Shëndeti dhe bukuria

/ On : 20:50/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Përse bien flokët?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 hours ago
Rënia e flokëve është njëri ndër problemet e qimeve. Tullacëria (alopecia) është gjendje të cilën e karakterizon humbja apo mungesa e flokëve dhe e qimeve. Rënia e madhe e flokëve është pasojë e veprimit të disa materieve të dëmshme në folikulën e qimeve, ndërsa ajo është në fazën e krijimit aktiv të qimeve. Sipas lokalizimit dhe përhapjes, rënia e flokëve mund të jetë difuzive ose në zona të kufizuara, ndërsa sipas rezultatit të fundit mund të jetë edhe kaluese, edhe afatgjatë. Nëse zgjat më shumë se tre muaj, duhet shkuar te dermatologu i cili do t’ju rekomandojë hulumtime të cakt... more »

Vaji i lajthisë mrekullon fytyrën dhe flokët tuaj

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 hours ago
Lajthia dhe vaj i lajthisë kanë disa veti të rëndësishme shëndetësore në mbrojtjen kundër sëmundjeve. Janë një burim i mirë i vitaminave, e sigurojnë trupin me proteina, kanë efekt mbrojtës, relaksues dhe qetësues për lëkurë, ndërsa vaj është i shkëlqyeshëm për t’i dhënë volum flokëve. Ditët dinamike të cilat po i jetojmë ne sot, kanë ndikuar shumë në mënyrën dhe ritmin e jetës. Obligimet e shumta ditore dhe koha e limituar, kanë bërë që gjinia e bukur ta humbë kujdesin dhe vëmendjen për dukjen e saj. Por, pavarësisht kufizimeve, duhet të gjejmë mënyra që t’i përkushtohemi mirëmb... more »

Pjeshka rregullon tretjen e ushqimit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 hours ago
Nektari i pjeshkës është një prej më të pasurve më vitamina dhe minerale, të cilat ekuilibrojnë sistemin tretës. Me ndihmën e vitaminave A, B3 dhe C, acidit folik, betakarotenit, hekurit dhe kalciumit, ai forcon mekanizmin mbrojtës të trupit dhe lehtëson tretjen e ushqimit. Veçanërisht personat që kanë probleme me tretjen dhe vuajnë nga kapsllëku mund ta kalojnë këtë shqetësim me ndihmën e nektarit të pjeshkës. Specialistët sugjerojnë konsumimin e lëngjeve për të luftuar problemet e tretjes. Nektari i pjeshkës pastron edhe gjakun përmes efektit antioksidues, duke mbrojtur trupin ng... more »

Çfarë të hani para gjumit?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 hours ago
Për një gjumë të rehatshëm është e rëndësishme edhe në çfarë ore hani darkë dhe çfarë hani. Ushqimi i rëndë menjëherë para gjumit, mund të ndikojë negativisht në kualitetin e gjumit. Megjithatë, një ushqim i lehtë mund të ketë ndikim pozitiv, pasi që nuk ja vlen që të shkohet në krevat i uritur. Lexoni foto-shpjegimin në vazhdim për të mësuar se cilat ushqimet që janë miku më i mirë i gjumit. Megjithatë, konsumoni ato së paku një orë e gjysmë para shkuarjes në shtrat. *Bananet* Kjo frutë në të vërtet paraqet një pilulë gjumi në një lëvozhgë. Përveç se përmbajnë qetësues, bananet ... more »

Libri që dominoi një shkencë për mbi 70 vjet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 hours ago
*Një vjetar i quajtur “Manuali Diagnostikues dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore” është libër referencë për psikiatrinë, por shumë mendojnë se kjo është shumë e gabuar dhe e dëmshme * *Psikiatria* *The Economist* Truri i njeriut është objekti më kompleks i njohur në univers. Ai mbart 100 miliardë qeliza nervore. Duke marrë parasysh se sa kompleks është ai, rastet kur funksionon keq janë shumë shumë të rralla. Por në disa raste, ai nuk funksionon. Kjo është arsyeja se pse, që nga viti 1952, Shoqata Psikiatrike Amerikane ka publikuar vjetarin e vet “Manuali diagnostikues dhe Sta... more »

20 kokteilet më të mira të verës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 hours ago
*Nga Pina Colada deri tek kokteilet klasike Bakardi, Mojito e lehtë* *Vera po afron. Plazhi, deti, rëra e ngrohtë dhe dielli përvëlues do të jenë së shpejti pjesë e pandashme e ditëve të pushimit. Festat e çmendura të mbrëmjeve që presin agimin, nuk do të vonojnë edhe shumë. Ja disa nga koktejet më të mira të verës së vitit 2013, që do t’jua zbukurojnë çdo moment.* *1 – Select 55 * *Përqindja Alkoolit: 2.4%* Në betejën për dominancën e birrës më të lehtë, Anheuser Busch ka mposhtur konkurencën me produktin e saj Select 55. Me vetëm 55 kalori për 12 oz, kjo kompani prodhoi “birrën ... more »

Për gjumë të mirë flini para orës 23

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 22 hours ago
*Sekreti për gjumë ideal dhe pushim gjatë natës është në faktin se ju duhet të shkoni për gjumë mes orës 22 dhe 23. ** *Ky hulumtim i lidhur me rutinën e gjumit, e kryer në 2000 të anketuar, ka treguar se më së miri flenë ata që shkojnë për gjumë në mës të orës 22 dhe 23, ndërsa zgjohen në orën 7 deri 8 të mëngjesit. Tetë deri nëntë orë gjumë në ditë dhe kjo rutinë e të fjeturit është çelësi për tu zgjuar në mëngjes të çlodhur. Para se të shkoni në gjumë duhet të jeni të qetë dhe bëni mirë të pini një gotë çaj, ndërsa së paku një orë para gjumit nuk duhet të ushtroni e as të hani ... more »

7 sjellje të mira që çdo fëmijë duhet të mësojë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Po mundoheni që t’i mësoni edukatën fëmijës tuaj? Ne po ju sjellim disa këshilla që t’ia dilni mbanë pa asnjë mundim! *Këshilla* Çdo nënë dëshiron që fëmija i saj të bëhet i edukuar dhe të sillet si fëmijë i mbarë para se të fillojë të frekuentojë kopshtin. Por, në cilën moshë një fëmijë është i gatshëm që të ulet kur e urdhërojnë, ose të vendosë lodrat në vendin e caktuar apo të jetë i sjellshëm? Cila është mënyra më e mirë që të përvetësojë disa sjellje të mira? Sekreti është që të filloni t’i mësoni fëmijës sjelljet e mira qysh kur ai është shumë i vogël, apo disa muajsh, në më... more »

Spitalet private, çmime “stratosferike”

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
*Kostot* *Ndjekje shtatzënie - *Në një qendër private, klinikë apo spital ku ofrohet ndjekje shtatzënie, por edhe lindje natyrale apo me cezarian, kostot janë mesatarisht rreth 1 mijë euro *Koronare - *Për të kryer një ndërhyrje invazive në një nga qendrat private, siç është koronarografia, pacientit i duhet të paguajë koston mesatare nga 600 në 800 euro *Bypass - *Në qendrat private, për të kryer një ndërhyrje në zemër, një operacion bypass, në varësi të problemit shëndetësor, kostot e ndërhyrjes dhe terapive nisin nga 3.5 mijë në mbi 10 mijë euro *Sindroma - *Në klinika private, la... more »

Disa ushqime janë më të mira për trurin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Truri juaj është organi më i rëndësishëm në trupin tuaj. Është organi kryesor organizues, që interpreton sinjalet të cilat vijnë nga i tërë trupi. Në qoftë se truri nuk funksionon në nivelin optimal, ju do të bëheni i ngadaltë dhe i përgjumur. Qelizat e trurit tuaj kanë nevojë për energji dy herë më shume se sa i gjithë trupi juaj. Duke folur në përgjithësi burimi më i mirë i trurit janë karbohidratet. Duke i ofruar trurit tuaj ushqimet e duhura, ai mund të bëjë ndryshime nga të rënduarit dhe të funksionojë sa më mirë. Boronicat: Boronicat janë me siguri më të njohurat nga ushqime... more »

SUPLEMENT/Gjithçka që duhet të dinë femrat për kancerin e gjirit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
** *Aktorja e njohur Angelina Jolie ka kryer një mastektomi të dyfishtë, pasi mësoi se kishte 87 për qind rrezik për t’u prekur nga kanceri i gjirit. 37-vjeçarja mori vendimin për t’iu nënshtruar procedurave në muajin shkurt, pasi mësoi se ishte bartëse e genit kancerogjen BRCA1. Nëna e saj, Marcheline Bertrand vdiq në moshën 56-vjecare nga kanceri i vezoreve, dhe vetë Angelina ka 50 për qind rrezik të preket nga kjo sëmundje. Në një shkrim editorial të publikuar në gazetën ‘New York Times’, me titull “My Medical Choise”, Angelina shpjegon vendimin e saj duke bërë të ditur se proc... more »

11 gjërat që duhet t’i bëni para se të mbeteni shtatzëne

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 day ago
Të ngelurit shtatzëne nuk është edhe aq e lehtë që shumica e konsiderojnë. Kuptohet, tek disa gjithçka ndodhë shumë shpejtë, por tek shumë të tjerë kalon një kohë më e gjatë deri sa të paraqiten 2 vija ose shenja “+” në testin e shtatzënisë. Nënat e ardhëshme çdo herë brengosen për punët në të cilat duhet të kenë kujdes gjatë kohës së shtatzanisë. Por, mjekët paralajmërojnë se ka shumë gjëra që duhet të merren parasysh dhe të cilat meritojnë vëmëndje më të madhe para shtatzanisë. Këshillat vijuese do të ju ndihmojnë që në mënyrë të përgatitur ta prisni lajmin më të mirë – se jeni sh... more »

Pagjumësia përkeqëson zemrën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia mund të kenë probleme me zemër, ka treguar një studim kanadez. Në studimin e realizuar në Universitetin e Montrealit, është krahasuar shtypja e gjakut te personat të cilët kanë probleme me pagjumësinë dhe tek ata të cilët flenë normalisht. Rezultatet kanë treguar se personat që vuajnë nga pagjumësia kanë dukshëm shtypje më të lartë të gjakut. Autorët e studimit thonë se gjatë gjumit zemra zakonisht pushon dhe vjen deri te ulja e shtypjes së gjakut, ndërsa në rast të pagjumësisë rritet shtypja e gjakut, kështu që në afat më të gjatë kohor shto... more »

Si të kujdeseni për aknet?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Nëse keni akne, përveç çfarëdo procedure ose trajtimi me barna të përshkruar nga mjeku, kujdesi i veçantë për lëkurën është shumë i rëndësishëm. Ja disa sugjerime për kujdesin e lëkurës me akne, të dhëna nga Instituti Kombëtare Amerikan për Artrit dhe sëmundje Muskuloskeletore dhe të Lëkurës: - Pastrojeni lëkurën tuaj me kujdes duke përdorë kremra ose losione të buta. - Mos e ngacmo, prek ose rrjep lëkurën ose ndonjë njollë apo puçrrat. - Nëse rruheni, mundohuni të shmangni prerjen e puçrrave të lëkurës. Përpiquni të mos rruheni shumë shpesh, dhe përdorni zhilet me t... more »

Amenorreja, mungesa e menstruacioneve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Amenorreja është dukuria kur mungojnë menstruacionet. Amenorreja mund të jetë primare dhe sekondare. Amenorreja primare është kur vajza e re ende nuk ka filluar të ketë menstruacione dhe zakonisht ndodh në moshë të re, nga 14 deri 16 vjeçe. Nëse vajza juaj ende nuk ka menstruacione edhe pas kësaj moshe, kontaktoni mjekun. Amenorreja sekondare është kur femra e cila më herët ka pasur cikle normale, ka mungesë të tyre për gjashtë ose më tepër muaj radhazi. Nëse mendoni se e keni këtë problem duhet ta takoni mjekun. Ju mund të keni amenorre nëse ndonjëri nga organet reproduktive nuk f... more »

7 ushqime që pastrojnë mushkëritë nga tymi i duhanit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
*Duhanpirja në vendin tonë vlerësohet në masën 39%, kundrejt 28.6 % të vendeve të Bashkimit Europian. Duhanpirja është më e lartë tek meshkujt, sesa tek femrat, përkatësisht 60 % kundrejt 18 %. Por, shqetësues mbetet rritja e numrit të të rinjve duhanpirës. Bazuar në të dhënat e studimeve të ISHP-së, me nxënësit e klasave të shtata dhe të teta të shkollave 9 vjeçare dhe me ata të shkollave të mesme (viti i parë dhe i dytë), rezulton se rreth 16 për qind e nxënësve janë përdorues duhani, ndërsa 16.7 % e atyre që nuk kanë pirë duhan mendojnë ta fillojnë në vitin pasardhës. Sipas stu... more »

Dhjetë gjëra që nuk dimë për meshkujt (mësojini para se të martoheni!)

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
Bëhet fjalë për disa detaje që nuk i njohim, por që duhet në të vëtetë, sidomos kur je gati duke u martuar. Edhe burrat tanë kanë sekretet dhe fiksimet e tyre. Dëshironi t’i njihni më mirë? Lexoni atëherë. Pëlqejnë të ndihen të pazëvendësueshëm Ne gratë kemi zakon të bëjmë si shpëtimtare: “Unë do të shpëtoj, do të bëj një burrë më të mirë”, por ja që burrat dëshirojnë të ndihen heronj. Heroi që shpëton princeshën, nga një situatë e vështirë apo nga ndonjë rrezik, qoftë kjo një gomë e shpuar apo kapaku i shishes së salcës që mezi hapet. Nëse mund të na mbrojnë ose të zgjidhin diçka p... more »

Maskë me miell misri dhe vezë, pastron fytyrën, puçrrat dhe aknet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 2 days ago
E thjeshte për t’u realizuar, kjo maskë kundër akneve pastron fytyrën dhe parandalon shfaqjen e puçrrave te padëshiruara. Një zgjidhje shume natyrale qe lëkura juaj te jete e lëmuar. Ju duhet 1 e bardhe veze dhe 1 luge kafeje miell misri. E bardha e vezës E bardha e vezës përmban proteina, një prej te cilave është edhe albumina. Kjo e fundit jep efektin e një make te vërtetë kur thahet. E bardha e vezës përmban gjithashtu edhe një enzimë të çmuar, kualifikuar shpesh si antibiotik natyral, lismozen, i cili shkatërron bakteret. Mielli i misrit Shumë i pasur me amidon, ai përmban eleme... more »

Astma, gjithçka që duhet të dini për sëmundjen që iu merr frymën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
*4 përqind e fëmijëve shqiptarë janë me këtë sëmundja, ja simptomat* Astma bronkiale, një sëmundje kronike serioze, që dita ditës po shpeshtohet, dhe futet ndër problemet shëndetësor botërore. Shkaktarët e astmës, si edhe të sëmundjeve tjera atopike, janë alergjenët e ambientit jetësor dhe të disa llojeve të ushqimit. Këtu hyn në rend të parë pluhuri i shtëpisë, ku gjendet një lloj tenje. Sipas të dhënave të shkencëtarëve të ndryshëm, mbi 55% të astmatikëve janë të ndjeshëm në këtë tenjë, kurse mbi 30% në qimet dhe epitelin e kafshëve, në mykra (kërpudha) rreth 10% dhe në polen rre... more »

Receta e bukurisë së modeles – kastraveci…

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Ndonëse i ka mbushur të 39-tat, modelja Kate Moss vazhdon të ketë rol protagonist në kopertinat e revistave më prestigjioze të modës. Edhe pse pi shumë duhan, bën jetë nate dhe konsumon sasi të konsiderueshme alkooli, Kate vazhdon të ketë një lëkurë shumë të shëndetshme, thua se nuk e ka ndjerë fare trysninë e viteve. Nëse doni të mësoni se cili është sekreti i saj, atë e zbulon vetë modelja duke thënë “Çdo ditë, sidomos në mëngjes, fus fytyrën në një enë me ujë të ftohtë, ku brenda kam hedhur copa akulli dhe feta kastraveci”. Pra, me këtë mënyrë ajo vazhdon të duket si vajzë e re. ... more »

Për gjumë të rehatshëm, ja ç’duhet të konsumoni

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Sekreti për të bërë një gjumë të rehatshëm janë disa ushqime që ju mund t’i konsumoni rreth 90 minuta para se të flini. Është e rëndësishme edhe në çfarë ore hani darkë. Ushqimi i rëndë menjëherë para gjumit, mund të ndikojë negativisht në kualitetin e gjumit. Megjithatë, një ushqim i lehtë mund të ketë ndikim pozitiv, pasi që nuk ja vlen që të shkohet në krevat i uritur. Lexoni ushqimet që janë miku më i mirë i gjumit, dhe pas konsumimit të tyre do të flini si bebe. 1. Banane – Ato janë praktikisht një pilulë gjumi në një lëvozhgë. Përveç se përmban qetësues ato përmbajnë magnez, n... more »

