (the Arbeitsamt), që lëshon lejen, merr vendimin e saj.
Faza 3: Në rast se aplikimi i kandidatit miratohet, ambasada i lëshon vizë hyrjeje kandidatit.
Faza 4: Pas mbërritjes në Gjermani, shtetasi i huaj dhe çdo anëtar i familjes që e shoqëron duhet të aplikojë për lejen e punës dhe qëndrimit në autoritetin vendas për të huajt.
Kërkesat:
Për t’u kualifikuar për një leje gjermane pune, kërkesat bazë për punësim në një shoqëri gjermane janë si vijon:
-Punëmarrësi i mundshëm duhet të punësohet me kritere të barabarta me ato të një punëmarrësi gjerman.
-Nuk ka shtetas gjermanë apo shtetas të tjerë evropianë që të mund të zënë pozicionin e punës. 5
- Zakonisht, punëmarrësi duhet të zotërojë diplomë universitare apo një kualifikim të ngjashëm. Për disa pozicione ka kërkesa të posaçme.
- Shoqëria gjermane duhet të jetë e regjistruar në Autoritetet e Punës në Gjermani dhe të aplikojë për një Numër Regjistrimi Korporate
- Aplikim për lejen e qëndrimit (me të drejtë hyrjeje në tregun e punës). Përgjithësisht, që të aplikoni për leje qëndrimi, do t’ju duhet:
• Të aplikoni të paktën tre muaj apo më shumë përpara udhëtimit tuaj
• Tri kopje origjinale të formularit të Aplikimit të plotësuar për Leje Qëndrimi, të plotësuara në
gjuhën që kërkohet nga misioni gjerman në vendin tuaj të origjinës
• Tri foto (bardhezi ose me ngjyra) në formatin që tregohet në aplikim
• Një pasaportë, vlefshmëria e së cilës vazhdon për të paktën 10 muaj të tjerë pas ditës së
largimit nga Gjermania, me dy faqe bosh
-Për personat e kualifikuar dhe me kualifikim të lartë:
• Një kontratë me një shoqëri gjermane
• Dëshmi të kualifikimeve arsimore dhe profesionale të përkthyera në gjuhën gjermane
- Për dadot
• Kontratë me familjen pritëse apo agjencinë e dadove
• Dëshmi e njohurive të gjuhës gjermane.


Programi i punëtorëve sezonalë

Ky program ka për qëllim të plotësojë vendet e lira të punës në bujqësi, pylltari dhe hotele sezonale. Punëtorët sezonalë mund të qëndrojnë në Gjermani për një maksimum prej nëntë muajsh. Punëdhënësit kërkojnë punëtorë të huaj sezonalë dhe paraqesin kontratat e propozuara që përcaktojnë pagat dhe kushtet e punës, si edhe dispozitat për strehimin, ushqimin dhe kushtet e udhëtimit të marra përsipër nga punëdhënësi te zyrat lokale të punës, të cilat miratojnë rekrutimin e të huajve, pasi kanë kërkuar tregun vendas të punës dhe kanë shqyrtuar kontratën.

Hyrja në tregun gjerman të punës

Shtetasit e huaj që nuk vijnë nga Bashkimi Evropian (BE), Zona Ekonomike Evropiane (ZEE) dhe Zvicra, si rregull, mund të kërkojnë punësim fitimprurës në Gjermani, vetëm në rast se janë të pajisur me një leje qëndrimi që i autorizon shprehimisht për këtë. Në dritën e papunësisë së lartë konstante dhe ndalimit të vitit 1973 për rekrutimet, hyrja e shtetasve të vendeve të treta në tregun gjerman të punës rregullohet rigorozisht nga ligji (Urdhri për pranimin e të huajve për qëllimet e angazhimit në punësim). Angazhimi në treg është, kryesisht, i kufizuar në disa grupe profesionale dhe kërkon miratimin e autoriteteve të punësimit. Zyra Qendrore e Punësimit (ZAV) e Agjencisë Federale të Punësimit është përgjegjëse për këshillimin dhe gjetjen e punës për punëkërkuesit që vijnë nga jashtë vendit. Ajo bashkëpunon me partnerët në të gjithë botën dhe është, në të njëjtën kohë, partnere prej një kohe të gjatë e rrjeteve aktive në tregun e punës të BE-së.

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara