Letërsi,ese,kritikë... studime,intervista,botime..

/ On : 17:12/ Ju falënderojmë për vizitën në këtë faqe.Për bashkëpunim na shkruani në lajmetari.tetove@gmail.com.

Malli i Elidës!

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 days ago
* * Elida Jorgoni/ Në një rrëfim për bashkëshortin e ndjerë, përkthyesin e njohur Perikli Jorgoni, i cili u nda nga jeta disa muaj më parë. Historia plot pasione e nipit të Hil Mosit, që vendosi t’u përkushtohej librave… Letrat e Robert Shvarc dhe telegramet e Fan Nolit nga Gjeneva për mikun e tij, Mosi “Ne blemë një shtëpi buzë detit, pasi atij i pëlqente shumë deti. Dhjetë vjet i kaluam këtu”. Elida vazhdon të flasë, ndërsa tregon me dorë ballkonin në pallatin jo shumë larg rërës ku mbrëmjeve uleshin deri pas mesnate. “Te ky plazhi këtu, kalonte orë të tëra këto vite”. Ajo është n... more »

Heshtja – një mit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 days ago
nga Edgar Allan Poe “Bota ku jetojmë, është botë fjalësh: të qetë i bëjmë thirrje heshtjes, e cila është fjala më e thjeshtë nga të gjitha” “Më dëgjo” tha Demoni, teksa m’i vendosi duart mbi kokë. “Ekziston një njollë e neveritshme që ende nuk vihet re nga ne, por që mund të ekzistojë në ëndrrat energjike që vijnë si Simoni në trurin e atij që fle dhe që rreket ende të flejë mes rrezeve të ndaluara të diellit – këto rreze që futen fshehtas në tempujt e melankolisë në labirintet e saj. Rajoni për të cilin po flas është një rajon i tmerrshëm në Libi, në kufi me lumin Zaire. Aty nuk ka ... more »

Niçe ka vdekur

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 days ago
Nga Meredith Hindley* Gjatë dekadës së kaluar, shkrimet e Niçe-s e kishin futur kulturën gjermane në një stuhi të vërtetë. Një nga miqtë e Kessler-it deklaronte me shaka se "gjashtë gjermanë intelektualë nuk mund të jenë së bashku për një orë e gjysmë, pa përmendur emrin e Niçes". Niçe ishte bërë një hero dhe një figurë kulti për ata që dëshironin ringjalljen e Gjermanisë dhe një mediokër për ata që kishin mbetur ngërthyer nën rrënjët protestante të Gjermanisë dhe rendit tradicional. Rënia tragjike e filozofit, vetëm sa e kishte shtuar mistikën e tij. Niçe kishte pësuar një krizë ... more »

Të porsamartuarit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 days ago
Nga Sulejman Mato Dhoma jonë ishte pjesë e një apartamenti familjar të hotel turizmit. E ndarë me një derë druri nga pjesa tjetër e ambientit, e cila, përveç banjës, ishte e pajisur edhe me një kthinë ku ishte vendosur dushi. Ne e pranuam atë dhomë duke menduar që pamjen e kishte nga liqeni, por, kur u futëm brenda dhe pamë padrejtësinë që na ishte bërë, zbritëm përsëri në katin e parë dhe iu lutëm sportelistit të na kalonte në pjesën tjetër të apartamentit. -Më vjen keq, -ngriti supet ai, - dhoma ngjitur me ju është prenotuar nga dy të rinj të porsamartuar të cilët i presim të vi... more »

At Zef Valentini, Kanuni dhe shpirti i së drejtës sonë zakonore

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 days ago
Nga Ndriçim Kulla* Duke i këshilluar studiuesit të dilnin nga nebuloza e miteve patriotike dhe t'i përvisheshin argumentimeve shkencore, por edhe duke flakur tej vetes pohimet e disa etnologëve dhe linguistëve të huaj mbi Shqipërinë, At Zef Valentini filloi të bindej përditë e më shumë se ishte i pranishëm në një komb me fizionomi të veçantë. Dora-dorës zbulonte te ai elementë origjinalë dhe me intuitën që e karakterizonte, dallonte brenda tij një strukturë të fshehtë unitare. Megjithatë, me instinktin e shkencëtarit, ai donte që të gjitha këto cilësi të arrinin të shpalleshin shke... more »

Primo Shllaku: Standarti dështoi, gegnishten e flasin 70% e shqiptarëve

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 days ago
*Primo Shllaku* * * * * * * Respektimi i autoritetit nuk do të thotë rreshtje e kërkimit të së vërtetës. Ia vuna si titull ktij shkrimi ketë shprehje lapidare të Cvetan Todorovit jo për ta zanë ngusht Shpëtim Çuçkën, por për të pohue në të gjitha drejtimet se në shoqninë shqiptare nuk u ka cofë ora të gjithëve gjatë epidemisë së mendjeve në kohën e diktaturës. Nuk do ta ndëshkoja kurr as me fjalë e as me gjeste Çuçkën për ironinë e tij mjerane dhe humorin e lagun prej publicisti të keq në adresë të shkodranëve dhe, për pasojë, në adresë të qytetit të Shkodrës. Edhe pse alergjitë e... more »

Me një lëmsh në grykë po shkon dhe kjo verë - Preç Zogaj

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 week ago
Preç Zogaj *Me një lëmsh në grykë po shkon dhe kjo verë* Flatra pas flatrash era e Shëngjinit gjethe me gjethe ngrihet, valë me valë. Ç u bënë gjithë ato diej? Kaluan, kaluan… Çu bë gjithë ajo kredhje, ai kthim verbues i prehjes dhe endjes në zanafillë? Si nga një predhë a kapsulë kam dalë gjallë dhe esëll në këto brigje. Bota trembet të dëgjojë kumte sa e vjetër është, sa të lashtë jemi. Me sy nga deti një vajzë e re shkrehet në vaj. Kush vallë e di, hallin e saj! Me një lëmsh në grykë po shkon dhe kjo verë. Gusht 2010 *Fytyra që kam pasur kur më dashuroje* Fytyra që kam pasur k... more »

Të bisedosh me Lefter Çipën

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 week ago
Lefter Çipa, poeti i njohur popullor, është nderuar nga Bashkia e Gjirokastrës me titullin “Qytetar Nderi” i këtij qyteti. Titulli do t’i dorëzohet sot në mbrëmje, në një ceremoni që do të zhvillohet në qytetin e gurtë. Të takohesh me Lefter Çipën në Himarë, është një privilegj i veçantë. “Ja, jetoj këtu në Himarë, pranë flamurit tim”, thotë teksa përshëndetemi si dy miq të vjetër. Në fakt, metafora do të na ndjekë gjatë gjithë bisedës që zhvillojmë në një nga lokalet e qytetit bregdetar. Për të, “polifonia shqiptare, por në veçanti polifonia bregase himarjote, është kënga e per... more »

Libri i princeshës ruse, në Tiranë

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 week ago
Historia brenda një libri/ Më 1979, profesori i njohur i sllavishtes, suedezi Gunnar Jacobsson, i dhuroi kolegut të tij shqiptar, profesor Ferdinand Lekës, librin e poetit rus Aleksei Tolstoi, i cili mban vulën e bibliotekës personale të Princeshës Marina Petrovna të Rusisë Princesha Marina Petrovna e Rusisë (11 mars 1892-15 maj 1981) i adhuronte librat. Vajza me një buzëqeshje të ëmbël në portret kalonte orë të tëra në bibliotekë, ndërsa mbrëmjeve lexonte poezi me miqtë e saj. Ajo ishte vajza e dukës së madh Piter Nikolaeviç të Rusisë dhe gruas së tij dukeshës së madhe, Militza ... more »

Mit’hat Frashëri Letrat intime dhe me personalitete të zhdukura nga Arkivi

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 week ago
*Speciale/ Disa ditë në Arkivin e Shtetit duke vëzhguar fondin 35, që i përgjigjet letërkëmbimit të Mit’hat Frashërit; gjendja fizike e dokumentacionit gati e shkatërruar. Një pjesë e mirë e lëndës që figuron e regjistruar në skedarë nuk ekziston si dokumentacion. Nga vëzhgimi del se janë të zhdukura sidomos korrespodenca me personalitete të huaja ose kur janë letra të një rëndësie historike, mund të përmendim këtu se mungojnë letrat me Margaret Husllakun.* * Violeta Murati* * * “Kërkojmë fondin 35, letërkëmbimin e Mit’hat Frashërit”, – i drejtohemi punonjëses në banakun e parë që... more »

Kazanxaqis, ose përballja e vështirë mes njeriut dhe Zotit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 week ago
*Romeo Çollaku* * * * * Për një shkrimtar si Kazanxaqis, të cilin, sidomos gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit, lexuesi shqiptar, në një masë krahasimisht të madhe, madje pa ndërmjetësinë e shqyrtimeve të natyrës kritike, por përmes rrugës më të frytshme, asaj të drejtpërdrejtës, e ka njohur dhe çmuar se tepërmi, nuk është, ma ha mendja, nevoja të themi shumë gjëra. Mbetet një prej prozatorëve më të mëdhenj të shekullit të kaluar, romancieri, pa dyshim, më i lexuar grek përtej kufijve të gjuhës së vet dhe, me sa është vëne re, ndër me të dashurit për lexuesit tanë. Qysh nga filli... more »

“Je dhi”, i thosha, shpesh, shpirtit…!

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 week ago
* * *Dje, në aktivitetin e organizuar nga ambasada greke në Tiranë, në kujtim jetës së poetit grek, shfaqja e një dokumentari të shkurtër dhe fjalët që e shoqëruan takimin dhanë imazhin e njohur tashmë për Niko Kazanxaqisin. Ndërsa në një stendë jashtë sallës, shiteshin pak botime që kanë mbërritur në shqip prej tij dhe atë më të fundit, “Udhëtim në Malin e Shenjtë”, edicion i 2013-ës nga “Zenit”, librin që e shkroi pak muaj para se poeti grek të ndahej nga jeta, përkthyer nga Romeo Çollaku; libri që shkroi poeti grek para se të vdiste, “Udhëtimi…” duke marrë me vete caqet mes liris... more »

Një vështrim tjetër i poezisë shqipe

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 1 week ago
*ARS POETICA 4* *Autori dhe letërsia * *GAZMEND KRASNIQI* 1. Përpara periudhës së institucionalizuar si “Letërsi”, pra asaj të epokës romantike, koncepti i autorit ka kaluar në disa faza: - autori i antikitetit; - auctor-i i Mesjetës; - periudha e hershme moderne (shpikja e shtypshkronjës); - rëndësia e shpikjes së kopirajtit. Fundi i shekullit XVIII (periudha e romantizmit), ose fillimi i shekullit XIX, identifikohen me përmbushjen e konceptit “modern” të autorësisë – ideja e autorit origjinal dhe gjeni. Sidoqoftë, vetë teoria romantike e zhvilloi atë që Bahtini e qu... more »

Intervistë ekskluzive për “Zhurnal Plus” me Faik Mustafën, shkrimtar dhe publicist

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 weeks ago
Faik Mustafa u lind më 19 maj 1945. shkollën fillore dhe të mesme, Gjimnazin, i kreu në Tetovë më 1964.Studioi në Beograd në Fakultetin Filologjik- grupii Albanologjisë. Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, detyrohet që një vit të studiojë, një vit të punojë. Kështu, punoi si mësues (1964/65) në fshatin Grupçin të Tetovës, më 1966/67 në fshatin Shipkovicë të Tetovës dhe 1968/69 në fshatin Sellcë të Tetovës, ku pas tre muajsh, si organizator i Demonstratave do të burgoset dhe do të dënohet me pesë vjet e gjysmë heqje lirie.Pas lirimit nga burgu (3 vite të mbajtura), do të ... more »

Nuk kam asgjë për të cilën duhet fajësuar pleqëria

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 weeks ago
*Lexime filozofike/ Nga libri i Ciceronit “Arti i të pleqëruarit”* * * * * *Ciceroni* *III.* 7. Katoni. Do të bëj ç’të mundem, Lel i shtrenjtë. Shpesh, kam qenë i pranishëm kur bashkëmoshatarët e mi janë ankuar (sepse, siç tregon një thënie e lashtë, të ngjashmit bashkohen lehtë me shembëlltyrat e tyre), ankesa, që Gaj Salinatori dhe Spur Albini, ish konsuj, thuajse moshatarët tanë, i kishin zakon, herë-herë, sepse kishin mbetur të zhveshur nga ato epshe, pa të cilat e quanin të kotë jetën, herë-herë, sepse ishin përçmuar nga ata që më parë i nderonin. Mua më duket se ata nuk fajës... more »

Uluni duarkryq e pa folur…

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 weeks ago
*Rrëfimi/Fragment nga libri “Stambolli” të Orhan Pamukut botimet “Skanderbeg books”* * * *Orhan Pamuk* * * * * “Uluni duarkryq e pa folur”, thoshte mësuesja dhe unë i bashkoja duart mbi kraharor e rrija me durim gjatë gjithë mësimit. Por kënaqësia e të përgjigjurit çdo pyetje, të zgjidhurit i parit një problem matematike apo i marrjes së notave më të mira, dalëngadalë nisi të zbehej, orët mezi kalonin dhe koha nisi të rrjedhë me një ngadalësi të pabesueshme. I largoja sytë nga nxënësi i shëndoshë,gjysmë i zgjuar që diç përpiqej të shkruante në dërrasë apo nga vajza që mësueses, nxën... more »

Tregimi Vila e gjarpërinjve

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 weeks ago
*Lazër Stani* * * * * E verdhë dyllë, Loreta Gjonpali ngjiti shkallët e drunjta që të nxirrnin në katin e tretë, aty ku ishte dhoma e saj, e strukur nën çati. Kur po ngjiste shkallët, nuk e ktheu kryet as majtas, as djathtas, nuk kqyri në kuzhinë, ku e ëma, Tringa, po kruante fundin e një tenxhereje dhe as dalloi në sallonin e ndjenjes gjyshin Gjon që po lexonte një gazetë të vjetër. U lëshua në shtratin e saj të parregulluar dhe ngjeshi fytyrën pas jastëkut, që iu duk i lagësht dhe i athët, sikur kundërmonte aromën e një djerse të huaj, të panjohur për të. Nuk i shqitej nga mendja... more »

Dialog janari në det

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 weeks ago
*Poezi/ Ferik Ferra* * * * * * * *Duke pritur të dhënat e medias* Mamë, Shpirt i mamit Pse me zor ta dëgjoj zërin? Janë valët e detit që ushtojnë, bijë e mamit Ç’është kjo zhurmë kaq e madhe, kush po qan? Jo bir, nuk qan kush, po qajnë valët e detit Valët, si qajnë valët, dikush po thërret! Jo bir, valët ulen e ngrihen e duket sikur qajnë e thërrasin Ku po të çojnë valët e detit, mamë? Atje tek ti, bijë e mamit, po vij shpirt, hë, zgjatmi krahët, zgjatmi, Po s’t’i arrij dot mamë, ku i ke ti krahët tuaj? Ja, këtu, midis valëve, bijë e mamit Ku je mamë, s’të arrij dot, uf Po mundohem të pr... more »

Dije se s’ka kuptim të qash!

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 weeks ago
** *Prozë poetike nga Ilir Belliu, poeti që la gjurmë të forta në ndërtimin e strukturës estetike të poezisë shqipe, duke u vendosur në vetëdijen filozofike jo thjesht në termin poetik. Fati, dashuria, jeta, shpirti, lumturia… janë rrafshe që nuk u kapërdinë aq lehtë në kujtesën e poetit, duke na lënë një krijimtari letrare të skajshme për njeriun dhe jetën* *Kurrë s’kam dashur krahë të fluturoj* *Ilir Belliu** (1971 – 2001)* Eh, ç’botë! I. Të sfilit e zakonshmja e gjërave. Pulit sytë e lëshon lot të hekurt. Kujdes! Majtas të përbuzin, djathtas të mëshirojnë… Lëshohu në vetvete e ... more »

Botohet “Meshari” i Resulit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 weeks ago
*Alfred Beka* Instituti Shqiptar në St. Gallen dhe Qendra për Studime Shqiptare në Londër sapo kanë nxjerrë nga shtypi librin e parë shqip, “Meshari” i Gjon Buzukut, i transliteruar nga studiuesi Namik Resuli. Dy institute të njohura që merren me studime shqiptare, njëri në Zvicër dhe tjetri në Angli, janë bërë bashkë për të botuar librin e parë shqip, të transliteruar nga studiuesi i njohur Namik Resuli. Albanisches Institut St. Gallen dhe The Centre for Albanians Studies, Londër, sapo kanë nxjerrë nga shtypi “Mesharin” të transliteruar nga Resuli, ndryshe nga ai që është përdo... more »

Mid’hat Frashëri, një gjeni ende i panjohur

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 weeks ago
*URAN BUTKA* * * *URAN BUTKA* * * Mid’hat Frashëri, ky ndërtues dhe bashkudhëtar i Pavarësisë, ishte një nga të parët që e nisi këtë rrugëtim historik. “Jemi në fillim të udhës. Duhen përpjekje për t’u bërë komb i lirë, i bashkuar, i qytetëruar”, – shkruante ai në vitin 1897. Mid’hati kërkonte bashkimin dhe autonominë e katër vilajeteve, si hap i parë i mëvetësisë, i ruajtjes së integritetit tokësor dhe kufijve etnikë të Shqipërisë. Por që të arrihej njësimi i trojeve dhe i kombit, duhej bërë bashkimi shpirtëror…i shqiptarëve, mendonte ai. “A mund të quhemi vërtet një komb?” – p... more »

Gazetari italian dhe “MENDONJESI” i Rodenit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 weeks ago
*Nga Vangjel KOÇA* * * * * Një gazetar italian i radhës së parë, Arnaldo Fraccaroli, një ditë dëgjoi nga Ford-i në Amerikë: - Në jetë njeriu duhet të ketë kurdoherë një ide. - Po të ish e mundur!! - Gjithnjë është e mundur. Është kollaj të kesh një ide, por është zor që ta realizosh. Fraccaroli dë-gjoi edhe një tjetër amerikan të madh, Rokfelerin, i cili i tha: – Të gjitha idetë janë të mira, duke përjashtuar natyrisht idetë e këqia. Po vini re: idetë bëhen me të vërtetë të këqia vetëm kur nuk realizohen dot. Dhe gazetari italian e mbaron me këto fjalë artikullin e tij të bukur ... more »