Llogaritja e ditës së lindjes

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Për të llogaritur datën e lindjes, është e rëndësishme të mbahet mend saktësisht data e fillimit të ciklit të fundit menstrual. Kjo datë do të mjaftojë për të bërë një llogaritje të përafërt, me anë të një rregulli të përgjithshëm që e përdorin edhe mjekët gjinekologë. Në jetën e përditshme, flitet për nëntë muaj shtatzëni. Me këtë tregohet zgjatja e shtatzënisë që nga momenti i konceptimit deri në ditën e lindjes së fëmijës. Por në fakt shtatzënia zgjat 9 muaj plus ditët nga dita e parë e menstruacioneve të fundit deri në momentin e konceptimit. Metoda më e përdorur për të matur k... more »

Majdanozi freskon dhe pastron thellësisht lëkurën

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
Që t’i gëzoheni fytyrës së bukur, me lëkurë të shëndetshme dhe të re, ju prezantojmë tonik nga majdanozi të bërë në kushte shtëpiake. Me anë të këtij toniku ju do ta pastroni thellësisht lëkurën dhe do ta stimuloni prodhimin e kolagjenit dhe elastinit në lëkurën e fytyrës tuaj. Një nga mënyrat më të lehta dhe më të thjeshta për të rigjeneruar lëkurën e fytyrës, është me majdanoz! Ju nevojiten tre lugë majdanoz të prerë imët dhe 200 ml ujë. Zieni majdanozin në ujë për rreth 15 minuta. Pasi përbërja të ftohet kullojeni dhe me ndihmën e pambukut, masazhojeni fytyrën tuaj në mëngjes dhe... more »

Vitamina C vret tuberkulozin në laborator

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 3 days ago
*Shkenca* Vitamina C mund të vrasë një lloj tuberkulozi që më parë ka rezultuar rezistent edhe ndaj ilaçeve më të forta, së paku gjatë testeve në laborator, zbuluan shkencëtarët. Zbulimi surprizë mund të tregojë një rrugë të re për zgjidhjen e një problemi që është fuqizuar gjatë viteve të fundit, për shkak se forma të ndryshme tuberkulozi janë bërë gjithnjë e më shumë rezistente ndaj antibiotikëve. Rreth 650 mijë vetë në të gjithë botën vlerësohet se janë të prekur nga tuberkulozi rezistent ndaj ilaçeve. Pas këtij zbulimi, studime të tjera pritet të kryhen për të parë nëse e njëj... more »

Hithra, ilaç për veshkat, reumën dhe artritin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun. Një gotë çaj në ditë lëng hithre, ilaç për veshkat, reumatizmin dhe artritin. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek. Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë. Kjo b... more »

Kivi ulë yndyrat në gjak

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Konsumimi i përditshëm i kivit mund të ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe kështu të parandalojë problemet e zemrës. Studiuesit amerikanë kishin analizuar dhjetëra persona me nivelë të lartë të yndyrës në gjak, të cilëve më pas u është dhënë të konsumojnë kivi. Sipas rezultateve, ngrënia e dy frutave në ditë ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak, LDL-kolesterolit, dhe rrit nivelin e atij të mirë, HDL-kolesterolit. Efekti i kësaj frute në shëndetin e zemrës u vishet kryesisht antioksiduesve, të cilat pengojnë proceset e oksidimit që çojnë në probleme kardiovaskulare. Për ... more »

Mënyra natyrale për ta lehtësuar alergjinë

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Shumë persona që vuajnë nga alergjia kërkojnë shpëtim tek barnat, që shpesh përfundon pa sukses. Por, mënyrat më të mira për lehtësim të alergjisë mund të jenë disa hapa të thjeshtë dhe “natyral”. Ndiqni foto-shpjegimin në vazhdim për të mësuar disa “ilaçe” natyrale për lehtësimin e simptomave të alergjisë. *Thithni ajër të lagësht* Mbani një avullues të ajrit gjithmonë të lëshuar në dhomën e gjumit ose dhomat tjera ku kaloni shumë kohë. Ajri i thatë i irriton sinuset, por mbajtja e ajrit të lagësht mund të ndihmojë në uljen e kongjestionit (rrjedhjes së hundëve). Inhalimi i avujv... more »

Rregullat kryesore se si të ushqehesh shëndetshëm

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Të mësosh të ushqehesh shëndetshëm është një aspekt shumë i rëndësishëm për jetën tonë, pasi një ushqim i shëndetshëm do të thotë të kujdesesh jo vetëm për organizmin por edhe për pamjen fizike. Po çfarë do të thotë të hash shëndetshëm dhe mbi të gjitha si të ndërtosh një mënyrë të ushqyeri të ekuilibruar? Hapi i parë për të ngrënë shëndetshëm është padyshim që të kuptosh mënyrën se si ushqehesh aktualisht. Kur kuptojmë se si hamë, duhet të zëvendësojmë ushqimet e dëmshme me ato që ne e dimë që janë të shëndetshme. Shumë e rëndësishme është edhe të kuptosh se për sa kalori ka nevojë ... more »