Përtej valëvet të kohës

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 weeks ago
*Mitrush Kuteli* ** *Natë gushti* *I.* Të vërtetën e së vërtetës, as unë s’di t’ju them sa breza kanë shkuar që kur u prish e u shkretua Katjeli i Mokrës. Mbaj mënt vetëm se kam dëgjuar nga pleqtë e lashtë, e këta nga pleqtë e tyre, se ky Katjeli i Mokrës paska patur qënë dikur – ndofta pesë-a-gjashtë breza përpara nesh – një fshat i math e i begaçmë fort. Vëndësit e tija paskëshin qënë trima të ndjerë e paskëshin lëftuar me të vërtet si burra në ballën e burrave për të mbruar vendin e nderë nga turku. Nga ky shkak turqit kur e muarr e paskan shkretuar që nga themeli. Sot, në gji... more »

Rrëfenja e njëzetepestë ose Më e domosdoshme kripa se mjalti

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 weeks ago
*Përralla/ Nga libri “Erotikoni e satirikoni” të Virgjil Muçit* *Virgjil Muçi* *Ku i biri i jep një mësim të mirë së ëmës se ç’është dashuria për nënën dhe se si nuk duhet ngatërruar me ndjenjat që ushqejmë për të tjerët.* Në kohë të vjetra jetonte një vejushe tok me të birin e vetëm, të cilin e rriti me thërrime dhe dashuri, me gjithë dashurinë që një grua e mbetur fillikat, njëri pa njeri, mund të hedhë mbi djalin e vetëm. Erdhi koha që djali u poq e u bë burrë dhe pa e zgjatur, u martua e mori një vajzë nga derë e mirë. E ëma ishte një grua zemërmirë, po mendjecekët dhe ngan... more »

Besës së zhdukur tërësisht nga bota

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 weeks ago
*Lexime filozofike* ** *Fragmenti i Krakovit për “Grindjen e fakulteteve” /Sërishmi pyetja, nëse raca njerëzore është në përparim të qëndrueshëm drejt më të mirës?* *Immanuel Kant* Rënia drejt më të keqes ka limitin e vet, prej ku është e pamundur që të biesh më thellë dhe meqë pas kësaj nuk mund të bëhet më keq në botë (në ligësi dhe vuajtje), atëherë të ndriçuarit nga apokalipsi parashikojnë Ditën e Fundit [Ditën më të Re, Ditën e Qametit] dhe fundin e shoqëruar me tmerr të botës gjatë luftërave gjakatare, gjatë murtajave të lidhura me to dhe besës së zhdukur tërësisht nga bot... more »

duert tona, lidhun dashnie

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 weeks ago
** *Lisandri Kola, një nga poetët e rinj, konsideruar në letërsinë e pas ‘90-ës, duke i dhënë jetë poezisë gege në lëvrimin e saj. Lirika që burojnë nga sentimente dhe mendime në dëshminë e një alkimie shpirtërore, në një stilistikë vizionare për lëmin e zhvillimit poetik. Një tufë me poezi të vëna në dispozicion nga poeti që e shoqërojnë me poezi nga Martin Camaj, Alban Bala* *Lisandri Kola* *Erdh çasti* Çasti ynë vdiq, vashë. Bashkë me të vdiq edhe varka jonë, të cilën e ndërtuem nji të ejte mbrama. Edhe Princi i Danimarkës dha shpirt diku aty kah faqja 130. Qiri u fik, e votra... more »

FEMIJA I PARE. Tregim nga Aida Bode

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 weeks ago
*Aida Bode* * * Kisha shtrënguar krahun e vjehrrës dhe ecja duke u përpjekur të arrija hapat e saj te nxituar. Herë pas here i kërkoja të ndalonim dhe qëndroja të merrja frymë. Gjunjët më dridheshin dhe ndjeja fytyrën të më zbardhej nga prerjet e forta që me bënte barku. -Hë se dhe pak kemi dhe arrijmë në maternitet. -Sikur të ishte dhe Martini… – i thashë ndërkohë që zëri m’u mpi në grykë. -Burrat nuk vijnë në maternitet të shikojnë. Do vijë Martini kur të kesh mbaruar dhe të kesh fëmijën në krahë. Ç’kuptim kish kjo lloj tradite nuk e kisha marrë vesh asnjëherë. Pse duhej që babai i ... more »

Vera Pelaj: Pengu im i vetëm është që nuk munda të intervistoj Petro Markon

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 weeks ago
*Rrëfehet gazetarja Vera Pelaj: Rrugëtimi im drejt gazetarisë. * * * * * *Bisedoi: Raimonda MOISIU* * * *Vera Pelaj** * * * *Është një nga gazetaret e njohura, më aktive e më të admirueshmet e shtypit kosovar dhe atij shqiptar në tërësi, në të dyja kahet e kufirit Shqipëri- Kosovë, në diasporë e trevat shqiptare. E re në moshë, energjike, e aftë, e zgjuar, e fortë, bujare, me talent e profesionalizëm, e dashuruar me profesionin, Vera Pelaj ka përmbushur ëndrrën e saj të fëmijërisë për të qenë gazetare. Tashmë pasi ajo e ka realizuar këtë ëndërr, me shumë sfida e shumëherë i ndjekur n... more »

“ME PUNË DHE VEPRIMTARI TË PANDËRPRERË, JETA BËHET MË E BUKUR”

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 weeks ago
* ( Bisedë e publicistit Albert Zholi, me Prof. Murat Gecaj )* *Nga e djathta: A.Zholi e M.Gecaj* ** * **1) Përse e zgjodhët degën e gjuhë-letersisë** ** për të studiuar në shkollën e lartë apo ishin prirjet tuaja, në moshën e adoleshencës?* * * -Kisha nisur të shkruaja ngapak, në shtyp, që në shkollën 7-vjeçare dhe e vijova këtë gjë në të mesmen. Pra, pas mbarimit të maturës në Tiranë, kërkesa për të studiuar në këtë degë ishte e natyrshme. Në fakt, kisha dëshirë të studioja edhe për mjekësi e drejtësi, gjë që mbetën edhe ato interesa të mijat të mëvonshme. Kështu, meq... more »

Letër djallit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 weeks ago
*Jens Smaerup Sorensen* * * * * Ju falënderoj përzemërsisht për ofertën që më bëtë për të blerë shpirtin tim. Ajo më erdhi tetë ditë më parë. Në qoftë se nuk ju kam kthyer përgjigje menjëherë, ju lutem që këtë ta merrni vetëm si shenjë të rëndësisë që i kam kushtuar. Për mendimin tim, kjo gjë e meriton që të pleqërohet mirë e mirë. Po i lejoj vetes të shkoj edhe më tej, të them se çfarë mendova, kur mora ofertën tuaj. Megjithatë, së pari, lejomëni të theksoj se propozimi juaj nuk mund të mos i dukej tejet joshës një njeriu si puna ime, që në çdo pikëpamje, e quan veten kaq mediokër... more »

Mallkimi i grave

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 weeks ago
*Viktor Canosinaj* * * * * *Fragment nga romani “Mallkimi grave”, rikthim në epikën narrative, si burim që tenton të zhveshë arketipin nga gjendje mentale* * * * * *21.* Kur në gardhion mbërriti haberi nga hani i Valarasë se mbi burrat e mi qe bërë një kasaphanë e padëgjuar në rrëfimet e vjetra e të ra, graria vuri kujën sa u tundën muret e çatisë; shumë nga vajzat u mbytën nëpër hauze e sterna, disa prej grave i vunë fëmijët e vegjël në gjumë me afjon dhe u zunë frymën me jastëkë që të mos i merrnin e t’i shisnin si skllevër. Shziment Vrahori u çoi haber grave të parisë e të vegjë... more »

Ç’është njeriu i pagdhendur?!

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 weeks ago
*Immanuel Kant* * * * * ** *Lexime filozofike/ Pjesë nga libri “Ese në filozofinë historike dhe politike”, përzgjodhi dhe përktheu nga origjinali gjermanisht Gaqo Karakashi, botimet “Fan Noli”* *1468.* *Vazhdimi i historisë së gjinisë njerëzore* Ku mbështetet përftimi (krijimi, prodhimi) i gjithë kësaj përsosmërie, të cilën filozofi kiliast e beson dhe e nxit sipas mundësisë?** *Në përsosmërinë e kushtetutës qytetarë *(ajo do të ruhej [mbahej, qëndronte] përjetë). Vetëm aty zhvillohen të gjitha talentet, bashkimi më i madh drejt qëllimeve komunitare nëpërmjet ligjeve të jashtme dhe... more »

Po, të dua e gjora ime Luizë!

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 weeks ago
*Gustave Flaubert* * * ** *Prozë/ “Letra dashurie”, botimi në shqip nga Adriana Koxhaj, përfshin letrat që Flaubert i shkroi Louise Colet. Shkrimtari i tregon mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, i rrëfen fshehtësinë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai has gjatë shkrimit të “Zonjës Bovari”, vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë…* Kruase, e premte mbrëma, 16 janar 1852 Tek unë, fjalë për fjalë, ndodhen dy babëlokë të ndryshëm: njëri, i dhënë shumë pas fjalëve të mëdha, lirizmit, fluturimeve të shqiponjës, pas gjithë tingujve dhe kulme... more »

Perandoria e librit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 weeks ago
*Lindita Arapi* * * * * Letërsia shqipe u prezantua në Panairin e Librit në Lajpcig me autorë nga Shqipëria e Kosova. Ata ishin pjesë e familjes së madhe të më shumë se 40 shkrimtarëve nga Juglindja e Evropës në këtë event të botës së librit. “Dielli i dytë” ishte lirika që i kushtoi poetit Visar Zhiti dhjetë vite burg në kohën e diktaturës në Shqipëri. Asokohe i vetmi diell që duhej të ndriçonte ishte ai i Partisë së Punës. Poeti përmend akuzën: Përmes një dielli të dytë, Visar Zhiti aludon për një parti tjetër, pra për pluralizmin politik në Shqipëri. U desh të kalojnë disa dekada... more »

Intervistë ekskluzive për “Zhurnal Plus” me Ahmet Selmanin, shkrimtar dhe kritik

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 weeks ago
*RIVLERËSIMI LETËRSISË SJELL SHËNDET ESTETIK* *Ahmet Selmani* *Çështja e letërsisë gjithmonë na çon në sfera të ndryshme që kanë të bëjnë me të, siç është poezia, proza, kritika, eseja, përkthimi etj. Të flaësh për aspektet e krijimit dhe trajtimit të tyre, të studimit dhe të perceptimit, për pozicionin aktual që kanë brenda kohës, për krizën e leximit përballë teknologjisë kompjuterike etj., gjithsesi nevojitet një kompetencë e veçantë. Për të gjitha këto na flet poeti, prozatori, studiuesi, kritiku, eseisti dhe përkthyesi Ahmet Selmani, me të cilin biseduam gjerë e gjatë.* * * *A... more »

Dr. Veli Stafa (Platonicus) në 74 vjetorin e vdekjes, kush ishte gjeniu i lënë në harresë

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 weeks ago
*Zbulohen fakte të panjohura për Veli Stafën, nga vlerësimi i Ndre Mjedës deri tek poezia e Qemal Stafës kur mori vesh vdekjen e vëllait* * * *Nga Altin Sinani* Dr. Veli Stafa (Platonicus) *Jeta dhe familja* Më 18 Mars 2013, mbushen 74 vjet nga vdekja e Veli Stafës, njërit prej intelektualëve më të shquar dhe shkrimtarët më të talentuar që ka nxjerrë populli ynë. Ai kishte lindur ne Elbasan më 1915 në familjen e oficerit madhor kolonel Hasan Stafa i cilësuar si një nga oficerët e Pavarësisë Kombëtare. Nëna e Veliut, Sabire Dylgjeri ishte bijë e Veli Dylgjerit (Çelebi) nga një fam... more »

BAXHUL MERKAJ, MIK I PANDARË I “IKONAVE” SHQIPTARE…

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 weeks ago
*Nga: Prof. Murat Gecaj* *publicist e studiues-Tiranë* * * M.Gecaj * * *1.* Shpesh herë, në sallën kryesore të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, në kryeqytetin Tiranë, organizohen përurime librash. Rasti e ka sjellë që, paraprakisht i ftuar, aty jam ndodhur disa herë edhe unë. Sigurisht, secili përurim libri është një ngjarje e shënuar, si për autorin e familjarët, miq e dashamirë të tij, por dhe për lexuesit. Ndërsa dy përurime, që janë bërë aty, kanë patur të veçantën dhe bukurinë e tyre. Mikpritësi ynë, shkrimtari e studiuesi Baxhul Merkaj, na ka sjellë aty,... more »

Duke ngarë sytë e mi si dy bushtra - Saint-John Perse

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 5 weeks ago
** *Ka një çerek shekulli që Saint-John Perse-i konsiderohet si poet i vështirë. Ai nuk i përket asnjë kategorie, nuk ka në letërsi as ngjashmëri dhe as pararendës; poema e tij nuk mund të shpjegohet veçse nëpërmjet vetë poemës – këto janë fjalët e Tomas S. Eliotit drejtuar poetit francez, që vjen shqip me poezi të përzgjedhura nga Alket Çani, botimet “Odeon”. Më poshtë kemi shkëputur disa nga cikli “Recitim për të lëvduar një Mbretëreshë”* *Saint-John Perse* *Recitim për të lëvduar një Mbretëreshë* *I* “Strehë e lartë dhjami drejt të cilit shtegtojnë dëshirat e një populli luft... more »

Filozofia që na duhet sot - Ismet Toto

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 5 weeks ago
* “Am Anfang Watr die Tat” (Në krye qe veprimi) GOETHE* Spencer-i thoshte se filosofia është shkenca e shkencave. Dhe meqënëse qëllimi i shkencës është lumturia, edhe lumturia s’mund të ketë tjetër qëllim, veçse lumturinë dhe sigurimin e saj. Ç’do të thotë lumtëri? Cilat janë elementet e saj? Ja disa: Punë, shëndet, mirërrojtje vetjake dhe e përgjithshme, liri veprimi, mendimi, ndërgjegjeje etj. Njohja që na udhëheq për në fitimin e këtyre të mirave dhe shkenca që me siguri dhe pandërprerje na ndrit udhët e një përmirësimi të tërësisë kombëtare – ja, me pak fjalë, tërë shkenca dh... more »

Mbi dashurinë, misteret e rrëfimit dhe të tjera - Ridvan Dibra

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 5 weeks ago
Ridvan Dibra Heroi Ynë, profesor dhe shkrimtar i lakuar, vuan mungesën e një FABULE për romanin e tij të ardhshëm! Fjala është për një fabul joshëse e përplot INTRIGË, me një SUBJEKT ku të integrohen sa më natyrshëm dy-tri LINJA RRËFIMORE me kahje vetjake e sociale dhe ku NARRATORI, sipas rastit e sipas një plani të hartuar me kujdes që më parë, mund të futet nën lëkurën e ngrohtë të personazhit kryesor, ose mund të marrë pozicionin aspak komod të rrëfimtarit të painteresuar; çka, me siguri, kishte për të zgjuar interesin jo vetëm të publikut të gjërë, por edhe të kritikës elitare,... more »

Nën qarr po rrinte vasha - Anton Pashku

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 5 weeks ago
*Anton Pashku** * ***Syni s’e sheh synin matanë hundës* *zemra e sheh zemrën matanë bjeshkës* (Thuhej dikur në Has) 1. Qetësinë, befas, e zhdavariti rrokullisja e një guri. 2. Mbasi guri theu qafën teposhtë malit, Dila e Marisë desh të çohej për të parë ku i kishte delet dhe a mos ishin trembur, por therra e murrizit, që iu ngul pardje – kur shkoi ta kthejë një qengj që kishte mbetur prapa grigjës, – e theri në thembër, e cila po i mblidhte qelb. E këputi dhembja e fortë: përsëri u shtri nën qarr. Ballin ia rimuan djersët. U zbeh. Mbylli sytë. Gjëja e fundit që pa Dila, para se t’i ... more »

Ragnarök - Horge Luis Borhes

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 5 weeks ago
*Horge Luis Borhes** * Imazhet në ëndrra, shkruante Coleridge, figurohen që nga impresionet që intelekti ynë do t’i quante shkaqe; ne nuk e ndiejmë tmerrin sepse na është fanitur një sfinks, ne ëndërrojmë një sfinks me qëllim që të shpjegojmë tmerrin që ne ndiejmë. Nëse kjo gjë është e vërtetë, si mundej një kronikë e thjeshtë e formave të saj të transmetojë shtangien, triumfin, panikun, tmerrin dhe gëzimin që ndërthuren së bashku në ëndrrën e natës? Unë do të orvatem të plotësoj atë kronikë, megjithatë; ndoshta fakti që ëndrra përbëhet veçse nga një skenë e vetme mund të fshijë ose... more »

Duke dalë nga burgologjia… mes dy statujave amerikane

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 5 weeks ago
*Kujtesa dhe liria, rikthim te virtytet * * * Nga Visar ZHITI …Ndërsa po nisesha për këtu, në një shesh të Tiranës pashë shtatoren e (porsa)ngritur gjatë festimeve të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, atë të një amerikani të madh, ish-presidentit Uillson, që doli në mbrojtje të të drejtave të popujve të vegjël dhe ndali copëtimin e mëtejshëm të Shqipërisë. Dhe Shqipëria mbeti aq sa ç’është sot prej asaj ndërhyrjeje jetike dhe shteti i saj u fut tashmë në shekullin e dytë të punës. Vështrimi m’u fiksua te cilindri amerikan mbi kryet e shtatores. S’e di pse. Dikt... more »

Në Berlin, s’jam më e huaj

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Shkrimtarja Ani Wilms vlerësohet me çmimin Chamisso në Berlin, për të huajt që shkruajnë në gjermanisht* * * * * Ani Wilms kërkoi në fillim një përkthyes për romanin e saj të dytë “Vrasje në rrugën e veriut”. Kur nuk mundi të gjente askush, atëherë i hyri vetë punës për të sjellë në gjermanisht librin e saj. Me këtë përkthim vetëm pak ditë më parë ajo u nderua me çmimin më prestigjioz për të huajt që shkruajnë gjermanisht “Adelbert von Chamisso”. Për jurinë e Chamisso-s libri është “… një episod ekzotik i historisë së shtetit të ri shqiptar… e mund të konsiderohet edhe si një “shë... more »

POEZIA E STATUSIT GRI: MUNGESA E KUDOPRANISHME Rudolf Marku

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
Nga prof. Ali Aliu* * *Rudolf Marku Në librin më të ri të Rudolf Markut, ajo që vjen e veçantë është titulli “Një ballkanas në Londër” dhe distanca shtatëmbëdhjetë vjeçare nga libri i parafundit i këtij autori “Vdekja lexon gazetën” (1995). Në takim të parë me titullin, lexuesi mbase edhe mund të nxitet për të bredhur në kërkim të veçantive mes dy hapësirave, mund të niset në kërkim të karakteristikave të njeriut, të botës së ballkanasit dhe londinezit, të ambientit e rrethanave dalluese mes tyre,- le të themi edhe mes qendrës dhe provincës, e kështu me radhë... në këtë ecje, lexuesi... more »

Sa e varfërë është sot Shqipëria (Botuar më 1921)

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Mithat Frashëri* Në Kalendar të motit që shkoj, në faqe 75 e poshtë, nënë emrë: “Ç’jan’ ata që shkojnë zallit”, qërtonim mëmëdhetarët tanë, pse s’punojnë e janë përtacë. Shumë njerës që kishin kënduarë atë artikllë, na thonë se ish e padrejtë se edhe Shqipëtarëtë punojnë, të mjerëtë gjithënjë pa prerë. Vërtet Shqipëtarët e gjorë punojnë! Vërtet heqin njëmijë mundime për të nxjerrë një copë bukë! Oh, kush nuk ka parë shqipëtarin në Shqipëri e ka parëjashtë Shqipërisë, që bredh andej e këtej duke patur shpresë të bëhet një zaptie, a një kollçi e të hajë një copë bukë! Kush nuk e k... more »

Kur puthemi të dy

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
** *Një tufë me poezi që shenjojnë sfidën e përkthimit, por edhe larminë e lirikave kushtuar gjendjes njerëzore si sharm estetik dhe model i larmive stilistikore. Himne të thellësive shpirtërore që dëshmojnë natyrizimin e gjuhës shqipe përballë perlave klasike të vjershërimit* *Natë* (Poezia e shkruar në muajt e fundit para se të vdiste më 4 maj të vitit 1967) *Mitrush Kuteli* E çaj stuhinë porsi studi- Për ju, për ju, o zogjtë e mij. Nga helm i jetës, që jetën merr, Ju nxjerr mjaltë dhe sheqer. Kjo llamb’ e ndezur ndriçon gjer von, Babaj i krrusur punon, punon. Ju vriten sytë-kini... more »

Kokëtrashë shqipëtar!