Jodi në shtatëzani thelbësor për zhvillimin e mendjes së fëmijës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Mungesa e jodit gjatë shtatzanisë mund të sjelli një ngadalësim të zhvillimit mendor të fëmijës që mund të zgjasë të paktën deri në dhjetë vitet e para të jetës së tij. Zbulimi është bërë pas një studimi të Universitetit Surrey, sipas të cilit sa më shumë të ndihet mungesa jodit, aq më të ulta janë rezultatet në testet që u bëhen fëmijëve. Ata kanë ndarë nënat me shumë dhe me pak jod. Më pas fëmijët i janë nënshtruar një testi inteligjence në moshën tetë vjeç dhe një testi leximi në moshën 9-vjeçare. “Fëmijët e lindur nga gratë me mungesë jodi kishin një mundësi më të madhe se të t... more »

Fibrat e shumta, shtojnë infeksionet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Konsumimi i fibrave të tepërta mund të shtojë rrezikun e infeksioneve dhe patologjive të trasmetuara nga bakteri i quajtur Escherichia Coli. Lajmi bëhet i ditur nga një studim i shkencëtarëve të Uniformed services Univesity of health science në Bethesda, Maryland. Alison O’Brian, i cili ka drejtuar studimin në departamentin e mikrobiologjisë dhe imunologjisë ka shpjeguar se lidhja mes një diete të pasur me fibra dhe infeksioneve bakteriale nuk do të thotë se duhet t’i eleminojmë fibrat nga dieta jonë e përditshme sepse ato janë shumë të nevojshme për shëndetin. Do të ishte mirë nës... more »

Dëshironi flokë të bukura? Çelësi është tek ushqimi..

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Ushqimin i cili është shumë i shëndetshëm për flokët tuajë e keni aty afër. Sigurisht disa nga keto edhe i adhuroni… Fshehtësia e flokëve të bukura fshihet në një masë të madhe në të të ushqyerit tuaj. Për flokë të gjata, të bukura dhe me shkëlqim, të cilat do të mahnisin gjininë e kundërt, më meritorë janë (krahas gjeneve të mira dhe kujdesit) fasulja, peshku, vezët dhe prodhimet e qumshtit, arrat, karrota, bananet… Kur ju keni zbokth dhe kruarje të pakëndshme të kokës, ju nevojitet vitamina A, dhe karrota është shumë e pasur me këtë vitaminë. Do t’ju ndihmojë që të mbani baraspes... more »

Kostot, sa na kushton një fëmijë sot?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
*Çmimet për produktet dhe mallrat për rritjen e të vegjëlve shënojnë rritje në katër vitet e fundit* *Krahasimi - *Duke krahasuar çmimin me të cilën shitet një krevat sot me katër vite më parë, rezulton që kosto të jetë shtuar të paktën 1 mijë lekë *INSTAT - *Sipas INSTAT rezulton se çmimet e çantave të shkollës të jenë më të ulëta gjatë semestrit të dytë sesa në muajin shtator kur është edhe piku i kërkesave *Shtesat - *fëmijët duhet të paguajnë duke kontribuar të gjithë bashkë për rojën e shkollës, për sistemin e ngrohjes, për blerjen e rezistencave *Lorina Mixha* Nga viti në vit... more »

Në çfarë moshe mund të udhëtojnë fëmijët?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Sot, ndryshe nga disa vite më parë, mund të thuhet që jeta nuk është më një dimension njerëzor, por një dimension i mjeteve lëvizëse: makina, treni, avioni përdoren tashmë edhe nga fëmijët për të udhëtuar *Rekomandime* Fëmija mund të udhëtojë me makinë, tren ose me avion qysh në ditët e para të jetës, pa asnjë lloj kufizimi. Në fakt sa më të vegjël të jenë, aq më pak probleme do të kenë dhe më pak shqetësime sjellin. Për shembull, foshnjat në muajt e parë të jetës udhëtojnë me shumë dëshirë në makinë. Në përgjithësi e zë gjumi menjëherë dhe fle qetësisht për gjatë të gjithë udhë... more »

60% e femrave nuk e pëlqejnë trupin e tyre

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Janë të shumta modelet që dëshmojnë me sinqeritet se nuk ndihen mirë me trupin e tyre,nuk është e habitëshme që një shumicë dërrmuese e femrave kanë komplekse në lidhje me fizikun. Kështu,një kërkim i realizuar së fundmi në Britaninë e Madhe,zbuloi se më shumë se gjysma e vajzave dhe grave nuk ndihen mirë,kur shikojnë veten të zhveshur në pasqyrë. Sipas këtij sondazhi,në të cilën u pyetën në mënyrë anonime mijëra femra të moshave të ndryshme,60% e të intervistuarave nuk e pëlqejnë trupin e tyre,ndërsa katër në dhjetë përpiqen t’I shmangen sa më shumë pasqyrës për shkak të përballjes... more »

Recetat verore më praktike

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
Stina e ngrohtë dhe përvëluese na drejton për nga ushqimet e freskëta dhe të shpejta. Qëndroni larg sobës së gatimit me recetat e mëposhtme *Gastronomi* ** * * Vera erdhi dhe ushqimet e ngrohta nuk janë më zgjedhjet tona të parapëlqyera. Jemi gjithnjë e më shumë në kërkim të freskisë, jo vetëm të pijeve, por edhe të ushqimit. Qëndroni larg sobës së gatimit këtë sezon, sepse ne sjellim për ju disa receta verore që nuk kanë nevojë të gatuhen, por që mund të përgatiten shumë shpejt. *Sallatë jeshile me mjaltë limoni dhe me salcë të ftohtë.* Rrepat e piperosura dhe bizelja e ... more »

Sëmundja e autizmit, si ta njohim tek fëmijët

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 4 days ago
*Autizmi, shenjat paralajmëruese që çdo prind duhet t’i dijë* Megjithëse autizmi është identifikuar ne vitin 1943 ende është paaftësi relativisht e panjohur. Por është vlerësuar se më shumë se 1.5% e popullsisë në botë kanë dikë që vuajnë prej çrregullimeve nga spektri autistik. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje. Për shkak se fëmijët me autizëm duken “normalë” njerëzit mendojnë se ata janë të pasjellshëm apo pri... more »

Ushqimet kundër rrudhave, çfarë duhet të hamë që të mos plakemi

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Për shumë femra, rrudhat janë një shqetësim kryesor. Të shumta janë ato që blejnë produktet kundra plakjes. Edhe pse shumë mendojnë se sekreti për një pamje më të re, është një koktejl me produkte shumë të thjeshta. Boronica, avokadoja, lakrat, bostani, qumshti i sojës, orizi i zi, arrat, portokallet, etj, janë disa nga aleatet më të mira kundër efekteve të kalimit të kohës. Këtyre frutave dhe perimeve, nëse u shtohet edhe peshku atëherë kemi të bëjmë me një miks të fuqishëm kundër shenjave të kohës. Peshku këshillohet të hahet të paktën dy herë në javë, pasi ai rigjallëron qelizat.... more »

10 truke për të rigjetur vetëbesimin!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Vetëbesimi nuk lind me njeriun. Pak më shumë besim në vetvete, përvojë dhe guxim mund t’ju ndihmojnë për të afirmuar personalitetin tuaj. “Ndryshe” ju sjell disa këshilla që t’ia dilni të përballeni me të tjerët dhe që të jeni më të shkathët. Dëshironi të rigjeni vetëbesimin dhe të përballoni jetën me më shumë vetëdije? Këshillat tona mund t’ju ndihmojnë… [image: 1-Mbajeni koken lart] *1-Kokën lart!* Sapo dikush ju shikon drejt e në sy, ju e hidhni shikimin poshtë dhe shmangni kontaktin…apo jo?! Mjaft u fshehët! Komunikimi nuk ndodh vetëm nëpërmjet fjalëve. Fjalët, tuajat si edhe... more »

A e keni shtypjen e gjakut t’lartë? Lexoni…

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Kur bie zilja e celularit, tensioni i gjakut ngrihet. Lajmi bëhet i ditur nga një studim italian i prezantuar në Amerikë. Me këtë rast një nga këshillat e mjekëve, sidomos për ata që vuajnë prej hipertensionit është të qëndrojnë më larg telefonit nëse munden. Sipas autorëve të studimit të flasësh me celular rrit tensionin, duke rrezikuar kështu një atak në zemër dhe si pasojë edhe infarkt. Në këtë studimi janë përfshirë 94 pacientë që vuanin prej një hipertensioni të lehtë. Pjesëmarrësve u është matur tensioni 12 herë me një minutë pushim mes një prove dhe tjetrës. Gjatë ndërhyrjeve ... more »

Këshilla për kujdesin e syve për përdoruesit e kompjuterit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Pas çdo 20 deri në 30 minuta punë para kompjuterit, shikoni një objekt të largët dhe mbyllini sytë disa herë. Njerëzit kanë tendencë për të ulur kopsitjen e syve kur janë duke punuar në kompjuter. Kjo mund të çojë në tharjen e syve. Mundohuni t’i mbyllni sytë 12 deri 15 herë çdo minutë. Bëni ushtrime për sytë në intervale të shpeshta. Gjithçka që duhet të bëni është thjesht të mbyllni sytë disa herë, pastaj t’i rrotulloni në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtimin e kundërt./Indeksonline

6 mënyra si të ndihmoni trupin tuaj të largojë dhjamin

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Aktiviteti i rregullt fizik përveç se ndihmon në ruajtjen e shëndetit, ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit dhe ndërtimin e një trupi muskulor dhe tërheqës. A e dini cilat janë këshillat për të hequr më shpejt shtresat e dhjamit të depozituara në trup? Stërvituni në intervale Kur stërviteni me intervale ju i jepni aktivitetit tuaj fizik shpërthime të menjëhershme në intensitet. Studimi, i publikuar në Journal of Applied Physiology, ka gjetur se pas një stërvitje në intervale sasia e yndyrave të djegura në një orë gjatë ushtrimeve të lehta është shtuar për 36 për qind. Këto shpërthim... more »

Ndryshimet në gojë zbulojnë sëmundjet

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
Ndryshimet në mukozë, dhëmbë ose gjuhë mund të jenë shenja paralajmëruese për sëmundje serioze. *Era e keqe nga goja * Ndoshta bëhet fjalë për halitozën, e cila mund të jetë pasojë e shumë faktorëve, madje edhe e diabetit të padiagnostikuar. Në mesin e shkaktarëve të tjerë është edhe etja kronike ose lodhja kronike. Bëhuni gati për një kontrollim sistematik. *Goja e thatë * Ndoshta e keni sindromën e Sjogrenovit, sëmundjen autoimune, për shkak të së cilës organizmi nuk prodhon pështymë ose lot të mjaftueshëm. Duke pasur parasysh që pështyma është e rëndësishme për mirëmbajtje të... more »

Ndikimi i obezitetit tek tensioni, zemra dhe diabeti

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 5 days ago
*Alarmi i OBSH: 50% e europianëve janë obezë. eziteti shkak i sëmundjeve si tensioni i lartë, sëmundjet kardiovaskulare, diabeti* * * Rreth 1 miliard njerëz në të gjithë botën janë mbipeshë në atë masë që e rëndon shumë shëndetin dhe shumë prej tyre, sipas specialistëve, vdesin nga sëmundje që mund të ishin parandaluar. Ndryshe, në terminologjinë mjekësore, mbipesha njihet me emrin Obezitet. Sot lufta kundër kileve të tepërta nuk është vetëm një problem individual, ai tashmë është kthyer në problem të social dhe qeveritar, pasi shërbimet shëndetësore falas paguajnë koston e mjekime... more »