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Nga Faik bej Konica* * * * * Dhjetë vjet e ca më parë, ishim, në një të madhe shkollë mbretërore të Stambollit nja tridhjetë djelm shqipëtarë, Shqipëtarë nga të gjitha anët e nga të gjitha fetë, midis të cilëve ndodheshin, e mban mend, Ndon Vasa, i nipi i Pashko Vasë pashës, dhe Murat beg Toptani. Të paktën kohë që ndenja në atë shkollë e shkova si në burg. Kur vajta të parën ditë edhe dola në oborr me të tjerët, më rrethuan disa Grekë e disa turq, e si muarnë vesh që isha Shqipëtar, u përdanë më të katër anët e oborreve duke britur, Grekët: akoma enas kokas! Turqit: faha bir kafal... more »

Del në treg libri më i ri i shkrimtarit satirik Luan Laze

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Kur shkruan satira Luan Laze * ** *Sapo doli nga shtypi dhe është hedhur në treg libri më i ri i shkrimtarit satirik Luan Laze, me titull interesant dhe intrigues “Mendova se ishit njerëz”, nga shtëpia botuese “Erik”. Me parathënie të Armir Shkurtit, ky libër me 223 faqe, sjell për lexuesit përvojën jetësore të shkrimtarit në gjininë e aforizmave, paradokseve, tregimeve dhe eseve. Për lexuesit e gazetës po sjellim sot një këndvështrim të shkrimtarit mbi satirën dhe paradokset e tij, të shkëputura nga ky libër i sapo botuar. Shpresojmë që ky botim i ri do të pasuroje bibliotekën e... more »

Të huajt që nderuan Shqipërinë dhe shqiptarët

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Nga Jeton Kelmendi*, *Bruksel* Historia si shkencë është e rëndësishme për çdo popull, sepse tregon stadet nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe populli i caktuar, por natyrisht edhe për kulturën dhe origjinën. Historia, për popujt që kanë vuajtur gjatë nën robëri, ka dyfish më shumë domethënie. Përveç rëndësisë që cekem më lartë, që ka te secili popull, tek rastet e popujve që kanë kaluar kohë të gjatë nën robëri, historia është shkruar nga të tjerët, natyrisht jo drejt dhe jo në favor të popullit të robëruar. Shqiptarët paraqesin një rast të tillë në historinë e popujve të Evropës... more »

PARAKRIJUESIT E ATDHEUT (Ese) - Ahmet Selmani

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
Ese *Shkruan: Ahmet Selmani* Në qoftë se për një çast vëmendjen tonë e përqëndrojmë te nocioni atdhe, si një fjalë e përfolur dhe e shqiptuar aq shumë në jetën e përditshme, sigurisht për të shënuar lidhjen tonë me vendin që na përket në kuptimin gjeografik e biologjik, mbase secilën herë do të mund ta identifikojmë në mënyrë formale dhe thelbësore njëkohësisht. E krijuar sipas fjalës latine patria, edhe te shqiptarët kjo shfaqet në formën e saj variacionale ose të dyzuar, pra herë e gjejmë si atdhe e herë si mëmëdhe. Megjithëse në këtë rast mund të shëmbëllejë si një rivalitet në... more »

Intervistë ekskluzive për “Zhurnal Plus” me poeten Suzana Zisi

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
Suzana Zisi, u lind në Vlorë në vitin 1967. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Elbasanit në vitin 1990. Qysh atëherë e deri në vitin 2000, ka botuar krijimet e veta poetike në faqet e gazetave letrare të kohës. Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë poetik “E bardha ështe pak”. Libri u prit mirë nga kritika dhe lexuesit. Ai u përzgjodh ndër 5 vëllimet poetike më të mira, nga Juria e Konkursit Kombëtar “Penda e artë” në vitin 2005. Në vitin 2006, botoi vëllimin e dytë poetik “ Imazhet kanë ftohtë”, me parathënie të studiuesit dhe poetit të mirënjohur, Agim Vinc... more »

Jeta e trishtuar e Edgar Alan Poe

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Leximi i një libri me tregime nga Edgar Poe kërkon vullnetin e lexuesit për ta pranuar të tmerrshmen dhe të mrekullueshmen ta ngjethë dhe që edhe në kohë të nxehtë t’i kujtojë, se dimri nuk pyet për kufij stinësh. – Bodler për Poe* Poe është një shkrimtar dhe poet amerikan, ndër më të njohurit dhe më të përkthyerit. I famshëm për poezinë e tij të zezë, të rrethuar nga mjerimi dhe misteri, quhet poeti që krijoi letërsinë kriminalistike dhe atë fantastike shkencore. Edgar Poe ishte i pari shkrimtar i njohur amerikan, i cili provoi të fitonte jetesën vetëm nëpërmjet shkrimeve ... more »

Prej marrëzie, prej mërie – xhelozie…

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Resul Shabani* *Disa poezi të përzgjedhura nga “Ëndërr e falur” e Shaban Resulit, botimet “Dialog”, Maqedoni. Një nga poetët më të njohur shqiptarë në Maqedoni dhe i çmuar në mbarë letërsinë shqipe, përveç opusit krijues të veçantë si poet, prozator dhe autor dramash, na mahnit misioni krijues dhe kulturor fisnik i tij si përkthyes, botues, ndërmjetësues në mes të letërsisë maqedonase dhe asaj shqiptare* *Resul Shabani* *SHËN NAUMI*** S’ka guxim të më dalë ta shoh Se do më magjeps me bukurinë E trupit që ka, zemër mbi zemra, Dhe me tik-takun e amshimit Si ritmi i jetës sonë Dhe si... more »

“Shmitologjia” si disiplinë e të pavërtetave kundër shqiptarëve

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
* Milazim Krasniqi* * * *Vështrim i shkurtër për librin “Kosova” të Oliver Jens Shmitit* Libri “Kosova histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike” i Oliver Jens Shmitit është i shkruar si një “letërsi e popullarizuar”, me synimin që të jetë në shërbim të atyre që duan të argëtohen, gjithnjë pa ngarkesën që të verifikojnë vërtetësinë e fakteve. Prandaj, lehtësia me të cilën autori ka shtjelluar këtë temë, më shumë është ajo e autorëve të teksteve fiksionale, që nuk e kanë për gjë të trillojnë, të krijojnë kundërthënie me fjalët e veta, të përrallisin me seriozitet pompoz për... more »

Komunizmi, çfarë është?

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Nga prof. dr. Isuf Luzaj* *Isuf Luzaj* Komunizmi është një filozofi jete antinatyrale, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, sepse është false me premisat logjike, e gabuar dhe pa themel në arkitekturën e ideve dhe fiksion imagjinate të sëmurë. Epistemologjia na mëson se ligjet e natyrës nuk janë të barabarta me ligjet e shkencave dhe kurrë nuk venë në akord me këto; na mëson edhe se ligjet e shkencave nuk janë absolutisht të vërteta, por relativisht: 2+2 nuk bëjnë 4 as në fizikë, as në kimi. Nuk ekziston barazi absolute në asnjë ligj të jetës dhe të natyrës (mendo in... more »

Arkipelagu Gulag Solzhenicini trondit botën: 220 dëshmitarë rrëfejnë krimet e Stalinit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Violeta Murati* *Si u shkrua libri që tronditi botën për mizoritë e kampeve të përqendrimit në Bashkimin Sovjetik. Shkrimtari Aleksandër Solzhenicin e mbylli faqen e fundit më 22 shkurt 1967, për të cilin nuk kishte shpresuar se do të shihte dritën e botimit; në vitin 1970 fitoi “Nobel” në Letërsi dhe në vitin ‘74 u dëbua nga BS; lindja dhe përshkrimet e “Arkipelagut Gulag”, që përfshiu 220 dëshmitarë dhe u angazhuan 36 shkrimtarë sovjetikë. Në shqip ky botim pati probleme të së drejtës së autorit dhe botimi që kemi është varianti i përmbledhur i tri vëllimeve, një projekt i mirat... more »

Arti dhe kultura: A vlejnë me të vërtetë miliardat?

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Shkencëtarët po përpiqen të kuptojnë ndikimin e artit në ekonominë e një lagjeje, qyteti apo shteti dhe po kërkojnë të dinë nëse prania e një muzeu i bën banorët e zonës më kreativë në punët e tyre jashtë botës së artit * *Jane O’Brien* Ekspertët janë dakord se arti dhe kultura janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë, por marrëdhënia e saktë mes tyre është shumë e paqartë. Ndërsa qeveritë dhe organizatat duhet të justifikojnë gjithnjë e më shumë shpenzimet e veta, pyetja e madhe mbetet: a e stimulon rritjen ekonomike investimi në arte, apo artet janë një sektor që thjesht përfi... more »

Intervistë ekskluzive për “Zhurnal Plus” me poeten Suzana Zisi

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
Suzana Zisi, u lind në Vlorë në vitin 1967. U diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Elbasanit në vitin 1990. Qysh atëherë e deri në vitin 2000, ka botuar krijimet e veta poetike në faqet e gazetave letrare të kohës. Në vitin 2004 botoi vëllimin e parë poetik “E bardha ështe pak”. Libri u prit mirë nga kritika dhe lexuesit. Ai u përzgjodh ndër 5 vëllimet poetike më të mira, nga Juria e Konkursit Kombëtar “Penda e artë” në vitin 2005. Në vitin 2006, botoi vëllimin e dytë poetik “ Imazhet kanë ftohtë”, me parathënie të studiuesit dhe poetit të mirënjohur, Agim Vin... more »

ADEM ZAPLLUZHA, “KAMPION” I BOTIMEVE PËR VITIN 2012…(ose: Si m’i dhuroi ky autor, 37 libra të tij)

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Nga: Prof. Murat Gecaj* *publicist e studiues-Tiranë* * * *M.Gecaj* *1.* * * Tani, kur po i shkruaj këto radhë, për poetin e njohur Adem Zaplluzha, më kujtohet se prej tij kam lexuar disa krijime, në faqe të ndryshme Interneti. Ndërsa me atë vetë jam takuar, në pragun e përvjetorit të 100-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ndodhi në mjediset e shkollës 9-vjeçare “Demokracia” të Durrësit, ku kishin ardhur miq nga Suedia, ndër ta bashkatdhetarë shqiptarë, por edhe suedezë. Kështu, aty ishin veprimtarët e dalluar për çështjen shqiptare dhe krijuesit, Sadulla Zendeli-Da... more »

Gjyshja në sedilen përbri

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Jorgos Skabardonis* * * *Uji i najës* * * «Në të ngrëntë gjarpër helmues a shok për kokë në ta pastë me të pabesë, pi ujë naje. Por edhe merimangë, akrep a grua dinake në të pickoftë, prapë ujë naje merr e pi. Pas një ore ke për të qenë shëndoshë e mirë, do vish në vete», më thosh murgu nën hijen e manastirit të Stavronikitës, ulur në pezulin e bardhë, ndanë kroit. Ndenji një grimë në heshtje dhe shtriqi këmbët. Sapo kishte zbritur nga një qelë majë malit dhe qe ulur të pushonte ca, para se të hynte në manastir. Ishte gjithë pluhur, gërmuq, i nxirosur prej rasës, me duar të pista,... more »

A ka pasur vallë armiqësi mes jush?

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Josif Brodski* * * Per Publius Ovidius Nason. Dhe jo për arsye të ndonjë afrie të veçantë. S’ka rëndësi sa të ngjashme mund të shfaqen herë pas here rrethanat e mia me të në sytë e ndofarë vëzhguesi, unë nuk mund t’i krijoj Metamorfozat. Përveç kësaj, njëzetë e dy vjetët në këto vise nuk krahasohen më dhjetë në Sarmati. Të mos flasim pastaj që kam parë rënien e Romës sime të Tretë. Unë kam lavdinë time, por edhe atë me kufi. Tash që ata janë skicuar sipas moshës, janë më të perceptueshëm se më parë. Por, edhe kur kulish i pambrojtur, kur me flakën jashtë shtëpisë në Rrethin Polar... more »

TË HJEKIM DORË NGA ÇDO NDRYSHK ZEMRE

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*At Anton Harapi* * * ** *Retro/ Lideri politik dhe shpirtëror, At Anton Harapi, në konferencën e mbajtur në Korçë në maj të vitit 1935, iu drejtua intelektualëve shqiptarë, ku për herë të parë ai rrëfeu jetën e krishterë, moralin, filozofinë, idealin, pse shqiptarët nuk arrijnë vëllazërimin* * * * * Pengime q’i duhen kapërcye: E mjaft me teori. Kush don, ja ka marrë vesht me kaq, ja nuk ka marrë vesht kurrë. Tash të vijmë te praktika. E praktika asht kjo: Me muhamedanët nuk bahet, ortodoksët janë grekomanë, katolikët janë italofila. Kështu qi nuk mbetet kush shqiptar, as nuk mb... more »

Që të mos harrojmë, kujtime dhe rrëfime të fëmijëve refugjate të Kosovës, 1999

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Nga Albana M. Lifschin* * * * * Koha që punova në Fort Diks, Nju Xhërsi, me refugjatët e Kosovës, për mua do të mbetet e paharruar. Jam e sigurtë se shumë prej atyre të cilëve i u dha kjo mundësi mund të thonë të njëjtën gjë. Gjithsesi, për mua ishte diçka e veçantë. Së pari, sepse mu besua që të përgatisja një program radiofonik të përnatshëm për “miqtë”,(kështu ishim porositur t’i quanim refugjatët) gjë që më kujtonte profesionin tim në Shqipëri. Së dyti, dëgjuesit e programit nuk ishin të zakonshëm. Ata ishin të etur për lajmet; ata nuk dëgjonin por thithnin çdo lajm për Kosovën,... more »

SHQIPTARËT QË FRIKËSOHEN NGA GJUHA E TYRE

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
Në shënjestër *Ahmet Selmani* Shkruan: *Ahmet Selmani*** *Teksa e shohim këtë realitet, vetvetiu pyesim: Vallë, kush na e ka fajin, ne që s’na bën përshtypje gjuha jonë amtare apo maqedonasit që nuk e zbatojnë atë në praktikë? Sigurisht është e turpshme dhe e dhimbshme kjo sjellje poshtarake dhe dyftyrane. Prandaj, duhet thënë fare troç: Kur vetë ne, bijtë e shqipes, siç na pëlqen të angërdufemi shpesh, nuk e respektojmë gjuhën tonë, atëherë si mund të na e respektojnë të tjerët? Jo, ore jo, shqipja nuk mbrohet me hipokrizi të harlisur, por me vepra konkrete. Mungesa e vetërespek... more »

Poema e panjohur

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago
*Një dritë e re në mendjen letrare të Çërçillit* Këtë javë, shtëpia e ankandit “Bonham” në Londër, njoftoi zbulimin e një poeme të panjohur të shkruar nga kryeministri Uillson Çërçill. Poema që titullohet “Slogani ynë modern”, përbëhet nga 40 vargje dhe 10 strofa. Ajo mendohet të jetë shkruar në vitin 1940, kohë kur Çërçilli në të njëzetat e tij shërbente në regjimentin e katërt Hussars të ushtrisë britanike. Poezia nuk mund të cilësohet si një kryevepër, por është intrigues fakti se është poezia e dytë e publikuar e Çërçillit. Poezia e parë ishte shkruar në moshë djaloshare pë... more »

Nga promovimi i Ditarit te Gani Lumes

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 1 month ago

INTERVISTA/ Kadare: Shqipëria e ngatërruar dhe e korruptuar ëndërron Europën, por ajo s’ka pikën e dëshirës të na presë

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Nga Frederic Ferney* * * * * * * Shkrimtari i rikthehet me një “sprovë letrare” historisë dhe mitologjisë së këtij vendi të vogël – antik, i trazuar, i harruar nga Europa - që është i tiji: Shqipëria. Për të thuhet se është i errët, lunatik, i humb durimi me budallenjtë. Nuk gënjejnë. Ismail Kadare di edhe të jetë i ngrohtë, i gëzuar, ironik e i këndshëm. Është shpifur rreth tij për një kohë të gjatë, jashtë dhe brenda vendit të tij, është akuzuar dikur (ndonjëherë nga të njëjtët!) për “modernizëm”, për “antisocializëm” dhe pastaj për “nacionalizëm”. Ai u ka ikur gjithmonë kategori... more »

Inteligjenca Shqiptare në Francë: Biesedë me politologun Dr. Mirsad Voca

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Nga : Ermira Babamusta, Ph.D., New York, Prishtinë* * * Mirsad Voca *Z. Mirsad, na tregoni për origjinën tuaj? * *Dr. Mirsad Voca:* Jam me origjinë nga qyteti i Mitrovicës ku kam lindur dhe jam rritur. Njihet po ashtu si qyteti i minatorëve duke e pasur parasysh minierën e Trepçës aty ku babai im punoi përgjatë 40 viteve. Shkollën fillore dhe të mesme e kam mbaruar në Mitrovicë, e para shkolla fillore “Migjeni” ndërsa e dyta gjimnazi “Frang Bardhi”. Vitin e fundit të gjimnazit gjenerata ime nuk ka mundur ta ndjek për shkak të luftës në Kosovë përgjatë viteve 1998-1999, mirëpo pa... more »

Robert Bly: Kusht për dashurinë, një ghazal!

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
“Sa më shumë plakesh, aq më tepër je në gjendje të marrësh shkëlqimin e rrënimit” thotë Robert Bly, i cili përqaset rreth të tetëdhjetave, në një planet ku vazhdon të hulumtojë një botë të mrekullueshme, përfshi ghazalin, formën qendrore poetike të botës Islamike. Aspak i ndrojtur nga replikat, Bly ka përqafuar në mënyrë të dyanshme ghazalin, si formë artistike dhe deklaratë politike. I mirënjohur si aktivist dhe protestues ndaj luftës, Bly mbart atribute të tjera si autor, publikues, përkthyes, tregimtar i perëndimit të mesëm amerikan, eseist, babai i “lëvizjes së shprehive mashk... more »

Lordi më “shqiptar” ndër anglezët

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*FATOS BAXHAKU* * * [image: Lordi]*Aubrey Herbert * Sikur në 1904, një shqiptar dibran dhe një diplomat pasanik anglez të mos takoheshin rastësisht në Selanik, shqiptarët do të kishin pasur një mik të madh më pak. Aubrey Herbert kishte lindur në një familje fisnikësh anglezë në 1880-n. Gjatë së gjithë jetës së tij të shkurtër, thuajse të gjithë e cilësuan si të “jashtëzakonshëm”, “të krisur”, “ekscentrik”… Ndonjë studiues ia mvesh shëndetit të tij të dobët këto cilësi, të cilat të kombinuara me vetitë e udhëtarëve shëtitës anglezë të shekullit XIX krijuan një ndër figurat më interes... more »

Bota tjetër e durrsake Viktori Xhakos….alias-Zhorzh Sand

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Intervistë me shkrimtaren dhe poeteshën durrsake Viktori Xhako…alias-Zhorzh Sand * * * *Bisedoi: Raimonda MOISIU * * * * * *Poetesha dhe prozatorja Viktoria Xhako njihet me pseudonimin letrar Zhorzh Sand. Ka lindur në qytetin e Durrësit. Prindërit e saj kanë qenë model në jetën e tyre me gjithë varfërinë e tejskajshme edhe për vajzën e tyre, Viktorinë. Poetesha durrsake në moshën 9 vjeçare lexoi romanin e parë “Historia e njeriut të vërtetë” që i la shumë mbresa të cilat vite më vonë i hodhi në vargje. Që nga ajo kohë Viktori Xhako-alias Zhorzh Sand nuk ka pushuar së lexuari... more »

VITI 2013 - VIT I KUJTESËS

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Agim Vinca “I kam borxh vitit ’13 që s’ia mbylla plagët”. Xh. Spahiu, Borxhet e mia Derisa viti që lamë pas, 2012-a, për shqiptarët ishte, me të drejtë, vit feste, viti në të cilin kemi hyrë, 2013-a, do të duhej të ishte: vit kujtese. Në ç’kuptim? Shqipëria, pas një robërie të gjatë gati pesëshekullore, u shpall, më 28 nëntor 1912, “e lirë dhe e mosvarme”, por shqiptarët dhe trojet e tyre, me vendimin e padrejtë të Fuqive të Mëdha, u ndanë në mënyrën më të vrazhdë të mundshme, duke mbetur, më tepër se gjysma e tyre, nën sundimin e sh... more »

Dhe ja ku vjen sërish Tamara super e nxehtë (FOTO)

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Tamara Eclestone nuk resht së treguari linjat e saj seksi. Vajza 28-vjeçare e bosit të Formula 1, Bernie Eclestone, është duke pushuar në Dubai me një mikun e vet, ndërsa ka ekspozuar trupin e saj të mrekullueshëm. [image: tamara] [image: Bronzed beauty: Tamara looked in great shape in the tiny metallic two-piece as she made the most of the break][image: Bronzed beauty: Tamara looked in great shape in the tiny metallic two-piece as she made the most of the break] [image: Covering up: Tamara later put an orange snakeskin maxi dress over the bikini as she and her friend headed into tow... more »

SADULLA ZENDELI DAJA NË AVENTYRËN ME DROJËN E NJË EMIGRANTI TË ”PA ATDHE”

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Sokol Demaku* *SADULLA ZENDELI - DAJA * *S*i rrallë kush në histori, si rrallë kush në këtë ruzullë tokësor, kombi ynë është shquar për një harmoni dhe për respekt mes njerëzve, por edhe për respekt kulture e tradite të tjetrit, për vlera humane. Ngase shekujt përplasen mbi të rrebeshe luftërash të gjata, zullumqar dhe grykës për rreth, ngase fqinjët dhe pushtuesit tanë ndër mote na u vërsulën për të na zhdukur si komb, ndaj në vetëdijen tonë nacionale u ngjiz ideja e madhe për komb dhe atdhe. Patriot dhe atdhetar në trevat shqiptare, të udhëhequr nja kjo ndjenjë magjike... more »

Ejëll Çoba, dëshmitë për tmerret në qelitë e diktaturës

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*ELISABETA ILNICA* Ejëll Çoba, avokat, gjyqtar, sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave dhe ndihmësministër, nga viti 1935 deri më 1944 Mençuria e nënës pak orë para pushkatimit i ka falur jetën, por, fatkeqësisht, nuk mjaftonte për ta shpëtuar edhe nga burgu politik. Jo pak, por… 25 vite pas hekurave, në mes torturash dhe punës së detyruar; 2 vite nëpër hetuesi dhe 23 të tjera në qeli. “Jetë e humbun, por mos raftë me u harrue”, do të shkruante për veten Ejëll Çoba, teksa pas lirimit përpiqej të hidhte në letër kujtimet copa-copa. Të gjitha bashkë tashmë janë një copë e... more »

Herezia artistike dhe… gjumi i botës!

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*VIRION GRAÇI* * * * * Koço Kosta * * Një i paditur, një i pandershëm, po u emërua në një post me rëndësi, s’është më një. Ai është pastaj një Hata. Ta themi drejt. Se ai ushqen, shpërndan, shtrin mediokritetin si metastaza. Shkurt: nga NJËSHI vjen HATAJA” (pjesëz nga romani i K. Kostës “Ata të dy dhe të tjerë”. Viti i shkrimit, botimit, dënimit: 1986). Nuk kam pasur kurrë një marrëdhënie e njohje vetjake të drejtpërdrejtë me shkrimtarin Koço Kosta. Shkrimtarin e mirënjohur që në vitet shtatëdhjetë të shekullit XX dhe mësuesin e diplomuar në Tiranë për Gjuhë e letërsi shqipe për shk... more »

Më sill pak det! - Vaso Papaj

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
* * ** Vaso Papaj Më sill pak det! Nga ai që përkëdhel brinjët e qytetit tim. E dua nga ai të jetë. Më sill pak det! Në valixhe ndrydhe, si përrallat me qilim, Si suferinë mbi retë Ta ngjesh mbi kokë. Të ngopem e të dehem me aromë e kripë, Ta përqafoj si shok. Më sill pak det! Të lutem, më sill pak det! Të vras vetminë. Vetmia po më vret.

Zef Zorba, Terezës,...shtigjet tona të vështira

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Zef Zorba lindi më 1920 në Kotorr të Malit të Zi në një familje shqiptare. Mbas mbarimit të gjimnazit në Shkodër, më 1941 regjistrohet në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, dega e Studimeve Politike në Universitetin e Padovas në Itali. I ndërpret studimet më 1943 për arsye të Luftës së Dytë Botërore dhe kthehet në Shkodër, ku fillon punën si nëpunës banke. Në vitet 1945-1946 punësohet si regjisor në Shtëpinë e Kulturës së Shkodrës, ku vë në skenë mjaft pjesë dramatike me tingëllim të qartë desident si “Juda Makabe” e Fishtës, “Armiku i Popullit” I Ibsenit etj. Ndoshta edhe për këtë ... more »

Botohet Fjalori i parë Shqip-Suedisht me rreth 35.000 fjalë

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Mr.fil. Sadulla Zendeli Daja * - Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi - Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Suedi - Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Suedi - Lidhjes së Studentëve Shqiptarë në Suedi - Rejeti i Femrës Shqiptare krijuesë në Suedi - Qendrës kulturore Shqiptare “Migjeni” në Borås - Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Stockholm - Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stockholm - Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Stockholm - Personaliteteve dhe bashkatdhetarëve tanë në Suedi, Danimarkë, Norvegji dhe Finlandë *Të nderuar bashkatdhetar... more »

RAIMONDA MOISIU, KJO PRINCESHË E POEZISË MODERNE

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Nga VASIL TABAKU* *-Një vështrim mbi krijimtarinë poetike të poetes dhe publicistes së njohur RAIMONDA MOISIU* * * RAIMONDA MOISIU* * * * Të shkruash, do të thotë të japësh, është një dhënie e pandërprerë, një raport tepër i ngushtë mes njeriut dhe jetës, ëndrrës dhe realitetit, magjikes dhe reales, të bukurës dhe shpresës. E tillë është poezia, një bashkëbisedim mitik dhe intim me lexuesin dhe kohën. Raimonda Moisiu,poete dhe publiciste e njohur, një emër që është prezent presj vitesh në botën e madhe të letrave, ka tashmë një universe poetik të vetin, duke prestuar të flas thel... more »

Herbert në 1913: Shpëtoni shqiptarët e gjallë nga serbët

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Në shqip libri me pjesë ditari dhe letra të diplomatit anglez. “Vetëm një hetim do t’u vinte frerin këtyre krimeve të shëmtuara, terrorit dhe eksodit” Përpjekjet e Aubrey Herbert për njohjen e shtetit shqiptar. “Si i njoha Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin në Londër” Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, u promovua libri “Miku i madh i shqiptarëve, Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme”, një vepër e rëndësishme që përmban pjesë ditari dhe letra të njërit prej diplomatëve të huaj, me kontributin më të madh në shpalljen dhe njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Në promov... more »

BORSALINO

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Nga Roland Gjoza Roland Gjoza Më në fund Koleksionin e tij të mrekullueshëm e gjeta në një ankand në Paris. Ende s'ishte shitur. Isha kurioz për çmimin. Lulet e mullagës me brymë i gjeta rastësisht në Bernë në një sallon pikture. Ndërsa Borsalinon, njeriun pa fytyre e pashe në dhomën e pritjes të Kryetarit te Bashkisë në Kanë. Qëndrova në Paris dhe dy dite te tjera për të parë si do te shkonte puna me Koleksionin. E bleu një armen, një burrë shumë i shëndoshë, shulak me kipte në majë të kokës. Thoshin se e priste avioni përjashta. Biznesin e kishte në Paris, por jetonte familjar... more »

Publikohen shkrimet kritike për krijimtarinë e Prof. Agim Vincës

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Jolanda Lila* *Publikohen shkrimet kritike për krijimtarinë e Prof. Agim Vincës* *Me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe 40-vjetorit të krijimtarisë e të kontributit të shumëfishtë në letërsinë shqipe, botohen recensionet, studimet dhe vlerësimet që i janë bërë ndër vite veprës së krijuesit të pandalur, Prof. Dr. Agim Vinca* Revista periodike “Fjalë e valë" nga Mitrovica i ka kushtuar një numër tematik të mbushur me shkrime, vështrime, recensione e studime, të botuara nga studiuesit shqiptarë e të huaj rreth veprës poetike e studimore të Prof. Agim Vincës. Ky numër tematik vjen ... more »

PËR ATË QË SE MERR GJUMI - Sokrat Habilaj

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Sokrat Habilaj ** ** Kur thash lamtumirë, se dija natyrisht,**** Se unë do të rrija larg jush kaq pak.**** Njeriu ka arsye, botës t’i bëjë bisht,**** Por për t’u kthyer, nuk gjen asnjë shkak.**** ** ** Nuk gënjeva kur ju fola fare hapur,**** As u tremba të ndjek ata që s’kthehen më.**** Ai që kthehet, është vërtet i çartur,**** Kush ikën tek të shumtët, nuk bënë asgjë.**** ** ** Si të tjerët, lash pas dashuri e lutje,**** Lash lot që më përgjëroheshin, ktheu!**** Po si të kthehesha, qoftë për një puthje,**** Kur buzët e mia kishin grimca dheu!?**** ** ** S’vija, as për ty që lexon këto rre... more »

Disa mendime për librin e akademikut Mark Krasniqi “Kujtime e përjetime”, -shënime biografike-

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Nga Prof.as.dr. Shefqet Hoxha Rasti e solli që të marrim pjesë në këtë promovim e të thomi disa fjalë për librin me kujtime e përjetime të Akademikut të nderuar Mark Krasniqi. Dhe, po më pëlqen ta nis me një kujtim timin për te të para dyzet vjetëve. Si delegatë të Kongresit të Drejtshkrimit në nëntor 1972, pasi nënshkruam vendimet e tij, po ktheheshim në viset tona, prof. Marku nëpërmjet Shkodrës e Podgoricës për në Prishtinë e unë nëpërmjet Shkodrës për në Kukës. U takuam rastësisht në këte qytet në një lokal të vogël, pranë ish Komitetit të Partisë së Punës, ku prof. Marku kish ... more »

Një manifest i postmodernizmit

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*GAZMEND KRASNIQI* *GAZMEND KRASNIQI* 1. Një situatë dhe një traditë Gjithmonë jam ndier i mahnitur nga çfarë ka ndodhur me poezinë në Shqipëri gjatë dy dekadave të fundit. Kam përfytyruar dhe vazhdoj të përfytyroj një vorbull që merr me vete gjithçka që quhet poezi, ku zvogëlohet gjithnjë mundësia për të shpëtuar atë që duhet shpëtuar, sepse larg mendsh që ta besojmë se nuk ekzistuaka më ndër shqiptarë një gjë me këtë emër, ose që çdo gjë që shkruhet meriton të quhet ashtu. Meqë fenomeni lidhet me një epokë të caktuar, me shndërrime të mëdha, shumëkush do të përpiqet të gjejë... more »

Lëçitësi - Nga Mitrush KUTELI (Botuar më 1944)

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Mitrush KUTELI * Lëçitësi është, si dihet, destinatari i librës. Prej numërimit të tij dependon shtypja edhe çmimi i kësaj. Si fakt i vitit 1943- veçanërisht i muajit të fundit – konstatojmë shtesën e atyre që kërkojnë librin shqipe. Kjo, më një anë, si reakcion shpirtëror pas ngjarjeve Prill 1939 -Shtator 1943, edhe, më anën tjetër, si pasojë e mbylljes së rrugëve për sjellje librash të reja që jashtë. Me gjithë këto numërimi i lëçitësve shqiptare mbetet shumë i vogël në raport me viset e tjera. Sepse: a) jemi komb i vogël (më i vogli i Europës); b) Kemi një përqindje të madhe a... more »

SINOPSI I DYZUAR NË MES AUTORIT DHE LEXUESIT

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Shkruan: *Ahmet Selmani* *SINOPSI I DYZUAR NË MES AUTORIT DHE LEXUESIT* *Moikom Zeqo: “Libri i sinopseve”, botoi “Uegen”, Tiranë 2012* *a) **Tipologjia e shkrimit* Për secilin libër të autorit Moikom Zeqo, sikur na duhet patjetër të përsërisim faktin se ai mëton ngulmas që rishtazi ta relativizojë konceptin tradicional të zhanrit, mbase i udhëhequr më tepër nga një prirje krejt atipike, gjithnjë për ta vënë në sprovë funksionin e shkrimit si një metafizikë apo alternativë e pafund kuptimesh e përjetimesh poetike. Prandaj, edhe me veprën e tij që e ka titulluar “Li... more »

ESSE PER EDUKIMIN

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Nga Faik KONICA* Hyrje I konsideruar prej kohësh si një tërësi rregullash arbitrare dhe rutinore, edukimi është sot një shkencë. Është shkencë për nga vetë metoda që vë në përdorim dhe që synon të vëzhgojë, të eksperimentojë, të zbulojë faktet e veçanta, si dhe të formulojë parimet e përgjithshme. Dhe kjo shkencë ka për objekt zbulimin e ligjeve sipas të cilave mendimi njerëzor krijon përshtypjet e para, fiton njohuritë e para, koncepton mendimet e para, zhvillohet, rritet dhe bëhet i njohur. Por, e lindur dje, shkenca e edukimit është, të themi, në foshnjërinë e vet: ende nuk ës... more »

Ndahet nga jeta shkrimtari i librave për fëmijë Skënder Hasko

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Skënder Hasko* **TIRANË -* U nda sot nga jeta në moshën 77-vjeçare shkrimtari i njohur i librave për fëmijë Skënder Hasko. Ceremonia mortore e shkrimtarit do të zhvillohet nesër në Dukat të Vlorës, në vendlindjen e tij. Skënder Hasko u lind më 2 mars të vitit 1936. Gjatë karrierës së vet ka punuar në revistën “Hosteni”, në Shtëpinë Qendrore të Krijimtarisë Popullore, kryeredaktor i revistës “Pionieri” dhe drejtor i Teatrit Kombëtar të Fëmijëve. Aktualisht ishte redaktor në shtëpinë botuese “Toena” - sektori i letërsisë për fëmijë. Libri i tij i parë është “S’jam i vogël”, botuar në... more »

Flutura Açka: Ju tregoj kukullat e politikës shqiptare

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Flutura Açka Kësaj here ka vendosur të mos mbaj asnjë me hatër. Që nga rangjet më të larta të politikës, tek mikeshat e saj që kanë paguar për t’u bërë politikane, tek ato gratë e shkreta që shesin veten për 200 lekë fshatrave, nga skamja. “Kukullat nuk kanë atdhe”, titullohet romani i shkrimtares Flutura Açka, që pritet të dalë këto ditë. Shënjestra e saj është politika. Përveç ish-kryeministrit Fatos Nano, autorja ka vendosur të mos përmendë emra konkretë, por sipas saj, lexuesi mund t’i gjejë vetë ata. Flutura Açka sapo është kthyer nga udhëtimi në Afrikën e Jugut. Që ishte aq la... more »

Këtu grekët kanë lënë brekët

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Arben Duka Ky Agim’i Artë Po na çan shumë trapin Ndaj një shumë të thartë Këtu do t’ja japim Na paska fut’ frikën një qen i zgjebosur Me Arturin tënë Kur qenka llafosur!!! Ne qenkemi trembur për Vorio Epirin?! Mos lih shumë o qen Se të vemë zinxhirin! Frikën ne s’e njohim Sidomos nga greku Që në dyzte’nëntën Na këndoi dyfeku Si lopër përpara Aherë i vumë grekët Në mal të Gramozit Për turp i lanë brekët Nga ju më të lashtë Ne jemi këtu Ju thashë dhe më lartë Nuk pjerdhim nga ju! Kemi qenë përherë Të besës dhe nderit Juve jini thjesht qurret e Hitlerit Epir i Veriut Është Shqipëri E... more »

Një vit më parë ...

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Irma Kurti Kjo poezi është shkëputur nga libri me poezi: “Shihemi në një tjetër botë”. Vjeshta përplas në dritare rrëke lotësh me ngashërim. E rrethuar me albume, nuk gjej prehje, as qetësi. Të gjitha fotot i kthej mbrapsht, shoh datat, muajin, vitin. Humbas në pyetje pa përgjigje dhe me veten time çuditem. Ti një vit më parë më thoshe se më doje pafundësisht, vdekjen mund ta pranoje, por pa mua jetën, kurrsesi. Sot marrim frymë pa njeri-tjetrin, të ndarë një shekull a më tepër. Ke harruar gjithçka timen, rreth nesh ka vetëm heshtje. Vazhdoj si në një lojë bixhozi, fotografitë i ... more »

PAK DURIM...

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Irma Kurti Poezia “Pak durim” u vlerësua me çmimin e tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Poezisë dhe Prozës 2010 “Napoli Cultural Classic” në Napoli, në kategorinë e autorëve të huaj. S’më duket se ike përgjithmonë, por ke ndaluar pas një udhëtimi. Zoti në stacionin e fundit gabimisht ty të zbriti. Dhe unë tashmë kam marrë trenin që do të më sjellë tek ti. Nuk di të t’them se kur do t’mbërrij ekzaktësisht. Mund të ketë edhe vonesa, Nënë, e di si janë trenat, asnjëherë fiks. Rëndësi ka që do të takohemi, pak durim...

Në Ballkan secili pandeh se ia ka hedhur tjetrit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*INTERVISTË ME AGIM VINCËN* * * *Agim Vinca* * * * * *“Epoka e re”: Përshëndetje Profesor dhe urime 65-vjetori i lindjes! Keni botuar dhjetëra libra, secili më në zë se tjetri dhe më i veçantë se tjetri. Keni publikuar qindra opinione për fenomene të ndryshme letrare, kulturore, arsimore, gjuhësore, politike e shoqërore. S’keni heshtur kurrë për kurrfarë padrejtësie, që i është bërë shtetit e as kombit. S’besoj se do të heshtni as tash e tutje. Por, kaherë krijuesve u është bërë kjo pyetje, “Pse shkruani?”, por edhe janë dhënë shpjegime të ndryshme nga ta. Pse shkruan profesor Agim ... more »

“LEGJENDA” E NJË JETE, ME EMRIN SKËNDER HASKO

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Nga: SEJDO HARKA* * * *Shkrimtari S.Hasko*** * * * * Të shkruash për shkrimtarin, mikun dhe kolegun tonë të dashur, Skënder Hasko, do të thotë të tregosh një jete reale, si në legjenda. Kjo ndodh, sepse jeta dhe veprimtaria e tij ka qënë sa e qetë, aq dhe e vrullshme , sa e zakonshme, aq dhe e jashtëzakonshme , sa e bukur aq dhe e ashpër , sa e gëzuar aq dhe e trishtuar, sa e lumtur aq dhe e hidhur . Por Skënderi , si “hero” legjendash , ka ditur ta drejtojë mirë “anijen” e jetes, duke çarë përmes dallgëve e vështirësive , tufaneve dhe ... more »

MËRGIMI I LETËRSISË (Retrospektivë}

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Shkruan: Ahmet Selmani* *Ka të ngjarë që, në ato largina gjysmë të shkreta matanë detit, të jetë shpërngulur edhe një pjesë e mirë e letërsisë sonë, kuptohet për t’i shpëtuar katastrofës kulturore. Qëllimi i këtij mërgimi masiv ishte tepër konkret: që të shpëtohej çdo gjë që ishte e mundur, në mënyrë që më pastaj, kur të ndryshonin rrethanat, të ktheheshin sërish në atdhe. Por ai pushtim qe tepër i gjëmshëm dhe zgjati aq shumë, sa nuk mundi ta parashikonte askush. Kështu i theu të gjitha shpresat e atyre që u shpërngulën atje, ndaj nga pamundësia vendosën që jetën ta vazhdonin ... more »

Intervista/Albana Lifschin, shkrimtarja pioniere e letërsisë së emigrimit në Amerikë

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Albana Lifschin, shkrimtarja që hedh ura lidhje midis diasporës dhe bashkatdhetarëve në Shqipëri* *Shkrimtarja e njohur Albana Melyshi Lifschin, një një intervistë për gazetën e “Tirana Observer” rrëfen jetën e saj letrare mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Ajo tregon hapat e parë të saj në letërsi dhe jetën në Amerikë. Pse profesor Peter Prifti e cilësuar si ”pioniere e letërsisë së emigracionit në Amerikë”. Ajo tregon dhuratën e veçantë që i ka bërë Ali Podrimja dhe pse në fillimet e saj ka shkruar me pseudonim.* * * * * *[image: AlbanaBill2]* *Zonja Albana, para se të nisim bisedën p... more »

Poezi nga Sokrat HABILAJ

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Sokrat HABILAJ 1-PËR TY QË S’TË ZË GJUMI Kur thash lamtumirë, se dija natyrisht, Se unë do të rrija larg jush kaq pak. Njeriu ka arsye, botës t’i bëjë bisht, Por për t’u kthyer, nuk gjen asnjë shkak. Nuk gënjeva kur ju fola fare hapur, As u tremba të ndjek ata që s’kthehen më. Ai që kthehet, është vërtet i çartur, Kush ikën tek të shumtët, nuk bënë asgjë. Si të tjerët, lash pas dashuri e lutje, Lash lot që më përgjëroheshin, ktheu! Po si të kthehesha, qoftë për një puthje, Kur buzët e mia kishin grimca dheu!? S’vija, as për ty që lexon këto rreshta, Ndërsa belbëzon, shihni, erdhi për ... more »

Gjuha e robërisë dhe çlirimi i shkrimtarit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
VIRION GRAÇI Pasi lexova në vjeshtën e shkuar “Laboratori i Lirisë” -përmbledhje esesh nga Beqë Cufaj, me një farë padurimi e pa pikë takti i shkrova autorit, duke e falënderuar për lëndën dhe stilin, duke i shprehur dëshirën që mjaft fakte e ndodhi reale nga tragjedia në Kosovë, të rrëfyera rrëmbimthi e ngjeshur aty, t’i trajtonte më gjerësisht më vonë, pasi kishin forcën dhe fytyrën përgjithësuese të një vepre madhore epike. Tani që mbarova së lexuari librin e fundit të B. Cufajt “projet@party”, roman me një pritje shumë të mirë në botën gjermanishtfolëse, mund të them se ky ësh... more »

KJO DITE E GJITHA PER TE KUJTUAR

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Nga Visar Zhiti * * * * * Kjo ditë e gjithë për të kujtuar... Por tmerri është më i madh, del përtej, nuk e nxë dot kjo ditë. Ka mbetur vetëm një e qarë nëpër ajër pa gojë e lotë pa sy, përzier me shiun që nuk bie, por rri pezull si ankthi. Dhe trishtimi si lodrat e fëmijëve pa fëmijët, të shkelura, të thyera. Borsalina të flakura më tej si urtësia e pleqve, të çara dhe heshtje e zezë dhe qen këmbëthyer, gjysma macesh, copra pasqyrash, flatra zogjsh e librash... I vërvit era apo kujtesa andej-këndej. Në rrugën e zbrazët një këpucë e hedhur gruaje, e kuqe si gjaku, si zemra..... more »

Lak - Erina Pavle Çoku

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Më kacavirret trupit ndjesia jote... Muret e qytetit mbështeten pemëve kryeulura të bjerra prej pikëllimit të mbarsura me mote, me stinë që nuk vijnë me stinë që nuk shkojnë Kurmngrira në ashtin tënd pemët, Pemët, pemët, pemët me shtat të epshëm kah dëshirat e mia për ty, kah udhët e mia pa ty E degëzat e kaltra thahen duke ngjëruar mendime të tuat që më përcillen ndër do rrugëtime të zhurmshme, të çuditshme me shijen e buzës tënde, me ngjyrat e fytyrës tënde, të turbullt prej përfytyrimit shpesh Vijëzimet e tua udhëtuese kanë degë të rëna e fjalë të trupëzuara në limfën e mbrame që ... more »

Dy muza - Erina Pavle Çoku

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Dy muza rrinë pështjellë në një kuti* *me tjerrë mendimesh hedhur mes veti.* *Udhët e nxehta lëshuar si lak* * nyja pa numër ndanë kanë* *e zgjasin kohën njëqindfish, e çojnë matanë.* *Malet epen kah e bardha e fatit me sy* *e epjet bëhen mal i vizatuar me shkumës* *n’ derë të përsiatjes ngjyer me ty.* *Frymë më frymë sillen qark* *në qafë kafshohen, kafshohen në qafë* *fjalë në damar, rrjedhë në gjak.* *Qiell me varra e plagë me terr,* *a dhemb kafshimi im në ty,* *si hukatja jote që gjë s’e tret?* *Urat e tua vrarë kam dje* *e copat e tyre mbi pllakë gramafoni* *shoh me kureshtje... more »

Një “atdhe tjetër”

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
[image: athde tjeter] *Nga Robert Martiko* * * Pas gërmadhave herë perverse e herë diabolike të letërsisë së Realizmit Socialist, ku njerëzit e artit me dashje ose pa dashje, për ngjitje me çdo çmim apo në trajtë naive, u gjendën në shërbim të një diktature poshtëruese e varfëruese deri vëllavrasëse për gjithë shqiptarët, një dorë e re krijuesish, shkrimtarësh e poetësh sigurisht do dukej, dhe besoj se më në fund po shfaqet në horizontin artistik shqiptar. S’na mbetet veç ti përshëndesim, si bij të lirisë, që dëshirojmë të jemi realisht, dhe jo të obskurantizmit, genocidit e vëlla... more »

Albana Z. Tashmë është e lumtur…

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Max Brym, studiues i filozofisë dhe gazetar i lirë, shkruan në një libër historinë e një vajze kosovare, e cila pas dhunimit nga ushtarët serbë punon si prostitutë *Objektivisht, gjatë luftës së fundit në Kosovë, çetnikët dhe paramilitarët serbë kanë dhunuar mijëra gra. Dhunimet ndaj grave kanë qenë pjesë e planeve të Serbisë për spastrimin etnik të Kosovës dhe kjo tashmë është e dokumentuar mjaft gjerësisht * * * Max Brym* * Në libër ajo quhet Albana Z. Profesori gjerman, Max Brym, i cili, prej më shumë se 20 vitesh udhëton në Kosovë, e takoi atë vite më parë në një kafene në Prish... more »

E prapë, Zoti më mungon - Vaso Papaj

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Vaso Papaj Rrugët plot, njerëz lumenj. Gumëzhijnë e prap të huaj.**** Ngushëllim gjëkundi s’gjej**** Veç një “Tungjatjeta” thuaj.**** I shkuluri shi nga era**** Më rrëmben, tek ty më shpije.**** Më përplas aty tek dera,**** Një mendim s’ma shqit, si hije.**** “Pak zemër të të jap ty,**** Gjysmën time ta bëj dy.”**** ** ** Shiut tënd poshtë i qëndroj.**** Sytë bëj katër, dritë kërkoj,**** Xurxull krejt zë e kulloj…**** Pres të dalë ky dielli i ri,**** T’i shpërndajë: re edhe shi...**** ** ** E prapë, Zoti më mungon.**** S’di nga lart në më vështron!?...**** Dua shumë mos ta bezdis,**** Nda... more »

KUR TË IKËSH NGA UNË

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Sokrat Habilaj Ti do të ikësh nga unë pak nga pak, Që unë të mësohem me ikjen tënde. A thjesht të mendoj se do kthehesh prapë, Muzgjeve të vjeshtës si vegim hëne. Ti do të ikësh, por mos ikë e gjitha, Që unë mos ta ndjej se të kam humbur. A thjesht të më lesh pas ikjes si grimca, Çdo pore të lëkurës që të kam puthur. Ti do të ikësh nga unë pak nga pak, Që të besoj se pendohet dhe vdekja. A thjesht të gjej shpesh vetëm një shkak, Për të të thënë sa shumë të desha...!

PËRHERË, ME SHPIRTIN E GJALLË TË SHQIPTARISË…

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
* - Bisedë e poetes atdhetare Makfire Canolli, banuese në Nju Jork,** me prof. Murat Gecaj, publicist e studiues, Tiranë –* * * *M.Canolli * *Kopertina e njërit nga librat e Makit*** * * *1.-Megjithëse e di që të sjell dhimbje në shpirt, e nderuara Maki, lutem, më trego shkurtimisht, se kur dhe si je larguar nga vendlindja? Cilët ishin prindërit tu?*** * * - Jam larguar nga Kosova në një kohë, kur populli shqiptar, me anë të protestave përpiqej me çdo kusht të mbronte atë pak autonomi, që e kishte dhe e cila na u muar me dhu... more »

ÇFARË MË SOLLI NË KUJTESË, TAKIMI ME AKADEMIKUN MARK KRASNIQI?

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Nga: Prof. Murat Gecaj* * * *publicist e studiues-Tiranë* *Nga e majta: M.Krasniqi e M.Gecaj (Tiranë, 18 janar 2013)* * * * * * * *1.* Kisha kohë pa e takuar prof. Mark Krasniqin-Akademik, njërin ndër figurat e njohura dhe të shquara të arsimit, kulturës, shkencës e politikës në Kosovë. Prandaj ndjeva kënaqësi të veçantë, kur mora një ftesë nga kryetari i Shoqatës “Nikaj-Mertur”, në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), se në mbrëmjen e datës 18 janar 2013, do të organizohej një koncert dhe manifestim masiv, në Pallatin e Kongreseve të kryeqytetit Tiranë. Ndër të tjera, aty shënohej se do ... more »

Pushoni, për emrin e Zotit! (Botuar më 1921)

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Nga **Gjergj Bubani* * * * * Sëmundja e madhe e shpifjeve dhe e grindjes, sëmundje që buroi prej egoizmës dhe inateve dhe e cila si një gangrenë ka pushtuar trupat dhe shpirtrat e shumicës të bashkatdhetarëve tanë, është, për Shqipërin' e sotme, fatkeqësia m'e madhe. E vogël, e pocaqisur, jo shum' e begatshme, Shqipëria priste dhe pret prej atdhetarëve të vërtetë theorira të mëdha, morale dhe materiale, për progresin e saj dhe për organizimin e saj të brendëshëm. Dhe në vend që të mblidhemi të gjithë tok dhe si një trup të bashkojmë punërat dhe mendimet tona për të mirën dhe për p... more »

Veprimi moral

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Arshi Pipa* * * *Përsiatje filozofike e Arshi Pipës nga “Skicë e një konceptimi mbi jetën”, traktat filozofik shkruar më 1955, në burgun e Burrelit, botimet “Princi”* *Arshi Pipa* Si morali i egoizmit, ashtu dhe ai i simpatisë, do të jenë të paaftë t’i kënaqin kërkesat tona morale, po të mos marrim parasysh atë që përbën vetë shtyllën e moralitetit, konceptin e detyrimit. Natyra nuk mund të më detyrojë kurrë për të pasur një qëllim. Natyra ka nevojë, shtrëngon, po nuk detyron. Koncepti i detyrimit i përket vullnetit, domethënë arsyes sonë që e influencon thellësisht. Forma e detyri... more »

Kur mbetesha vetëm me ty o zemra ime

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*“E di se punimet e këtij libri kanë mjaft errësi e që vazhdojnë të jenë të tilla edhe pas leximit të vëmendshëm…” Midis subkoshiencës dhe horizontit të hapur prej mendimit poetik, Zef Zorba na ka lënë të vetmin vëllim poetik, “Buzë të ngrira në gaz”, të shkruar në fshehtësi në diktaturë dhe pa botimin dhe ribotimin pas saj; homazh – prej janarit 1993 mbushen 20 vjet nga ikja e poetit* * Zef Zorba* *Kur mbetesha vetëm me ty* *(Dimër, 1946)* Kur mbetesha vetëm me ty, o zemra ime, netësh të mbarsura me stuhi, mërgime kujtesash në atë dhomën e gjatë, pa dritë. Anë-mbanë ndërtesa goll... more »

Në djall vafshi!... - Vaso Papaj

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Vaso Papaj** * ** Rreze drite në pasqyrë, Nuk ngjasoj me atë që shkoi: Më i plakur, më i fryrë, Por më i pasuri nga soj. E vërtetë e hidhur kjo E poetit të vonuar. Të qëllon dhe ja, provo, Nga vetja të jesh lehtësuar. Isha një nga ata që s’bije, Ëndrrimtarë, agim me vesë, Që kërkonin dritë në hije, Mëndja kurrë të mos i vdesë. Dhe përherë mbetur në këmbë, S’i donin vështrimet bosh. U përgjigjeshin ndër dhëmbë: "Në djall vafshi! Gjë s’na josh." Ngjizjet shpesh janë dhe të këqija, Janë si gropat me gjarpërinj. Mbërritur vonë, të ze pleqëria Dhe dështimet shpesh të mpijnë. Ndaj më thonin sho... more »

Kavilja

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Ana Kove* * * * * *“Nimfa e pemës së humbur”, sintezë e një realiteti që ndan ndjesitë midis dy botëve; natyra femërore që percepton individin në një shoqëri ku përthyerjet mbeten brenda shqyrtimeve morale, si shqisë që zgjon instinkte të fjetura – në këtë realitet Ana Kove me librin e saj të ri, dhjetor 2012, krijon raporte kulturore mbi të cilat fjala ruhet si një shenjë perceptimi, pasqyrë drejt kërkimit të bukurive shpirtërore * *Nimfa e pemës së humbur* Kisha tërë ditën me dhimbje koke dhe një ndjesi mbytëse po më vinte deri në fyt. Ndieja edhe paksa trazim në stomak. S’ki... more »

LUSHNJA E KONGRESIT, MREKULLIA E DOKUMENTIT DHE E KUJTESËS NJERËZORE...

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Nga Visar Zhiti Pavarësia e Shqipërisë dhe shpallja e shtetit modern shqiptar u futën në shekullin e dytë të jetës së tyre. Pas kremtimeve të 100 vjetorit kudo, që kulmuan në Vlorë, ku u mblodhën me mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat, madje erdhën nga Kosova dhe me kuaj e në këmbë ashtu si dikur Isa Boletini me luftëtarët e tij e pastaj në kryeqytet, në Tiranë, ku, mes të tjerash u përuruan shtatore e monumenti modern i 100 vjetorit, vjen Kongresi i Lushnjës i janarit të vitit 1920, i quajtur dhe Pavarësia e Dytë. Për të folur për këtë Kongres jetik, për qytetin e vogël dhe qyte... more »

Gjeopolitika e hapësirës dhe BE

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Prof. dr. Pajtim Ribaj* Teoritëgjeopolitike janë thellësisht të ndikuara nga zhvillimi teknologjik, zhvillim i cili çmaterializon shumë faktorë të fuqisë duke u përqendruar te komunikimi. “Luftimet e shek. XXI do të kërkojnë sqimë të komunikimit”(Friedman). E nisur me dualizmin mes talasokracisë (fuqia detare) dhe telurokracisë (fuqia tokësore), e kushtëzuar nga teknologjia (aviacioni, arma bërthamore) etj., teoria gjeopolitike avancoi drejt aerokracisë (fuqia ajrore) dhe eterokracisë, e materializuar te “lufta e yjeve”. Me kohë teoria gjeopolitike ka avancuar në studimin e hapësi... more »

David Hosaflook: “Rrethimi i Shkodrës”, ku ka gabuar Marin Barleti kur shkroi librin

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
*Intervistoi: Enkeleda Peti* * * Libri i Marin Barletit “Rrethimi i Shkodrës” shkon edhe për lexuesin evropian, me përkthimin në anglisht nga David Hosaflook (“The Siege of Shkodra”, 304 f. Onufri, 2012.). Libri “Rrethimi i Shkodrës” është shkruar në latinisht nga Marin Barleti dhe sjellë në shqip nga Henrik Lacaj. Libri flet për përpjekjet e osmanëve për të pushtuar Shqipërinë me anë të luftës që u bë në Shkodër, pikërisht në kalanë e Shkodrës dhe rezistencën që shkodranët bënë në për lirinë e tyre, lirinë e Shqipërisë por që qe një ndihmesë për lirinë e të gjithë Evropës. Autori... more »

SI LIND E SI MUND TË VDESË NJË POEZI - Besnik MUSTAFAJ

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 2 months ago
Besnik MUSTAFAJ Isha para një gruaje të bukur, jo para një pikture, Jo para një skulpture romake, isha para një gruaje të bukur, Ajo më shihte drejt në sy, e gjallë e diç më thoshte, Tregonte diçka për vete a për mua a për një ëndërr fare pa lidhje me ne të dy. Unë tundja kokën me një miratim të huaj, pa e dëgjuar, Nuk isha më te zëri, te hollësitë e jetës së saj e as times nuk mund të isha. Veshin e kisha te ajri që përcillej me një fishkëllimë të fshehtë nëpër fytin e saj të gjatë. Kjo fishkëllimë e padëgjueshme dhe për vetë atë grua të bukur Më zbulonte mua, vetëm mua, a... more »

Përtej valëvet të kohës – Mitrush Kuteli

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
Mitrush Kuteli Natë gushti I. Të vërtetën e së vërtetës, as unë s’di t’ju them sa breza kanë shkuarqë kur u prish e u shkretua Katjeli i Mokrës. Mbaj mënt vetëm se kam dëgjuar nga pleqtë e lashtë, e këta nga pleqtë e tyre, se ky Katjeli i Mokrës paska patur qënë dikur – ndofta pesë-a-gjashtë breza përpara nesh – një fshat i math e i begaçmë fort. Vëndësit e tija paskëshin qënë trima të ndjerë e paskëshin lëftuar me të vërtet si burra në ballën e burrave për të mbruar vendin e nderë nga turku. Nga ky shkak turqit kur e muarr e paskan shkretuar që nga themeli. Sot, në gjithë grykën ku... more »

Shpend Sollaku Noé: Shpirti nuk emigron.Dialog i redaktores së «Gazeta Shqiptare» Fatmira Nikolli me autorin

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*F.Nikolli: Zoti Noé, kohët e fundit pata fatin të lexoj në shqip antologjinë tuaj poetike "Atdheu i tjetrit", botuar në Sh.B.A. , dalë brenda një kohe të shkurtër edhe në italisht, anglisht, frëngjisht e spanjisht. Ky libër, ashtu si edhe "Voragini" e "Barcodes", është duke u përhapur nëpër botë. Pjesë e krijimtarisë tuaj është përkthyer në 17 gjuhë të rëndësishme. Ndërsa kritika e huaj e ka renditur krijimtarinë tuaj përkrah Klaistit, Herbertit, Kançevit, e Brodskit, në Shqipëri deri tani për ju është folur pak. Si e kuptoni këtë?* Sh.S.Noé: Është e vërtetë, me përjashtim të gaze... more »

Poezi amerikane të përkthyera nga Lediana Stillo

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
* ** **Dave Brinks* *Tone të zakonshme* *e vërteta nuk erdhi lakuriq në tokë* *erdhi veshur* * me një jelek antiplumb* *duke hapur konserva, duke prerë bukën në feta* *duke hapur shishet* * duke vendosur enët* *në shporet duke folur* *në tone të zakonshme* * duke skërmitur dhëmbët* *në një fushë me pjeshkë të buta* * një dashnor në kërkim* *“dhe ju jeni…”* *në mëshirën e fatit* * duke gdhendur inicialet e saj* *në hijen e një peme të lartë* *dy... more »

Botohet ne italisht libri "Legjenda e lindjes ime" i autorit Besnik Mustafaj

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Besnik Mustafaj hoqi dorë nga politika për t’ju përkushtuar tërësisht shkrimit. Vepra e tij letrare përfshin poezi, tregime, proza për fëmijë, ese, skenarë filmash, romane dhe përkthime.* *Mustafaj vlerësohet nga kritika si një nga autorët më përfaqësues të letërsisë moderne shqipe. Toena gëzon të drejtën e paraqitjes së gjithë veprës së tij në shqip. Në katalogun e Toenës kanë zënë vend tashmë eseja e tij politike “Midis krimeve dhe mirazheve”, ditari diplomatik “Fletorja rezervat”, përmbledhja e përkthyer me poezi të zgjedhura nga Nazim Hikmet “Barra e shenjtë” si dhe romanet “Da... more »

Ilia S. Karanxha: Për mëmëdhenë - motoja e një atdhetari në një studim monumental

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
PËR MËMËDHENË – MOTOJA E NJË ATDHETARI NË NJË STUDIM MONUMENTAL NGA ILIA S. KARANXHA Ilia S. Karanxha Në prill të këtij viti, në kuadrin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarsisë, studjuesi i mirënjohur Prof. Asc. Dr. Thanas L. Gjika, i dha publikut shqiptar studimin monografik Mihal Grameno – jeta dhe vepra 1871-1931 (500 f.), botuar në shtypshkronjën Milenium i Ri – Durrës prej shtëpisë botuese DDS me redaktor gjuhësor Halim Malokun. Nga njëra anë figura e kulluar e një atdhetari si Mihal Grmanoja dhe nga ana tjetër pena e një studiuesi e hulumtuesi të palodhur e të kualifikuar ... more »

Shkrirja e dialekteve të shqipes

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Nga Faik Konica* * * * * Duke studiuar, qoftë edhe shkurtimisht, natyrën e gegërishtes e të toskërishtes, menjëherë bie në sy se ndryshimi që i ndan nuk është më i madh se ai që shquan mënyrën e të folurit të një Normandi nga ajo e një Gaskoni. Do të thotë se në thelb ky ndryshim kufizohet në disa ngjyrime shqiptimi. Por në një vend ku mungon një traditë shkollore, këto ndryshime shqiptimi më tepër janë theksuar sesa janë zbutur; dhe shqiptarët, duke mos pasur si udhëheqës drejtshkrimorë as fjalorë, as akademi, ka rrjedhur që – kur ua ka marrë mendja të lëvrojnë gjuhën e vet – nu... more »

DISIDENTI I HESHTUR ZEF ZORBA

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Nga KOLEC TRABOINI* * * *Në 20 vjetorin e vdekjes se poetit (1920- janar 1993* * * *- Qëmtime në jetën e poezinë e poetit -* * * ZEF ZORBA* * *Tungjatjeta poet, nderim për ty që i thure apoteoze dritës në errësirën me të thellë, ndër mundimet më të mëdha, kur të tjerët që ende mbahen me të madh, ishin puthadorët e diktatorit, apologje të diktaturës, pjellë e kasnecë të errësirës. Ani pse nuk jeton më që nga janari i vitit 1993, sot e në të ardhmen je e do të mbetesh zëri i parë në koralen e lirisë së mendimit e krijimit, ti disidenti i heshtur e i pakompromis në poezi, Zef Zorba!* ... more »

Konica i ndaluar i Jup Kastratit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
* * *51 vjet më parë, në një letër drejtuar përkthyesit Ferdinand Leka, studiuesi Jup Kastrati kërkonte me aq dëshirë për lexim dorëshkrimet e librit “Shqipëria, kopshti shkëmbor i Europës Juglindore” të Konicës, të cilin Instituti i Gjuhësisë ia kishte ndaluar ta studionte* Jup Kastrati Ishte libër i kuq. Studiuesi i ri, i Institutit të Historisë, që sapo i kishte kaluar të 30-tat, dhe i pëlqente të vishte pardesy në stinët plot erë, e dinte që libri mbi të cilin po kalonte net të tëra në zyrën dhe tryezën e punës në shtëpi, nuk ishte i zakonshëm. Përtej ngjyrës së kopertinës që... more »

NJË POPULL I JEP KUPTIM JETËS DUKE KRIJUAR DHE ZHVILLUAR KULTURËN E VETË KOMBËTARE -thotë poeti, publicisti dhe atdhetari i devotshëm në Gjermani Shaban Cakolli

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Sokol DEMAKU* *NJË POPULL I JEP KUPTIM JETËS DUKE KRIJUAR DHE ZHVILLUAR KULTURËN E VETË KOMBËTARE* * * *-thotë poeti, publicisti dhe atdhetari i devotshëm në Gjermani Shaban Cakolli* *Shaban Cakolli* * * *Një popull i jep kuptim jetës duke krijuar, pasuruar, zhvilluar dh përfaqësuar kulturën e vet kombëtare.* *Kjo do të tregon realitetin në të cilin jeton shoqëria jonë. Nëse kemi pasur fatin të përfaqësojmë një kulturë të mirëfilltë, para botës jemi më të njohur. **Arti është ai që i jep kuptimin dhe realitetin kulturës.* *Krijimtaria është diçka e shenjët, sidomos për ne shqiptarë... more »

POEZI E LASHTË EGJIPTIANE

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Nga Zimo KRUTAJ* Poezitë egjiptiane që po i paraqesim lexuesit të "Milosaos" vijnë nga thellësitë e mijëvjeçarëve, të ruajtura në gurët e varreve të lashtë, në piramida e sarkofagë, në ostraka (pllaka gëlqereje) si dhe në papiruse. Të gjitha këto poezi janë të shkruara në një gjuhë të shenjtë: hieroglifët. Pa deshifrimin e hieroglifëve, botës së sotme do t'i mungonte shkëlqimi dhe magjia e qytetërimit egjiptian. Në gjuhën e Egjiptit të lashtë hieroglifet quhen medou neter, "fjalët e Zotit". Medou, "fjalë", ka edhe kuptimin "shkop", "bastun": me fjalë të tjera, hieroglifët janë sh... more »

Intervista/ Bashkim Shehu në një rrëfim për letërsinë dhe burgun

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Adoleshenca dhe kohët e rinisë kanë qenë ndoshta ndryshe për Bashkim Shehun. Për vetë historinë e familjes së tij, ai pati mundësi të njihte nga afër “shkëlqimin” e bllokut komunist, dhe kohë më pas të shihte “fytyrën” tjetër të tij që ishin kohët e burgut* *Burgu, vendimtar në jetën time* *Bashkim Shehu** * Kanë qenë tregimet e Kafkës ato që e shtynë të shkruante për herë të parë. Atëherë thjesht një adoleshent, ai do ta ndiente se dashuria për librat do ta çonte ngadalë drejt një tjetër dashurie, që ishte e shkruara. Janë pafund rreshtat e parë që kanë mbetur në blloqet e shënim... more »

Flet për Nacional shkrimtari Abdulatif Arnauti, përkthyesi i parë i letërsisë shqiptare në gjuhën arabe. Intervistoi: Jolanda Lila

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
Flet për Nacional shkrimtari Abdulatif Arnauti, përkthyesi i parë i letërsisë shqiptare në gjuhën arabe. * Arnauti: Opusi im poetik mbetet Shqipëria, edhe pse kam lindur e jetuar në Siri* * * *“Pengu më i madh i jetës sime: Djegia e bibliotekës personale dhe dorëshkrimeve pa fund, që gjendeshin në pritje të dritës së botimit.”* *Intervistoi: Jolanda Lila* *Kush është Abdulatif Arnauti?* *Abdulatif Arnauti është një nga personalitet më të rëndësishme të botës arabe, ai njihet gjerësisht si shkrimtar, poet, studiues i gjuhës dhe i letërsisë arabe, publicist dhe mbi të gjitha ai ... more »

“Në letërsi – përherë në fillim të rrugës…”

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Nga Raimonda MOISIU* * * *Intervistë me shkrimtaren e poeten Irma Kurti* * * *Irma Kurti** * *Poetesha dhe prozatorja e mirënjohur Irma Kurti është lindur dhe rritur në Tiranë. Në vitin 1988 ajo diplomohet për anglisht pranë Universitetit të Tiranës, ku më pas ka punuar si mësuese i gjuhës angleze dhe me vone si gazetare ne disa gazeta, si “Mësuesi”, “Dita Informacion”, etj Ne shtator 1997 ajo do të ndiqte një kurs për mësimin e gjuhës dhe kulturës greke në Universitetin e Athinës, Greqi. Poetja e qindra vargjeve dhe e dhjetra tekste këngësh Irma Kurti ka filluar të shkruajë poezi ... more »

Me shkas nga albumi i ri i Elina Dunit Burimi: http://www.panorama.com.al/2012/12/29/me-shkas-nga-albumi-i-ri-i-elina-dunit/...

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
BESNIK MUSTAFAJ Diku në mes të dhjetorit që po mbyllet dha një koncert të madh në Tiranë këngëtarja Elina Duni me kuartetin e saj. Me sa kam mundur unë ta ndjek jetën artistike të kryeqytetit tonë të dashur, ky është koncerti i parë i plotë që ajo jep për ne në vendlindjen e saj. Por edhe në mos qoftë i pari, jam i sigurt që ky është koncerti që e shfaq në plotërinë e vet pjekurinë e saj të deritanishme si artiste, dhe kjo ka rëndësi. Ajo kishte ardhur të paraqiste edhe në Tiranë albumin e vet të fundit, “Matanë malit”. Siç shkruan vetë ajo në fletorkën informative që shoqëron a... more »

“Përlindja e Shqipënisë”, ja çfarë shkruhej në gazetën e parë të Vlorës

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Bendis Pustina* * * * * Gazeta e parë e shtetit shqiptar është “Përlindja e Shqipëniës” (gusht 1913 deri më 28 mars 1914), botim zyrtar i Qeverisë së Vlorës. Në këtë gazetë fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitër Berati, por ka kontribuar mjaft dhe publicisti Mihal Grameno. Në faqet e kësaj gazete, si mjet i komunikimit masiv dhe si dritare ndaj botës, gjenin vend që nga proklamatat dhe qarkoret e Qeverisë së Vlorës, notat e telegramet drejtuar Fuqive të Mëdha dhe qeverive të huaja e deri te shpalljet për kërkim nëpunësish në administratë dhe kriteret e kërkuara a formularët e thirr... more »

Mitologjia shqiptare me zana e djaj, por pa zota

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
* Arshi Pipa * * * *[image: zana]Për herë të parë është botuar në gazetën “Standard”, i përkthyer në shqip, studimi i Arshi Pipës për mitologjinë shqiptare shkruar për Diksionerin francez të Mitologjive të botuar në vitin 1981 në Paris nga Y. Bonnefoy, vol. I ff. 5-7. Atëherë çfarë paraqet si fizionomi të vetën, si tipare dalluese, mitologjia shqiptare? – pyet Pipa në pjesën e mëposhtme, pasi hedh vështrimin mbi disa mite që janë të njohura edhe për disa popuj të Ballkanit, duke dhënë përgjigjen se mitologjia shqiptare dallon, se nuk ka zota dhe hyjnitë janë të dorës së dytë.* ... more »

Revolta e Atlasit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Eleni Laperi* * * * * * * Kush e ka vizituar Nju Jorkun dhe nuk ka provuar shijen e energjisë? Qyteti gjigant të rrëmben në vorbullën e tij dhe e ke të pamundur t’i shmangesh rrymës që të gllabëron e të bën të ecësh thuajse me vrap, e të marrësh frymë thellë, e të ndjesh respekt për veten. E rrethuar me aureolë energjie isha duke shkuar për në redaksinë e revistës Harper’s për të marrë disa të dhëna mbi krijimtarinë e Roz Uajlldër Lejn; më duheshin për librin tim. Këmbët më ndalën para skulpturës aq të bukur të Atlasit, një nga veprat më të njohura në stilin Art Deko e skulptorit L... more »

Flet Faik Konica

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Nga FAN NOLI* * * Faik Konica* * Në një silan të Vienës, duke pirë nga një kupë të tretë “Gumbold Skirchnor” po bisedonim me F.K. mbi Partitë Politike të Inglisë, në prill të motit 1915. Nga Inglia ishim hedhur në Shqipëri, kur servitori na solli kupën e katërt dhe atëherë unë pyeta Faikun, a duhet ta kopjojmë në Shqipëri sistemin e qeverimit me anë dy Partish, një konservatore dhe tjetra liberale të cilat hipin në fuqi njëra pas tjetrës sipas votës së popullit. “Jo – tha Faiku – s’është punë që bëhet. S’mund të kemi një parti konservatore në Shqipëri, se konservator do me thënë a... more »

Kur shkrimtarët shkruajnë për shkrimtarët

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*MOIKOM ZEQO* * * * * *MOIKOM ZEQO* * * Kur shkrimtarët shkruajnë romane për shkrimtarët, kapërcehet trilli për personazhet e panjohur, pra edhe të shpikur. Këtu nis një aventurë mendore e tjetërllojtë. E vërteta se edhe shkrimtarët adhurojnë shkrimtarët tingëllon si apoteozë, ose idiolatri kulturore. Në fakt, shkrimtarët shkruajnë për shkrimtarët e tjerë, për binjakët shpirtërorë. Pra, një formë inteligjente, dinake dhe e pëlleshme për të shkruar për vetveten. Narcizëm estetik. Në vitin 1907, Gaillaume Apollinaire, poet dhe shkrimtar ikonoklast francez, botoi romanin surreal “La fem... more »

Fundi - Samuel Beckett

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
Samuel Beckett Ata më veshën dhe më dhanë para. E dija përse hynin në punë paratë, më duheshin që t’ia nisja. Dhe kur të mbaronin do më duhej të gjeja të tjera në qoftë se doja të vazhdoja. Po njësoj edhe me këpucët, kur ato te shqepeshin mua do më duhej t’i qepja apo të gjeja një pale të tjera, ose të ecja këmbëzbathur në qoftë se doja të vazhdoja. As e vlen ta përmendësh, por njësoj kjo punë edhe për pallton dhe pantallonat, vetëm se me këtë dallim që unë mund të vazhdoja me po ato mëngë këmishe në qoftë se doja të vazhdoja. Veshja, këpucët, çorapet, pantallonat, këmisha, palltoja... more »

“Testamenti” i Faik Konicës, trillimi dhe e vërteta

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Nga Prof. Nasho Jorgaqi* * * * * *Prof. Nasho Jorgaqi*Këtë dhjetor u mbushën plot shtatëdhjetë vjet nga dita kur Faik Konica u nda nga jeta. Një përvjetor që opinioni shqiptar, për fat të keq, e kaloi në heshtje. Ishte rasti më i mirë për t’i bërë homazhet merituara kësaj figure madhore të kulturës dhe historisë sonë kombëtare. Por askush nuk u kujtua për të vendosur qoftë dhe një tufë lulesh mbi eshtrat e tij, që tani prehen në kodrat e Liqenit. Me sa duket, fanfarat e zhurmshme të politikës së ditës, nuk po lënë të dëgjohen zërat e historisë. Një zë i tillë është dhe ai i Faik Ko... more »

Margaret Mazzantini: Shkruaj për gjymtimin njerëzor, lënien në harresë, dhimbjen dhe dobësitë e njerëzve

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
nga Mimoza Hysa* * **Margaret Mazzantini** * *Kohët e fundit u shfaq në kinematë italiane premiera e filmit "I ardhur në jetë", realizuar sipas romanit tuaj me të njëjtin titull: si erdhi në jetë ky roman?* "'I ardhur në jetë' ka qenë për mua një libër shumë i vështirë, rrëfimi i një historie intime dhe tronditëse, një rrugëtim i gjatë në tunelin e dhimbjes, një epope sfilitëse: dola prej atij tuneli e plagosur dhe thellësisht e lënduar. E kisha në mendje që kur shpërtheu lufta në ish Jugosllavi dhe unë sapo kisha sjellë në jetë fëmijën tim të parë, Pietron. Si të gjitha nënat e re... more »

Erotika që rivjen në moshë të thyer…

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Nga Luan Rama* * * *Me rastin e 80 vjetorit të piktorit Omer Kaleshi* Këto ditë sapo e festuam në Paris në një sallon të Avenue Champs-Elysées 80 vjetorin e piktorit ballkanas Omer Kaleshi. Shkruaj ballkanas pasi rrënjët dhe itineraret e jetës së tij janë Ballkani: një baba shqiptar, një gjyshe maqedonase e marrë dhe e rritur në shtëpinë e gjyshit të tij, një ikje nga gjakmarrja nga malet e veriut shqiptar dhe një lindje në malet e Kërçovës; më pas një rini në Shkup mes miqsh maqedonas dhe studime në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll, për të vazhduar më vonë udhëve të botë... more »

Maupassant, të jesh modern!

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Nga Luan Rama* * * * (Maupassant, një dritë e bardhë meteori e rrufeje!)* * * Vitet e fundit, jo vetëm televizionet dhe kineastët e kinematografisë, por edhe autorët e teatrit francez i janë kthyer veprës së Guy de Maupassant, (Gi de Mopasan), veçanërisht tregimeve të tij, duke na sjellë vepra që tingëllojnë me një modernitet të thekshëm. Ndoshta dikush mund të habitet që artistë të këtij fillim mijëvjeçari t’i rikthehen një autori të shekullit XIX, por të kthehesh te Maupassant, është njëlloj si të kthehesh te Gustave Flaubert, autori i Madame Bovary, apo i atyre tregimeve të pak... more »

Si e harruam Faik Konicen?

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Nga Ilir Yzeiri* *Faik Konica vdiq më 15 dhjetor 1942. Këtë vit, pra, pas festimeve të 100-vjetorit, do të duhej që të ulnim kokën dhe të kujtonim 70-vjetorin e ndarjes nga jeta të njërit prej shqiptarëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, do të duhej, pra, të rikujtonim atë që Gijom Apoliner, poeti i shquar francez, e quante “enciklopedi shëtitëse”, do të duhej me këtë rast që institucionet tona akademike e kulturore të ndalnin marrëzitë e veprimtaritë provinciale dhe të kishin ndërtuar një mbrëmje, një pasdite apo thjesht një orë përkujtimore për këtë gjigant të mendimit shqi... more »

Parajsa e ndaluar

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Lehtësi e durueshme* *Beqë Cufaj * Botimi në shqip i klasikut modern "Ankesat e Portnoyt", libër ky gjenial të cilin shkrimtari amerikan Philip Roth në fund të viteve gjashtëdhjetë e pati botuar dhe brenda natës e bëri autorin jo vetëm yllin, por edhe më të njohurin në skenën letrare amerikane të Nju-Jorkut, është një lajm i mirë për çdokë që e ka njohur apo lexuar këtë autor në origjinal a në gjuhë të tretë. Ky bestseller për familjen hebreje dhe neurotikun me emrin Portnoy ishte një par excellence i "dirty" fjalëve dhe "dirty" skenave dhe përgjithësisht sensibilitetit seksual... more »

NJË HIMN NDERIMI PËR RAMIZ KELMENDIN

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Nga Xhemail Ali Peci/Londer/* Për më shumë se gjashtë dekada jemi mësuar të hapim dritaret e mëngjesit – gazetat, e të kërkojmë dhe t’i lexojmë e t’i shijojmë shkrimet e tij, t’i hapim gazetat dhe revistat, e duke i shfletuar edhe duke shpresuar, por edhe duke besuar se do të gjejmë firmën e shkrimeve të tij, në të cilat ai ka rrahur tema, ka shtjelluar motive, ka hapur debate, ka nxitur prirje, ka zgjuar ndërgjegje, ka bërë thirrje kundër plagës dhe plagëve të shumta. Ai është bërë kështu bashkëmendimtari dhe bashkudhëtari ynë i pandashëm dhe i pandalshëm. Ai, (siç do të thoshte... more »

Persekutimi i shkrimtarëve dhe artistëve nga diktatura komuniste

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
Nga Visar Zhiti Ka patur një kohë paradoksale, të pabesueshme dhe të rëndë, aspak të largët, madje ngjitur me tonën si pas një muri tashmë të shembur, kur në Shqipëri dënoheshin shkrimtarë e artistë, libra, lexues, drama, festivale këngësh, ngrehin bibliotekash, madje dhe vetë metafora, edhe pse duket e pamundur të arrestohet një figure letrare, duke shkuar deri në dënime varre shkrimtarësh. Goditeshin vandalisht realiteti përballë dhe kolonat e traditës, gjithçka që dilte kundër sundimit të fitimtarëve të pas Luftës II Botërore, utopisë së tyre me doktrinë gjysmake, sociali... more »

Kontroll në vrimat intime dy femrave në mes të rrugës (VIDEO)

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
Dy gra nga Teksasi, SHBA, kanë vendosur të padisin policinë, pasi atyre iu ushtrua kontroll në vrimat intime në mes të rrugës. Policia Kellie Helleson shihet në video duke kontrolluar në mënyrë agresive në pjesët intime Angel Dobbs, 38 vjeç dhe mbesën e saj, Ashley Dobbs, 24 vjeç, përpara makinave që kalojnë. Gratë pretendojnë madje se ndaj tyre është përdorur e njëjta dorezë. Ato u ndaluan pasi policia pa që njëra prej tyre hodhi një bisht cigareje nga dritarja. Policia dyshoi për marihuanë dhe nisi kontrollin ndaj tyre. Pas kontrollit të parë, ato u detyruan të kontrollohen në vrima... more »

Gjuha… dhe një pjesë e gurmazit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Faik Konica* *Homazh në 70-vjetorin e ndarjes nga jeta / Mendimi shqiptar i viteve ‘30 dhe mentaliteti sot, dy paralele socio-kulturore; I referohemi njërit prej tyre, publicistit e shkrimtarit më polemik të viteve ‘30, Faik Konicës, prej të cilit kemi shkëputur disa ese e skica ku në një vëzhgim socio-kulturor të shqiptarëve, heqim një paralele mentaliteti dhe psikologjie të ditëve të sotme, në disa raste për të kuptuar edhe pse diktatura jetoi aq gjatë në Shqipëri* Fati i gjuhës shqipe është për të qarë. Një degë e lisit indo-gjermanik, si shoqet e saj sanskritishtia, latinish... more »

Zgjohem kur më prek…

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 3 months ago
*Juri Talvet* *Poeti Visar Zhiti, dedikim për poetin estonez Juri Talvet, duke vënë në dispozicion të suplementit letrar “Logos & Art” disa poezi të përzgjedhura e të përkthyera, të cilat prezantohen për herë të parë në shqip për lexuesin tonë, shoqëruar me një shënim ku Zhiti veçon për sivëllain e tij se “gjuha e tij hapet si një guaskë, e shtyrë prej dallgëve të shpirtrave”, dhe poezia si një mesazh për urën e komunikimit mes vendeve* *Juri Talvet* *KU BANON KUJTESA* Gazeta kufizohet me ajrin që përthith fjalët - jo më pak të brishta a arratiake se programi a ekrani me nerva elekt... more »

Lekë Tasi: Shqipëria, një fushëbetejë idesh

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Oliverta Lila * Pikturat e tij duken naive në dukje. Ai i largohet portretizimit klasik të njerëzve, duke i deformuar qëllimshëm. Është mënyra e tij për të ironizuar karaktere e fenomene. “Mbikalim” quhet ekspozita që mban punë të dhjetë viteve të fundit, e çelur në galerinë “Zeta”, që do të qëndrojë e hapur deri më 22 dhjetor. Kurator, dramaturgu Stefan Çapaliku. Një mbikalim Europe me shumë lëvizje, sheshi “Skënderbej” i mbushur me njerëz që mbajnë kravata të gjata, e një të tillë e mban edhe monumenti i Skënderbeut, situatë në autobus apo në studion e Picassos. Lekë Tasi vjen pë... more »

Perikli JORGONI - Friedrich HÖLDERLINI...dhe Lasgush PORADECI

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Perikli JORGONI Poet, përkthyes, studiues i letërsisë... *Friedrich HÖLDERLINI...* *(1770-1843) * *Më parë themi Holderlin e pastaj Gëte, por më parë Hegel e pastaj Holderlin * Holderini është poet e filozof, eseist dhe dramaturg i lartësive viganore të Eskilit e të Sofokliut, të Shekspirit e të Ibsenit. Luis Sernuda (Poet i madh spanjoll: 1904-1963) Holderlini është një nga poetët më të mëdhenj të të gjithë shekujve, i pangjashëm në kohën e vet me asnjë tjetër. Stefan Cvajg “ Holderini është mburrja jonë më e madhe. Ai është ylli më indritur i gjenisë së shpirtit prometian... more »

POEZIA E JOSIF BAGERIT

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*PERIKLI JORGONI * 1. Poezia e Josif Bagerit e botuar në librin “Kopësht Malësori” dhe nëpër faqet e gazetave të ndryshme të periudhës së Rilindjes Kombëtare, si në gazetën “Shpnesa e Shqypnisë”, “Shqypeja e Shqypnisë”, “Ushtima e Krujës”, “Liria” e ndonjë gazetë tjetër, përbën një objekt interesant për studimet tona letrare, të cilat ende nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur kësaj krijimtarie. Në parathënien e librit “Kopësht Malësori” Josif Bageri thekson, se ai është nxitur nga mendimi, për t’i shërbyer kombit, me sa mundet, me penë e me pushkë, i ndërgjegjshëm, se rruga e tij... more »

Gijom Apoliner dhe Faik Konica (1880-1918)

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Perikli JORGONI Gijom Apolineri është një emër i madh dhe i afërt për ne shqiptarët, që kemi nxjerrë dhe njerëz të formatit më të madh europian si Nolin dhe Konicën, që për nga shkalla e inteligjencës dhe e aftësive krijonjëse, për nga thellësia e mendimit dhe e dijeve në fusha të ndryshme të jetës e të shkencës, nuk do të zbeheshin para figurave të mëdha që ka bota e që janë mburrje e njerëzimit dhe e qytetërimit europian. E përmenda dhe Konicën, se ka qenë mik i ngushtë i Apolinerit. Ka hëngër e ka pirë me të, kanë shkuar bashkë në koncerte e në teatro, në katedra universitete... more »

ARDHJA E VONUAR E FERIK FERRËS…

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Perikli JORGONI* * * PERLA – Revistë shkencore – Kulturore tremujore Viti X 2005 Nr. 3 (38) fq. 146-150 Botuesi: Fondacioni Kulturor “Saadi Shirazi” – Tiranë FERIK FERRA 1. Pas më shumë se gjysmë shekulli heshtjeje të detyruar, në portën e poezisë shqipe trokiti dhe poeti Ferik Ferra. Kjo ishte një trokitje disi e veçantë, ishte një zjarr dhe një mall i përvëluar i mbajtur gjatë në shpirt, pa mundur të botojë nëpër faqet e shtypit as dhe një poezi, skicë, tregim apo përshtypjet nga takimet me njerëz, që e kanë joshur e zgjuar kureshtjen. Vetëm në librin e profesor Injac Zampu... more »

Kalvari i mundimeve - Nga Perikli Jorgoni

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Perikli Jorgoni 1. Si një ëndërr fluturake që nuk ndal në asnjë breg, Na vërtitet jetë e mjerë mbi një lundër pa direk. Fryn shirok a fllad i lehtë, dielli djeg a ngrin kallkan, Sipër ujit që ngre dallgë vijmë qark pa një liman. Shkrep nga retë e det i kripur gjëmë shkulmesh na përplas Përmbi bash e mbi kuvertë me tërbim e me maraz. Skuqet furrë e afsh i nxehtë na godet si me kamzhik Përmbi trupin e munduar, sa dhe ashtin e zhurit. Bën të zbardhë, por gjëkundi fjollë drite nuk u pa, Lukuni e ujqërve patrullon çdo kep e vah! 2. Mjaft ndër hone e leshterikë flenë gjumë e s ngrihen më, Një r... more »

Poezi nga Perikli Jorgoni

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
* * * * *PERIKLI JORGONI* *Kujtimi i një nate dimri* *(Kushtuar mjekut, Jorgji Jorgoni)* 1. Në breg të detit Jon, tek rrija anës shkëmbi E shihja dredhka ere mbi shkumën si argjendi, Në mend më erdh një natë dimrake plot me erë, Kur nja tre arixhij trokitën m’u në derë. Një burrë e një grua me një çunak të mitur, Të zbehtë e të mekur, me ballin e djersitur, Me sytë si thëngjilli e flokët drudha-drudha, I lodhur, i munduar nga ethet e nga udha. Mbështjellë me velenxë po dridhej e kish ftohtë, Dhe pse me gojë s’mundte një fjalë, të na thotë. 2. Babai u hapi derën, dhe pse i shqetësuar Nga kë... more »

Birrë - Charles Bukowski

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Nuk e di sa shishe birrë kam pirë në pritje që gjërat të bëheshin më mirë Nuk e di sa verë dhe uiski dhe birrë kryesisht birrë kam pirë pas ndarjes me gratë- në pritje të ziles së telefonit në pritje të zhurmës së hapave, dhe telefoni s’bie kurrë deri tepër vonë dhe hapat s’mbërrijne kurrë deri tepër vonë kur stomaku më ka ardhur në grykë ato vijnë të freskëta si lule pranvere: “çfarë dreqin i ke bërë vetes? do duhen tre ditë para se të bejmë prapë seks!” Femra është e qëndrueshme ajo jeton shtatë vjet e gjysmë më shumë sesa mashkulli, dhe pi shumë pak birrë sepse e di që të bën keq për... more »

Një tragjedi në 3 akte - Nga Fan Noli (Botuar më 1929)

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Fan Noli*Diktatura jugosllave peshon rëndë mbi të gjithë popujt e robëruar prej militaristëve serbë. Kjo diktaturë është dërrmonjëse për shqipëtarët e Kosovës dhe të së tjerave vise shqiptare të Ulqinit, Antivarit, Hotit, Grudës, Plavës, Gusinjës dhe Dibrës, të aneksuara njëra pas tjetrës më 1880, 1912, 1919 dhe 1924 prej Serbisë. Është fjala afro për një milion fshatarë të privuar nga të drejtat më elementare. S’ka asnjë të vetme shkollë shqiptare për këtë popullatë kompakte që në sasi kapërcen atë të Shqipërisë indipendente të sakatepsur prej traktateve. Asnjë shoqëri, bile as mi... more »

…ç’më do ky shpirti im?!

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Tre poetë të një brezi, që krijuan poezi nën diktaturë, për të cilat Vilson Blloshmi u pushkatua dhe Frederik Rreshpja e çoi jetën burgjeve, po ashtu edhe Pano Taçi. Poezi qelibar, të krijuara në errësirën e epokës diktatoriale, mu në kulmin e asfiksisë së ndjesive shpirtërore këta dy poetë krijojnë. Nga Rreshpja botojmë disa poezi të përgatitura nga Shpëtim Kelmendi nga libri “Rapsodi shqiptare”, botim i vitit 1968. Ndërsa nga Blloshmi janë poezi të mbledhura për herë të parë në një libër nga Sadik Bejko. Gjendje shpirtërore që mund të lexohen me zë të ulët dhe me gaz; me dhimb... more »

UNE I KAM SHUME BORXH SHQIPERISE

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Kohët e fundit u njoha me Mirdash Shehun, të birin e shumë të njohurit Mirdash Shehu, studjues dibran i zellshëm, autor i dhjetra vëllimeve që pritet të botohen, i dënuar me 10 vite burg, autor i Këngës së Burgut, që shumë të burgosur shqiptarë në diktaturë e patën himn lirie. Përveç të tjerave, mësova se Mirdash Shehu, njohës shumë i mirë i frengjishtes, të cilën ia ka mësuar i ati në fëmijëri, ka përkthyer një libër të veçantë, “Shqipëria në 1921”, të francezit të shquar, mik i paqes dhe lirisë, adhurues i shqiptarëve, Justin Godart. Mësova gjithashtu se parathënien këtij libri ia ... more »

Shqipëria edhe turbullimet e Ballkanit - Nga Faik Konica (Botuar më 1903)

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Faik KonicaTurbullimet ditë për ditë më të dëndura në Ballkan na shtrëngojnë t’a lëmë për më pastaj kryeartikullin që kishim nër mënt të shkruajmë përmi Papën e math qi vdiq, e të flasim për punët më të tanishme e më të ziarta të vëndit t’onë. Lufta në mes të Turqisë e të Bullgarisë duket se do të kërcasë, e, kur të bierë ky numër i “Albaniës” nënë syt’ e këndonjëtorëve, munt të ketë krisur. Po munt edhe t’a ndalojnë fuqit’ e mbëdha. Në e ndalofshin, punët po thua do të mbeten si janë, veç që do të ketë ca Bullgarë më pakë, lirië më tepër për Bullgarët e mbetur e robërië e shtrëngim... more »

Mermeri që pikon - Tregim nga Zija ÇELA

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Mermeri që pikon *Tregim nga Zija ÇELA** * I Ishim në katin e pestë të “Grand-Hotelit” në Prishtinë dhe Branko Brankoviçi tregonte një anekdotë. Ç’është e vërteta, ai tregonte me nuanca. Por ne e kishim të vështirë t’ia merrnim vesh gjuhën dhe, më tepër se anekdotat, na e ndillte gazin e qeshura e tij. Brankoja qeshte me zë të lartë dhe në një mënyrë, gati-gati, alarmuese. Më dukej sikur ai kishte ardhur në dhomën tonë kastile për të na lehtësuar lodhjen e udhëtimit dhe për të na sjellë humor. Pak nga pak, duke u larguar nga atmosfera e anek... more »

SINJAL I BARDHË.- Poezi nga Yllka Filipi

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*SINJAL I BARDHË* *Nga Yllka Filipi * *Arratisja e mërgimtarit * Endja pëlhura… Ju kujtohet? Rruga ish’ e thiktë nëpër shekuj. Nuk vinit dot tek unë. S’iu shihja! S’më shihnit! …dëbora gjer në gju mbushte rrëkeza malli Lum’ i plasaritur tronditej në brigje. Të shiut shpatulla shkundnin horizontet… Bar’ i rraskapitur përtyp bletët në buzë. 100-vite hapin derën në agim Derdhen si shi, shkronjat kuq e zi… Fanitet një premtim: Me eshtrat e mia do të ngre shtëpi Në ajër, në tokë, me emrin Shqipëri. Digjet gjer ... more »

Ringjallet “Drita”!

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Petrit Nika* * * Është e pamundur të mos lidhet emri i gazetës “Drita” me Shpalljen e Pavarësisë, 100 vjetorin e së cilës të gjithë shqiptarët të bashkuar po e kremtojmë sot. Kontributi i themeluesve, drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të kësaj gazete, nëpër kohë të ndryshme, duke filluar që para Pavarësisë, pas Shpalljes së Pavarësisë e deri në ditët tona ka qenë i pazëvendësueshëm në rolin e saj për realizimin e kësaj ëndërre dhe në vlerësimin e madhështisë së saj. Por cila është “Drita”? Për ata që nuk e kanë të qartë po e bëjmë të qartë. Për ata që e kanë pasur dhe e kanë të qartë... more »

Kombi - Branko Merxhani

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*“Kombi është një ide.” Novalis* * * * * *Branko Merxhani* Ideologjia e neo-shqiptarismës si të vetmin burim të saj ka nevojat e realitetit kombëtar. Një fuqi, që do të veprojë në fushën e krijimit shoqëror, duhet më parë të jetë armatosur me masën e vlerës sociologjike, masë e cila të mos jetë marrë nga theoritë subjektive të mendimit, po t’i përshtatet njohjes objektive të konditavet së jetës së një vëndi. Një vënd siç ka emrin e vetë, shtëpinë e vetë, karakterin e vetë, ashtu ka dhe sociologjin e tij të veçantë. Nuk është e drejtë, bile as e mundur, që të mendojmë ne në Shqipëri s... more »

Me dishepujt e Volterit

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Vedat Kokona* * * * * Në Tiranën e viteve tridhjetë, që kishte nja tridhjetë mijë banorë dhe jo pesëqind e ca mijë si sot, kur shkonih e nuk shkonin nja katër karroca dhe ndonjë veturë në sheshin e bashkisë, kur dilnin vetëm dy gazeta të përditshme dhe një revistë në jave, kishte një librari, i zoti i së cilës ishte Mit’hat Frashëri, alias, Lumo Skendo, bir i Abdylit dhe nip i Samiut dhe i Naimit. Kur mendoj se sot, në Tiranën më gjysëm milion e ca banorë, të mijërave veturave që paradojnë në karuzelin e Sheshit Skëndërbej, ku botohen me dhjetra gazeta e revista në ditë, madje edhe... more »

Pse heshtet për letërsinë për fëmijë?

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Është e dhimbshme, por e vërtetë: u bë kohë që nuk botohet një shkrim apo nuk bëhet një prononcim në mbështetje të letërsisë shqipe për fëmijë dhe të rinj, ndërkohë që shkrimtarët shqiptarë kanë arritur deri në këto nivele me stërmundime *Viktor Canosinaj * * * *Viktor Canosinaj** * Që në fillim të këtij shkrimi do të dëshiroja të bëja të ditur për të gjithë ata që synojnë ndihmesë konstruktive ndaj letërsisë për fëmijë dhe të rinj, se termi i pranuar ndërkombëtarisht nga botuesit, shkrimtarët, studiuesit, kritikët, bibliotekarët, leximtarët (story-tellers) është letërsi për fëmi... more »

Maks Velo: “Më mjafton jeta me pak”

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Emanuela Sako* * * * * * * -Maks Velo është njeri i përpiktë. Dhe i sinqertë. Ashtu siç mund ta kemi dëgjuar në intervista dhe e kemi ndeshur në rrugë. Ndoshta dikush nuk e kupton, por përveçse shprehjes që hedh në telajo, ai ka një gjuhë shumë të natyrshme në bisedë. Piktori dhe arkitekti, por sidomos Maksi, thjesht, vjen në një rrëfim tepër të sinqertë për jetën që bën, për mjedisin ku jeton, për marëdhëniet me dy motrat, dhe ata pak miq të tij. Me keqardhje, sepse e shkëputëm nga puna. Maksi tregon se ai ruan marëdhënie tepër të mira me motrat, duke ruajtur mëvetësinë e njëri-t... more »

Hapi i parë drejt pavarësisë së Shqipërisë në fushën e kulturës

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Kongresi i Manastirit* * * *Prof.dr. Tomor Osmani* * * * * Shqipëria edhe pak ditë kremton 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Le të shohim një nga ngjarjet nga fusha e kulturës që pati ndikim të veçantë për këtë përvjetor. Në vitet e para të shek.XX lufta politike për pavarësinë e vendit, po shoqërohej me një lëvizje të gjerë kulturore që ngriti me forcë çështjen e lëvrimit të gjuhës shqipe dhe hapjen e shkollave në gjuhën amtare, e cila u shndërrua në një lëvizje politike. Të dy këto probleme nuk mund të realizoheshin pa zgjidhjen përfundimtare të alfabetit të njësuar të gj... more »

Tre princa të rremë për shqiptarët - Faik Konica

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
* * *Faik Konica*Ca kohë më parë, kënduam te fletorja e Parisit “L’Européen”, një artikull të zotit Guillaume Apollinaire, nën titullin: Deux faux princes d’Albanie, do me thënë Dy princa të rremë të Shqipërisë. Zoti Guillaume Apollinaire flet më parë për Aladron, dhe për kërkimet qesharake të tija, dhe dëfton se si Aladrua nuk mund të zbresë prej Skenderbeut, duke qenë se i fundit zbritës (pasardhës) i derës së Kastiotëve u vra në luftë të Pavies, më 1525. Pastaj Zoti Guillaume Apollinaire na rrëfen, sipas një libri të shtypur më 1786 n’Amsterdam historinë e çuditshme të një të vetë... more »

Porta e ngushtë e dashurisë - Andre Gide

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Koha gjer në pushimet e Vitit të Ri ishte aq e shkurtër, saqë i gjallëruar nga biseda e fundit me Alisën, unë nuk doja të humbisja qoftë edhe një minutë. Kështu, siç kisha premtuar, i shkruaja gjatë çdo të diel; ditët e tjera ngaqë u qëndroja larg shokëve dhe shoqërohesha vetëm me Abelin, mendoja për Alisën dhe librat që më pëlqenin më tepër i mbushja me shënime për të, duke hamendësuar se ato do t’i ngjallnin po atë interes, që më ngjallnin edhe mua. Letrat e saj nuk linin ndonjë shenjë për t’u shqetësuar; meqë ajo u përgjigjej rregullisht letrave të mia, unë shihja në atë zell ... more »

Oj Zanë, t’këndojmë…

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Në përpjekje për t’i kënduar flamurit e atdheut, si ndjesi dhe totem i fjalës së muzikuar himni shqiptar njeh jo pak peripeci, por dhe angazhim të frymëzimeve më të larta nga personalitete të letrave. Më poshtë janë disa shembuj. Për këtë tufë nga poezi dedikuar flamurit në rrekjen për t’ju afruar ndjesisë së atdheut në një himn, një përpjekje e vështruar nga libri “Simbolet kombëtare” nga Dr. Hysni Hoxha, i sapo dalë në treg në Kosovë* * * *Oj Zanë, t’këndojmë…* *Mi flamurin t’onë* *Ioan Barsan* Mi flamurin t’onë është shkruar bashkim, Bashkim në vetëdije dhe në ndjenja, Dhe n... more »

Kur Konica përgjigjej për “gjuhën” e flamurit tonë

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Dr. Hysni Hoxha* * * *Speciale/ Shkrimtari që bëri të njihej flamuri ynë; “Albania”, 15 shtator 1901, 15 shkurt 1909. Askush nuk është kujtuar t’i bëjë në këtë 100-vjetor homazh njeriut që na bëri me flamur autentik në kushtet kur në Shqipëri xhonturqit po përhapnin fjalë se nuk ekzistonte. Në botimin “Simbolet kombëtare”, botimet “Faik Konica”, Prishtinë, dr. Hysni Hoxha rimerr në trajtesë çështjen e flamurit, të simboleve kombëtare, ngjyrën dhe gjuhën që sjellin ato në vështrimet e studiuesve të sotëm* * * Faik Konica, si askush tjetër në kohën e tij, me shkrime dhe me veprimta... more »

"Kalvari" i mbramë për patriotin Kaçorri

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Nga Pjeter Logoreci * *Portreti i DOM NIKOLLË KAÇORRIT nga Arben Morina* * Në Austri e sidomos në Vjenë e në Graz, kanë studiue e punue shumë shqiptarë nga të gjitha trevat e vendit. Nga studimet, librat, artikujt e ndryshëm asht e njohtun vepra e aktiviteti i tyne, në të gjitha lamët e shkencës, letërsisë, artit, gjuhësisë në periudha të ndryshme. Për shqiptarët që jetojnë sot në Austri, asht temë e shpeshtë bisedash, njohja e aktivitetit të ktyne figurave apo zbulimi i ndonji dokumenti apo episodi nga jeta e tyne. Disa vjet ma parë më rastisi të kapë fillin e nji bisede mbi Imzot N... more »

Kush ishte profesor Bardhyl Pogoni

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Nga Gjekё Gjonlekaj / New York* * * * * Shqiptarёt e Amerikёs, bile ndonjёherё edhe ata tё Evropёs vinin pёr vizitё nё Washington. Nё atё kohё nuk kishte asnjё zyrё shqiptare nё kryeqytetin amerikan pёrveç Zёrit tё Amerikёs dhe shumica e vizitorёve vinin nё Shёrbimin tonё, bile disa nga ata ishin kuriozё pёr punёn dhe transmetimet nga ky radiostacion. Shumё herё shqiptarёt vinin nё studio pёr tё parё transmetimet e drejtpërdrejta nё gjuhёn shqipe. Nё korrik tё vitit 1983 drejtori i Shёrbimit Shqiptar, Talat Karagjozi solli pёr vizitё nё zyrёn tonё njё shqiptar i cili nё takimin e p... more »

Kadare: Ky, shekulli më i rëndësishëm dhe më dramatiku në historinë e shqiptarëve

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Në një intervistë të dhënë për gazetën “New York Daily News” dhe të botuar edhe në gazetën “Illyria”, në New York shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare ka theksuar se shekulli i parë i pavarësisë së Shqipërisë ka qenë më i rëndësishmi e njëherësh më dramatiku në historinë e shqiptarëve. “Shekulli më i rëndësishëm e njëherësh më dramatiku në historinë e shqiptarëve. Kombi shqiptar, ka jo një, por dy shtete në Ballkan, Shqipërinë dhe Kosovën… si përgjigje të dyfishtë që ka ky komb për vendosjen e harmonisë dhe paqes në gadishull”, është shprehur Kadare. Më poshtë mund të lexoni i... more »

Fotot, cilët ishin 40 firmëtarët që vulosën Pavarësinë

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Në 100-vjetor zbulohen jetëshkrimet e protagonistëve*. Plot 100 vjet që nga dita kur Ismail Qemali ngriti flamurin kuq e zi në Vlorë, duke e shpallur Shqipërinë të “mosvarme”. Pas një shekulli histori të shtetit shqiptar, një nderim i veçantë për ata burra që dhanë kontributin e tyre në këtë ngjarje solemne, që u mblodhën në Vlorë për të firmosur Aktin e Pavarësisë, që shënonte një herë e përgjithmonë shkëputjen nga Perandoria Osmane, nën të cilën kishte mbijetuar për 500 vjet. Ishin 40 burra, me në krye Ismail Qemalin, që nënshkruan historinë me firmat e tyre. Ishin të gjithë nj... more »

Dita e Flamurit*

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Skënder Luarasi**Nga Skënder Luarasi* Dita e Flamurit është dita më e shënuar në historinë e kombit tonë. Duke kremtuar këtë ditë, i pari kujtim që na bie në mend është se një popull ka shpëtuar prej kurthit të robërisë, dhe nisi të shijojë jetën e lirë duke u përfaqësuar prej shenjës kombëtare, Flamurit. Shenja e kombit tonë: Flamuri kuq e zi me shqiponjën dy krenare! Me sa mburrje, madhështi, nderim dhe gaz e shikon çdo sy atdhetari! Vetëm një tradhtar, një shpirtlig e vështron me smirë, me urrejtje, me frikë. Te flamuri nuk shohim vetëm bukurinë e cohës dhe të ngjyrës, po edhe... more »

Flamuri

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Nga Faik Konica * *Shkruar më 1899* * * Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash, edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsitë e të gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më... more »

Standardi dhe Kostallari - Nga RAMI MEMUSHAJ

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
RAMI MEMUSHAJ Në gjuhësinë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, ndihmesat kryesore në trajtimin e problemit të gjuhës standarde i takojnë pa dyshim A. Kostallarit, i cili jo vetëm ka përpunuar e përkufizuar një varg konceptesh që lidhen më planifikimin gjuhësor të shqipes, po edhe ka luajtur një rol udhëheqëse në organizimin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqip që u mbajt në Tiranë 40 vjet më pare.Gjuha letrare kombëtare (standarde) që sanksionoi ky Kongres, shihet prej A. Kostallarit si një sistem mbidialektor, më i përparuar e më i lartë. Këtë “sistem mbidi... more »

Ka gjithmonë një moment kur njeriu duhet të thotë: Mjaft!

Botimet Shqiptare at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
*Luela Myftari* * * Jo të gjithë librat të frymëzojnë të shkruash për ta. Këta libra janë ata që nuk të frymëzojnë as t’i lexosh *Virgjil Muçi* * * -Shumëkush e njeh Virgjilin si kritikun që prej një kohe të gjatë përcolli vlerësimin e tij prej profesionisti mbi letrat shqipe apo mbi botimet që vinin në literaturën shqipe. Ai ka luajtur një rol të madh në lëvrimin e disa shijeve letrare, por prej disa kohësh nuk e shohim të dalë e të shfryjë nerv mbi botimet që sot ndoshta kanë filluar të krijojnë një lëmsh të vërtetë vlerash artistike. Kritika e tij mori jetë e u bë më e njohur në ... more »

Libri "FLAMURTAR I SHQIPTARISË" - Dhuratë për Ju nga autorët me rastin e 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
FLAMURTAR I SHQIPTARISË PËRKUSHTIM Përballë veprës së lumnueme të promethenjve dhe shërbestarëve të madhnueshëm të Atdheut dhe të shqiptarisë, kësaj hyllësie të brezit historik të Ballit Kombëtar, ne dy brezat e kësaj kohe, vendosim homazhin e përshpirtshëm mbi bëmat, sakrificat, flijimet dhe mbi patriotizmin e tyre të përshqiptarshëm. Këtë sprovë për një jetëshkrim ia kushtojmë “Flamurtarit të shqiptarisë” nga Maqedonia shqiptare, Hafëz Jusuf Azemit, si kurorë miradije dhe adhurimi të vër tetë dhe si frymëzim gjithë brezave që vijnë ndaj veprës së tij. Nijazi Muhamedi Bardhyl Zaimi... more »

Inva Mula prezanton videon e saj të parë “Dhuratë për ditëlindje”

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Sopranoja me famë botërore, Inva Mula ka prezantuar sot albumin e saj të ri, ndërsa ka sjellë edhe videoklipin e saj të parë, me këngë “Dhuratë për Ditëlindje”. Videoja e realizuar në Tiranë, nëpërmjet produksioni “Pro Video” vjen si një dhuratë e Inva Mulës për shqiptarët në këtë përvjetor të shpalljes së pavarësisë.

Dokumentet, veprat e Trebeshinës u akuzuan si amorale

Lajmëtari Shkup at Letërsi,ese,kritikë... - 4 months ago
Shkrimtari Kasem Trebeshina *“Plejad” boton “Shkolla e disidencës dhe Trebeshina”* *Gjovalin Kola publikon ekspertizën e Lidhjes së Shkrimtarëve. Si u dënua dramaturgu*. Ka pasur apo nuk ka pasur disidencë në Shqipëri. Kjo është një çështje që është ngritur rëndom gjatë këtyre 20 viteve të pas diktaturës, kur studiuesit e letërsisë tentojnë të bëjnë një rishkallëzim vlerash. Studiuesi Gjovalin Kola ngul këmbë se po. Këtë e bën përmes librit të tij me ese dhe dokumente “Shkolla e disidencës dhe Trebeshina”, botim i shtëpisë botuese “Plejad”. Në parathënien që i paraprin shtjellimi... more »

Veze Sharri dhe Lecker

Më të lexuara