Shenjat, si të kuptoni kur lëkura është e thatë apo e dehidratuar

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Çfarë ndryshimi ka mes lëkurës së thatë dhe asaj të dehidratuar? Ndryshimi ekziston dhe është shumë e thjeshtë për ta kuptuar. Lëkura e thatë është e tillë për shkaqe gjenetike: është delikate, e ndjeshme dhe irritohet shumë shpejt. Ndërsa lëkura e dehidratuar është e tillë vetëm në disa situata të caktuara. Cilat janë situatat kur dehidratohet? Lëkura dehidratohet nga larësit agresivë, i ftohti dhe i nxehti: të gjithë janë agjentë që favorizojnë dehidratimin dhe për pasojë plakjen e parakohshme të lëkurës. Ç’duhet të bëjmë? Nëse problemi është gjenetik, lëkura duhet ushqyer me krem ... more »

Menyrat e ushqyerjes

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago

Çfarë është konstipacioni?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Konstipacioni është një problem shumë i shpeshtë digjestiv, që e bën të vështirë për ju të keni zbrazje të zorrëve. Shumica e njerëzve kanë zbrazje të zorrëve së paku një herë në ditë, por kjo ndryshon nga personi në person. Zakonisht quhet normale kur zbrazja e zorrëve ndodh tre herë në ditë deri në tre herë në javë. Nëse ajo është më e rrallë se tre herë në javë, atëherë ju keni konstipacion. Gjatë konstipacionit, fecesi (jashtëqitja) zakonisht bëhet i fortë, i thatë, i paktë në madhësi dhe bëhet i vështirë për t’u eliminuar. Disa njerëz të cilët kanë kapsllëk kanë dhimbje gjatë ... more »

Duhani dëmton sistemin nervor të fetusit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Fëmijët, nënat e të cilëve kanë pirë duhan gjatë shtatzënisë, janë më të rrezikuar që të vuajnë nga simptomat psikotike, siç janë deluzioni dhe halucinacionet, njoftojnë shkencëtarët britanikë. Në një studim ku janë përfshirë një grup fëmijësh 12-vjeçarë është treguar se këto simptoma ishin për 20 për qind më të shpeshta te fëmijët nënat e të cilëve kishin qenë duhanpirëse edhe gjatë shtatzënisë. Shkencëtarët pohojnë se rreziku për shfaqjen e këtyre simptomave ishte për 84 për qind, nëse nënat e tyre çdo ditë kishin tymosur nga 20 cigare. Llogaritet se 15% e femrave vazhdojnë të pi... more »

Si të largoni ngjyrën e verdhë nga thonjtë?

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Ngjyra e verdhë e thonjve mund të reflektojë një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes, probleme me sinuset ose bronkit kronik. *Shkaktarët e thonjve të verdhë* * * *Pirja e duhanit* – kjo është edhe shkaku më i zakonshëm i thonjve të verdhë. Megjithatë, në qoftë se ju vendosni që mos të lëni duhanin të paktën përpiquni që ta vendosni cigaren në taketuke në vend që ta mbani gjatë gjithë kohës në dorën tuaj. *Problemet shëndetësore* – pamja e verdhë e thonjve mund të jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore si për shembull sëmundja e mëlçisë, veshkave ose sëmundjeve të mushkëriv... more »

Si të formojmë eshtra të fortë…

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Gjatë rritjes është shumë me rëndësi të formohen eshtrat e fortë. Shumë njerëz harrojnë se për pleqëri është shumë e rëndësishme që eshtrat të mbahen të fortë. Dobësimi i eshtrave tanë ndodh gjatë plakjes, gjë që mund të shkaktojë thyerje dhe deformime. Që të pengoni komplikimet e tilla, ja si duhet mbajtur eshtrat … - Kontrolloni a thua keni simptoma të osteoporozës. Nëse keni dhimbje në shpinë dhe fraktura (thyerje) të shpeshta të eshtrave, është e mundshme të keni osteoporozën. - Patjetër duhet vizituar mjeku - Përdorni vitamina të pasura me kalcium, sepse kalci... more »

Stop çmendurisë së teknologjisë digjitale

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
*Kerstin Schumann* *Deutsche Welle* ** E-mailet, smartphonet dhe interneti na bëjnë të arritshëm kudo dhe kurdo. Por sipas studiuesve trupi dhe shpirti kanë nevojë të rigjenerohen prej stresit që shkakton teknologjia digjitale në jetën e përditshme. 38-vjeçarja Astrid Schurowetz nga Vjena është punonjëse në një kompani shërbimesh austriake. Ajo është përgjegjëse për kujdesin ndaj klientit dhe përmes telefonit dhe e-mailit ajo u përgjigjet rreth 200 pyetjeve në ditë. “Gjatë gjithë ditës jam para kompjuterit dhe kjo gjë vazhdon edhe kur shkoj në shtëpi. Atje merrem pak me qenin, më p... more »

Maskë me aspirina për një fytyrë të pastër dhe pa puçrra

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
Keni dëgjuar për maskën me aspirina? Është një nga maskat më efektive për lëkurën tuaj. Kjo maskë është e lehtë dhe e përballueshme. Aspirina përmban acid acetil salicitik, i cili ndihmon në pastrimin e lëkurës tuaj deri ne thellësi. Largon qelizat e vdekura nga lëkura, hap poret e lëkurës. Kjo është ajo që e bën lëkurën tuaj të ndihet më e butë dhe më e qetë. Aspirina ka veti anti-inflamatore që e bën aspirinën unike dhe efektive në trajtimin e puçrrave dhe pikave të zeza. Kujdes! Para se të aplikoni maskën në fytyrë lajeni fytyrën dhe qafen me ujë të freskët. Por më e rëndësishmja... more »

Lumturia arrihet në moshën 55-vjeçare!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 6 days ago
** *Thuhet që jeta nis kur mbush 40 vjeç, por sipas një studimi të fundit, lumturia e vërtetë vjen në moshën 55-vjeçare. Kërkuesit britanikë kanë arritur në përfundimin se personat e kësaj grupmoshe qeshin më shumë se çdo grupmoshë tjetër. * Kjo vjen pasi nuk kanë më stres në punë dhe nuk kanë as shqetësime për karrierën e tyre duke qenë se janë në etapën e fundit të punës. Sondazhi i realizuar nga Fondacioni i Shëndetit Dentar Britanik tregon gjithashtu se grupmosha më pak e lumtur është 35-44 vjeç, me vetëm 35% të tyre që kanë pranuar se qeshin shumë gjatë ditës. “Njerëzit kanë s... more »

Elizabetë Arden, si e ngriti mbretërinë e kozmetikës

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Prodhimet kozmetike dhe parfumet me nënshkrimin e Elizabetë Ardenit vite me radhë janë sinonim i luksit dhe prestigjit. Ata të ngjajnë në grua me energji të madhe dhe shpirt ndërmarrës, që e ka bërë në mbretërinë e saj të kozmetikës kompania “Elizabetë Arden”. Edhe emri i Elizabetë Ardenit është një nga tre brendet më të njohura amerikane bashkë me makinën për qepje “Singer” dhe “Koka-Kola”. Lindi në Kanada në vitin 1884, si Florens Nejtingejl Graham. Edhe pse herët e lëshoi shkollën për edukatore, Florens Graham tërë jetën e saj tregonte interesim për shkencën dhe kiminë, sidomos ... more »

Kanella, aromatiku i shëndetshëm

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
** *Kanella përdoret gjerësisht në ëmbëlsira dhe aroma e saj është e pangatërrueshme. Por përveçse një aromatik shumë i mirë, kanella ka edhe plot efekte pozitive në organizmin tonë. Ajo është një antioksidant shumë i mirë, që lufton kolesterolin. Janë të njohura aftësitë e saj antibakteriale dhe antiseptike, madje kanella njihet për efektet pozitive edhe te sëmundje si diabeti apo problemet e tretjes. * *Ndikimet pozitive* Kanella është një antioskidant natyral, i cili stimulon qarkullimin e gjakut dhe lufton kolesterolin. Në mënyrë të veçantë, këtë proces e bëjë të mundur subst... more »

Regjimi ushqimor që ul tensionin dhe forcon kockat tek të moshuarit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Disa sëmundje të veçanta ose humbja e ndjenjës së shijes mund të përkeqësojnë oreksin, përkeqësimi i perceptimit të ndjenjës së etjes mund të provokojë humbje të lëngjeve* Tek i moshuari disa sëmundje të veçanta ose humbja e ndjenjës së shijes mund të përkeqësojë oreksin, përkeqësimi i perceptimit të ndjenjës së etjes mund të provokojë humbje të lëngjeve, humbja e dhëmbëve mund të shkaktojë vështirësi në përtypje, çrregullime të ndryshme gastrike apo intensinale mund të sjellin probleme të sistemit të tretjes, probleme nga mungesa e vitaminës B12, po kështu probleme të veshkave, ... more »

Pasojat e rrezatimit për kancerin e gjirit

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Çdo e mirë ka një të keqe – një terapi efektive për një sëmundje – gjithashtu vjen me një çmim – rrit rrezikun për një tjetër sëmundje po vdekjeprurëse. Më shumë se 230 mijë gra amerikane pritet të diagnostikohen me kancer në gji këtë vit, sipas të dhënave nga Shoqata Amerikane e Kancerit. Terapia me rrezatim në gjoks është përdorur shpesh pas ndërhyrjes kirurgjike për të pakësuar gjasat e kthimit të kancerit në indet e mbetura të gjirit. Por një studim në revistën mjekësore të Nju Englandit konstaton se rrezatimi – megjithëse efektiv kundër kancerit të gjirit – rrit rrezikun për ... more »

Rregullat për një ushqyerje të shëndetshme të fëmijëve

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
*Praktika bazë në familje për një ushqyerje më të mirë të foshnjës dhe fëmijës së vogël* Çdo vit, më shumë se një e treta e vdekjeve të fëmijëve në mbarë botën ndodhin si pasojë e kequshqyerjes, veçanërisht nënushqyerjes, e cila dobëson rezistencën e trupit ndaj sëmundjeve. Kur një grua shtatzënë është e nënushqyer ose kur një fëmijë është i nënushqyer gjatë dy viteve të para të jetës, rritja dhe zhvillimi fizik e mendor i tij ngadalësohen. Kequshqyerja ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të energjisë (kalorive), proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve ... more »

Kujdes dhëmbët e pjekurisë!

Lajmëtari Shqip at Shëndeti dhe bukuria - 1 week ago
Dhëmbët e dalë në moshën njëzet vjeçare apo më herët, të njohur ndryshe si dhëmbët e pjekurisë, dalin në nofullën e poshtme, por nëse nuk ka vend, ato mund të shkaktojnë shtrembërime dhe prishje të dhëmbëve të tjerë. Specialistët na këshillojnë të kontaktojmë menjëherë dentistin në rast të problemeve me dhëmbët. Dhëmbët e pjekurisë janë një nga problemet më të rëndësishme shëndetësore të shfaqura në moshë të re. Këto dhëmbë dalin në moshën 18-20 vjeç, dalja e tyre nuk përbën problem nëse ka vend në nofull. Por, ndonjëherë mund të mbesin të ngulur ne nofull. Duke mbetur të ngulur në... more »

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara